Milazim Kadriu: Festivali Ndërkombëtar i monodramës
| E Hene, 06.05.2013, 07:12 PM |

Në Podujevë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i monodramës “Diellimono 2013”

Nga Milazim KADRIU

Duke filluar nga 8 maji artdashësit në qytetin e Podujevës do të kenë rastin që të përcjellin një eveniment kulturor që organizohet për herë të parë në Llap. Kështu gjatë pesë ditëve sa do të zgjas edicioni i parë i monodramës do të prezantohen artistë nga vise të ndryshme. Siç na tha organizatori i festivalit Gani Hamza në qytetin e Podujevës më 8 maj hapet për herë të parë Festivalit ndërkombëtar i monodramës “Diellimono 2013”. Ai tha se ky është edicioni i parë i monodramës që po nisë kësaj here me pretendim që të  jetë tradicional. Me këtë festival po i vihen themelet edhe një institucioni teatrore ne Podujevë, po hapet një dritare  ku  qytetaret  artdashës të Podujevës dhe rrethinës po edhe me gjere do të kenë rastin dhe mundësin qe ti shijojnë vlerat  kulturore teatrore nga Kosova Shqipëria Maqedonia Rumania Greqia,SHBA etj, tha Hamza. Ai ka shpresë që festivali të përkrahet jo vetëm nga artdashësit por edhe nga institucionet e pushtetit lokal dhe qendror ne të ardhmen.

Hapja solemne do te behet me 8 maj ne ore 19e 30 në  lokalet  “Beni Dona” (kati  i tret). Hapja e festivalit do të nisë me grupin e kitarës “Mirela” me këngë korale. Ndërkaq pjesën dramatike e bënë hapjen “Apollogjia” e autorit  Rrustem Mustafa. –Remi,  deklamon    aktori Gani Hamza, pastaj shfaqja “Qëndresa’ nga  Selman Lokaj, TKK . Hamza tha se në festival marrin pjesë aktor të mirënjohur si Bajrush Mjaku, Senad Abdyli, Klodiana Kadilari, Hazir Myftari etj që do të thotë se do të ketë shfaqje nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia, Rumania, Greqia ,Sh B A etj. Po ashtu do të ketë edhe disa shfaqje përshëndetëse të festivalit si dhe përurimi i librit “Në Evropë apo Europë” të autorit Rrustem Mustafa- Remi, komandantit të UÇK-së të ZOLL. Ndërkaq sa i përket çmimeve të këtij festivali Hamza tha se Festivali zgjate pese dite dhe do te jete konkurruese  çmimet kryesore do të jepen për aktorin më të mirë,aktoren më të mirë dhe çmimi Grand pri i festivalit. Ndërkaq vlerësimin për këto dhe çmimet tjera do të përkujdeset juria  e festivalit që do të jetë ndërkombëtare.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: