Voyager pranë kufirit të sistemit tonë diellor
| E Marte, 09.07.2013, 06:15 PM |

Në vitin 1964 NASA propozoi për herë të parë “Turin e madh të planeteve”, një projekt ambicioz për të vizituar nëpërmjet sondave hapësinore të gjithë planetet e sistemit tonë diellor, por edhe për të “kaluar kufirin” e tij.

Ideatori i këtij projekti ishte Gary Flandro, një fizikant dhe astronom që këmbënguli në nisjen e sondave për të përfituar nga një rreshtim i favorshëm i planeteve të sistemit tonë diellor, që ndodh vetëm një herë në 175 vjet.

Kështu më 20 gusht dhe 5 shtator të 1977 niset Voyager 1 dhe Voyager 2. Detyra e parë e tyre, ajo e “vizitave” në të gjithë planetet e sistemit tonë diellor u realizua në vitin 1989 dhe dy sondat vazhduan udhëtimin.

“Mund të ndodhë nga çasti në çast, por mund të ndodhë që të na duhen akoma edhe pak vite”, thotë Edward Stone, profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë.

Stone thotë se ky është një moment historik sepse asnjë objekt i ndërtuar nga njeriu nuk ka shkuar ndonjëherë kaq larg. Ai thotë se kalimi i kufirit të sistemit tonë diellor është një hap gjigant drejt njohjes së hapësirës misterioze.

Voyager 1 pritet të kalojë e para këtë kufi, ndërsa 2 ka ngelur më pas duke mos ndjekur ritmet e sondës së parë. Sondat kanë përshkuar 18 miliard kilometra që nga viti 1977 dhe të dhënave që ato dërgojnë drejt zyrave të NASA-s në Tokë u duhen 17 orë rrugëtim për të mbërritur.

Misioni i dy sondave, edhe pse nuk ka përfunduar ende, cilësohet si më i suksesshmi në njohjen dhe studimin e hapësirës. Falë tyre shkencëtarët sot kanë të dhëna më të sakta rreth përbërjes së planeteve të sistemit tonë diellor dhe me pak fat mund të kenë për herë të parë të dhëna përtej sistemit tonë, nga ajo që quhet Heliosfera.


Top Channel

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: