Festivali folklorik ''Anadrinia jehon 2013''
| E Enjte, 16.05.2013, 06:33 PM |

Në Festivalin  folklorik “Anadrinia jehon 2013”, SHKA “Josip Rela” mori çmimin kryesor

Nga Milazim KADRIU

Shoqëria Kulturore Artistike “Josip Rela” nga Podujeva u shpall më e mira në mes grupeve pjesëmarrëse në Festivalin  folklorik “Anadrinia jehon 2013” në Dejnë të Rahovecit. Kështu në edicionin e 12-të të Festivalit  Folklorik  “Anadrinia jehon” 2013, për tri net me radhë, në Dejnë të Rahovecit performuan shoqëri nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Tuzi, Presheva dhe diaspora. Shoqëritë artistike garuan për 16 çmime të festivalit, në të cilin sivjet Shoqëria Kulturore Artistike “Josip Rela” nga Podujeva, në natën finale fitoi çmimin kryesor të festivalit  “Anadrinia jehon 2013”, për Repertorin më cilësor të prezantuar dhe Besa Hajdari çmimin  Solistja më e mirë e festivalit. Çmimin e parë  të festivalit, lahutën, ia dhuroi Shoqërisë “Josip Rela”, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: