Dibran Demaku: Dy ditë në Londër
| E Shtune, 18.05.2013, 07:59 AM |

DY DITË NË LONDËR

Nga Dibran Demaku

Emrin e Londrës e kisha dëgjuar që në fëmijëri. E kisha dëgjuar në oda dhe kulla të Drenicës. Në oda dhe kulla të Drenicës ,  aty ku mlidheshin dhe kuvendonin burrat. Aty ku mblidheshin dhe kuvendonin pleqtë. Aty ku organizoheshin dasmat. Dhe në ato dasma vinin këgëtarë të njohur popullor dhe këndonin këngë. Këndonin këngë për trima dhe për të bëmat e tyre. Vinin në oda dhe kulla të Drenicës këngëtarët e njohur Salih e Feriz Krasniqi,  Sefë Mleqani me të bijtë etj. Ata këndonin  këngë e ne rriteshim me këngët e tyre. Nuk e di se përse vetëm njëra nga këngët e tyre më kishte lënë përshtypje më madhe. Ajo këngë bënte fjalë për një trim që emrin e kishte Isa ndërkaq mbiemrin Boletini. Në këngën e tyre thuhej se Isa Boletini ishte trim i madh.  Ai së bashku me një trim tjetër që e kishte emrin Ismail dhe me disa trima të tjerë kishin shkuar në Londër. Se përse kishin shkuar atje mendja ime fëmijërore nuk mund ta përcaktonte dot, por se njëri nga ata ishte më trimi këtë arrija ta kuptoja. Ai ishte më trimi sepse me vete bartte dy kobure dhe me ato dy kobure kishte shkuar edhe në Londër. Atje i kishin thënë se ai duhej të dorëzonte armët,  ndërkaq ai njërën kobure e kishte dorëzuar,  ndërkaq tjetren e kishte mbajtur me vete të fshehur. Kur këngëtarët e mbaronin së kënduari këngën,  të gjitha ata që e kishin dëgjuar njëzëri do tëthonin:Trim i madh ka qenë Isa!

Më vonë në shkollë mësova më shumë për Isa Boletinin,  Ismail Qemajlin e trimat tjerë që në Londër kishin shkuar për halle të atdheut. Ata kishin shkuar atje që të mbronin atdheun e tyre me emrin-Shqipëri. Në librat shkollor mësova se Londra kishte marrë vendim që shqiptarët si komb duhej të kishin shtetin e tyre. Mësova edhe atë se ajo,  pra Londra, kishte lënë jashtë kufijëve të atdheut të shqiptarëve më shumë se gjysmën e tokave tyre. Kishte lënë jashtë Shqipërisë Kosovën dhe vise të tjera etnike shqiptare. Dhe të them të drejtën nuk e di se si por herë herë e urreja emrin Londër. Në librat e historisë herë shkruhej me tone të ashpra e herë me tone më të buta për Londrën dhe konferencën që ishte mbajtur në te dhe gjysmën e tokave shqiptare i kishte lënë jashtë Shqipërisë! Ndonjë nga mësuesit tonë tëhistorisë,  me zë të ulët do të na tregonte se pa marrë parasyshe se çfarë shkruhej në libra,  nuk ishte fajtore Londra për mbetjen e tokave shqiptare jashtë kufijëve të Shqipërisë,  por dikush krejt tjetër. Dhe kur ne e pyesnim mësuesin tonë të historisë të na tregonte se cili ishte fajtori ai do të shtonte:Fajtori ishte interesi gjeostrategjik dhe gjeopolitik!  Dhe kaq…

Emri Londër,  herë i urryer e herë i dashur kishte mbetur në memorjen time deri në luftën e fundit çlirimtare të Kosovës. Në ato ditë të vështira,  por edhe krenare për Kosovën dhe kombin shqiptar,  kontributi i Londrës për lirinë e Kosovës,  ishte vendimtar. Ajo,  Londra me politikanët e vetë fliste me të madhe se lufta në Kosovë do të përmirësonte gabimet historike të së kaluarës në raport me kombinshqiptar. Me një fjalë kontributi i Londrës dhe i kryeministrit të Mbretërisë së bashkuar,  Toni Blerit,  për lirinë e Kosovës ishte vendimtar. Kështu Londra si kryeqytet i Mbretërisë së bashkuar do të hyjë në historinë e kombit shqiptar si kryeqyteti dhe shtei më i merituar për lirinë dhe pavarësinë shqiptare. Për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë!  Për lirinë dhe pavarësinë e Koeovës! . . .

Të gjitha këto po i mendoja në mëngjesin e herëshëm të tre majit të këtij moti, kur anija me të cilën po lundroja drejt Londrës po o afrohej bregdetit shkëmbor të tokës angleze. Kishim udhëtuar pothuajse tërë natën e dy majit nga Gjermania nëpër tokën belge dhe në anije ishim vendosur në bregdetin francez. Edhe pak momente e ne do të bënimhapat e parë në tokën angleze me synimin kryesor kryqytetin a sja-Londrën. Anija po i lëshonte spirancat,  ndërkaq udhëtarët-turistë në  aparatet e tyre fotografike po fusnin fotot e para me pamje nga toka angleze. Ime shoqe që nga udhëtimet e tilla dëshiron që të marrim sa më shumë fotografi,  pasi më kishte prekur lehtë në trup më kishte thënë: -Mos e le pa e fotografuar atë kala të bukur atje lartë! -dhe kishte shtrirë dorën drejt kalasë që me tërë madhështinë e vetë sikur po na uronte mirëseardhjen në tokën angleze! . . .

Pas udhëtimit afrody orësh me autobus nëpër tokën angleze,  ne po i afroheshim Londrës. Qyteti i ndërtuar mbi brigjet e lumit Temëz(a) po lahej në rrezet e argjendëta të diellit pranveror të tre majit. Shumëkatëshet  e qytetit sikut po na përshëndesnin me mirëseardhje!  Arkitektura e mahnitshme e qytetit trhguajse të merrte me vete që në çastet e pare. Auztobusi ynë do të lëvizte ngadalë,  ndërkaq shoqëruesja gjermane mundohej që të na shpjegonte thuajse për secilin pallat,  për secilën ndërtesë. Thuajse secila nga ato shumëkatëshe të bukura dhe madhështore mbi brigjet e Temëzse kishte një histori të vetën. Ne të gjithë sy e vesh e dëdhonim shoqëruesen ndërkaq me fotoaparatet tona mundohershim që të fiksonim çdo detal. Kur autobusi ynë do të kalonte afër gudinës madhështore të parlamentit anglez dhe Big-Benit të njohur të Londrës, seç më erdhën nբ mendje Ismail Qemajli,  Isa Boletini dhe trimat tjerë shqiptar,  që kishin qëndruar në Londër pikërisht njëqind vjet më parë! Derisa po e vështroj ndërtesën e Parlamenti anglez,  me mendjen time po mundohesha të pëcaktoja se nga cila derë kanë hyrë atëherë ata trima. Athua do të janë ngjitë nëpër ato shkallë?! -po e pyesja vetën…

…në këngën popullore thuhet:“Kur po kalonin nga Ministria po i ndalonte policia! “ Athua ndodhej atëherë ajo ministri pikërisht këru dhe në këtë ndërtesë?!  Apo diku në një vend dhe në një ndërtesë krejt tjetër?!  tjetër?! . . . Dhe kënga vazhdon: “Shumë po pyesin gazetarë,  shumë syrerta(fotografi) i kanë marre”.  Në cilën ndërtesë,  në cilin pallat I kishte pritur Lordi Grei?! . . . ”Ministrit në Londër shkuen e i thanë: Isa Boletini vetë ka ardhë,  mbanë xhubleta dhe kapuq të bardhë”…”-Do ta pres si është zakoni,  por ma pare të ma kontrolloni!  Ju gjeneralë të ma shoqëroni”… Ku e kanë takuar gjeneraët anglez Isen?!  Në cilën rrugë të Londrës?!  Në cilin vend?! . . . “Më kanë thanë se je trim mali,  askurkush armët s`t`i ndali,  veç në Evropë unë jam i pari“-do të krenohej Lordi…“Nuk kam ardhë këtu mos zotni,  në pallat të Londres me u vra me ty,  veç me të thanë se ka Shqipni! “ do t`i përgjigjej Isa…

Koha kishte ikur shpejt. Kishim lëvizur me autobus për afro dy orë,  ndërsa mua më bëhej se aty kishim ardhur vetëm para dhjetë minutash. -I fotografove të gjtha!  –më përmendi ime shoqe. -Ç`të fotografoja! -ia ktheva unë si të zgjohesha nga gjumi…

-Ha, ha, ha u qesh ajo. Ç`them edhe unë? Dhe vazzhdoi:-tiu si duket paske fjetur gjatë tërë kohës!

-Më fal të lutem! -ia ktheva sime shoqeje. Më rrëmbeu të tërin pallati i parlamentit anglez dhe po mendoj se nga cila anë kanë hyrë në te para njëqindvjetësh Ismail Qemajli,  Isa Boletini dhe trimat tjerë shqiptar! I humbur pas kujtimit të tyre nuk kam arritur të bëj asnjë fotografi! . . .

-Ha, ha, ha! -u dëgjua sërish zëri gurgullues  sime shoqeje. -Nuk kemi ardhur këtu që të mësojmë se nga kanë kaluar para njëqind vjetësh Ismail Qemajli dhe Isa Boletini!   Kemi ardhur që të shohim dhe të prekim këtë qytet të bukur dhe madhështor!  Ndërkaq tin ë vend se të bësh ndonjë fotografi,  ëndërron të kaluarën! . . .

Ndërsa ime shoqe dhe unë po debatonim,  autobusi kishte ndaluar. Drejtuesi  tij  po priste derisa të dilnim ne dhe të gjente ndonjë vend-Parkim.

Zbritëm. Kishim pak minuta në dispozicion që të shihnim dhe të preknim qytetin e bukur në brigjet e Temzës…

Sa shpejt ikën ato minuta!  Por…ne pamë dhe prekëm Parlamentin anglez,  Big-Benin,  Pallati mbretëror dhe nga larg Urën-Kala-simbolin e Londrës…

Në mbrëmje sërsih në Qendër. Sërish mbi Temzë dhe mbi brigjet e saj. Sërish para parlamenti anglez,  sërish pranë Big-Benit,  sërish pranë Pallatit mbretëror,  sërish nën Rrotën rrutulluese gjigante,  sërish tek dhe mbi Urën-kala , por tash nën dritat e reflektorëve shumëngjyrësh…

Kishte ikur nata e pare në Londër. Kishte aguar dita e shtunë e katër majit dhe për fat edhe ajo me plot rreze të diellit pranveror. Pas ngrënjes së mëngjesit,  sërish në autobus dhe vizita në pjesë të tjera të qytetit të Londrës. Të qytetit tetëmilionësh…Së pari në Londrën e re dhe pasataj në atë muzeale…Në Grindviç…Pallate dhe ndërtesa madhështore…Të ndërtuara kur e kur, por edhe tash me arkitekturën moderne…

Rreth mesditës jemi që të gjithë në anije. Dëshirojmë që të lundrojmë nëpër Temzë dhe që nga aty të vështrojmë qytetin madhështor.  Në anije I kalojmë dy orë të paharrueshme…Shoqëruesja flet e flet…Ne e dëgjojmë dhe ëndërrojmë…Askush nga ne nuk e kemi përjetuar parajsën, port ë gjithë me një zë themi se i kemi kaluar dy orë të jetës sonë në Parajsë…

Pasditën e kemi përpara. Tash jemi të lirë dhe mund të shkojmë nga të duem ne. Pikëtakimi i sërishëm tek Rrota gjigante lëvizëse. Secili niset në drejtim të vetin.  Unë dhe ime shoqe marrim drejtimin tone….  Ime bijë,  që kishte qenë në Londër më herët më kishte porositur:-Mose e lësho rastin e të mos ngjitesh në Rrotën gjigante-lëvizëse!  Nga lartësitë e saj mund ta shohësh thuajse tërë Londrën! . . . Dhe porosia duhet të plotësohet. I presim biletat dhe hyjmë në një nga kabinat…Pëeveq nesh aty ka edhe turistë të tjerë nga vende btë ndryshme të botës. Rrota gjigante lëvizëse është konstruktuar në atë mënyrë që sa gjendesh në të të krijohet përshtypja se ajo nik lëvizë fare.  Dhe me atë përshtypje ti vetëm kur e sheh vetën në një lartësi nga e cila shihet thuajse e tërë Longra. Ti je lartë dhe Londra nënë këmbët e tua…Të krijohet përshtypja ser në të vërtetë e gjitha është një ëndërr…Një ëndërr e bukur dhe e paharrueshme…

…Orët e mbetura deri tek pikëtakimi i kthimit janë shumë pak…Në ato orë të mbetura domosdo që do të lëvizësh që edhe njëherë të vizitosh,  t`i prekësh të gjitha ato mrekulli të Londrës që në vite e shejku I ka ndërtuar mendja dhe dore njerëzore. Përveq kësaj do të shijosh edhe ndonjë ushqim dhe pije tradicionale të vendit….

Kur u kthyem tek pikëtakimi kishin kaluar gjashtë orët e parapara e ne ishim të lodhur,  por të lumtur se kishim pare,  përjetuar e prekur zemrën e qytetit të bukur të Londrës. Në vendin dhe në orën e caktuar morëm rrugën e kthimit me një vendim: Kjo nuk do të ishte vizita jonë e fundit në Londër! . . .

 



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: