Remzi Limani: Si të mbetemi partnerë të adhuruar?
| E Shtune, 04.05.2013, 04:57 PM |

SI TË MBETEMI GJITHNJË PARTNERË TË ADHURUAR?

Imazhi i femrës së paraqitshme në sytë e mashkullit, ku prehej eleganca dhe pastërtia e saj e nartë..., natyrshëm  bëhet shtysë e fortë për të qenë në përqafimin e një gruaje për të qarë dhe për të qeshur në prehërin e saj... Kjo reçetë e thjeshtë, gjithnjë e aplikueshme nga gratë e kultivuara dhe mendësia e tyre kreative, për ta joshur partnerin dhe për ta siguruar vendin e tyre pranë një bashkëshortësie të sigurt.

Nga Remzi Limani

Bashkëshortësia është një marëdhënie e vullnetshme, në mes një çifti paraprakisht të dakorduar, që jetën e tyre ta kurorëzojnë dhe shijojnë në frymën e dashurisë, tolerancës dhe miërkuptimit reciprok. Këtu, rolin kryesor e ka gruaja, e cila, natyrshëm duhet të jetë Lulja e shtëpisë në sytë e familjarëve – e në veçanti në sytë e bashkëshortit të saj. Për të qenë kështu, gruaja, karshi obligimeve ndaj punës dhe shtëpisë (natyrisht me ndihmen e familjarëve), ajo, patjetër duhet t`i kushtoj kujdes pamjes së saj fizike, e cila na vie si pasqyrim i bukur dhe i këndshëm për të qenë pranë saj dhe krah saj. Në këtë kuptim, sjellja e gruas, me tipare të një zonje autorotative në kuptimin e pranueshëm për të gjithë, atë e vesh me petkun e të adhuruarës së shtëpisë, farefisit dhe miqësisë. Këto vlera, të një gruaje mirifilli të edukuar dhe të qytetëruar si duhet, fatkeqësisht sikur po zbehen prej ditës në ditë. Pra, nëpërkëmbja e vlerave familjare, traditës dhe obligimeve të natyrshme ndaj të tjerëve, irracionalja e të menduarit njëkahorë, pa përfilljen e të tjerëve, ato sikur të pavetëdijshme  veshen me petkun e marrëzisë së panevojshme – duke i përbuzur gjithë të mirat e servuara mbi tryezën e shenjtë familjare dhe duke mos qenë të zonjat ta kuptojnë lumturinë e tyre. Këtu, disa prej tyre, pa menduar me logjikën e shëndoshë, kërkojnë zbatimin e disa normave të nxjerra nga kokat e tyre, duke e anashkaluar njerëzoren, pa i përfillur ata që duhet pasur respekt ndaj tyre, ato verbërisht  bien ndesh me parimet e jetës bashkëshortërore dhe njerëzoren...

Si të mbeteni gjithnjë e preferuara e tij?

Pa asnë dyshim, gracka e parë ku biem të gjithë ne është dashuria! - andaj, për të qenë zonja e parë, e dashur dhe grua aktuale; gjithnjë në formën e duhur, gjithnjë e adhuruara e familjes dhe e preferuara e bashshkëshortit aktual, nuk është ndonjë filozofi e madhe. Të gjitha femrat, të cilat rezonojnë shëndetshëm dhe posedojnë bazën e institucionit të mirëfilltë familjar, nuk e kanë aspak vështirë të jenë sinonim i grave - nënave të mira dhe të emancipuara me të gjitha vyrtytet njerëzore. Përveç të përmendurave pozitive të cekura më lartë këtij shkrimi, femrat duhet të bëjnë kujdes në tretmanet e veçuara mbi trupin dhe pamjen e tyre – ngase, imazhi i femrave, mrekullisht të kultivuara, i bënë meshkujt të lërojmë nëpër mendjet e tyre dhe këndshëm të përhumbur të shtrihen nën hijen e mbretërisë së tyre për tu mbushur frymë jete... Në këtë kuptim -  gruaja duhet ta ruaj freskinë dhe të jetë e lakmuar në sytë e partnerit të saj - mundësisht, asnjëherë nuk duhet lejuar që gruaja të mbyllet në vetvete - pa ndonjë shkas, që nuk e arsyeton sjelljen dhe disponimin e saj emocional... Pra, nëse vazhdoni të mbylleni brenda vetvetës tuaj, duke i avancuar idetë e pakuptimta, pa ndonjë arësyetim të natyrës kuptimore, do të zhyteni në baltën e gjallë, të gatuar nga mendja e juaj. Ky do të ishte një gabim i madh, i cili krijon boshllëk të panevojshëm në raportet bashkëshortërore, duke lënë vend për të diskutuar...

Poqëse gruaja vë buzakuqin dhe benë makiazhin e duhur vetëm atëherë kur përgatitej për në punë dhe, pa menduar për rolin e saj në vazhdimësi... në kthimin e tyre nga puna,  pa hezituar, sikurse të djallëzuara zhgarkohen prej çdo gjëje e cila i bënte të duken femërore dhe të freskëta në sytë e burrave të saj. Ato, nëpër hapësitat banesore veshin çfarëdo që gjejnë atypari, duke u shndërruar në diçka krejtësisht tjetër nga ato që dukeshin në mëngjes dhe gjatë orarit të punës në sytë e të tjerëve, pa i shijuar pamjet e tyre – ata të cilët duhet shijuar, ngase janë dakorduar të frymojnë së bashku... Kjo mënyrë irracionale dhe si e tillë e papranueshme për syrin dhe shpirtin e njeriut, na jep imazhin e vrazhdë të një gruaje krejtësisht të pavetëdijshme për pasojat dhe çrregullimet e një harmonie bashkëshortërore, e cila kultivohet dhe qëndron mbi parimet e dashurisë dhe të bukurës. Imazhit hyjnor, format trupore dhe freskia e aromës së paçtë – që së bashku prodhojnë aromë gruaje me pamje të mobilizuar... Në këtë kuptim, duhet pasur kujdes të përhershëm, sepse, burrat, por njëkohësisht edhe gratë, në vazhdimësi kërkojnë hulumtime të reja në fushën e bukurisë dhe lojës së tyre..., për tu ngopur me atë që ua therrin sytë dhe mendjen e mbështjellë me fantazi... Pra, për të mos e kërkuar diku tjetër atë që u mungon burrave apo grave në shtratin e tyre, për këtë duhet pasur kujdes dhe respekt për vetvetën dhe partnerin tuaj. Dhe, sësrish këtu. rolin kryesor e luan gruaja dhe mendësia e saj e kultivuar për të qenë gjithnjë e  preferuara e meshkujve - sepse, kujdesi i saj na dhuron aromën e një gruaje të veçantë në kuptimin estetik dhe psikologjik, që me pamjen e saj, na bënë të  magjepsur – ngase: “Dita e kreh flokun për natën e zjarreve”... Pra, imazhi i femrës së paraqitshme në sytë e mashkullit, natyrshëm  bëhet shtysë e fortë për të qenë në përqafimin e saj... Këtë reçetë të thjeshtë gjithnjë e  kanë aplikuar gratë e kultivuara nga mendësia e tyre kreative, për ta joshur partnerin dhe për ta siguruar vendin e tyre pranë një bashkëshortësie të sigurt. Pra, kjo punë, nuk do shumë mend... këtë e kanë bërë edhe gratë e pashkolluara, ngase, femra është pjellë dhe krijesë e veçantë nga natyra dhe si e tillë, natyrshëm merr rolin mbi krijimin e një fryme shtyse, e cila me pak mund e bën çdo burrë për veten e saj...

Si të futemi në dhomën e gjumit?

Kur mendojmë, ose biem dakord me partnerin se duhet të përgatitemi për në dhomën e gjumit... atëherë, çifti duhet pasur parasysh: se në shtratin e dashurisë hiqen të gjitha maskat dhe gradimet zyrtare... Aty nuk ka kategori të veçuar njerëzish e as tituj mbretëror... Në vorbullën e dashurisë shpalosen të gjitha etjet dhe kërkesat e natyrshme fiziologjike, si  inercione epshesh normale dhe humane për të qenë në krahët e të preferuarit apo të preferuares. Këtu pra, në dhomën e gjumit, duhet kuptuar: se loja e shtratit duhet kultivuar pa asnjë rezervë, larg botkuptimeve të së kaluarës dhe mediokrotetit primitiv. Akti i dashurisë, duhet të  trajtohet si një seancë e rëndësishmë për të filluar dhe për të përfunduar me një fitore mbi mrekullitë e bukurive përrallore dhe përjetimeve të përbashkëta dashurore... Dhe, për të qenë të suksesshëm në shpalosjen e lojës së përbashkët hyjnore..., paraprakisht duhet të jemi të denjë krahas rregullave dhe kërkesave të lojës dhe shenjtërisë së saj... Pra, në dhomën e gjumit duhet hyrë të larë në qumështin e luleve, me të mbrendshmet e një dizajni paksa ndryshe nga të përditshmet – jo gjithnjë me pamje dhe ngjyra te njejta monotone... Pastaj, në arenën e dashurisë, duhet të shtrihemi të pikur me vesën e aromave të preferuara, të cilat, kohë pas kohe duhet ndërruar, për të sjellë freski dhe shtysë për një seancë të re dashurie. Dhe, pas disa kohësh, i rikthehemi sërish aromës së parë, e cila na përkujton kohën dhe të kaluarën e një nate të bukur lozonjare...

Në këtë kuptim të njëtrajtshëm, por edhe në shumë kuptime tjera mbi jetën dhe kënaqësitë e shumta - jo vetëm trupore – kënaqësia e madhe vjen atëherë kur arrijmë ta kënaqemi edhe tjetrin pranë nesh – pra, jo vetëm në kuptimin e lojës së shtratit, por në kuptimin e njerëzores dhe të përditshmërisë sonë - si domosdoshmëri për të qenë brenda lumturisë dhe proceve zhvillimore të njeriut dhe brenda rrethit të tij, ngase, dashuria për njeriun në çfarëdo kuptimi dhe forme që na servohet – ajo është humane dhe si e tillë fiton pozitën e duhur dhe bëhet e  preferuara jonë...



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: