Marjan Sebaj-Sopi: Familja dhe kurora e martesës (3)
| E Enjte, 06.06.2013, 05:02 PM |

FAMILJA DHE KURORA E MARTESËS - PËRCAKTIM  HYJNOR  (3)

Nga Marjan Sebaj-SOPI

'' Moisiu ju lejoi t´i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur. Por në fillim nuk ka qenë ashtu''.

''Për këtë arsye njeriu do të lërë babanë e nënën e vet e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë një trup i vetëm''...

Pasojat e keqkuptimit të seksit!

Cilat janë pasojat e keqkuptimit të seksualitetit? Duket se për këtë nuk është nevoja të flitet shumë sepse mjaft pasoja i keni të njohura edhe vet. Lidhje me këtë më shumë kishin mundur të flasin mjekët, psikologët, prindërit e të gjithë pedagogët e mundshëm.

Pasojat e keqkuptimit dhe keqpërdorimit të seksualitetit jashta planit dhe përcaktimit Hyjnor janë të tmerrshme. Nëse shiqoni nga aspekti medicinal abortet-dështimet. Sot ndoshta në një lindje, ndoshta edhe në popullin tonë, pason një abort = vrasje e për vende tjera edhe të mos flasim ku në një lindje ndoshta pasojnë shumë dështime-aborte apo më mirë me thënë vrasje (1 lindje – 3 aborte ). Kjo është vetëm një nga pasoja e seksualitetit të çrregulluar. Pasoja e dytë e cila sot mundon tërë botën është edhe AIDS – SIDA. Kjo është pasoja e drejtpërdrejtë e një seksualiteti të çrregulluar e të defunkcionalizuar. Kjo më tutje pamshirshëm pranë kontakteve, marrëdhënieve seksuale, përhapet mizorisht posaqe në popullatën homoseksuale etj.

Ndoshta pak është edhe faji i jonë, i prindërve, mjekve, pedagogëve e udhëheqësve shpirtëtorë, prijësve fetar, që nuk cekim sa duhet pasojat e keqpërdorimit të seksualitetit si dhe dobinë e njeriut kur ky nderon përcaktimin dhe idenë Hyjnore. Kur njeriu nderon përcaktimin e Krijuesit, ajo të vë në një gjendje të shenjtë. Pra, mos të vij keq për atë se e nderon atë çka është e shenjte sepse me këtë ti vetëm qysh tash rënditësh në rendin e atyre të cilët veq janë shpërblyer.

Zemrat e ngurrtësuara njerëzore ndërrojnë kuptimin e Krijuesit!

Kur marrim Biblën në duar për të parë se si qëndroi martesa në Bibël, atëherë shohim se në kohën e afërt erdhi deri të e ashtuquajtura – Jezusi do ta quaj ashtu - '' zemra e ngurrtësuar njerëzore ''. Kjo do të thot se njeriu nuk e respektoi, nuk e nderoi deri në fund kuptimin e Krijuesit.

Qysh në kohën e Jezusit egzistonte martesa poligamike, pra shumëmartesa, në të vërtetë poligamia, ku një burrë kishte dy gra ose më shumë. Ndoshta edhe siç është pritë, Jezusi nuk ndërmorri ndonjë ashpërsi profetike ndaj poligamisë.

Në kohën e vjetër poligamia ishte edhe shenjë e pasurisë, pozitës shoqërore etj. Sot kur të shiqohet në ndërdijën (vetdijën) Hebreje-Izraelite, primare ishte edhe kjo; qëllimi i shtuarjës apo lindjës. Hebrenjët-Izraelitët martesën palindje (të pa frytshme), shterrpësinë e konsideronin një lloj dënimi, ku kinse Hyji atë martesë e ka dënuar! Për këtë shkak shkollat e ndryshme të asaj kohe e lejonin psh. kur gruaja nuk mundë të lind fëmijë, që ishte beronjë, i lejonte burrit të marrë edhe një grua tjetër e cila do t´i jap fryt (lindje), mirëpo, megjithat pasi të lind fëmiu i asaj shërbëtoreje, me ligjë e kishin dëtyrë të pranojnë si nënë të vetën të ligjëshme beronjën. Kështu ngjau edhe me Sarën dhe Agarën në librin e zanafillës kur lexojmë në kreun 13 e 15., ku përshkruhet pikërisht kjo përvojë tek hebrenjët. Moralistët bile thonë se në kuptimin e plotë poligamia nuk i kundërshton qëllimit të martesës, sepse qëllimi i martesës është: '' Shtohuni e shumohuni dhe mbusheni (sundojeni) tokën...''  Qëllimit apo kuptimit të martesës më shumë i kundërshton Poliandria – kur një grua ka më shumë se një burr.

Qëndrimi i Jezusit: Në fillim nuk ishte ashtu.

Megjithat kur e pyetën Jezusin rreth këtij problemi, u dukë sikur e kaloi tërë Biblën duke u kthyer në faqën e parë të saj dhe tha: '' Në fillim nuk ishte ashtu''. E më tutje thot: '' Moisiu ju lejoi t´i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur. Por në fillim nuk ka qenë ashtu''. (Lexo: Mt. 19, 1-12; Mk.10, 1-12). Me këtë Jezusi dëshiron të thot, si jetoni ju sot, gjithë përvoja e juaj familiare dhe ajo martesore, gjithë kjo nuk është sipas planit e përcaktimit Hyjnor. Sepse Jezusi thot, në fillim nuk ishte ashtu. Thot: '' Krijoi mashkull e femër ''. (dmth një burrë, një grua)

Dinamika e mbrendëshme e asaj pale (e partnerve) është aq e fort saqë të dy janë në gjendje të lënë prindërit e vet. ''Për këtë arsye njeriu do të lërë babanë e nënën e vet e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë një trup i vetëm''... Të dy së bashku formojnë një qenie – një njeri.

Sot njeriu është i gatshëm të përzihet, të ndërrojë vet planin apo përcaktimin e Hyjit por Jezusi gjithmonë u kthente atëherë edhe sot fillimit. Përvoja e jonë mund të jet ajo apo kjo, mirëpo Jezu Krishti gjithmonë do të thot: '' Në fillim nuk ishte ashtu ''. Kështuqë Jezusi gjithmonë do të vij me atë qëndrim e vërtetim të vetëm e burimor. Pamvarsisht se si sillemi ne në martesë, se si veprojmë me seksualitetin tonë e që nga edukimi i fëmijëve, Jezusi gjithmonë do të thot: '' Në fillim nuk ishte ashtu ''. Pra, mos të harrojmë; duhet të kthehemi në fillim-burimit.

Mëkati – problem i vërtetë i martesës së Shenjtë!

Derisa mendojmë mbi këtë, pyesim e çka në të vërtetë është problem në martesë? Shkurt, problem është mëkati. Mëkati i cili vepron në njeriun vërtetë vepron edhe në martesë. Njeriu me mëkat largohet nga Zoti, bëhet rrugaq, endacak në këtë jetë.

Njeriu zgjodhi rrugën e vet përsonale, pikërisht kur i tha Zotit '' JO '' kurse djallit '' PO '', atëherë pau se nuk u bë si Zoti, por u bë i kufizuar, i mjerë, qenie '' lakuriqe ''. Çdo mëkat ç´njerëzon njeriun, çdo mëkat njeriun e bënë më pak njeri. Mëkati ka gjithmonë dy anë. Njërën anë tregon kur na ngashnjen në diçka, kurse anën e dytë e tregon kur të zhytësh. Kemi kujdes sepse djalli është i veshur gjithmonë në petka, rroba solemne e vizëlluese, për këtë ruaju sepse mëkati, e keqja, gjithmonë do të të ngashnjej më shumë se Jezusi i rrahur, i përgjakur e zdeshur. Mjerisht pak janë ata të cilët i përfiton dhe mahnitë kjo pamje e mjerë e Jezusit!

Mëkati është i mbështjellur në rrobe të bukura, në ngjyra të bukura e të llojllojshme, kurse ne nuk shohim mjerimin i cili fshihet pas tij! Shohim e vetëdisohemi qysh atëherë kur lejojmë të zotërojë në ne mëkati!

Pra, kur sot në shekullin e njëzet e një pyesim çka është shkakëtari i shkatërrimit të martesës atëherë përgjigjja është: mëkati i cili vepron në njeriun! Sepse, me mëkat njeriu më nuk është ai integral i tillë siç ishte dhe siç është paraparë të jetë. Mëkati, pra rrënoi martesën. Nëse i shiqoni sot njerëzit në martesë, ata të cilët janë varrosur me mëkat, do të shihni e vëreni se shpesh janë dy anë, pjesë vetjake, egoiste, ku secili tëndon të ngreh kah ana e vet e të cilët shumë rrallë e me vështirësi flijohen njëri për tjetrin! Ata shpesh pendohen, por mjerisht ndalën!

Ka edhe të tillë që pandërpre lundrojnë aty – këtu e prapë mbesin askund por tërë jetën në mëkat! Pse ndodhë kjo? Pikërisht, shkaku se njeriu më ''nuk ka kohë të ndalet e mendoj'' nuk është i vetëdijshëm mëkatit, e vet ''nuk ka kohë'' të shkoj e rrëfehet, të bisedoj e të kshillohet me prijës fetar! Kështuqë sot, ka edhe të tillë që pyesin se a është aborti mëkat!!! A janë mëkat prezentivet e ndryshme etj!!! Gjithat i bëjnë duke i ngashnjyer djalli, kurse turpërohen të pyesin e këshillohen me prijësit e tyre shpirtëror të cilët presin t´iu ndihmojnë! Mos ngurro, mos rri në mëkat! Pra me kujdes e nderim shiqoni e pranoni këshillat e ndihmën... në bashkpunim me prijës shpirtërorë analizo, kuptoje si ka qenë në fillim gjithë ideja, kuptimi e përcaktimi Hyjnor.

Problem pra është vet natyra jote e cila është e plagosur (varrosur) me mëkat, natyra e cila është e nënshtruar egoizmit, egocentrizmit etj... Nëse dëshiron të kesh një martesë, një familje të shenjtë e shembëll, një jetë pa probleme, të lumtur e hareshme në dashuri me Zotin e të afërmin (e këtë të gjithë e dëshirojmë), atëherë; RUAJU NGA MËKATI = DJALLI!

Martesa (kurora) nuk u krye askurrë – ajo është ndërtimtari!

Dhe më në fund një gabim i madh kur bëhet fjalë për martesë. Ky gabim është kur mendohet se martesa është diç e përfunduar, kryer, është gati e në të cilën hyrët ''sikur kur t´i marrësh qelsat e banesës'' dhe ja, mendohet se je në te - në martesë!

Martesën shpesh mund ta analizojmë dhe paraqesim sikur një vend ndërtimorë. Ja, pra aty do të ndërtoni shtëpinë, vatrën tuaj! Juve ju dhurohet vend ndërtimi e kjo është dita e shenjtë e martesës. Pastaj ngjan kjo: unë e vë një gur, pastaj ti një tjetër, unë dy gur e ti tre dhe kështu me radhë. Mirëpo, ke të tillë që njëri e vë një gur e vjen tjetri e hjek e kështu rrënohet martesa!

Nëse pra ndalesh së punuari rreth ndërtimit të shtëpisë e rri vetëm duke shiquar shtëpinë ajo nuk do të kryhet kurrë, kurse shumë shtëpi tjera të filluara do të përgaditën për ta gjitur pikën. Zoti duke na njohur që nga fillimi na ka ftuar e na fton në ndërtimin e shtëpisë, Ai na ka treguar se si duhet ndërtuar atë shtëpi, ka edhe planin. Njeriu së fundi edhe vet e sheh se nuk shkon duke thën; ka hy një djallë e nuk po më le. Vazhdon; gjithat i kam, kam dëshirën, vendosa dhe kur më duhet – nuk shkon!

Pra, martesa nuk është një send apo punë e kryer. Ky mendim është mashtrim. Martesa është një llojë ndërtimtarie. Materiali egziston aty, pra t´ia fillojmë punës.

Duhet të vetdijsohemi e veçanarisht t´i përkujtojmë të rinjët cilët përgaditën për martesë se problemi është pikërisht atëherë kur burri dhe gruaja mendojnë se vetëm me hyrje në martesë ka përfunduar gjithçka dhe se fillon gëzimi, paqëja e hareja... Jo, jo me këtë nuk është krye asgjë! Por, të dy jeni aty dhe aq sa ndërtoni së bashku aq edhe do të keni. Ajo çka është e të cilën e përcaktoi Hyji, atë ne po e njohim, por njëkohësisht jemi edhe të ftuar që këtë ta realizojmë.

Vijon...


Rostock’2013

(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: