Besmir Vatoci: Një dasëm... si në legjendë
| E Hene, 08.07.2013, 05:37 PM |

NJË DASËM…, SI NË LEGJENDË

 

Ekskluzive nga Besmir Vatoci

Para tre muajsh kemi botuar nje intervistë në ZSh, me familjen Nela të Kukësit ne NJ, USA.   Pyetjes sone per kete dasem ku jemi mbledhur sonte me daten 7 Korrik, dhenderri Ismet Nela i pati dhene kete pergjigje:

Jeni në prag të dasmes me vajzen dibrane studenten - juriste të ardhshme Inesa Shahu. Si po ecin pergatitjet? (Në dasmen e një biznesmeni, njerzit i "hapin sytë" më shumë...! Apo Jo?)

Pergjigje: - Pergatitjet po shkojnë mirë. I kemi afruar punet dhe them se është gati  gjithçka. Unë ndihem shumë mirë dhe i lumtur per martesen që kam lidhur me Inesa Shahun.

Mendoj që ata njerëz që do të vijnë per ta kaluar kete ngjarje të shenuar per çdo njeri qe martohet, mirë do të kalojnë me patjeter. Ne do të mundohemi t’ua plotsojmë deshirat të gjithëve se ata janë njerzitë tanë që na rrethojnë dhe që duam të jenë të pranishem në dasmen tonë. Edhe ju do jeni pjesmarrës ne dasmen tonë dhe do presim edhe vlersimet tuaja miq të dashur…

--------

E pra të dashur lexues ja qe ditet, javet, muajt po ikin shpejt dhe ne sonte jemi ketu ne dasmen e  çiftit simpatik Ismet e Inesa (Shahu) Nelaj. Besoj se bashkohemi edhe me urimin e lexuesve, të shokeve e të miqve të shumtë; -Gëzuar! Per hajr. Zoti ju trashegofte në lumturi!

E dasmat si dasmat, por kjo e sotshmja pra dasma e Nelajve na duket diçka si në legjendë. Ne një nder lokalet më të njohura të Amerikes, me miq e shokë nga shumë shtete amerikane por edhe nga kontinente të tjera. Kostume, valle, biseda këngë e hare “deri në kupë të qiellit”. Ambjenti, ushqimi, sherbimi…, gjithçka në nivel të lartë.

Nuk ka si behet më mirë.

Ismeti biznesmen dhe Ina studente janë të njohur ketu në komunitetin tonë të NJ. Ata jane edhe miq , lexues e komentatore të revistes sonë ZemraShqiptare ndaj edhe ne me kenaqesi paraqesin “grimca” nga kjo dasem pikrisht ketu në portalin tonë me inicialet  ZSh. Do behen albume fotografike, kaseta e video, kujtime te shumta ne te gjitha menyrat qe sot mundeson koha dhe elektronika moderne, por ne themse kemi kenaqesine te publikojmë të paret kete eveniment familjar por edhe shoqror, siç eshte kjo dasem vertete shqiptare ne kontinentin e larget.

…Ne dasem (ku edhe muzikat bijen kaq fort) nuk ka shumë vend per fjalë, keshtu që edhe neve me shume po ju leme hapsiren fotove të dasmes e kryesisht atyre me çiftin e ri . 

Çdo i ri dhe e re enderron te 'mbreterojë' nje dite keshtu...

  lokalin VENETIAN-GARFIELD-NJ, gjithçka eshte madheshtore...

Çast...gjithçka ndrine ne kete dasem

Kostumet karakteristike te Topojanit e te rrethit te Kukesit kane pushtuar krejt mjedisin shume festiv duke na çuar me mendje e zemer ne atdhe.

Burra e gra ne vallet e famshme te Kukesit...

Dominojne kostunet e Topojanit...

E kush me shume se nena e motra e ndjen gezimin e kesaj dite...

Çifti Nela ne valle...

Nusja jonë e bukur Inesa Shahu (Nela)...në valle

Torta...

Ushqejme njeri tjetrin, (jo veç me dashuri...)

Dhe, si gjithnje ne keto raste 'shamia e beqarit'

Djemte e Kollovozit, Ismet Nelen e mbajne mbi supe

Vellezerit Ismet e Skenderi. -Po ta dorezoj stafeten i thote Ismeti Skenderit i cili eshte fejuar keto ditë...

Redaktori i ZSh-së, zotri Lushaj thote se e dua nje kujtim me dhenderrin Ismet Nela, aq me shume me kostum kombetar

Fati na ka ndarë nga Atdheu por shpirti nuk ndahet kurrë. Ndaj Ismet dhe Ina, neser marrin rrugen per Tirane ku do bejne edhe nje dasem me njerzit e tyre atje.Pamje-Tirana naten...

 

Ne vend te mbylles:

Dekada me pare, kur shkrimtari yne i madh Ismail Kadare botoi romanin “Dasma” pati jo pak kritika…kendeshikime te ndryshme artistike dhe politike, si koha që ishte. Në një interviste te asaj kohe historian dhe kritiku yne  i shquar akademik Rexhep Qosja, pyetjes se si tu duk romani ‘Dasma” e Kadarese, i pati dhene pak a shumë kete pergjigje:  -Dasma si dasma, fillon ne darke dhe mbaron ne mengjes!…

Dasma e Nelajve jo. Ajo filloi “në mengjes” dhe mbaroi në darkë…

Në fund të fundit një dasëm  por…, shembullore.

…!

Edhe redaksia e revistes  ZemraShqiptare i uron trashegim e jete te gjate në lumturi Ismet e Ina Nela.

-Zoti qoftë me Ju dhe ju dhashtë fat.

…!

Po na pelqen qe kete fotoreportazh festiv per dasmen e Nelajve ta mbyllim me nje foto te para 3 diteve në NY, me rastin e  4 Korrikun. E ka vendin nje foto ne kujtim te Pamvaresise së Tokës së Premtuar e të Bekuar të Perendisë.

Po mos ishte ai 4 Korrik, as ne sot nuk do të ishim ketu…

NY, USA, 4 Korrik 2013


-Ekskluzive per ZSh-në, nga NJ-USA, e diele, 7 Korrik 2013-

(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: