Kalosh Çeliku: Shtrigani i allahut para pasqyrёs
| E Enjte, 16.05.2013, 08:05 PM |

SHTRIGANI I ALLAHUT PARA PASQYRËS

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam njё tё mirё nё jetё: kurrё nuk i kam besuar pasqyrёs. Përndryshe, kam plot minusa në jetë. Tek - tuk edhe ndonjë plus. Edhe pse, herё pas here jam i detyruar tё qёndroj për disa minuta para pasqyrёs: shoh fytyrёn, krehi flokёt, mjekrёn, vё kёsulёn time karakteristike nё kokё. Ndoshta, edhe e kam të vetmen pasuri trashёgim nga tё parёt e mi, kaçakë që u ngjitën maleve brez pas brezi me pushkën krahut për Liri. Tjetër, nuk kanё pasur kohë dhe mundёsi tё gjithё shqiptarët ta shohin veten nё pasqyrё. Ndonjёri, nёse e ka parё, e ka parё veten nё njё copё tё thyer pasqyre ose në xhamat e dritareve. Shqiptarёt nё ato kohёra nuk kanё pasur as bukёn e gojёs, e ku mё tё mendojnё pёr ta parё veten se si duken nё pasqyrё. Mjafton, kanë pasur mauzerrin. Nagantin në brez. Dhe, bombat e fshehura nëpër hatullat e shtëpisë. Pasuri me të cilën janë krenuar brez pas brezi nëpër shekuj. E kanë ruajtur pragun e Shtëpisë nga armiku. Megjithatё, ja Askushi, sot e pёrmend edhe pasqyrёn. Fatkeqёsia, e pёrmend, por kurrë nuk e ka parё veten nё pasqyrё. Guxim merr në Ditën e sotshme të shpalli “patriotë” dhe “tradhtarë”. Përmëtepër, edhe kërcnohet si “mysliman”, që të gjithë “tradhtarët” të vriten me një plumb në ballë. Zotit i përzihet në punën e përditshme Kuran’ore. Ose, e ka parё, por kur e ka pyetur pasqyrën, se: kush ёshtё mё i bukuri dhe “myslimani” më i madh nё botё?! Pasqyra e ka mashtruar atё ditё. I ёshtё pёrgjigjigjur ashtu si tek ajo pёrralla e bukur popullore “Borëbardha”: ti je “myslimani” im me kësulën leckë në kokë, mё i bukuri nё botё. Posa e dëgjon këtë përgjigje Shtrigani i Allahut, e shtrembëron kësulën e Haxhi Rrencit mbi vetulla. Përçudi, mjekrën me pak qime që posa i kanë dalë në fytyrë, nuk ia rrëfen pasqyra. Më kot i hap syt, e improvizon situatën: burrat e këtij soji, patjetër duhet të kenë edhe mustaqe turku. I përdredh para pasqyrës gishtat në ajër sikur t’i kishte mustaqet. Punemadhe, që nuk i ka as këto mustaqe turku, edhe këto shenja burrërie ia “rrëfen” pasqyra. E  nё anёn tjetёr kёrkon tё tjerёt burra, edhe atё: shqiptarёt ta shohin veten nё pasqyrё. Populli, qё kurrё nuk ka pasur mundёsi tё ketё pasqyra nëpër dhoma, edhe pse e ka parё veten mbi puse në mes të kopshtit, para se ta lёshojё kovёn e ujit. Ose, nё ndonjё hurdhё te Mulliri i Arapit. Megjithatё, nuk i ka besuar asaj pasqyre. E ka ditur se ёsht e rrejshme, pasqyrë Anadolli. Ndonjёherё, nuk e thotё tё vёrtetёn. E shi sot ky, “analisti ynё politik”, do qё edhe nё kohёn e sotshme shqiptarёt ta shohin veten nё pasqyrё si nё kohёn e Shtrigёs Plakë. Përmëtepër, i porositë shqiptarët të pinë edhe vetëm çaj rusi. Dakord, e para shqiptarёt nuk i besojnё më pasqyrёs. E dyta: mvaret edhe kush ua nxjerrё shqiptarёve para fytyre atё pasqyrё, ose ua varë në mure të odave shqiptare. Dorёn nё zemёr, mund t’ua nxjerrё dikushi i gjakut, po jo edhe melezi qё ende nuk e di kend e ka nёnё e kend babё. Shkurt, t’i porosisё shqiptarёt ta shohin veten para pasqyrёs. I bindur jam se: ky në shtëpi nuk ka as qen, as mace. E si do t’i pri një kulture fetare ose Partie politike ky kungull Stambolli?! Për lopë, dele e kuaj, nuk flasim në këtë shkrim për Nesër. Gjeli e di, kurrë duke i përplasur fletët nuk i ka kënduar në gardh, t’ia thirrë agimin me këngë. Edhe këto gjallëresa shtëpiake nuk i ka sot Shtrigani i Allahut në lëmë.

E vёrtetё, shqiptarёt dikur nuk kanё pasur si sot pasqyra nё mure. Tekefundit, edhe nuk kanё dashur ta shohin veten nё pasqyrё. Ose, çdo shtëpi shqiptare e ka pasur pasqyrën e vet në mes të kopshtit nën hijen e ftonit. E kanё parё veten pёr çdo ditё para se ta nxjerrin kofёn me ujё nga pusi nё Katund. Vetёm e çuditshme, del sot njё “analist politik”, dhe u thotё shqiptarёve: ju duhet ta shihni veten nё pasqyrё. Përmëtepër, duhet t’i “përmbaheni parimit se, nëse kryetari të thotë se miu është luan, besoji kryetarit dhe jo syve…”  edhe, “bariun nuk e bën të vlefshëm ajo që ka në kokë, por shkopin që ai mban në dorë…” I thotë, merreni me mend: “Bariut” të maleve me dele e desh me këmborë me brirët disa herë rrotulluar rreth veshëve, që pasqyrën e mban me vete bashkë me bukën e fyellin në janxhëk. Edhe shkopin e thanës me kërluk, Nagantin në brez me mauzerrin përqafe. Dhe, verë - dimër me gunën e ogiçit hedhur krahëve në shi e borë.

Edhe, kush është më i mençur “Bariu” apo qeni?! Gjithësesi Bariu, që e ushqen qenin me bukë. E qeni që nuk i del zot Shtëpisë. Kopesë me dhenë, haram i qoftë buka!

E ne, në Katund edhe kuajve u varim nuska përqafe. Megjithatë, ata ishin kuaj shale (shumë edhe më besnik), përdallim nga këta kuajt e soçëm me nuska përqafe, që duken si gomarë samari. Kuaj me shalë që im Atë i shalonte në Katund. E sot, i kalëroj unë nëpër Bit - Pazar me një laps në vend të thuprës thanës në dorë nëpër libra.

E them kёtё se: shqiptarёt gjithё jetёn e kanё parё veten nё pasqyrё, po a e ka parё veten ndonjёherё nё pasqyrё ky “analist” melez politik?! Jo, nuk e ka parё. Them unё: autori i kёtij shkrimi. Shkaku se, po ta kishte parё veten, ky “analist politik”, kurrё nuk  do ta hapte gojёn të fliste e shkruante jerm nё gazetё. E tё mos flasim në mjetet e informacionit të thashethemeve, edhe sot si dje duke ua ndërsy Policinë letrare krijuesve shqiptar  “të rrezikshëm” për Shtetin. Megjithatë, është koha e theshethemeve. Koha, kur këtë “patriot” melez, pasi ia mësoi Shteti gjuhën shqipe (shkrim - leximin) nëpër redaksi neokomuniste, e bëri edhe “analist” dhe shkrimtar “disident”.

Dhe, “Bariu” qё e ka shkopin me kërluk nё dorё, me siguri i ka edhe mendtё nё kokё. Pёrndryshe, dhentё sot do t’i ruante Shtrigni i Allahut duke i kullotur te Përroni i Thanës. Qё fatkeqёsisht, dje nëpër redaksi komuniste me dy - tre vende pune e ruante Shtetin komunist nga “nacionalizmi” dhe “irredentizmi shqiptar” pa shkop e mend nё kokё. Armёt kryesore me tё cilat sot “Bariu” krenohet dhe i ruan dhentё nga Ujku, që nateditë na troket pas porte. Vatha historike tё mos jetё shesh i valleve tё Shtriganit Allahut me shokё, po shtёpi e dhenёve qё i ruan “Bariu”.

Edhe gjatë kohë shqiptarët do të vuajnë nga ky soj i “analistit politik” i theshethemeve, që e bartin me vite mbi shpinë si Nastradinicën gomari i Nastradinit i stolisur me nuska në ballë nëpër Bit - Pazar. E  tërheq përdore me litar kanapi rrugës dhe e lidh para “Librarisë së Çarshisë”  Shtrigani i Allahut.

Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga vetvetja! “Analistët politik”, që ende nuk i njeh nëna e tyre e ku më Katundi. Shtrigani i Allahut me nuskat e Hoxhës përqafe dhe Kur’anin në dorë, që natë e ditë rri para pasqyrës!…



(Vota: 159 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: