Dedë Preqi: Kriminelët në liri
| E Diel, 07.07.2013, 07:33 PM |

PROJEKTLIGJI  PËR  AMNESTI  KRIMINELËT  I  SJELLË    LIRI

Nga Dedë Preqi

Vështrimet e këtij rasti të veqantë deri më tani dhe konkluzionet e sjella nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, nuk janë në përputhje me diçka që mund të pajtohet  populli  jonë, veqanarisht ai shqiptarë, kur me Projektligjin për amnesti, përqindja e njerëzve që kanë bërë krime të rënda dhe të ndryshme, para lufte dhe pas luftës në Kosovë, amnestia për këtë kategori  kriminelësh nuk qëndron e arsyeshme, por e përkeqëson situatën dhe gjendjen në vend.

Kurdo që ekziston mundësia për një projektligj të tillë, përpjekjet për ta realizuar këtë projekt, do të ishin programe dhe ligje dëshpëruese për shoqërinë demokratike kosovare, e cila praktikë është praktikuar në regjion, por tani si duket në këtë kohë kur janë në rrugë marrëveshjet Kosovë-Serbi, në mesin e pikave strategjike dhe shumë kyqe, i është diktuar Kosovës edhe ky rekomandim, i cili i kushton shtrenjtë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Situata në të cilën gjindet populli i Kosovës, duke e vequar pjesën e varfër, i kalon kufinjt e normalës njerëzore, duke marrë parasysh gjendjen e varfër ekonomike, sociale dhe shëndetësore, që klasa politike dhe qeveria nuk e tregon vullnetin e saj, për ta ndryshuar sado pak jetën e kësaj kategorie në shoqërinë demokratike kosovare, dhe pse Ministria e Drejtësisë  dhe qeveria,  nuk ndërmarr që ta bëjë një projekt ekonomik, që ta zbusë këtë gjendje të mjerë dhe mos të debatohet e të hargjohet kohë me këto modele jo të favorshme për popullin, dhe duke synuar  të grumbullojë  sëcili qeveritar  kapitale  vetiake, në mënyra të ndryshme dhe korruptive, dhe në forma të ndryshme politike, duke i hyrë në „hatër“ Evropës,  në anën tjetër, duke shfrytëzuar mediumet, se është  arritë „mjaftë“, me asfaltimin e rrugëve moderne dhe të njohura në rajon, duke mos llogaritë  uzurpimet e arave më pjellore dhe tokat e popullit.

Kështu është e pa mundur të definohet kuptimi i jetës normale në një shtet të ri demokratik, i cili ka resurse të mjaftueshme nga tokat e veta, që së paku ti bëjë bukë vetëvetës, por nëse tokat e Kosovës betonizohen dhe të mendohet se përmes rrugëve standarte, do të arrihen edhe standartët e jetës së njeriut, kjo është shumë absurde, duke ditur se çfarë toke pjellore ka Kosova dhe ajo zemra e saj të shëndërrohet në beton dhe asfalt, ndërsa pjesa  e mbetur punohet dhe kultivohet shumë pak, sepse nuk ka investime të mjaftueshme dhe stimulime të duhura nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria.

Prandaj, të gjitha këto forma dhe ballafaqime e dëshpërojnë  popullin, e demoralizojnë të qëndrojë në këmbët e veta, i cili do të ishte i rrethuar dhe preokupuar, si nga gjendja ekonomike dhe ajo politike, duke ditur se diskriminimet ndaj këtij populli ishin  të pa mëshirshme dhe të vazhdueshme, duke luftuar me barbarë të ndryshëm dhe në fund, duke menduar se e larguem  edhe barbarin i fundit, të cilit po i zgjatët bishti, në vend të asaj që duhet t’i  shkurtohet dhe të çrrënjosët  politika shofeniste e tij, njëherë  përgjithmonë.

Pas kësaj përpjekje të prezentimit të këtij projektligji për amnestinë në Kosovë, i cili nuk u miratue në Kuvendin e Kosovës, duke i munguar votat e duhura, nga kjo pikparje reagimet e njerëzve ishin të shumta, jo vetëm  kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, por dhe të shumë  Organizatave jo Qeveritare, të cilat nuk pajtohen me një ligj të tillë, duke u mbështetë në faktet e njohura, sepse amnestia e njerëzve të inkriminuar, do të sjellë distabilizim në vend, duke ditur se në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është me shumicë të popullatës serbe, ka plot njerëz të tillë, të cilët janë që 14 vjet pas lufte, që kanë bërë vepra të vazhdueshme kriminale dhe autorët e krimit nuk janë ndjekur dhe dënuar fare, për të cilët Serbia dhe qeveria e saj janë të njohtuar mirë dhe mu për atë, ky ligj i është sjellë Kosovës në tryezën e bisedimëve, që të miratohet dhe të aplikohet për herë të parë në historinë e këtij vendi, në mënyrë që njerëzit e krimit të amnistohen dhe të punojnë të lirë dhe të pa trazuar në Institucionet e vendit, apo komunat veriore, sepse ata ishin shërbëtorët kryesor që i dhanë shkas krimëve, me plano-programet e garantuara dhe të paguara nga Serbia.

Njeriu mund ti ruaj gjurmët dhe mbeturinat e lirisë shpirtërore, edhe pse mundohet shpirtligu të ti largojë me mjeshtërinë e vet satanike, sidomos  ata që e përjetuan jetën e llahtarshme dhe të tmershme,  duke e mos harruar atë më të çmuashmën,  gjakun e sa e sa dëshmorëve të lirisë, të cilët na afruan dëshmi të mjaftueshme për lirinë e këtij vendi,  dhe mos të bëhët gjaku i tyre një lodër e rrethanave dhe politikave të diktuara dhe kundër këtij populli.

Edhe pse populli nuk mundet i tëri me qenë njohës i ligjeve dhe projekteve ligjore, por ekzistojnë mjaftë shembuj, që dëshmojnë se populli është  shumicë absolute, i cili ka të drejtat e veta për të vendosë për projektligje  të tilla, sepse duke menduar qeveria e Kosovës që ta lehtësojë marrëveshjen Kosovë-Serbi, me një ligj të tillë, në anën tjetër mund ta degradojë rendin dhe jetën e shqoqërisë kosovare, veqanarisht të shqiptarëve, të cilët nuk mund ti fshehin kurrë plagët e tyre, sepse ato kullojnë akoma nga e kaluara e hidhur, së cilës po i shtohen edhe shumë riciklime tjera të vrazhda dhe  të pa arsyeshme.

Edhe pse mund të anashkalohet neni (3),që nënkupton ata të cilët janë të ngarkuar me krime të rënda, prapë se prapë, krimet e llojllojshme që janë bërë në Kosovë nga serbët, të cilët gjinden shumica në veri të vendit, nuk është bërë në asnjë vend në Ballkanin e pasluftës, duke filluar me vrasje të shqiptarëve dhe policëve të Kosovës, me tregëti të paligjshme dhe qenje njerëzore, bartjen dhe shitjen e drogës dhe narkotikëve  të ndryshme, tregëti me mallëra të pa doganuara, me djegien e doganave në pikat kufitare, me kontrabanda të derivatëve të ndryeshme, me tregëti të shtazëve të trasha, me vendosjen e barikadave nëpër rrugët publike, me cenimet dhe malltertimet e shqiptarëve  dhe uzurpimin e pronave të tyre dhe shumë e shumë krime të tjera, dhe tani të gjithë këta njerëz mos të ndjekën dhe dënohen për këto vepra penale, është një dëm shumë i madh që i bëhët këtij vendi dhe këtij populli, njëherazi  duke i amnestuar kriminelët e minoritetit serb, është një cenim i drejtëpërdrejt që i bëhët edhe minoritetëve tjera të vendit.

A duhej të miratohej ky ligj më herët?

Një projektligj i tillë për amnesti është përfolur më herët, por disi kjo fjalë ka shpëtuar vetëm nëpër dhëmbë, sepse as që ishte i interesuar dikush në vend, që ta përfillte një ligj të tillë  më herët, ndoshta do të ishte e mundur të kishte qenë në favor të shqiptarëve, për derisa fushëbeteja po afrohej në bisedimet e fundit Kosovë-Serbi,  ky projektligj  i mbuloj të gjitha mediumet e vendit dhe të huaja.  Ne e dimë se kohën e fundit bisedimet  me Serbinë janë më inkurajuese, por gjithherë si mbulesë e tyre po rri Brukseli, duke i ilustruar ato si të sukseshme, për të dyja palët, por realiteti për Kosovën e tregon të kundërtën, sepse popullit  të Kosovës vetëm  po i mpihen dhëmbët nga një marrëveshje e tillë, duke mos qenë në gjendje të vendosë për vetëvetën, apo, thënë ndryshe dhe me troq, qeveria e Kosovës, për ti plotësuar kushtet e parapara,  duhet  të tregojë respekt ndaj Serbisë, apo rivalit të saj,  njikohësisht, Kosova për ta marrë  shpërblimin  nga Evropa, duhet të ulë kokën dhe të bëhët e dëgjueshme, me ç’rast shpërblimi i saj po i kushton Kosovës shumë shtrenjtë, sepse si pjesë e Ballkanit perëndimor, sikur vendet  tjera  edhe Kosovës  i takojnë  të drejtat e saj për t‘iu  afruar  Evropës dhe për tu bërë anëtare e saj, të cilin dikush si me qëllim e ka lënë deri sot të vetmin vend në rajon të izoluar dhe të vequar, apo për t’ia plotësuar apetitet  e Serbisë.

Nëse flasim në parim të projekteve dhe ligjeve që dalin nga Kushtetuta e Kosovës, ky ligj nuk e ka burimin nga ky Institucion ligjor, përmes të cilit duhet të orientohet drejtësia e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, por nëse flasim për ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës, për hir të ndërtimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk mund të premtohet diçka e favorshme dhe prosperuese për vendin dhe popullin e saj, kur shteti serb nuk e bënë të njëjtin veprim për shqiptarët në Luginën e Preshevës, atëherë,  në rend të parë Kushtetuta e Kosovës, parashihet dhe çmohet si një lodër e ligjeve të vendit, dhe ajo që është më e rëndësishmja, projektligji për amnesti, të gjithë kriminelët do ti nxjerrë në liri.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: