Ismet Azizi: Mjedisi dhe ndotja
| E Enjte, 06.06.2013, 07:44 PM |

MJEDISI DHE NDOTJA

(Me rastin e Ditës Botërorre të Mjedisit , 5 qershorit)

Nga Ismet Azizi, prof. i gjeografise

Që nga krijimi i qenieve të gjalla dhe ndryshimet e tyre evulutive në planetin ton u krijua   njeriu.

Njeriu si qenje më e zhvilluar jetësore vazhdimisht kërkonin ndryshime, punë më të lehtë  dhe një jetë më të mirë. Kështu, me anë të arritjeve të tij  gjatë gjithë jetës në fushën e modernizimit të teknikës dhe  teknologjisë, pothuajse ka harruar  të veproj në parandalimin ndotjes  mjedisore, të cilat efekte tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke iu nënshtruar rrezikimit të shëndetit të tij  nga  llojet e ndryshme të ndotjes si të  ujit, ajrit, ushqimit, etj.

Ndotjet  shtesë dhe shkatrrimet të  shkaktura  nga luftërat  dhe stuhitë të cilat  lënë prapa pasoja shkatërrimtare si për botën bimore dhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të pastër, ajër të pastër dhe ushqim  të shëndetshëm.

Natyrisht, një mjedis të pastër do t’i kontribuojmë në mënyrë të thjeshtë gjat daljes  në shetitje, pikniqe, në qoftë se të paktën e marrim një  shishe, ndonji kuti të letrës të cilat I kishim marr me vete  për të  konsumuar pije apo ushqim.

Në këtë shkrim  shkurtimisht do të ndalem  tek ndotja e ujit.

Uji është burimi kryesor i jetës, si për botën bimore e shtazore si dhe të vet njeriut.   Çdo qenie e gjallë për mbijetesën e vet përdor ujin.

Ne vazhdimsi harrojmë se ujë të pastër që na rrethon ka gjithnjë e  më pak. Çdo qenie e gjallë për ekzistencën e vet përdorur ujin, kështu që ndryshimi i tij prek të gjithë shfrytëzuesit e tij. Rëndësia e ujit si burim i jetës në përgjithësi do të kuptojmë nëse e arsyetojmë rëndësinë e tij. Uji në natyrë ka dy domethënie kryesore edhe ate  fiziologjike dhe ekologjike.

1 Rëndësia fiziologjike e ujit:

• Si një burim optimal i mbjatjes gjallë të qelizave ;

• Si një burim i  mbajtjes gjallë të disa organeve jetësore.

• plotëson të gjitha nevojat e botës së gjallë   u jep atyre ushqim dhe energji.

2 Rëndësia ekologjike e ujit:

• Si një përfaqësues për transportimin  e kripërave, materjeve  ushqyese;

• Si një hapësirë jetësore;

• Si një burim jetik i botës së gjallë.

Dihet botërisht se  ndotja  e ujit më së shumti bëhet nga hemikaliet e ndryshme. Sidomos meterjet  që nuk janë të zbërthyashme janë shum të  problematike për ujin dhe për mjedisin në tërësi.

Ndotja e ujit më së tepërmi bëhet përmes : detergjenteve, industrisë ushqimore, bujqësisë, fekalet dhe ujrat nga kanalizimet, vajrat motorike, nafta,  benzina etj.

Duhet përmendur edhe  ndotja e burimeve dhe ujrave rrjedhëse-lumenjëve, të cilët i janë nënshtruar ndotjes. Ndër shkaktarët  e ndotjes së këtryre ujrave janë: ujrat e hedhura nga qumshtoret, nga fabrikat e letres, fabrikat e tekstilit, shkarkimet e kanalizimeve nga vendbanimet, plehrat artificial të cilat i shpërlan  uji nga siprfaqet e punuara dhe livadhet, pesticidet e shpërlara nga pemët dhe perimet etj.

Mjedisi është pjesë e pandashme e jetës, andaj mbrojtja e tij është detyrë e të gjithëve. Vetëdijësimi dhe edukimi rreth ruajtjes së ambientit  është i nevojshëm qysh nga parashkollorët, nxënësit ,  kur fillojnë të kuptojnë dhe kjo detyrë duhet të jetë  në rritje sepse tek të rinjët duhet të mbillet shprehia dhe pastaj ata do të identifikohen  me një edukatë  të tillë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: