Lutfi Alia: Urdhëri Françeskan në Shqipëri (3)
| E Shtune, 20.07.2013, 06:21 PM |

URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI (3)

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Rreth dorëshkrimit, qe ruhej ne Kuvendin e Shen Maria ne Lezhe, kane shkruar shume studiues si M. da Civezza, L. Wadding, D. Fabianich, B. Akuaviva, V. Greiderer, D. Farlato, J. Koleti, At Frano Illia, E Lala, Ahmeti etj, te cilet njezeri provojne se françeskanet fillimisht hyne ne Albania e me pas ne Dalmaci, Bosnia, Serbi e ne Vllahi. Provinca e Minoreve Oservanta e Albanise, eshte me vjetra e urdherit françeskan.

At Bonaventura Akuaviva, ne letren e 8. 7. 1862, shkruan se ne doreshkrimin e Kuvendit te Lezhes, krahas historise te vizites se Shen Françeskut dhe ndertimit te Kuvendit te Shen Maria, ka lexuar te edhe te dhena per Provincen e Minorëve Observantë te Albanise, e cila “ne ket kohe renditej e 31°, ndermjet Provinces Oservante te Kalabrise e te San Diego. Kjo e dhene konfirmohet ne statutet Sambukane te vitit 1654, ku jane te regjistruar kuvendet e urdherit françeskan”.

Perhapja e urdherit françeskan ne Albania, u shoqerua me ndertimin dhe rindertimin e kuvendeve te shumta, nder te cilet me te njohur jane kuvendi Shen Maria ne Lezhe, Shen Françesku ne Tivar, Shen Maria ne Shkoder (sipas M. Civezza, i Shkodres shquhet nder kuvendet e tjere), Shen Maria ne Ulqin e me pas kuvendi i Durresit, i Drishtit e ne vazhdim te tjere, te cilet ne vitin 1397 benin pjese ne Kustoden e Raguzes. Kuvendi Shen Françesku i Tivarit, dallohej per mjedise te medha dhe per numerin e madh te nxenesve. Ne kete kuvend mblidhej rinia françeskane.

Ne shekujt XI – XIV, ne ipeshkevine e Tivarit (Antivari, Antibarensis), kane sherbyer peshkope italian dhe albaneze:

1060    Petrus

1172     Gregori

1190    Joannes

1245    Joannes II (Gjon Plan – Karpino).

1253    Goffidus

1255    Laurentus

1270    Gaspare

1283    Michaele (Mikeli)

1301    Martinus

1307    Andreas

1324    Gullielmus

1341    Joannes III

1349    Domenicus

1361     Stephanus

1363    Joannes IV

1373    Joannes V

1383    Antimus

Ne te njejten periudhe (shek XII – XIV), ne ipeshkevine e Albanise, rezulton se shume nga ipeshkevet sufragane kane qene albaneze, por dhe te huaj:

1166 – Lazarus

1199 – 1294 nuk disponohen emerat

1295 – Michaele (Mikeli)

1304 – Martinus

1316 – Michaele II (Mikeli II)

1350 – Laurus

1354 – Nicolaus (Nikolla)

1364 – 1366 nuk disponohet emeri

1367 – Domenicus

1370 – 1390 nuk disponohen emerat

1392 – Joannes I (Gjoni I) dhe Joannes II (Gjoni i II)

Kronikat e kishes katolike albaneze te shekujve XIII – XIV, shkruan Virgilius Greiderer ne “Storia dei fratti minori, dai primordi dalla loro istituzione ... 1777), perkojne me shkrimet e historianeve te Raguzes, qe deshmojne per fuqizimin e katolicizmit ne trojet albaneze, si gjate formimit te shtetit te Albania (1190-1255), sidomos ne periudhen e Regnum Albaniae (1272 – 1368).

Ne vitin 1374 Albania ra nen sundimin serb te Stefan Dushanit, i cili aplikoj politiken e kthimit me force ne ortodoks te popujve te nenshtruar. Pjesa me e madhe e albanezeve, i rezistuan presionit te fuqishem te shizmatikeve, por nje pjese fisnikesh albanezë dhe nje pjese e popullates te perfshire ne principatat e tyre, u kthyen ne ortodoks. Kjo gjendje nuk vazhdoj gjate, pasi ne shekullin e XV, gjate sundimit te Gjergj Kastriotit, kryezotit te Albania, shume nga keta princa, u rikthyen perseri ne besimin katolik.

Alternanca katolikë e ortodoksë, ka vazhduar gjate ne trojet tona, pasi Albania ka qene ne pozicion ndermjetes, midis perandorise romaake te perendimit dhee asaj te lindjes, nga nja ane ishte porta e daljes e Bizantit, nga ana tjeter ka qene gjithmone porta e hyrjes ne perendim dhe njekohesisht ka qene terreni ku bashkoheshin e ndaheshin te dy kishat. Ky pozocion ndermjetes, historikisht ka ndikuar,qe populli yne te ndodhej ne trysnin e te dy paleve. Kristianizmi ne trojet tona ka zanafillen me predikimet e apostolit Pal (shekulli I pas Krishtit). Pas ndarjes te dy kishave, banoret e trojeve tona vazhduan te ruanin besimin katolik, si deshmohet nga dokumentat e kishave, te ipeshkevive, te dioqezave e nga lista e krypeshkopeve dhe e peshkopeve (D. Farlato. “Illiricum sacrum” voli I -1751 dhe J. Coleti 1817 vol VII).

Ky terren ku takoheshin e ku ndaheshin te dy kishat, ka ndikuar qe dhe konkurenca mes tyre te zhvillohej e forte, madje ka kaluar dhe ne imponimin me force, si veproj kisha ortodokse serbe ne popullaten ne trojet veriore e qendrore te Albanise dhe sidomos Patriarkana e Kostantinopolit me popullaten albaneze ne trojet jugore. Sipas nje kronike te vitit 1370, kater peshkope françeskane, qe benin pjese ne shoqerine “fratet pelegrinë per Jezu Krishtin ne te gjithe boten”, i kerkuan Papes Gregori i XI, t’u jipte te drejten, te shkonin te propogandonin ungjillin ne Iliri dhe ne Maqedoni se  bashku me vellezerit e tjere françeskanë (D. Farlato. “illiricum sacrum” voli I -1751, M. Da Civezza, Roma 1861). Misionaret italian dhe albaneze te urdherit françeskan, kane propoganduar ungjillin ne territore te gjera duke filluar nga Istria dhe Dalmacia ne veri, ne Dardani, Shkup dhe Oher ne lindje, nga Durresi ne Berat, Vlore, Himare e Janine ne jug.

Pas vdekjes se Shen Françeskut, ne plan te pare doli Shen Antonio, taumaturgo (kuruesi, mjekuesi) i Padoves, i cili kreu disa misione neper Itali e ne France. Kesisoj, ne Istria, i u dedikua instruktimit te murgjerve te doktrines françeskane, ku mes tyre shquhen nxenesit me te devotshem si murgu Monaldo (Kapo d’Istria), Xhiuliano (Valle) dhe murgu Mikele nga Albania, qe jetoj, sherbeu dhe vdiq ne Kerso (Cherso).

Në shekujt XIII – XIV, misionarët albaneze shërbenin në Dalmaci e Pulja, ne Istria e Serbi, madje kane shkuar dhe ne Token e Shenjte (Jerusalem). Sipas burimeve dokumentare, vetem në Raguza, kane shërbyer 30 priftërinj albaneze të urdhrave benediktinë, domenikanë e françeskanë. Ata ishin nga Shkodra, Balleci, Tivari, Ulqini, Drishti, Durrësi, Lezha, Pulti, Sarda, Kruja, Kunavia, Kurbini, Shasi, Prizreni etj (Šufflay, Jirećek, Sirdani, Malaj, Lala).

Ne trojet e banuara nga albanezet ishin ngritur 37 kuvende, ku sherbenin shume murgj albaneze te urdhrit françeskan, kryesisht murgj te urdherit minor OFM, te cilet u shquan per devotshmeri dhe aftesi ne predikimin e ungjillit, nder te cilet po rendis me te shquarit:

- At Cipriani nga Tivari, në vitin 1288, perfaqesoj Papa Nikollen e IV, ne takim me mbretëreshen Helena, gruaja e mbretit Uroshi i I Milutini i mbreterise Serbe. Helena ishte katolike dhe grua me sentimente fisnike, e cila ne respekt te kishes katolike, ndertoj kishen e Shen Sergji e Baku (Kisha e Shirgjit). Per te nderuar kontributin e saj e te dy djemeve, mbi absiden e kesaj kishe, u gdhenden dy epigrafe te formuluara me ndjenja katolike, si dhe emeri i Helenes e i dy djemeve, qe kontribuan per rindertimin e kishes Shen Sergji dhe Baku, ne nderim te banoreve katolike te Bregut te Bunes.

- At Shtjefni nga Shkodra në vitin 1300, ishte vikar i kuvendit Male Braçe në Dubrovnik.

- Murgu Luka nga Tivari në 1340, sherbente ne kuvendin e Shen Françeskut ne Tivar.

- Murgu Ndreu  nga Shkodra, në 1347 ishte guardian në Dubrovnik.

- Murgu Ndreu nga Durrësi, në 1348, ne 1371, ne 1382 ishte guardian në Dubrovnik.

- Murgu Dhimitri në 1348 ishte kustode në Dubrovnik, me 1354 u emërua ipeshkëv i Stefanikës e në 1363 kryeipeshkëv i Durrësit.

- At Nikollë Marku ka sherbyer ne Ulqin në 1349 dhe ne 1354.

- At Gjini nga Arbëria në 1349.

- At Minori dhe At Sergji nga Durrësi në 1355, si dhe ne 1384.

- At Arnoldi nga Shkodra në 1362.

- At Minori nga Durrësi, ishte mësues i teologjisë dhe provincial i Dubrovnikut në 1377-1385.

- At Gjergji nga Tivari misionar në Tokën e Shenjtë në vitin 1382.

- At Shtjefni nga Shkodra lektor i teologjisë në vitin 1395.

- Në kohën e murtajës te vitit 1396, Guardiani i Kuvendit të Raguzës ka qenë nje murg nga Shkodra dhe po ne te njejten kohe Guardiani i Kuvendit te Zarës ishte murg i urdherit minor nga shkodra.

- Në vitin 1395 Fra Nikolla Samariksi (OFM) i Shkodrës (Nicolaus Samarixi), profesor teologjie, ishte nder me te besuarit e princit Gjergji I Balsha, i cili duke i njohur aftesite dhe personalitetin e tij, e dergoj ne takimin me Dozhen e Venedikut. Fra Nikolla, i shoqeruar me dy murgjer shkodrane,  zhvilloj bisedimet per t’i dorezuar Republikes se Venedikut qytetet e Shkodrës e të Drishtit, me shpresë se kështu do të shpëtoheshin nga pushtimi turk.

- Ne vitin 1395, ne Kuvendin e Shen Maria te Shkodres shquhet murgu Shtjefen, lektor i teologjise, i cili kishte hapur shkollat, qe frekuentoheshin nga te rinj albaneze, te urdherit te trete françeskan.

Misionaret françeskane te urdherit minor, gjate aktivitetit te tyre apostolik, ndeshën ne kundershtimet e shizmatikeve ortodokse e te paganeve, te cilet shpesh ushtronin dhe dhune fizike.

Ne historine e kishes katolike, per devotshmerine dhe veprat e medha apostolike qe kane kryer, nderohen dhe murgjer albaneze te urdherit te minoreve, te cilet kane sherbyer si misionar ne trojet tona, ne Bosnie, ne Serbi e ne Itali. Kesisoj ne vitin 1397, Papa Urbano i VI, shpalli te lumnuem dy murgjë albanezë Mikele dhe Andrea dhe murgun italian Bartolomeo Pisano.

Ne vitin 1746, Papa Benedikti XIV, shpalli te lumnuem nje albanez tjeter, murgun minor Antonio nga Durresi, si dhe italianet Adamo nga Kallaro, Giovanni Buka e prifti Paçifiko Banji. Nder shume misionare, qe sherbyen ne Albania dhe Transilvani, shquhen Frati Antonio da Oliveto dhe Giovanni da Capistrano, te cilet per virtytet dhe per veprat e medha apostolike, vleresohen si heronj te kishes katolike dhe jane bere pjese e institutit serafik. Te dy keta misonarë janë shpallur të lumturuem, madje nderohen si te ishin shenjetore.

Sipas nje kronike te vjeter, fra Antonio nga Durresi dhe Fra Giovanni e mbyllen jeten ne qytetin e Stanjo (Stagno), ku ishin terhequr per t’i shpetuar perndjekjeve e persekutimeve nga ortodokset dhe paganet bosniakë (V. Greiderer: Storia dei fratti minori, dai primordi dalla loro istituzione .... 1777. Lib II, f. 298). (M. Civezza: fratti minor lib. V, 1861). (M. Da Civezza, Roma 1861, f. 395). (Il Presente e il Passato di Bosnia, Erzegovina e Albania: Dalmazia Romana – 1879 Paperback).

Françeskanet ne Albania ishin misionar apostolike, por kaane sherbyer si diplomatë, keshilltarë, noterë, kancelarë, mësues, prokuratorë, skripta, kronista, historiane, antropologe, piktorë, mjekë, ndertues etj. Me kete aktivitet te gjere, murgjerit françeskane kane kontribuar ne proçeset politike e shoqerore dhe ne zhvillimin e artit e te kultures te popullit albanez, qe ne ato shekuj te mesjetes ishte ne te njejta nivel me ato te shoqerise italiane e te vendeve te tjera europiane.

Ndonese barbaret turq kane shkaterruar shume nga veprat e asaj kohe, kane djegur biblioteka e kane çdukur dokumenta, ende ruhen gjurme te asaj kulture albaneze, qe ecte me ritmet e kohes. Mjafton te shikojme Kishen e Shen Ndout ne Kepin e Rodonit, apo mbetjet e Kishes se Shirgjit (stili romako-barok), mbetjet e kishes se Shen Lazarit ne Keshtjellen e Shkodres (e stilit barok), apo disa keshtjella e ura dhe ndonje vizatim te lashte kullash malesoresh, per te kuptuar se ne shekujt XIII – XV, populli albaneze, arrijti zhvillime kulmore politike, ekonomike e sociale. Ne keto proçese progresi, kisha katolike e sidomos françeskanet kane ushtruar ndikime te rendesishme.

Sipas mendimit tim, nje nder kontributet me te shquara te urdherit françeskan ne trojet e banuara nga albanezet, mbetet hapja e shkollave fetare dhe e shkollave te shkrim-leximit, qe ne ato vite frekuentoheshin nga femijet dhe rinia albaneze. Keto shkolla kane funksionuar nga veriu ne jug te trojeve te banuar nga albanezet dhe kane kontribuar ne pergarìtitjen e nje kontigjenti popullate te arsimuar dhe me kulture. Kjo tradite e shkollimit ne mesin e shekullit XIII, u ruajt dhe u trashegua, madje si do te trajtohet ne shkrimet ne vazhdim, ne shekujt XVII – XIX, françeskanet shqiptar dhe italian, hapen shkolla ne gjuhen shqipe (1638), shkruan gramatika te gjuhes shqipe, pergatiten tekste mesimore ne shqip dhe fjalorë italisht-shqip. Ne te gjitha tekstet e ketyre shkollave perdorej alfabeti latin, si deshmohet ne vitet ne vazhdim ne dokumenta (formula e pagezimit – 1462), ne epistolaret e asaj kohe, ne istruksionet e katekizmes (dokument ne gjuhen shqipe i shekulli XV ne arkivin e Vatikanit), ne veprat madhore si “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), “Doktrina e Kreshtene” e Pjeter Budit (1566 – 1622) “Çeta e Profetenve” e Pjeter Bogdanit (1630 – 1689), gramatika e gjuhes shqipe dhe fjalori italisht – shqip i Fratit minor Françesko da Leçe (1702) etj, etj.

Ne mesjete, jo kushdo mund te vishte veladonin e priftit, madje kishte rregulla te percaktuara si nga kisha, ashtu dhe nga administrata laike e kohes, e cila kishte percaktuar rregulla e kritere si rezulton ne Statutin e qytetit te Drishtit i vitit 1367, ku saktesohet se i perzgjedhuri kanonik duhet: “docere Donatum et Catonem ut sciat interpretari, docere scientiam gramatiche – te njohi Donatin dhe Katonin e t’i interpretoje dhe te japin mesim ne shkencen e gramatikes”.

Ne shekujt XIV – XV ne Drisht kishte shkolla, madje rezulton se shkolla kishte ne Pult, ne Shkoder,  Tivar, Ulqin, Durres, Prizren, Ulpjana etj. Shkolla e Stanjos (Stagno eshte prane Raguzes), ne vitin 1388 kishte mësues Teodorin, djalin e Nikollës prej Drishtit dhe ishte shkollë “ortografica”, ku femijet mësonin lexim e shkrim, prandaj me te drejte studiuesja E. Lala, sugjeron te quhet shkollë fillore, ndersa per shkollen e Pultit 1367 dhe ne të Drishtit 1442, ku mësohej gramatika e komentoheshin veprat e autorëve Donati e Katoni, duhet te quhen shkolla të mesme.

Ashtu si ne Drisht dhe ne shume qytete te tjera albaneze, ekzistonin si shkolla fetare ku mesohej katekizma, por dhe shkolla shkrim–leximi (shkolla fillore), si dhe shkolla te mesme te frekuentuara nga shume djem albaneze. Pas fillores ne vendlindjet e tyre, nje pjese e djemeve albaneze shkuan per studime jasht vendit si ne Rome, Venecia, Napoli, Raguza, Banja Luka etj.

Nga shkolla e Drishtit, kane dale shume kuadro klerike, qe per aftesite profesionale e diplomatike, jane aktivizuar nga Papet me detyra te ndryshme në Rome, Verona, Milano, Trevizo, Padova, Napoli, Bolonja, Firence, Ankona etj. Klerike françeskane kane zhvilluar bisedime diplomatike në oborrin mbreterve serb te Car Uroshit e te Car Stefan Dushanit, ashtu si kane ndermjetesuar ne bisedimet ndermjet papeve me Princer albaneze, me mbretin Karli e I Anzhu, me zotin e Albanise Gjergj Kastriotin.

Tregues te zhvillimit arsimor dhe kulturor te popullit tone, padyshim, janë dhe kuadrot klerikal te shumte e te shquar, si murgu Cipriani OFM nga Tivari (i derguari Papes), Fra Nikolla Samariksi OFM i Shkodrës (diplomat i Princit Gjergjit I Balsha), At Pal Engjelli i Drishti (ambasadori i krye zotit te Albanise - Skenderbeut), At Gjon Gazulli nga Miredita, At Gjergj Mansi (ambasador i Skenderbeut ne Vatikan) etj, etj, per te cilet do te tregoj ne shkrimet e ardheshme.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: