Zeqir Lushaj: Neki Lulaj, ulet në karrigen e Fan Nolit
| E Shtune, 25.05.2013, 06:00 PM |

Diçka, si portret

NEKI LULAJ, ULET NË KARRIGEN E FAN NOLIT…

-Ose, KRONIKË E THJESHTË E NJË DITE QË, të pakten poeti kosovar Neki Lulaj dhe Unë, DO E MBAJMË MEND PER MIRË…, (edhe pse u lagëm e u bëm qull)-

Nga Zeqir Lushaj

…Dhe pra, nuk është gjë e vogël të ulesh në karrigen e atij burri të shquar të kombit, kolonjarit Fan Noli. E aq më shumë per një krijues, shkrimtar e poet si Neki Lulaj, i lindur e rritur në Pejën historike por që tash sa e sa vite jeton në Gjermani. I njohur në vendlindje e diasporë si krijues por edhe  si aktivist e atdhetar i papertuar. I kudondodhur per çeshtjen kombetare që rrugen e Amerikes e merrte per herë të parë.

Nderi i takon nipit të tij, Albert Lulaj, djalit të vetem të vellait të vogel të Nekiut, Xhevatit, vellait të hazretit të tri motrave Lulaj, i cili bashk me Shkurten, para një jave gëzuan veten dhe krejt familjen Lulaj, me një dasem ku mblodhen shumë njerez të tyre, shokë, miq e dashamirë. E mes të ardhurve nga larg, axha Neki, ishte nder më të nderuarit. Nekiu, (dhe jo vetem Ai), vinte nga pertej oqeanit, por edhe shkelte per herë të parë… në Token e Premtuar të Perendisë.

 

Çifti i ri, Albert e Shkurte Lulaj

Dhëndërrit e nuses ju urojmë trashëgim e lumturi, duke i falenderuar edhe që na mundësuan edhe ne të tjereve takimin edhe me njeriun e tyre, të nderuarin e të dashurin Neki.

…!

Me kish lajmëruar një javë perpara se do vinte si dhe qellimin e vizites ne USA. (Thjeshtë, per dijeni). Por koha e shkurter e ndejtjes dhe programi disi i ngjeshur edhe i familjes me rastin  e dasmes, pse jo, edhe i pamundesoi shume deshira personale të axhes Neki, per të qenë edhe shkrimtari , historiani, foto-koleksioneri e hulumtuesi i kudofutur, Neki!

…Me telefonoi edhe kur erdhi. (Kaq ka me borxh miku; me të ba me dije!). E pyeta per kohen kur mund të jetë i lirë dhe bashkarisht caktuam per takim të enjten, 23 Maj, në Bronx të Nju Jorkut. E dija se do e merrte nje ditë rrugen e larget per Boston. Si t’i thotë nipi “Jo” axhes që ka ardhë nga Gjermania per kokerr të qefit!? Ndaj, rreth 900 kilometra rrugë, bashkë me veprimtaren e shquar dhe krijuesen Rita Saliu,  per të vizituar NOLIN e madh, nuk janë ndonjë sakrificë edhe aq e bujshme. E, kjo per një shpirt si Nekiu…! Neki Djali, ose Neki Lulja, siç e quaj unë prej kohesh, krejt miqesisht e konfidencialisht në faqet e ZemraShqiptare.

…Per pershtypjet e udhtimit në USA, e sidomos ato në Boston, nuk dua ti hyjë në hise Nekiut se ai do shkruaj vet një fotoreportazh të gjatë, por unë, perfitoj ta qes fjalen në publik, akoma pa u kthye autori në Gjermani, se “Neki Lulaj u ul në karriken e Fan Nolit…”. Ç’farë ka ndie e si është ndier aty, do ti thotë vet Nekiu, e ju të dashur lexues, do ti lexoni nga dora e Atij.

…!

…E, këtë të enjte në NY, në diten e takimit tonë, e çoi zoti një mot me shi, që ashtu siç thoshte Fishta dikur “thue po shembet qiell e dhe’/Ka lshue prrue e ka lshue rrke/ rreh shterngata e kerset era/, ushtojne malet me t’hu mnera…”.

…!

…Nga Nju Xhersi ku jetoj unë me lagjen ku jetonte vëllai i Nekiut në 1410 Astor ave Bronx Nju Jork, nuk ishte edhe shumë larg, ama më duheshe me ndërrue tre autobuza urban… Veçse edhe në një ditë kaq me mot të keq, (pa koment), isha tu shtepia në adresen e caktuar dhe në kohen e caktuar mes nesh me telefon. Isha…, veç “qull”, me shi pranveror të Nju Jorkut. Dhe, si per reciprocitet, edhe Nekiu ishte bere “qull”, sepse, nga frika se mos “ngaterrohem” ishte nisur të më dalë perpara… ku ndalon autobusi, në  ball të Qendres Spitalore Jakobi.

-…Shkova neper shi-rrebesh, ndjenjëm të lagur rreth një orë bashkë dhe më percolli po neper shi…

Ndaj them se Neki Lulaj jo vetem qe erdhi ne Amerikë, jo vetem qe beri një dasem të madhe per nipin e dashur, jo vetem që u ul në karriken e Fan Nolit në Boston…,  por…, por po them vetem kaq:  -na erdhi me bereqet në NY, USA- Dhe perfitoj nga rasti qe me që më doli në shteg, që ta uroj kolegun tim te mirë:  -bereqti e qefi e ndjektë, kudo që i shkelt këmba.

 

Nekiu shoqron nusen…

…U takuam. Uruam per dasmen, dhenderrin me nusen. Pimë nga një shishe birrë. U dvetem me ata burra që kishin ardhur nga Kosova per ketë “sebep”, si vellai i madh i Nekiut (dhe ish-mesuesi i tij), arsimtari veteran Demush Lulaj, daja i dhenderrit, vellai i nuses së Xhevatit, zotni Ahmet Mataj….. Bëmë edhe ndonjë foto-kujtim dhe u ndamë. U ndamë, me deshiren dhe urimin per tu takuar prap. E sotshmja, ishte me shumë një adet.

…U ndava me të tjeret  se me Nekiun Jo. Ai, me percolli deri tek stacioni i autobuzit. Neper Pelham Park, neper shi, si dy “të dehur”, ia merrnim fjalet nga goja njeri tjetrit. “Thesi” i bisedave e deshirave tona per të folur edhe shumë e shumë kohë më teper e per shumë e shumë gjera nga më të ndryshmet e jetes sonë si emigrantë e si krijues, as që ish hapur ende…

Duke shtërnguar duart me Nekiun e duke vu kemben në derë të autobuzit “Selekt Bas 12”, sikur  ndjeva edhe një here fjalen e moçme të popullit tonë të urtë se:  “pritja më e mirë e mikut, mbetet percjellja e mirë e tij…”.

…!

-Nekiu dhe Zeqiri, Nju Jork, 23 Maj, 2013-

Kesaj radhe, kjo ishte edhe per lexuesit e ZSh-së, një  rrefenjez e thjeshte, diçka si portret, ose-ose, me mire le t’i themi një KRONIKE E THJESHTE E NJË DITE QË, të pakten poeti kosovar Neki Lulaj dhe Unë, DO E MBAJMË MEND PER MIRË…(edhe pse u langëm e u bëm qull)-

Po të ju them se folem me mall per Shqiperinë e Kosoven, per jeten në emigracion, folem per miqtë tanë në ZemraShqiptare dhe më gjerë, nderruam libra tonat me njeri-tjetrin si dhurata e kujtim,  etj etj., ju do thoni se keto i marrim vet me mend edhe po të mos i shkruaj Zeqiri. Si në çdo takim gurbetqaresh, e aq me shume kolegesh gazetar…! Ndaj, dua ti shmangem rutinës.

Per sot, nuk po them më shumë. Të mos “ia shkeli livadhin” edhe mikut-mysafir, Nekiut, i cili, tani që ju po lexoni, ndodhet në avjon, mbi Atllantik, duke u afruar me Europë…

Mbasi të pushojë pak nga lodhja e ketyre diteve, sigurisht që do t’i thotë vet-ai, ato që ndjen.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga USA,24 Maj, 2013-



(Vota: 69 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: