Elvi Sidheri: Kur Daci-ç bëhet të flasi për Shqipërinë... që mos mbettë njeri mbi faqen e dheut!
| E Shtune, 04.05.2013, 11:00 AM |

Kur Daci-ç bëhet të flasi për Shqipërinë... që mos mbettë njeri mbi faqen e dheut ! 

Nga Elvi Sidheri

Diku lexova këto ditë pasazhe nga një intervistë e zotit “mjaullimë”. . . pra kryeministrit Daci-ç, i cili mesa dukeshin bathët, për të shpjeguar para popullit të tij kryeneç detyrimin për të nënshkruar poshtë shikimeve kontrolluese të zyrtarëve të BE-së, me palën kosovare, kishte gjetur si arsyetim futjen në valle të Shqipërisë.

-“Kur të na bëhet Shqipëria perëndim, atëherë duhet të ketë ardhur fundi i Serbisë”!-citohej të kishte thënë ky turi-kungulli serb i cili për habi të Zotit është edhe kryeministër pale!

-“Në qoftë se Serbinë e kalon ekonomikisht edhe Shqipëria, të gjithë serbët do të duhet të bëjnë vetëvrasje kolektive”!-qe shprehur ai më tej.

E një grumbull dëng sa një pirg kashte, kishin vazhduar më pas fjalët e tij, të cilat mua nuk është se më interesojnë gjithësesi.

Përfundimet e menjëherëshme që nxora unë tak-fak, nga ky fjalim i z. Daci-ç, ishin vërtetë impresionuese.

Së pari, që neve shqiptarëve të Shqipërisë të na ofrohet në tabaka argjendi mundësia për t’i induktuar serbët drejt një harakiri kolektiv, është jashtëzakonisht ndjellëse.

Këtë më nevojitet t’a pranoj dhe nuk mund të bëj sikur diçka e tillë më është asnjëanëse.

Prandaj edhe do t’i përgjunjesha thellësisht Perëndisë, Zotit, Nënës Natyrë, Budës, Krishnës, zotërave të popujve animistë, Jehovait, atij burrit që ka shpikur fenë Mormone në Amerikë, perëndive të Inkave, Aztekëve dhe Majave të asimiluar nga spanjollët në Botën e Re. . . që vërtetë shteti im Shqipëria, së pari mos bjerë në recension për të mirën e banorëve të saj, pra bashkatdhetarëve të mi e së dyti që në një të ardhme, t’ia kalojmë edhe Serbisë dhe kështu ata (po e mbajtën rrjedhimisht fjalën siç pretendon Daci-ç “mjaullima”), të vrasin veten bashkërisht!

Serbia është në krizë të shumëanshme, këtë e dinë të gjitha macet dhe njerëzit në atë vend, maçoku Daci-ç po ashtu, se për këtë arsye ai edhe e pohon këtë fakt në publik që t’a dëgjojnë të gjithë nga goja e tij kryeministrore.

Sesi venë punët “çorap” ekonomikisht në Serbi e dinë mirë zyrtarët e atyshëm, FMN-ja dhe shteti i Federatës Ruse ku ata ikin me dorën shtrirë herë pas here për të kërkuar ndonjë copë euro ose rubël që më pas e kthejnë në dinarin e tyre të zhvlerësuar.

Serbia tashmë për një arsye të tillë po i qepet me të gjitha mënyrat trenit të Europës së Bashkuar, sadoqë më parë të njëjtin e ka refuzuar me përçmim disa herë duke i qëndruar pretendimit se ai vend nuk rri as fiks në perëndim e as në lindje në të njëjtën kohë.

Por një palë “pordhë” të tilla nuk kanë vend në kohën në të cilën jetojmë sepse Serbia nuk është Jugosllavia e dikurshme “bashkim-vëllazëruese” dhe mjaullima klithëse Daci-ç, sado të ngrefet si dac epshor, sërish me marshallin Tito, nuk të ngjan fare, as më ndonjë roje nderi përballë vilës së Josip Brozit nuk krahasohet ai e jo më tepër!

Prandaj serbët sot këmbëngulin që të mos iu shkëputet shumë Europa aspak e dashur për ta, duke parë se edhe Rusia është cazë larg Ballkanit (pa kufinj direkt me rajonin tonë mbi të gjitha) dhe ka edhe të tjera kruajtje koke përveç Serbisë (Sirinë, Kaukazin, punët e veta të brendshme, garën ekonomiko-ushtarako-politike me amerikanë, kinezë e indianë etj).

Por serbët kanë një të mirë (për ta), që kur duan të bëjnë shantazh, këtë gjë e thajnë fare!

“Bam” ndonjë barrikadë në Veri të Kosovës dhe e tërë diplomacia ngrihet në këmbë sikur të thuash ti se çfarë ka ndodhur.

Ja ca serbë lokalë, ca kokrra katundarësh kontrabandistë që kanë vite që vjedhin e shesin ilegalisht ç’t’u zërë dora ditën për diell, kanë vënë ndonjë gur mbi asfalt, kanë hedhur rërë, baltë apo kushedi se çfarë dhe me raste edhe kanë keqpërdorur ndonjë kryq që s’e ka sigurisht vendin në mes të rrugës, por në kishë (ndryshe quhet përdhosje në mos blasfemi kjo).

E çë pastaj?

Kujt iu bë vonë për këtë gjë?

Përveç banorëve shqiptarë (atyre të mbeturve në veri se të tjerët e dimë sesi janë përzënë me dhunë edhe pas çlirimit në 99-ën) që u pengohet komunikimi me jugun, të vetmit që e pësojnë në këtë rast janë vetë serbët e tjerë të veriut dhe aq.

Mirëpo në kancelaritë e larta të Brukselit, kjo gjë duket si Lufta e Tretë Botërore dhe alarmi merr dhenë!

Doli në rrugë kontrabandisti i naftës. . . t’a zemë Nebojsha nga t’a zëmë Zveçani i vogël që mezi e gjen në hartë dy shtëpi e një pus siç është. . . dhe u ngrit i veshur me flamurin serb përmbi një barrikadë.

Diku më tutje t’a zëmë Mihajllo i cili t’a zëmë është nga Leposaviçi dhe prej 14 vitesh shërben si “korrier” ushqimesh, kafeje dhe qumështi pa doganë për veriun dhe jugun e Kosovës, edhe ai ka vendosur shumë “patriotikisht” që të protestojë kundër pushtetit dhe “çizmes” shqiptare në rajonin e tij.

Si këta dy të parët do ketë bërë padyshim edhe të themi Dragomiri nga t’a zëmë Mitrovica e veriut, i cili pasi ka vrarë ose spiunuar me dorën dhe gojën e tij ndonjë shqiptar gjatë luftës, më tej prej kohësh merret me tregëti jo shumë të ligjshme gjëje të gjallë (prostitutash) në lokalet e zonës së tij larg dorës së ligjit kosovar ose serb.

Epo pikërisht sepse këta tipa njerëzish dalin të zënë rrugët për të protestuar, një diplomaci e tërë brof në këmbë sikur a thua ti çfarë të ketë ndodhur!

Serbët të jemi të qartë, shantazh nuk bëjnë vetëm me veriun e Kosovës, por ca si më tepër edhe me Bosnjen federative dhe Republikën Srpska aty në kuadër të asaj sajese të Dejtonit.

Të kishin mundur serbët do e kishin shantazhuar Europën (se Amerika nuk i pyet shumë nga ky krah dhe ka treguar që kur ia çajnë shumë dërrasat iu lëshon ca bomba të mira shumëtonëshe në majë të kokës në mes të Beogradit). . . edhe me rajonin e Sllavonisë lindore të Kroacisë (Vukovarin), por ç’e do që atje nuk iu eci plani dhe këtë shans e humbën që në vitet 90-të kur forcat kroate i morën prej të pasmeve serbët irredentistë të Krajinas dhe disa zonave të tjera rebele.

Gjithësesi shantazhin ata e kanë një art më vete dhe kjo u do njohur!

Neve nuk e kemi ose të njëjtën gjë sido që të jetë nuk dimë t’a bëjmë si duhet ndërkohë dhe me të tilla lojëra si dy shtete shqiptare, por edhe si komb nuk duhet të ngatërrohemi sepse rezultatet nuk do të jenë të kënaqëshme aspak në një eventualitet të atillë.

Problemi i serbëve është se ata sidoqoftë kanë mbetur tek shantazhi dhe prej aty nuk lëvizin dot.

Z. Daci-ç mjaullima, kur thotë që largqoftë një ditë Shqipëria të bëhet perëndim për Serbinë, me siguri që dëshiron që popullit të tij dhe botës, t’iu konfirmojë njëherë e përgjithmonë dyshimin e mirëbazuar, se ai vetë si serb i vërtetë, është një idiot me vulë!

Do të kishte vetëm një arsyetim për këtë pohim gomaror dhe ai do të ishte që Ivica Maçokiç Daci-ç, të jetë në realitet një ithtar i fshehtë i titizmës jugosllaviste dhe prandaj ai të mendojë ende si në kohë të Jugosllavisë e cila për të thënë të drejtën Shqipërisë sonë i vishej si “jarga kërmillit” rrotull nga të tëra anët.

. . . M’a lejoni metaforën në këtë rast, pasi sipas meje ne shqiptarët të tillë jemi, historikisht të ngadaltë, në dukje përtacë, por që qoftë edhe me shpejtësinë milimetrike e të pandjeshme të kërmillit përpara gjithësesi bëjmë, kurse përreth kemi ngahera jargë të tilla, gëlboqe sllave, pështyma turke e pse jo, edhe rrufë helene!

Pra edhe nga veriu të themi, por sido që të jetë, kurrësesi as atëherë sllavët nuk i kishim në perëndim!

Në Perëndim ne shqiptarët në lashtësi kemi pasur vëllezërit tanë ilirë të cepit të gadishullit italik, mesapët e japigët, ndërsa më vonë e gjer më sot aty kemi përherë diellin tonë që andej perëndon, në prehërin e kulturës perëndimore, qytetërimit të së cilës gjithmonë i kemi përkitur, megjithë pretendimet e shumëkujt, që shpirtin e ka nga Lindja, atje ku origjinojnë të tërë kundërshtarët tanë historikë, sllavë e turq mbi të gjithë (stepa ruse e shkretëtira mongole) dhe ku “lindin” të gjitha tezat antishqiptare historikisht.

Në Perëndim për neve ka qenë dhe është e do të jetë kurdoherë deti, kufiri ynë i fundit i tërheqjes përballë barbarëve ashtu si edhe malet mbi të cilat të parët tanë janë ngjitur sa herë ka dalë nevoja, kur sllavë me zjarr e hekur (Ivicat dhe Sllobodanët e dikurshëm) zunë fushat e luginat buzë lumenjve tanë apo kur më vonë nisën të silleshin nga këto anë edhe ca aziatikë të shkurtër me këmbë të hapura nga shalimi i përhershëm i kuajve dhe jataganë në duar e topa të mëdhenj me vete, pra turqit.

Por Ivicës do i kenë shpjeguar mendoj, qoftë edhe me shenja sikur të mos marri vesh tjetri me shkrim ose fjalë, që ai është kryeministër i një shteti të quajtur Serbi dhe jo i Jugosllavisë së shkrirë tashmë dhe të mbetur vetëm si një nocion historik.

“Premijer Srbije” pra jo “Jugoslavije”!

Z. Maçokiç. Kthetriç. Daci-ç pra në idenë time e ka të qartë që Jugosllavia nuk është më gjë reale e as ekzistuese.

Atëherë si pasojë ai e di edhe që Serbia efektivisht është në veri-lindje të Shqipërisë dhe që normalisht edhe Shqipëria ndodhet gjeografikisht (dhe këtë figurativisht nuk e luan as topi). . . në jug-perëndim të Serbisë!

Kështu janë gjërat pra, do apo nuk do ky kungulli i Halloween-it të cilin qytetarët e Serbisë e kanë votuar si kryeministër.

Tani është gjë e njohur që serbët ashtu si edhe grekët, sllavët e Maqedonisë etj, veten e shohin si qendrën e universit, normale kjo fundja se ndryshe nuk do ishin serbë, sllavë Maqedonie ose grekë, por njerëz të kthjellët me fakultete të plota mendore të cilët trutë i përdorin për gjëra të kuptimta dhe jo për fantazira të tilla fëminoro-delirante.

Por gjeografia është fakt dhe siç ka një pol veriu i cili ndodhet “rastësisht” në veri të planetit tonë, ashtu ka edhe një pol jugu. . . në jug.

Ka edhe një anë perëndimore të Europës dhe një tjetër lindore, si dhe një veriore e një jugore.

Në gjithë këtë lëmsh, neve jemi më në perëndim të Serbisë dhe ata më në lindje të tonën, pikë dhe me kaq mbyllet ky kontest!

T’ia bësh këtë të qartë z. Maçokiç. Kthetriç. Koteliç. Daci-ç, duhet punë serioze bindëse, ashtu siç do të ishte një sipëmarrje gati biblike që t’i mësoje një gomari shkrim e këndim, por sërish dikush duhet që të provojë t’a bëjë njëherë në mënyrë që kryeministri serb së paku kohën në këtë post të lartë, t’a shfrytëzojë për t’u përditësuar ca në lidhje me orientimin gjeografik, se ndryshe as shtëpinë e vet në Beograd nuk do t’a gjejë dot kur koordinatat t’i tregojnë se nevojitet të shkojë në lindje apo perëndim të kryeqytetit serb.

Serbët siç janë përpjekur të zhbëjnë gjendjen faktike etnike të Ballkanit qysh në çastin kur kanë ardhur (pa ftesë) në këto troje, duke fshirë nga kanë mundur popullsinë vendase iliro-arbërore-shqiptare dhe zënë vendin e saj me kolonët e gjakut të tyre, po në të njëjtën mënyrë tani mund të supozojnë se edhe perëndimi, pra “zapad-i” i tyre nuk është në krahun që e njeh tërë bota, por nga ndonjë anë tjetër sipas preferencës së serbëve, mundësisht andej nga nuk ka shqiptarë pra!

Por kjo nuk është e mundur.

Do të kishte një mundësi hipotetike që neve dhe shteti ynë të mos gjendeshim më në perëndim të Serbisë dhe kjo do të ndodhte atëherë kur serbët kolektivisht si popull të zgjidhnin që harakirin për të cilin fliste kryeministri i tyre z. Maçokiç. Kthetriç. Koteliç. Bishtpërdredhuriç. Daci-ç, t’a bënin duke u hedhur të mbyteshin (ose thjeshtë të lanin së paku mëkatet e tyre të pafundme historike). . . drejt e në thellësitë e detit Adriatik!

Me atë rast, do të kishim vërtetë ca milionë serbë vetëvrasës në perëndim të vendit tonë (ose “vetëmbytës” në ujët e kripur të detit, tek i cili më në fund do të arrinin ndërsa për kaq shekuj nuk ia kanë dalë dot t’a kapin duke mbetur gjithnjë pranë burimit pa pirë ujë, pra pa dalje detare), por edhe llogaritë me ta do t’i kishim larë njëherë e mirë si në ëndrrën më të bukur të çdo populli vendas të shtypur nga barbarë ardhacakë siç janë serbët pikërisht, i cili pra vegimin më të artë e ka tek zbimi përfundimtar i uzurpuesve shekullorë jashtë trojeve të tij.

Mënyrë tjetër serbët për të mos qenë neve në perëndim të shtetit të tyre nuk kanë, këmbës t’i bien po deshën!

Ose të gjithë “me kuç e me maç” duhet të emigrojnë masivisht majë qerreve, karrocave, makinave, trenave dhe kamionëve për diku në Europën Perëndimore.

Edhe ashtu do të mund të vendoseshin gjeografikisht ata në perëndim kundrejt nesh, por ndërkohë tokat që ua kanë pushtuar paraardhësve tanë mijëra vjet më parë, do t’i zbraznin dhe pse jo, ndonjë shqiptar mund të merrte sërish rrugën mbrapsh për në tokën e vjetër stërgjyshërore!

Në secilin eventualitet tjetër, neve mbetemi në perëndim të serbëve dhe të Serbisë, kjo gjë nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë.

Nuk ka nevojë që Shqipëria të bëhet zyrtarisht vend i Bashkimit Europian në mënyrë që ajo të jetë në perëndim të shtetit serb dhe njëkohësisht edhe po ia doli Serbia (ku i dihet, nuk vetëshqyhen ata si ne me njëri-tjetrin dhe për gjëra të rëndësishme si integrimi dhe armiqësia kundër shqiptarëve përherë janë “NJË”). . . që të futet para nesh në atë komunitet, sërish neve po në perëndim të tyre do të jemi sepse gjeografia nuk është një shije apo fakt politik.

Këtu e 14 shekuj më parë, ilirët dhe sot shqiptarët, duke kaluar edhe nga arbërit, kanë qenë dhe mbeten në perëndim të serbëve.

Kur ata e morën me turravrap drejt tokave tona pjellore, duke lënë pas mëmëdhenë sllave andej nga janë rusët dhe ukrainasit e sotëm, Iliria si dhe tashmë Shqipëria, ishin simboli i Perëndimit për ta, kjo gjë në kaq kohë të gjata, pas vrasjesh, zjarri, gjaku e tmerresh të papërshkrueshme që janë kryer prej tyre mbi ne, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrën e kurrës.

Megjithë praninë e farave të ndryshme budallenjsh filo-mongolë e filo-sllavë midis nesh, neve shqiptarët jemi perëndimorë në bazën e ADN-së sonë, jemi gjeografikisht në perëndim të sllavëve, ashtu siç edhe vetë Perëndimi për serbët për shembull, tek ne e ka fillin dhe më pas vazhdon me Italinë nga krahu tjetër (ashtu si dhe deti që është mbrapa nesh, ne e kemi mbrojtur atë nga ndotja prej prezencës serbe në brigjet e tij).

Gjeografia nuk është relative, as e ndryshueshme nga dëshira e dikujt (qoftë ky edhe një “vizionar” i shquar si z. Maçokiç. Kthetriç. Koteliç. Bishtpërdredhuriç. Daci-ç)!

Sa për pjesën tjetër të pohimeve të tij të sinqerta, pra që po ua kaluam neve atyre ekonomikisht, të gjithë ata do të duhej të bënin vetëvrasje kolektive, unë të qeshë kryeministër i Shqipërisë, do të bëja gjithçka të mundur që sikur edhe për 0. 1% t’ua merrnim në kthesë serbëve për nga të dhënat e zhvillimit ekonomik e më pas do prisja nëse fjalët “profetike” të kryeministrit serb do të bëheshin realitet.

Se kushedi kështu zgjidhnim edhe një rrugë e ca punë, pra nga një anë rregullonim jetesën e shqiptarëve falë nivelit të përmirësuar ekonomik e nga krahu tjetër hiqnim qafe një shushunjë jetëgjatë siç janë treguar të jenë serbët gjatë gjithë këtyre shekujve bashkëjetesë të detyruar me ta në këtë gadishull.

Një shqyerje “mes vedit” e jona dhe një vetëvrasje e serbëve, kurrë nuk ka përbërë as sensacion e aq më pak habi në fund të fundit!

Ne jemi përleshur mes nesh, po aq sa kemi luftuar me mish e me shpirt kundër çdo armiku, ashtu siç edhe serbët janë vetëvrarë qysh nga 1389-a (humbja e kremtuar me gaz e hare si askund tjetër në planetin tonë). . . në 1990-ën kur e shkatërruan me duart e tyre Jugosllavinë ku bënin pikërisht serbët ligjin dhe “kokrrën e pallës” e gjer më 1999-ën kur i hynë detit me këmbë (domosdo se nuk e njohin, s’kanë qenë kurrë popull pranë detit ata). . . dhe u futën në luftë me tërë botën. . . derisa “e hëngrën paq”!

Për t’a mbyllur sa më këndshëm këtë shkrim, po i dedikoj kryeministrit z. Maçokiç. Kthetriç. Koteliç. Bishtpërdredhuriç. Daci-ç. . . edhe një tip vjershe fëminore që se ç’m’u kujtua nga vegjëlia.

“Na ishte kush na ishte. . . e një Daci-ç me bishte, që ecte e vraponte. . . dhe pordhat (mufkat, pallavrat, dokrrat) i lëshonte!I priste kush i priste. . . dhe Nikoliçi i priste, Vuçiçi i qëronte dhe Jeremiçi në OKB i kafshonte!



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: