Hilmi Saraçi: Marrëveshjes dhe protesta e Albin Kurtit
| E Premte, 28.06.2013, 08:14 PM |

Ratifikimi i marrëveshjes dhe protesta e Albin Kurtit (“vetvendosjes”)

Nga Hilmi Saraçi

Albin Kurti sikur nuk din të ndalet nga veprimtaria e tij protestuese ndaj qeverisë dhe kreut të saj z. Hashim Thaçi. Edhepse Qeveria dhe Hashim Thaçi gjatë këtij mandati  ka mjaft gabime për të cilat duhet të flitet dhe të kritikohet. Kjo është edhe detyrë e opozitës siq është “Vet vendosja”. Mirëpo “Vetvendosja” dhe Albin Kurti me bashkëmendimtarët e tij në vend që të protestojnë dinjëteshëm siq kerkon demokracia e mirëfilltë, të përmbahen  dhe të korrigjojnë disa qendrime  të pamatura dhe mjaft irituese për qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare gjatë protestave të mëhershme, ai (Albin Kurti) me përkrahësit e tij në vazhdimësi po tregohet mjaft i pakujdesshëm dhe mjaft ndërhyrës i dhunshëm gjatë protestave .Kjo u pa më se miri në protetat e fundit para Kuvendit të Kosovës duke u përpjekur për ta penguar ratifikimin e marrveshjes me Serbinë . Ndoshta kjo do të ketë edhe anën përkrahëse për të treguar se nuk duhet të bahën lëshime për Serbinë e cila  vrau (duke bartur trupat e pa jetë të shqiptarë në serbi, ku tani se fundi flitet se shumë kufoma të shqiptarëve janë djegur në shkritorën e Borit) , dhunoi me mijëra gra dhe vajza të shqiptarëve , dogji dhe shkatrroi me mijëra shtëpi dhe banesa të shqiptarëve… Kjo është vështirë të harrohet gjatë këtyre bisedimeve që janë në dobi të Serbisë e cila pretendon të marrë kandidaturën e antarit të BE-së…

 

Ç’rëndësi ka ratifikimi i  marrveshje për Kosovën(?)

 

Tani është e ditur se çka përmban ratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ç’rëndësi kanë bisedimet në Bruksel në mes të dy kryeministrave: të Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Serbisë në krye me Ivica Daçiqin.Kjo marrëveshje që përfshin edhe të tjerat duke filluar nga ato”teknike” dhe politike deri të këto të fundit që janë në përfundim, por pa një mbeshtetje të duhur përë Kosovën.Përfaqësuesit e Kosovës në krye me Hashim Thaçin sikur nuk kanë qenë dhe nuk janë sa duhet të kujdesshëm kur janë pajtuar  dhe pajtohen me disa kerkesa të Serbisë, por edhe të Bashkësisë Evropiane në krye me baroneshën Eshten dhe SHBA-në. Kjo ndoshta edhe është dashur të ndodhë , pasi që fjalën kryesore në këto bisedime e ka bashkësia ndërkombëtare (BE-ja) e cila për të zgjidhur problemet e grumbulluara që 13 vite, sidomos në veri të vendit ku krimi i organizuar, kontrabanda dhe anarkija ishin (janë) prezent me përmasa të gjëra. Gjatë këtyre viteve pati të vrarë të shqiptarëve , rrahje dhe përzënje nga shtëpitë (banesat) e tyre dhe pengesa në qarkullimin e lirë të qytetarëv, sidomos të shqiptarëve.Barikadat mbi Urën e Ibrit dhe të tjerat në pjesët  tjera qarkulluese më se miri tregojnë se qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare ka qenë mjaft toleruese ndaj barikadave, sidomos ndaj strukturave kriminale të serbisë që janë organizatorë të kësaj ndërmarje të shëmtuar . Ato (strukturat kriminale) me veprimtarinë e tyre kanë penguar , kundërshtuar dhe dëmtuar institucionet e  Kosovës.Për këto dhe për tolerime të tjera Albin Kurti ka të drejtë të kundërshtojë dhe të protestojë, por mënyra se si u organizua protesta para Kuvendit të Kosovës nuk është për tu përkrahur. Pengesa e deputetëve (deputeteve) korit diplomatik, ambasadorëve të SHBA-ve, Suedisë e të tjera ka irituar shumicën e qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu përpjekja me dhunë për ta penguar kryeparlamentarin Krasniqi që të votohet për ratifikimin e marveshtjes në mes të dy shteteve: Kosoves dhe Serbisë nuk është për tu përkrahur. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi megjithse kundërshtoi dhe u përplasë për ta mbrojtur mikrrofonin me të cilin paralajmëroi venjen në votim marrveshjen, u tërhoq dhe me vend kërkoi pauzë prej 10 minutave, pastjaj me ndërhyrjen e sigurimit u tërhoqën pjesëtarër e “Vetvendosjës” në krye më Albin Kurtin. Ratifikimi i marrëveshjes u votua dhe u miratua me shumicën e deputetëve.  Kerkesat dhe mospajtimet e Albin Kurtit me bashkëmendimtarët e tij nuk duhet të hudhen si të pavend, por  veprimet e tyre në këtë protest nuk e kanë ndihmuar dhe as nuk e kanë lavdëruar patriotizmin e tij ,prandaj në vend që të përkrahet “Vetvendosja (Albin Kurti)  në të ardhshmen nga votuesit, mendoj se do të kenë më pak përkrahës, sepse vrazhdësin dhe ashpërsinë me këtë rast nuk e përkrahin shumica e qytetarëve (votuesëve).

 

Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) ka pasur (ka) fjalën kryesore

 

Kjo marrëveshje që u ratifikuar në parlamentin e Kosovës përfshin plus të tjera nga Pakoja e Ahtisarit duke filluar nga ekonomia, policia , gjyqësia, arsimi, strukturat udhëheqëse në komunat me komunitetin serb e shumë të tjera që në njëfarë forme janë kerkesa të miratuara nga Serbia për të cilat Hashim Thaçi dhe ekipi i tij dialogues është dashur të mos pajtohet në disa prej tyre, por kjo përkundër dëshirës se delegacionit të Kosovës, BE-ja pastaj edhe SHBA-ja kanë qenë të mendimit kësisoi, prandaj nuk ka pasur mundësi që të kundërshtohet ndaj disa pikave mjaft të pafavorshme për shtetin e Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare në krye më Amerikën na kanë ndihmuar dhe falë përkrahjes dhe ndihmës së tyre kemi fituar lirinë dhe pavarësin e vendit.Ne pa përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare , respektivisht SHBA-ve nuk kemi forcë të mjaftueshëm për të zgjidhur këto problem, prandaj nuk kishte për të qenë e mençur të kundërshtohen propozimet e Bashkësisë ndërkombetare dhe SHBA-ve… Mendoj se në njëfarë mënyrë Sebia sikur është dhe do të jetë e pranishme me disa iniciativa vendimarse  për komunitetin serb edhe në të ardhshmen. Mirëpo në këtë marrëveshje ndërshtetrore është më rëndësi të theksohet  tërsia teritoriale e vendit (Kosovës) dhe pacenushmëria e saj për të cilën Bashkësia Ndërkombëtare ka qenë këmbëngulëse se nuk ka ndarje, nuk ka autonomi nuk ka  ndrrim (shkëmbim) të territoreve për të cilat Serbia në vazhdimësi është përpjekur për realizimin e këtyre kërkesave destruktive dhe nacionaliste.Megjithatë serbët e veriut ( por edhe qendrat tjera komunale me shumicë të komunitetit serb kanë disa privilegje të cilat nuk I kanë  komunitetet të tjera ,  prandaj në njëfarë mënyre bashkësitë  komunale serbe të ashtuqujtura  asocione vetëm sa nuk e kanë emrin autonomi. Nëse flasim për amnestin që përcaktohet në marveshje për të cilën është bërë mjaft fjalë ka mjaft paqartësi dhearsyshmëri për të kundërshtuar,sepse nuk duhet dhe nuk ka logjikë të shëndoshë të amnestohen kriminelët, respektivisht ata që kanë vrarë  kanë djegur dhe kane sjellë dhunë dhe shumë të këqija qytetarëve të Kosovës. Prandaj mendoj se ende ka kohë për të sqaruar këto, anise zv.kryministri Hajredin Kuqi u mundua të sqarojë , por qytetarët janë të brengosur nese ndodhë kjo…



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: