Rezolutë e 20 organizatave të Shoqërisë Civile për mbrojtjen e Hapësirës Publike dhe Mjedisit‏
| E Enjte, 18.07.2013, 05:47 PM |

REZOLUTË

Miratuar nga Tryeza për Mbrojtjen e Hapësirës Publike & Mjedisit me përfaqësues nga Shoqëria Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë, mbajtur dt. 11.07.2013 në Hotel Tirana Internacional.

DREJTUAR:

Z. Bujar NISHANI

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Z. Sali BERISHA

NË CILËSINË E KRYEMINISTRIT NË DETYRË

Z. Lulzim BASHA

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

Z. Edi RAMA

KRYETAR I PS, NË CILËSINË, KRYEMINISTËR I ARDHSHËM I SHQIPËRISË

Z. Ilir META

KRYETAR I LSI, NË CILËSINË, KRYETAR I ARDHSHËM I PARLAMENTIT 

Znj. Ledia LAZERI

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË- WORLD HEALTH ORGANIZATION

PËR DIJENI:

Z. Haxhi Selim MUÇA

KRYETAR I KOMUNITETIT MYSLIMAN

Z. Ettore SEQUI

AMBASADOR I BASHKIMIT EUROPIAN

T I R A N Ë

 

Të nderuar Zotërinj,

Ne, përfaqësuesit e një grupi organizatash të Shoqërisë Civile, pedagogë, studentë, qytetarë, mjedisorë me pasionin për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra në Shqipëri, të bindur në vetëdijen tonë shkencore dhe ligjore, të mbledhur sot në këtë takim të hapur për të diskutuar mbi Mbrojtjen e Hapësirës Publike dhe Mjedisit me përfaqësues nga nivele të ndryshme të qeverisjes, Shoqërisë Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë e Mjedisorë, kërkojmë mbështetjen Tuaj, për të ndaluar vendimmarrjen e gabuar të Vendimit Nr. 2, datë 29.05.2013 të KKT, “Për miratimin e dhënies së lejës zhvillimore komplekse për Xhaminë e Namazgjasë”, siç është:

1-   Humbja e të drejtës elementare të qytetarëve për të patur një zonë të gjelbër apo hapësirë publike, në zemër të kryeqytetit, ku të shëtitin lirisht, të pushojnë, të vizitojnë dhe admirojnë

me krenari institucionin e Parlamentit, kusht për një jetesë të shëndetshme dhe me cilësi;

2-   Shkatërrimi i parkut publik, përmes ndërtimit arbitrar të një objekti fetar me procedura jo

transparente, për qëllime politike, si dhe të dy kullave të larta si qendra tregtare që qëndrojnë të fshehura pas projektit të xhamisë;

3-   Shkatërrimi i trashëgimisë historike dhe kulturore, ku lulishtja dhe brenda saj pjesa e parkut

“Namazgja” është hapësirë publike.

Bazuar në pikën 9 të nenit 74 të ligjit Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për Planifikimin e territorit”, i cili sanksionon se: “Përpara çdo vendimi për një kërkesë zhvillimi, sipas shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni, autoriteti përgjegjës i planifikimit organizon të paktën një dëgjim publik, me të gjitha palët e interesuara, për të marrë vërejtjet dhe propozimet e tyre”, do të kërkonte të paktën:
          - përfshirjen e publikut në informim, debat publik, dhe mungesa e transparencës
          - përfshirjen e publikut në vendimmarrje dhe referendum;

Gjithë analiza dhe ekspertiza shkencore, mbështetur në kondicionet urbane, arkitekturore dhe mjedisore, si edhe në vlerësimin e mbështetjen e opinionit publik për këtë çështje na detyron t’ju bëjmë me dije se:

1.  Këto tre institucione, në asnjë rast dhe në asnjë shembull të vendeve të tjera në botë, nuk mund të qëndrojnë së bashku;

2. Të tre këto institucione kanë:

- funksione të lejuara krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, madje

- funksione të lejuara që përplasen me njëra- tjetrën.

3. Të tre këto institucione janë në dis-harmoni të plotë nga pikëpamja urbane dhe në

kundërshtim të plotë me ligjin e mesiperm, për shkak të:

- afërsisë së patolerueshme me njëra- tjetrën,

- intensitetit të lartë të ndërtimit (mbi 3.2),

- të koefiçientit të lartë të zënies së territorit (mbi 0.9);

4. Të tre këto objekte që pretendojnë të ndërtohen pranë institucionit te Parlamentit të Shqipërisë

janë në kundërshtim të plotë me ligjin Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për Planifikimin e territorit”,

i ndryshuar nga pikëpamja mjedisore, sepse:

- fillojnë me shkatërrim, pa një raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis - VNM,

- fillojnë me gërmim dhèu, pa një Plan të Detajuar Vendor - PDV,

- fillojnë me prerje të pemëve mbi 70 vjeçare në nje zonë të mbrojtur, monumen kulture, dhe

pranë një institucioni të rëndësisë së veçantë dhe pa asnjë kompesim dëmi, “Ndotësi Paguan”.

Ne, përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë Civile, shprehim keqardhje për mënyrën se si meren vendimet për zhvillimin e Tiranës, pa patur një plan të detajuar urbanistik, në të cilin Shoqëria Civile të thotë fjalën e saj, si dhe për mos reagimin e institucioneve të shtetit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, të cilat edhe pse të urdhëruara dhe autorizuara nga ligji nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj protestave tona të përsëritura publike në mbrojtje të interesit publik, duke shprehur qartë mungesën e transparencës në lidhje me këtë çështje, si një projekt i madh fitimprurës.

Komuniteti Mysliman, duhet të jetë i ndërgjegjshëm se një vepër urbane që ngrihet duke dhunuar planin urban ekzistues dhe cënuar hapësirën publike, nuk mund të gëzojë kurrë statusin e një vepre publike dhe aq më tepër të admirohet nga mbarëshoqëria.

Pjesëmarrësit vendosën të vazhdojnë përpjekjet e tyre me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike

për ndalimin e këtij akti që cënon rëndë planin urban ekzistues të kryeqytetit, dëmton rëndë zhvillimin e shëndetit të njerëzve dhe zhvillimin psiko-shoqëror të shoqërisë, si edhe të sensibilizojë më tej institucionet dhe opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.

Duke shprehur edhe një herë qëndrimin tonë, dëshirojmë të theksojmë se nuk kemi ndjenja anti-islame, por jemi kundër ndërtimit të dy kullave për qëllime biznesi dhe të xhamisë, jo vetëm për shkak të vendit të përzgjedhur, por edhe për mënyrën se si kjo e fundit kërkon të ndërtohet, si një projekt arkaik që demostron forcë religjioze, kërkojmë nga ana Juaj, të ndërmerren menjëherë hapat e nevojshëm institucionalë për:

1-   Anullimin e Vendimit Nr. 2, datë 29.05.2013 të KKT, për miratimin e dhënies së lejes zhvillimore komplekse për Xhaminë e Namazgjasë,

2-   Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zaptimin e tortuarëve publikë nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në një fazë tjetër pasi të jenë diskutuar dhe gjetur zgjidhje të tjera në tryeza ndërmjetesimi me të gjithë aktorët e interesuar dhe përfshirë në këtë konflikt në mbrojtje të interesit publik; me Shoqërinë Civile, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë.

Ndryshe, historia do të na bëjë përgjegjës përpara qytetarëve, fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, të cilët do të na falin kurrë këtë krim urban me pasoja të pariparueshme për jetën, mjedisin, paqen sociale dhe qytetërimin tonë perëndimor. Në rast të kundërt, ky është një sinjal dëshpërues për brezat e rinj, për Republikën tonë, për pritshmëritë e mëdha integruese, të përcaktuara në prioritetet dhe strategjinë kombëtare për anëtarësimin e vendit në BE, për të fituar kohën e humbur, dhe mbi të gjitha, – se sa kemi mësuar nga e kaluara 100- vjeçare dhe se si duam ta projektojmë të ardhmen e shtetit tonë në 100-vitet e ardhshme!

Tiranë, më 11. 07. 2013

NËNËSHKRUES

 

1-   Av.Kastriot FRASHËRI       Instituti i Çështjeve Kombëtare -INA

2-   Prof. Dr. Sazan GURI            Zyra Qytetare e Mbrojtjes së Mjedisit – ZQMM

3-   Ark. Ledian Bregasi             Unioni Shqiptar  i Arkitektëve - AUA

4-  Lindita LUTFIJA                 Shoqata “Life”

5-   Leonard DEDEJ                    Shoqata “REAGO”

6-   Ing. Qerim Ismeni               Shoqata “Për një Zhvillim të Qëndrueshëm Racional”

7-   Ark. Artan SHKRELI          Fondi Shqiptar për Monumentet e Kulturës

8-   Prof. Dr. Alfred FRASHËRI Shoqata Gjeofizike e Shqipërise

9-   Aziz MARKU                        Shoqata e Ruajtjes së Biodiversitetit

10- Klara KODRA                       Shoqata Mjedis Energji Natyre “MENV” Group

11- Silva BEQIRAGA                 Studio G&G GROUP

12- Rustem ZUKO                      Shoqata “Tomorri”

13- Agr. Paskal VOGLI               Shoqata “Agrinas-ER”-Agricultural International Assistance

14- Simo RIBAJ                          Edukimi Social dhe Mbrojtja e Mjedisit, Tiranë

15- Ilir KLLOGJRI                    Shoqata “Fol Shqip”, Tiranë

16- Prof. Dr. Kujtim ÇASHKU   Akademia Multimedia “MARUBI”

17- Msc.Ing. Kristo GOCI           Shoqata “Ne dhe Natyra’, Tiranë

18- Artan LAME                         Qendra Shqiptare e Trashegimise,       Studiues, Publicist

19- Qemal Çaushi                        SHBO

20-            Albert ZHOLI                       Gazetar

21- Harallamb ZERVA               Intelektual, Tiranë

22- Silvana VERAJ                     Besimtare myslimane, Tiranë

23- Edi SARA                               Student, UNYT

 

(Bashkëngjitur nënshkrimet e personave që kanë miratuar këtë Rezolutë)

Persona kontakt:

Prof. Dr. Sazan Guri, Zyra Qytetare e Mbrojtjes së Mjedisit – ZQMM , Tel: 068 20  70 560

Z. Kastriot Frashëri, Instituti i Çështjeve Kombëtare –INA, Tel: 066 60 00 067



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: