Besmir Vatoci: Mirëardhësh, zoti Lushaj!
| E Marte, 28.05.2013, 04:37 PM |

-Mirëardhësh, zoti Lushaj!

Nga Besmir Vatoci

Të nesermen e diplomimit tim të lartë në NJ, USA, bashke me nenen e me motren Besjona, u nisa per vizitë e pushime në atdhe, në Shqiperi. Një nder destinacionet tona në vendlindje ishte edhe plazhi i Shengjinit ku nuk mund ta lija pa vizituar edhe shtepinë e redaktorit të Zemres shqiptare, shkrimtarit  dhe poetit të nderuar, profesorit tim të gazetarisë, zotit Zeqir Lushaj.

Vila madheshtore, të cilen po e shoh per here të parë,  shtrihet mes pishave të Shengjinit, siper ish-repartit të Fllotes Luftarake , 250 metra nga buza e ujit të Adriatikut. Në këtë ambjent të mrekullueshem të natyres e të dores së njeriut, në këtë fillim sezioni turistik veror, veç dallendyshet fluturonin e sikur beheshin një me puhizën e detit e zhurmen e valeve që perplasen në brigje. Siç shihet edhe në foto, në çdo cep ballkoni në të kater katet e baneses e deri në çati, ato kan ngritur folet e tyre balleperball detit pikturesk.

…Kur u afrova tek rrethimi i shtëpise ndjeva nje mikpritje e cila dashje pa dashje me ftonte të hyja brenda edhe pse në atë kohe aty nuk kishte njeri. Në një kend te jashtem të shtëpisë, në lulishten e oborrit, nga ana e detrit, ishte ndertuar një sofer prej guri tradicionale që zinte një pjese të mirë të cepit të lulishtes nen hijen e ullinjëve dhe të mimozave. Ullinjtë e mbjellur nga vete dora e shkrimtarit qendronin si gardë e gjelbert rreth e rrotull avlisë. Avlia e ndertuar me slita i jepte nje pamje shumë karakteristike gjithe mjedisit per-rreth.  Një nderthurje e kendeshme mes modernes dhe tradicionales.

Ky ambjent mes pishave, kjo shtepi siç po e shihni pjeserisht edhe në foto dhe kjo beçe e rrallë, ndonese jam me pushime, me frymezuan, me futen disi edhe në boten e shkrimtarit dhe pa e patur per qellim per sot,  mora  të shkruaj dy fjalë per revisten tone të nderuar,  ZSH-në  e dashur.

Kjo shtepi e bukur në lagjen Margjonaj të Shengjinit quhet nga të gjithë banoret  e ketushem: “Shtëpia e Lulit”. Dhe vertetë e Lulit është. Se Luli (Lulzim Lushaj) , djali i Zeqirit, ka 22 vjet që me familjen e tij punon e jeton në Lozanë të Zvicrres, dhe bashke me prinderit që punojne e jetojnë në Amerikë, një pjesë të madhe të kursimeve të tyre i kan derdhur pikrisht ketu, në këtë mjedis që po shohim e per të cilin po flasim. Dhe ia vlen. Ia vlen aq shumë sa tani Zeqiri e ka zhvendosur gravitetin nga kodra e Shen-Pjetrit në Tiranë, ku ka nje shtepi tjeter po kaq të bukur, ketu në Shengjinin bregdetar, mes pishave e te freskut, si në bjeshket e tij të Tropojes ku  është lindur e rritur.

…Zoti Lushaj, na befason gjithnjë me shkrimet e tij të vazhdueshme, dhe në një farë menyre, thash që edhe une ti bej një befasi të vogel, tani kur edhe ai, me fillimin e sesionit te pushimeve verore e ka mendjen ketu në atdhe e pse jo ne shtepinë e tij e cila e pret me padurim  ardhjen e shkrimtarit e te familjes se tij, ne muajt e ardhshem.

E ku me mirë se ketu, krijuesi mund të gjejnë relaksin shpirteror, burimin e frymzimit per të shkruar artikuj e poezi, reportazhe e portrete, intervista dhe esse per gazeten e mirënjohur Zemra Shqiptare dhe per lexuesit e tij të shumtë? Ndoshta, askerkund tjeter si ketu. Dhe dua tua deklaroj edhe lexuesve se, tani po e kuptoj edhe me mirë pasionin me të cilin zoti Lushaj shkruan per atdheun, per vendlindjen, per gjithçka që lidhen me emrin Shqipëri.

-Mirëardhesh, zoti Lushaj!


-Per ZSh-në, nga Shengjini, 28 Maj 2013-

(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: