Shqipëria, fitorja sfumohet në fund, barazim 1-1
| E Premte, 07.06.2013, 09:04 PM |

Minutat e fundit të lojës i kanë hequr fitoren nga duart Shqipërisë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Kuqezinjtë kanë qenë në avantazh deri në minutën 87, por një pakujdesi në mbrojtje lejoi lojtarin më shtatshkurtër të norvegjezëve të shënonte me kokë golin e barazimit 1-1.

Shqipëria kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë (41’) falë një aksioni individual të Valdet Ramës, i cili depërtoi nga krahu i majtë për të goditur me të djathtën brenda zonës e për të mposhtur portierin norvegjez.

Në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare u mbrojt shumë mirë dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitoren e tanëve, Norvegjia arrin të barazojë duke shfrytëzuar pikën e saj më të fortë: goditjet standarte.

Por, nuk ishte asnjëri nga shtatlartët lojtari që na ndëshkoi, por ai më shtatshkurti i ekipit, Tomas Hogli. Krosimi i Henrikssen nga këndi gjeti pikërisht numrin 2 të Norvegjisë, i cili gjendej krejtësisht i vetëm në qendër të zonës dhe me kokë mposhti Ertrit Berishën.

Renditja - Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014". Zvicra kryeson grupin me 1 pikë më shumë, por një ndeshje më pak se ne; ndërsa lajme të mira vijnë nga Islanda e cila humbi në shtëpi ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-4.

 

Zvicra 11 pikë

Shqipëria 10

Islanda 9

Norvegjia 8

Sllovenia 6

Qipro 4


Top Channel

(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: