Shaban Cakolli: Kujtojmë Azem Shkrelin
| E Hene, 10.06.2013, 06:55 PM |

AZEM SHKRELIN E KUJTOJMË DHE E NDEROJMË GJITHNJË NGA SE AI NA E NDEROJ LETËRSINË;KULTURËN DHE MBARË KOMBIN

Shkruan: Shaban Cakolli

Azem Shkreli, ishte njëri ndër poetët më të mëdhenj,mendjehollë,i mençur,i cili me veprën e tij prej mendimtari dhe guximtari,e shkrou dhe gëdhendi emrin e tij me shkronja të mëdha,jo përse kishte vargjet më të bukura, por ishte burrë edhe kur fliste, fjalët e tij kishin peshë,ishte burrë kur  vjershëronte, ishte guximtar kur gjakonte për lirinë, ishte i mbushur me dashuri për kombin dhe letërsinë.

Azem Shkreli ishte njësoj mik,sikur kur rrije me te personalisht,sikur kur e lexoje,ishte mësues,madje mësuesi më i mirë i të gjithë atyre që duanin dhe shkruanin letërsinë.Kohën kur u nda fizikisht nga ne,na ka shkëputur nga një copë shpirti të gjithë neve  dashamirëve të fjalës së shkruar,familjes së tij dhe të afërmëve.Ai ishte poeti i cili gjakonte për lirinë,kohën kur u nda nga ne e gjithë përpjekëja e gjakimit të tij mbeti në gjysmë,thënë më qartë kohën kur nisi frymimi i lirë në atdheun tonë,Azem  Shkreli u ringjall,ne e përkujtojmë me mall,e rrespektojmë këtë njeri të madh,të guximshëm e mendjehollë,duke e përkujtuar ai mbetet në majë të letrave tona shqipe,e lexojmë,e përkujtojmë dhe jetësojmë veprën e tij brez pas brezi.Shkrimet e tij filluar nga vitet 1960-1997,e kanë bërë poet të rrallë,të veçantë andej dhe këndej kufirit,njeri me sjellje elegante,artitekt i vargut,mjeshtër i veçantë,i dalluar nga mesazhi dhe stili ndër të gjithë poetët shqiptarë.Azem Shkreli,i njohur si më i miri nga poetët,i përkthyar në gjuhë të botës,ishte poet Europian,që e deshën njerëz të mëdhenjë nga bota,që lidhi ura miqësie me njerëz nga Europa dhe bota,që njohu kulturën tonë me botën.

Lidhja e  Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptar në Gjermani,krenohet me këtë njeri të madh,i cili i bëri emër kulturës sonë,ne  Azem Shkrelin e përkujtojmë në shumë forma,në shumë tubime

dhe orë letrare,por përkujtimi më domethënës është ai"TAKIMET TRADICIONALE LETRARE  AZEM SHKRELI NË MËRGATË",takime këto garuese,ku përzgjidhen veprat më të mira letrare,të cilat nominohen

me çmimin letrar Azem Shkreli,bëhet përkujtimi i jetës dhe veprës Shkreli,deklamohen nga poetët poezi të zgjedhura për  Azem Shkrelin,si dhe një varg aktivitetesh tjera.

Kështu dje në Shtëpinë e Kulturës në Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH në Gjermani,organizoj takimin tradicional dhe madhështor"TAKIMI LETRAR AZEM SHKRELI PËR MËRGATËN SHQIPTARE".

Ky takim ishte vërtetë një takim ku, shkëlqeu Arti, Nderimi për Kolosin e Letrave tona Azem Shkreli, dashuria për ruajtje të krenarisë...! Na nderuan shumë pjesëmarrës (krijues) nga Finlanda (Silvana Berki), nga Zvicrra (Brahim Avdyli), nga Malisheva (Shoqata Kulturore e Malishevës me disa përfaqësues), nga Ferizaj (Qëndresa Halili), anë e m´anë Gjermanisë deri në 1000 km largësi, natyrisht përplot dashuri për Artin, Kulturen dhe Kombëtarizmin!

 

Takimin e kanë udhëhequr Mentor Thaqi,Gonxhe Letmi-Begisholli dhe  Muhamet  Luma

 

Takimi filloj me një mjeshtëri përzgjedhëjesh,si fillim me një këngë të bukur e të dhimbshme"Kënga e turpshme"Qava për tyArbëri,nga poezia e të madhit Azem Shkreli

 

SONTE

Qava për ty Arbëri

Arbëri

Nuk më vjen turp

Pse qava

Më vjen turp pse s’munda

të bëj tjetër

Nga turpi qava.

 

Më pas në skenë u paraqit kryetari i  LSHAKSH në Gjermani,z.Hasan Qyqalla,me një poezi shumë domethënëse të kolosit të madh Azem Shkrelit

Vargjet që po japim tani,janë shkruar shumë kohë më parë,por kuptimisht tingëllojnë sikur të ishin shkruar në kohën tonë,në prag të ngjarjeve të mëdha historike,të cilat përfshinë Kosovën në fund shekullin

që lam pas,e që ndërruan rrënjësisht fatin e saj.Është fjala për një vjershë të hershme të Azem Shkrelit,e shkruar dyzet vjet më parë,e cila në kontekstin e ri historik,vjen si një zë i dalë nga varri,si një zotim

solemn e porosi sublime e gjithë atyre që mbyllën sytë pa e parë dritën e lirisë.Vjersha është botuar në përmbledhjen e dytë të Azem Shkrelit"Engjujt e rrugëve" më 1963 dhe quhet:

 

DITIRAMB

 

Kemi me u zgjue edhe na të vdekunit

Në dasmën e kuqe të kësaj toke.

 

Mos na i harroni emnat,

Mos na i harroni vorret.

 

Me duert e thyeme tonat kemi me shkrue

Hymnin e shekujve n´qiell.

 

E do të kallen zamaret e gjakut,

Do t´kallen tarabukat e gëzimit

 

Kemi me u zgjue edhe na të vdekunit

Në dasmën e kuqe të kësaj toke.

 

Mos na i harroni vorret,

Mos na i harroni emnat.......

 

Për jetën dhe veprën e  Azem Shkrelit,foli Martin Çuni,njëri nga veprimtarët e shquar  të kombit dhe letërsisë kombëtare,i cili shtoi:Azem Shkrelin e kam njohur si njërin nga poetët më të mëdhenj

të letërsisë shqipe,njërin nga intelektualët me mprehtësi të jashtëzakonshme.Do të ju them diçka krejt të pakët,nga se të thuash ate që meriton figura e tij,është e nevojshme shumë kohë dhe ndoshta

nuk do mundeshim të e themi të tëren,vazhdoi më tutje z.Martin Çuni.Ai më tutje tha:Shkreli ishte i çiltër me njerëzit e të gjitha moshave,ishte njeri me preokupim të sinqertë për Kosovën dhe fatin e njerëzve të saj.

Ishte njeri me integritet të fortë intelektual,i cili mbeti ana më e ndritshme e fjalës dhe guximit intelektual,letrar e kombëtarë.

Një videofilm disa minutësh,i ngarkuar me një aktivitet të Azem Shkrelit me mërgimtarët,i cili aq me dashamirësi dhe intelektualitet u përgjigjej pyetjeve të mërgimtarët,ishte pjesa më e rëndësishme

për të pranishmit,të cilët e ndoqën me vemendje të lartë dhe duartrokitëje.Pastaj shumë poet deklamuan vargje për Azem Shkrelin,si:Mentor Thaqi,Fran Tanushi,Gonxhe Letmi Begisholli,Marigona Bellaina,

Qëndresa  Halili,Silvana Berki, Seveme Fetiqi,e shumë poet të tjerë.........Në pamundësi të japim të gjitha poezitë të cilat u deklamuan në këtë takim,unë zgjodha njëren e cila më ka lënë mbresa

 

Xhaketa e poetit,( Dedikuar poetit Azem Shkreli)

 

Xhaketën tënde, ngjyer me gjak Kosove,

Në një cep të odës e shikoj ulur pranë oxhaku,

Ajo xhaketë ngrohur ka, acaret e Rugovës,

Acaret që koha thyente mërgimit,

Acaret e cdo pragu.

Nuk ishte bezja, as prerja e hijshme që e dallonte,

Nuk ishte as era e duhanit që mbarte nga mërzitë në shekuj,

Ajo xhaketë larë ujëvarave të Mirushës, këndonte

Jetonte, edhe e vdekur.

Ja,

Sot ma ka lëshuar vëndin në krye të oxhakut,

Po kush i bën më bukur traditat se xhaket e vjetër,

Në tym të duhanit disa fjalë m`i hedh tek pragu,

E më kujton atë, fjalën e vjetër.

 

Fjalën që kuptoi dhimbjen e tokës mëmë,

Fjalën që u flijua për gjuhën e artë,

Fjalën që njerkën kurrë se thirri nënë

E fytyrën se ngjeu kurrë me baltë.

 

Ecën shtëllungës i lodhur, odës së heshtur

E menduara, e vjetra xhaketë, shtegëtimit pakthim,

Në supet e lodhur, ëndërrën shqiptare ke tretur,

Oh këngë e pambaruar, e Atdheut t`im.

 

Silvana Berki

 

Më pas juria profesionale nga:Lekë Preçi,Avni Aliu  nga mërgata,sidhe Arsim Halili(në mungesë)nga Kosova lindore,të cilët kishin punuar gjatë për të vlersuar konkurentët,kishin ardhur në përfundim për të zgjedhur njëzëri tri veprat më të mira:Çmimi i parë iu nda poetes Silvana  Berki,me vendbanim në Holandë,çmimi i dytë Seveme Fetiqit,poetes me vendbanim në Gjermani,kurse çmimi i tretë shkrimtarit dhe poetit Brahim Avdyli ,me venbanim në  Zvicërr.Çmimet i ndau i mirënjohuri  Valon Shkreli.Më pas  vijoi pjesa tjetër e takimit,ku këngë për Azem Shkrelin kanë kënduar këngëtarët tanë të mirënjohur Agim Gashi dhe Driton Gashi.Një atmosferë të kënaqshme këtij takimi i kanë dhënë nxënësit e shkollës me mësim në gjuhën shqipe të Fiersenit,të cilët mësuesi i tyre i paepur Adem Shala,me punën e tij prej përkushtimi,i ka

bërë këta nxënës me njohuri të fuqishme,të cilët janë stërvitur me njohëje të gjuhës e kulturës,historisë,traditës,nxënës këta të cilët disa herë kanë zënë vendin e parë në kuizin e diturisë,i cili i përfaqësuar nga të gjitha shkollat,mbahet çdo vit në Gjermani.Këta nxënës kanë kënaqur të pranishmit me këngë,vallee recitale,të zgjedhura ,të cilat një kohë të gjatë janë përcjellur me duartrokitëje.

Në pjesën e dytë të takimit janë promovua librat"ËNDRRA SHETIT PA MUA" e Martin Çunit,referuar nga  Dibran Demaku,"NË VALËT E UNIVERSIT" e Avni Bellainës,referuar nga unë(Sh.Cakolli),Ishulli im,e Fran Tanushit, referuar nga Hasan Qyqalla,"Buzëqeshje e Trishtë" e Hasan Qyqallës,referuar nga Avni Aliu.Pas promovimeve,për veprimtari të dalluara u janë nda mirënjohëje disa nga veprimtarët,mysafires nga Ferizaji, Qëndresa  Halilit,për veprimtari të njohur letrare,njëra ndër shkrimtaret dhe poetet e dalluara,Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve nga  Malisheva;rrapsodit dhe poetit Agim Gashit,etj...

Avdi Fejza,një veprimtar i shquar kombëtar,humanist i shquar,kryetar i Shoqatës Atdhetare"Kosova" në Olsberg të Gjermanisë,njeri i cili tani njëzetvite ka nda ndihma humanitare në mbarë hapësirat shqiptare, për skamnorët,të burgosurit politik,invalidët e luftës,shkollat shqipe,fondin e Qeverisë dhe ate "Vendlindja Thërret",e shumë aktivitete tjera,ndau dy mirënjohëje:Njëren për Martin Çunin,si veprimtar i njohur kombëtar dhe letrar,kurse një mirënjohëje tjetër i ndau LSHAKSH,për aktivitet kulturor-kombëtar.Ky takim përkujtimor për kolosin e letrave shqipe  Azem Shkrelin,ka lënë mbresa tewk të pranishmit,gjithësesi deri në takimin e ardhshëm i cili është tradicional dhe mbahet çdo vit.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: