Mustafë Rugova: Shpirti dritë i bëftë gjithmonë!
| E Shtune, 04.05.2013, 08:59 AM |

Shpirti dritë i bëftë gjithmonë!

-Bekim Berishës = ABE-ja: - Lum ai  i lumi, sa bukur e ka fituar perjetesinë-

Nga Mustafë Rugova

Bekim Berisha, i njohur me nofkën e luftës  “ABE-ja", lindi më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejes dhe vdiq më 10 gusht të vitit 1998. Bekimi, biri i një familje bujare dhe liridashese ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit por në mbarë opinionin atdhetarë të Kosovës.

Kur kujtojmë këtë djal nane, këtë luftetar të pakurkund shoq, është e pamundëshme të permbahesh dhe mos të dridhet zemra per këtë vlerë të madhe njerëzore. ABE-ja,,ky djalosh fjalëpak, por më i madhi luftetar sot prehet i qetë në token dardane, e ku ne të tjerët e perkujtojmë me shumë mall duke u perkulur prane rrasës së vorrit me më t'madhin rrespekt. Lum ai i lumi, sa bukur e ka fituar perjetesinë! Atij sot, po i perkulen deri në tokë edhe gjeneralë të ushtrisë kroate, e ne, kjo na jep nderë dhe na ben krenarë që kishim nje djal nane kaq të mirë.

Nuk ka fjalë që mund të pershkuash gjithë tiparet e ketij djaloshi guximtar. Ai, edhe pse e dinte mirë se perballë kishte një ushtri nder më të fuqishmet ne Europë, i kishte shpallë luftë ,tamam sikur dragoji që i del n'mejdan kulçedrës duke e kqyrë vdekjen në dritë të syrit, dhe duke  i thënë asaj: - Pikë falë mos të qofsha! Këtu, ja ku më ke! Nuk e njohu kete frike dhe nuk e kurseu jeten per ta mbrojtur trollin e vet Dardan. Jam i bindur që shpirti i tij fisnik  edhe sot fluturon neper qiell per t'na mbrojtur nga e keqja...

Shpirti dritë i bëftë gjithmonë!

…!

Falë  trimave dhe heronjeve si ABE-ja  ky vend i yni i pafat gjatë gjithë historisë se saj, që guximshem dhe me zemer prej luanit i kane dalë zot Atdheut duke u bere fli per trollin e shenjte te Dardanisë.

Gjithë të verteten shqiptare, heroizmim, nderin dhe gjithe vlerat që i ka pasur pergjate gjithe historisë populli yne i pervuajtur, sot disa cuba, qe rastesia i ka vene ne piramiden e pushtetit, e te cilet deri dje sikur minjte ishin futur neper gropat dhe birat e tyre, dhe per çudinë e Zotit menjehere posa ishte larguar era e barotit, keta minje lakmitarë dualen prej labirintheve nentokesore dhe si hienat iu versulën Dardanise dhe po ia çkyejne lekuren edhe mishin pa meshirë.

Kryekeput kunder idealit te atyre qe dhanë jeten. Ndaj edhe ne që perpiqemi ti kujtojme të renet e kombit, shpesh, droj se, po i lëndojme ata!!


-Per ZSh-në, 30 Prill 2013-

(Vota: 48 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: