Dedë Preqi: Me pasaportë të qenit
| E Premte, 10.05.2013, 09:28 PM |

Dedë Preqi

ME  PASAPORTË    QENIT  E KALOJA   KUFIRIN

- Cikël tregimi nga mërgimi-

Është interesant që të rrëfehën  disa  përjetime  mërgimtare të periudhave të ndryshme, që fëmijët tanë  t’i  njohin kushtet dhe rrethanat në të kaluarën, duke pasë parasysh  se ka shumë përsonazhe  të kësaj  rruge me plot peripeti , thotë Pali, i cili i kishte vetëm 17 vjet, kur për herë të parë e merr  këtë rrugë  drejt shtetit  helvetik të Zvicrrës.

Ai  thotë, as  vet nuk e kuptoja  ku po shkoj, vetëm se  i dëgjoja  të tjerët, se në Zvicërr  fiton shumë të holla, por edhe punohet shumë.  Vëllau i tij ishte më i vjetër,  i cili  kishte punuar disa sezona më herët nëpër shtalla, apo punë blegtorale  në Zvicërr, me ç’rast e kishte rezervuar edhe për vëllaun e vet  një vend pune për një sezonë vere, apo vjeshte,  edhe pse ishte i ri, shëndet lig  dhe ende i pa pjekur për punë, ai  dukej i shkathtë  dhe  vital, që  kishte vullnet të punojë.

Ishte viti  `89, të rinjtë dhe në përgjithsi shqiptarët  e kishin të vështirë jetën nga regjimi serb, i cili ua zënte kafshatën në fyt, dhe shumica e të rinjëve kërkonin rrugëdalje  për të shpëtuar nga grackat e pushtetit të dhunshëm, por të rinjtë të cilët nuk e kishin të kryer shërbimin ushtarak të regjimit të kohës , ata nuk mund të merrnin pasaporta të udhtimit, që të largohen në vendet tjera.

Shqiptarët  nën ombrellën e pushtuesit serb  e kishin humbur  tërë besimin e tyre, përshkak të shtypjes  dhe  veprimëve kriminale të regjimit  serb, kur me dhjetra të rinjë  shqiptarë që shkonin  ta kryenin  shërbimin  ushtarak në APJ, në shtëpi u kthyen në arkivole, duke mos guxuar  familjarët  e tyre të ndërmerrnin asgjë, për të kërkuar ekspertizë, për të ditur  shkaqët e vdekjes së tyre, as që guxonin ti qelin arkivolet, për ti parë familja bijtë e vet të ekzekutuar, por nën kujdesin e rojeve policore dhe ushtarake, ata varrosëshin pa komente, duke i quajtur si „vetëvrasës“.

Për fat djaloshi, e kishte siguruar pasaportën, po sa i kishte mbushë të 17-tat, dhe ashtu si shumë shokë të tjerë, në mëngjesin e shtatorit të vitit `89, me trenin e „Zi „ siq e quanin atëherë,  arriti në kufirin e Italisë, në Ciaso, që ndahet me Zvicrren, ku në atë kohë, të gjithë ata që posedonin Garantinë e punës dhe hynin në Zvicërr, duhet ti nënshtrohen një kontrolli  mjekësor, me çrast  në mënyrë të organizuar  dilnin përpara në kufi  njerëz  të caktuar,  të cilët i merrnin për çdo ditë punëtorët e rinj dhe mandej pas kontrollit, i drejtonin në vendet  e caktura të Zvicrrës.

Djaloshi e fillon punën në një fshat  të kantonit Graubinden, në një shtallë  me bagëti, ku para se t’ia filloj punës, ishte prezent  edhe vëllau i tij, icili e kishte bërë kontratën me punëdhënësin, duke ia  sqaruar në fillim disa gjëra  nga punë punëdhënësi, në mënyrë që të respektohet  puna dhe rregullat  familjare,  orari  i punës dhe i bukës .

Mirëpo, pasi largohet  vëllau i vet, i cili punonte dikun  largë nga ky vend, djaloshi  ndjehët  shumë  i vetmuar, me ç’rast nuk mund  t‘i përmbajë  lotët, por punëdhënësin  as që e brengosi  kjo gjë fare duke e urdhëruar  menjëherë t’ia  filloj punës, me heqë  dhe me bajtë plehun e shtallës, dhe shumë punë tjera, të cilat ishin të rënda për të.

Djaloshi i kaloi disa ditë dhe shumë të tjera, edhe pse ndiente lodhje si kurrë njëherë tjetër, ai  kishte vullnet të punoj, por  nuk e kishte as një ditë pushim, që të ç‘lodhet njëherë, dhe ditën e diell, në orët e hershme të mëngjesit, kur ishte në gjumin më të ëmbël rinor, vinte punëdhënësi sikur i tërbuar, dhe ia rrahte  derën më duar e këmbë, e më zë duke sharë në gjuhën e vet, me ç‘rast djaloshi nga befasia ngritej  sikur lepuri në shpejtësi dhe numëronte  para tij.

Kështu djaloshi e kaloj  sezonën e parë të kontratës, por tani çka do të bëjë, nëse shkon  në shtëpi, nuk ka shancë që të kthehet më,  nga regjimi i kohës, sepse  nuk do ta lejonin të kaloj kufirin pa e kryer shërbimin ushtarak, apo do ta dërgonin  ushtar me dhunë, prandaj vendosi të bisedoj me punëdhënësin e vet, që të vazhdojë punën edhe sezonën e dimrit, i cili e pranoj pa kundërshtim propozimin e tij, por me një kusht, që të punoj me një çmim  mjaft simbolik, dhe djaloshi  nuk kishte rrugëdalje tjetër, duke e pranuar ofertën e tij menjëherë,  te i cili punoj  disa sezona  tjera, pa kontratë të punës ( në të zezën), deri kur i skadoj edhe afati i pasaportës.

Një ditë prej ditësh, disa fëmijë duke lozur me njëri-tjetrin për rreth shtallës dhe grumbujve të sanës, djaloshi  e nuhati  një  erë shkrumbi, kur  pas pak  vërejti  shtallën e kapluar nga  tymi e flaka, dhe vrapoj  menjëherë  deri te shtalla mbrenda, duke i zgjidhë lopët nga zingjirët e tyre, të cilat nuk ishin më pak se 60-70 copë, dhe në pamundësi ti shpëtoj të gjitha, ato u shkrumuan bashkë me shtallën.

Me shpejtësi  vjen  punëdhënësi , i cili i drejtohet me  zë të ashpër djaloshit,  duke e akuzuar dhe tenton që ta lë fajtor, por fati e ndihmon atë, kur erdhën  disa fqinjë, të cilët i kishin parë disa fëmijë duke lozur me  flakadane rreth shtallës, me çrast dhe ia kishin futur  flakën ndoshta pa qëllim, mirëpo punëdhënësi nuk ndalet  me akuza, duke i thënë djaloshit, se nuk ka vepruar mirë, që i ka shpëtuar lopët e tij, sepse i paguan sigurimi, i cili e urdhëron djaloshin, që ti merrë plaqkat  e veta dhe të largohet  menjëherë nga prona e tij.

Djaloshi  nuk ishte në gjendje ta kundërshtojë punëdhësin dhe pa asnjë fjalë i merr plaqkat e veta dhe largohet në drejtim të ndonjë stacioni, duke menduar  se çka do të bëjë tani  dhe ku do të shkojë, dhe duke shpejtuar, që mos ta takojë policia në vendin e ngjarjes, sepse do ta merrnin në pyetje, apo do t’ia kërkonin dokumentet përsonale, të cilat i mungonin, por rrugës pa pritmas një auto  iu çfaqë para këmbëve të tij, dhe drejtuesi i automjetit e njofton të hyjë brenda, duke i buzëqeshur dhe duke i  thënë fjalë miradie  për veprimin që kishte bërë më herët në shtallë, i cili për t’i  shpëtuar kafshët  nga zjarri e kishte vënë në rrezik  jetën e vet.

Këtë njeri , e kishte  rastisë puna  e vet  dhe e kishte parë ngjarjen  me sy,  i cili banonte  jo shumë largë nga vendi ngjarjes,  por djaloshi nuk e kishte vërejtë, prandaj, në këtë rast   bëri një gjest human, duke e mirëkuptuar djaloshin, i cili e dërgon  te një koleg i veti disa kilometra largë,  për t’a ndihmuar  të strehohët, apo të punësohet.

Ishte viti  `93, tani djaloshi ndjehët  më mirë dhe më i lirë, duke punuar në një punishtë të luleve, i cili e kishte dhe ditën e vet të pushimit një herë në javë, me ç’rast e pushonte trupin e tij të lodhur e prej shtalbi, por nuk kishte afër ndonjë të vetin, që të ç’mallej më të. Dhe një të diele, ishte ditë vere dhe ditë pushimi, punëdhënësi e pyeti  djaloshin, se mundet ti shoqëroj në shetitje, atë dhe anëtarët e familjes së tij, të cilët ku do që shëtitëshin e merrnin edhe qenin e tyre me veti në auto, i cili e kishte vendi e vet të posaqëm. Atë ditë ata kishin planifikuar të kalonin kufirin në Gjermani, me ç‘rast ishte një festë tradicionale dhe bëhej festë e madhe, ashtu vendosën që mos ta lënë djaloshin në vetmi, edhe pse djaloshi nuk posedonte pasaportë, vendosën të gjejnë mënyrën dhe me pasaportë të qenit i bashkuan pasaportat e veta, duke ia treguar kufitarit vetëm figurativisht, i cili i urdhëron me dorë, që ta vazhdonin rrugën, pa i kotrolluar në detaje.

Djaloshi  me punëdhënësin e vet  e kaloj disa herë kufinin me pasaportë të qenit dhe ky, nuk pa  pasaportë më sy, deri në çlirimin e Kosovës, edhe pse disa herë provoj ta merr një pasaportë udhëtimi, por disa herë e mashtruan matrapazët e ndryshëm, duke ia marrë të hollat, dhe pasaportën ia falsifikuan me vulë të patatës, duke mos qenë në gjendje të shkojë në Kosovë disa vite me radhë, por fati e ndihmoj, që sot  të ketë pasaportën e Republikës së Kosovës, punon dhe jeton me familje në Zvicërr, i cili ka arritë të krijojë një standart të mirë jetësor në Kosovë, ashtu,  në firmën e ndërtimtarisë ku punon, është udhëheqës i grupit të punëtorëve, dhe është njëri ndër kontribousit më të dalluar, që e ndihmoj popullatën me  ndihma financiare dhe luftën e UçK-së.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: