Lutfi Alia: Urdhëri Françeskan në Shqipëri (1)
| E Hene, 01.07.2013, 05:00 PM |

Cikel me shkrime historike, ekskluzive per ZSH-në

URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI

-VESHTRIM I SHKURTER HISTORIK (1)-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Dy miqt e mi italiane At Giulio Cipollone dhe Prof Giuseppe Marcianò, pasi u njohen me ciklin e shkrimeve mbi misionin e Etëreve Basilian ne Provincen e Himares, me sugjeruan te hulumtoj per aktivitetin e urdherit Françeskan ne Albania, per te studiuar dokumenta te rendesishme, qe ndriçojne shume aspekte te historise e te kultures sone. Natyrisht e vleresova kete sugjerim, fillova kerkimet ne biblioteka me rezultate inkurajuese.

Urdheri i Françeskaneve u themelua ne fillim te shekullit XIII nga Françesko Giovanni, klerik dhe poet, nder te paret qe ka shkruar ne gjuhen italiane. Françesku u lind ne Assisi me 26. 09. 1182 dhe vdiq me 3. 10. 1226. Ndonese jetoj pak, aktiviteti i tij si klerik dhe si poet eshte intensiv. Papa Gregorio IX, e shpalli shenjetor ne vitin 1228, qe eshte dhe kanonizimi me i shkurter i bere ne historine e kishes katolike.

Shen Françesku nga Assisi, qe ne fillimet e aktivitetit te tij klerikal, themeloj tre urdhera te njohura.

1. Urdheri i Murgjerve te Vegjel (Ordine dei Frati Minori - OFM), i perbere nga tre dege: a. Frati minori OFM, b. Frati Minori te Manastireve, c. Frati Minori Cappuccini (Kapuçinet), te quajtur vellezerit e vegjel te jetes heremite. Aktiviteti i françeskaneve, prej 800 vitesh drejtohet nga Regola Bollata, te shkruar nga vete Shen Francesku dhe te aprovuara nga Papa Onorio III me 1223.

2. Urdheri i Klarisave, i themeluar nga Kiara (Chiara) e Assisit, e cila ka shkruar dhe rregulloren e mbylljes te murgeshave ne manastiret e klauzures.

3. Urdherin e trete, Françesku e themeloj per laiket, ose per shekulloret, per ata qe nuk hyjne ne manastire, por jetojne ne familjet e tyre, por me shpirtin françeskan. Njihet si Urdheri Françeskan i Shekulloreve (OFS). Ne kete urdher perfshihet dhe Rinia Françeskane, qe ne fakt eshte shoqate te rinjsh, qe e perjetojne Ungjillin dhe jeten françeskane ne menyrat e jetes se sotme moderne, pra ne mjediset e punes dhe te shkolles.

E prezantova kete informacion per te rikujtuar se te tre keto urdhera françeskane jane te pranishem ne trojet e banuara nga albanezet, qe ne fillimet e themelimit te tyre, pra qe ne vitet e para te shekullit te XIII dhe jo vetem kaq, por Shen Françesku ka vizituar Albania, ku ka themeluar e konsakruar dy manastire.

Ne Manastirin e Shen Maria ne Lezhe, ne arkitraun prej travertino mbi porten kryesore eshte i gdhendur shkrimi “Hoc templum fratrum Minorum aedificatum est anno MCCXLII- ky eshte tempulli i murgjerve te vegjel, i ndertuar ne vitin 1242. (shih Da Civezza. Storie della missione Francescana. Roma 1861, vol. V. Pag 22).

Vizita e Shen Françeskut ne Albania, lidhet me perfundimin e Kryqezates se peste (1217 – 1221), ku Ai ishte pjesmarres. Kjo rrethane ka ngjallur debate te shumta ndermjet studiuesve, pasi disa thone se duke marre pjese ne kryqezate, Shen Françesku deklarohet nxitesit i luftes se Shenjte, te tjere perkundrazi thone se ka luajtur rol pacifist, sidomos ne takimin me sulltanin e Egjyptit. Ne 29 gusht 1219, gjate armepushimit pas luftimesh te pergjakeshme, ku kryqtaret kishin pesuar humbje te renda, Shen Françesku u prezantua i pa armatorsur ne kampin e seraçeneve e kerkoj takim me Sulltanin e Egjyptit Al Malik al Kamil, nipi i sulltanit Saladin. Sipas biografit te tij, Tomaso da Celano, qellimi i takimit ishte te predikonte ungjillin e t’i kerkonte sulltanit pushimin e luftimeve dhe nderprerjen e armiqesive. Per kete takim flet dhe nje klerik francez, qe ishte pjesmarres i kryqezates, Don Jacques de Vitry, Peshkopi i Akri-t, i cile e pershkruan kete ngjarje ne nje leter qe i dergon Papes Onorio III ne pranveren e vitit 1220.

Interpretimet e raportit te Françeskut me Islamin dhe kryqezaten, jane kontradiktore. Disa autore mendojne se takimi kishte qellim te mbeshteste kryqezaten dhe per te inkurajuar kryqetaret, te tjere e konsiderojne si qendrim pacifist, per nderprejren e luftes. Takimi me sulltanin konfirmohet nga te gjithe biografet e tij, por dhe nga burimet arabe. Sipas tregimeve agiografike, gjate ketij takimi, Françesku perballoj dhe proven e zjarrit, qe ngjalli admirimin e Sulltanit, i cili per nderim, i ofroj shume dhurata, por Françesku nuk i pranoj.  Ngjarja e proves se zjarrit ka frymezuar shume piktorë, te cilet e kane  prezantuar ne disa afreske kishtare.

Ne vitin 1222, Shen Françesku largohet nga Lindja e Mesme e ne rrugen e kthimit kaloj neper Albania. Gjate udhetimit neper trojet albaneze, Françesku, krahas liturgjive ungjillore ne kisha te ndryshme, themeloj dhe Manastirin françeskan te Shen Martinit ne Kunavia dhe kongregacionin e Shen Maria ne Lezhe. Ndertimi i manastirit françeskan te murgjerve te vegjel ne Lezhe, perfundoj ne vitin 1242.

Tomaso da Celano tregon se gjate shetitjeve ne malet e Platunit te Kunavia, Shen Françesku me shkopin e tij, gerrmoj dhe nxorri me rrenje nje fidan pishe te eger, qe e mbeshtolli dhe e mori me vehte dhe kur arrijti ne Venecia e mbolli ne ishullin Dezerertino. Populli e quante Pisha e Shen Françeskut (shih Da Civezza. Storie della missione Francescana. Roma 1861, vol. V. Pag 22).

Ne gjysmen e pare te shekullit XIII, ne trojet e banuara nga albanezet u ngriten manastire te shumte françeskane, te cilet ishin ne varesi dhe kontroll te Raguzes (Fabianich. Il passato e il presente di Bosnia, Herzegovina e Albania, terre della Dalmazia romana. Zara 1879, pag. 222).

Nje nder misionaret me te shquar, qe ne kete kohe propogandoj ungjillin ne te gjithe trojet e banuara nga albanezet eshte murgu Giovanni da Pian-Carpino, i cili nga viti 1215 ishte pjestar i urdherit te fraterve minore dhe nder te paret qe u bashkua me Shen Françeskun. Per aftesi dhe merita, Papa Inoçenci i IV, ne vitin 1248 e emeroj Krye Peshkopin e Tivarit (Arkivescovo Antivari) (Fabianich. Il passato e il presente di Bosnia, Herzegovina e Albania, terre della Dalmazia romana. Zara 1879, pag. 52).

At Primaldo Koko, ne shkrimin “I francescani in Albania”, ne revisten Studi Francescani (Nr xxx – 1940), ndalet ne veçanti ne kete prelat te shquar, i cili parapriu nje hsitorie te gjate kontributi te urdherit françeskan ne trojet e banuara nga albanezet. At Gjon Pian-Karpino u impenjua me te gjitha forcat per te riperteritur  ndjenjat kristiane ne popullin albanez, duke luftuar me kembengulje kunder sllavizimit e kunder bizantizmit. Ne kete aktivitet ungjillor, At Gjoni nxorri rregulla dhe urdhera, per te cilat Papa personalisht e vleresoj dhe e lavderoj. Ne keto vite, kryepeshkopi Karpino i dergoj vellezerit e vegjel (Frati minori), te merrnin ne dorezim shume manastire te murgjeve Benedetine, qe kishin filluar t’i braktisnin misionet, kishat e manastiret e tyre.

Papa Inoçenci i IV, i kenaqur per aktivitetin e misionareve françeskane ne Albania, ndermjet tyre zgjodhi dhe emeroj Krye Peshkopin e Zares dhe Kryepeshkopin e ri te Tivarit dhe shume peshkopë ne dioqezat sufragane (mbeshtetese). Ne keto vite, urdheri françeskan dergoj shume murgj misionar ne Serbi, Bosnie, Valaki dhe ne Moldavi, per te predikuar kunder heretikeve dhe per te ripertritur ne keto vende fene kristiane (Shalloczy: illyrisch-Albanische Forchungen II, pag 207. Cituaar nga Da Civezza Roma 1861, pag 395).

Nga studimi i vepres te Eubel, çuditesh kur sheh, se ne kohe te shkurter, sa shume françeskanë ishin emeruar prelatë ne te gjitha trojet e banuara nga albanezet.

- Ne Tivar, pas Kryepeshkopit Gjon Pian-Karpino (vdiq ne Tivar me 1252), Papa Inoçenco IV, ne vitin 1253,

emeroj Krye Peshkop murgun Gottfredo, te cilin ne vitin 1255 e zevendesoj me At Lorenco nga Orta.

Dhe Papa Aleksandri i IV, vazhdoj t’i mbeshtesi misonaret françekane e mes tyre zgjodhi me te devotshmit,

si albaneze dhe italiane, te cilet i emeroj peshkope dhe prelate ne dioqeza te ndryshme albaneze.

- Ne dioqezen e Drishtit u emerua At Nikolla Abacia nga Velia.

- Ne Ulqin u emerua At Françesku nga Shkodra.

- Ne Kuje u emeruan: At Gracia nga Akuila, At Giovanni nga Breshia, At Françesku nga Shkodra.

- Ne Shebenik u emerua At Andrea.

- Ne Sfaçia, ishte At Martino.

- Ne Shurdhah (Sarda) u emerua murgu Gregorio.

- Ne Arboni u emeruan At Pietro nga Tivoli, Giovanni Nikasio, Françesko Domodossola.

- Ne Durres, u emeruan At Giovanni nga Tergesto, At Tomasi.

- Ne Xhironsa (Gironsa ?) u emerua At Pietro.

- Ne Lezhe (Alessio) u emeruan At Angelo dhe me pas At Antonio nga Alessandria.

- Ne Shkup u emeruan At Gregorio nga Venecia dhe At Pietro nga Pizano.

- Ne dioqezen e Shkodres u emeruan At Federiko dhe At Antonio nga Teramo.

- Ne dioqezen e Megliorino u emeruan At Eneriku dhe At Manfredi.

Shekulli i XIII perkon me zhvillime paralele te proçeseve politike dhe ekonomiko-shoqerore ne Itali, ne Albania dhe ne Dalmaci. Ne kete periudhe konsolidohet Regnum Albaniae (1267 – 1368), me mbret Karli i I Anzhu, madje ishin ipeshkvët, sidomos prelatet fraançeskane, si dhe kontët, baronët, ushtarët dhe qytetarët albaneze, ata që e zgjodhën dhe e pranuan Karlin I Anzhu si mbretin e tyre.

Gjate Regnum Albaniae, ne trojet tona u hap seria hartimeve te statuteve qytetare. Pas Consuetudine te Barit 1204, i njohur si statuti i pare, u hartuan dhe te tjere si statuti i Ulqinit ne 1280 (nen ndikimin e Venedikut) dhe ne vazhdim Statuti i Shkodres, i Durresit dhe me pas i Vlores me 1357.

Ne keto progrese shquhej dhe impenjimi i prelateve françeskane, te cilet ndikuan qe shume albaneze te perqafonin urdherin françeskan, qe ruhet i plote deri ne ditet tona. Impenjimi i prelateve dhe i murgjeve françeskane ishte shembullor, si ndodhi ne termetin e vitit 1273, qe e  shkaterroj rende Durresin dhe i detyroj banoret te braktisin qytetin e te shkojne ne Berat, por me insistimin e françeskaneve u rikthyen ne vitin 1278.

Një fakt, që sugjeron se Regum Albaniae banohej nga albaneze me besim katolik, ashtu si e pelqente Papati, janë territoret që përfshin ne fund të viteve 20 të shekulli XIV. Duke u nisur nga dokumente papnore që  synonin t‘i bashkojnë të gjitha forcat politike albaneze, Shuflaj ka përcaktuar dhe thelbin e Albanise etnike të mesjetës. Si kufirin jugor ka marrë territoret deri në Këlcyrë, të cilat i zoteronte Mentul Muzaka, kufij lindore ka marrë territoret e Ohrit e të Dibrës, qe ishin nen sundimin e Matrangëve dhe si kufij veriorë territoret e Blinishtëve që posedonin Mirditën deri në Ulqin dhe Danjë. Ne fakt me keto territore, Mbretëria e Albanisë pershkruhet si formacion politik dhe jo si territor etnik, që si dihet shtrihet shumë më gjerë se kaq. Me qe Regnum Albaniae ishte thelbesisht katolike, nje nga arsyet, qe u njoh nga Papa Gjoni XXII, duhet te theksoj se në ketë formacion politik nuk përfshihen territoret albaneze me jugore, që ishin të ritit bizantino-ortodoks.


-Per ZSh-në, 1 Korrik 2013-

(Vota: 42 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: