Selim Nëngurra: Konvertimi i Lubozhdës në islam
| E Diel, 28.04.2013, 11:11 AM |

KONVERTIMI I LUBOZHDËS NË ISLAM

(…dhe historia e dhimshme e fatit tragjik të familjes se Palok Shqiptarit)

-…Disa shkojnë aq larg sa islamin e sjellin në trojet e shqiptarve shumë dekada para se me pushtue Perandoria Osmane trojet e Gadishullit Ilirik. Dhe per çudi derisa kjo shtresë e shpirtshitunve antishqiptarë trumpetojnë këtë propagandë false, asnji nga shkenctaret e as akademiket e Dardanisë nuk bëzan-

Nga Selim M. Nëngurra

Meqense nga paslufta në Dardani gjithandej qyteteve e fshatnave po ndertohen xhamija, meqense rrugve të qyteteve dhe fshatnave të trojeve shqiptare shifen burra me mjekrra e pantollona të shkurtë si dhe gra të mbulueme me perçe e safrabeza, diçka që kurr ma parë nuk ishte pa në trojet tona, dhe per faktin se sot në portalet e internetit me të madhe propagandohet per fen islame , fe kjo e cila erdhi shumë vonë në trojet shqiptare në Gadishullin Ilirik e në veqanti per faktin se tash edhe tekstet shkollore të shqiptarve po kerkohet të permirësohen sepse nuk ban të shkruhet e mësohet e vërteta! E vërteta se Turqia osmane ishte pushtuese, e dhunshme, ishte kobi ma i madh që ka mund ti ngjaj nji populli. Unë me shumë mund arrita ti mësoj disa fakte per dy fshatna të Dukagjinit të Dardanisë dhe dy ngjarje tragjike që kanë ndodhë në to që dëshmojnë se Turqia jo vetem se ishte pushtuese e pamëshirshme, por ajo ishte e betueme per ti zhdukë shqiptaret nga faqja e dheut. Dhe per ta arritë qellimin sulltani osmanli perdori disa mënyra që të gjitha bashk ishin dredhi perfide e nji anmiku shumë të rrezikshem të shqiptarëve.
Në pushimet e verës te vitit 2011 në Istog gjeta rastësishtë dy libra të nji autori per mue krejtësishtë të panjoftun dhe padyshim se nuk do i bleja ato libra per faktin se tash libra po shkruejn deri edhe injorantet, por titulli i librave më terhoqi vemendjen dhe vendosa ti blej. Ishin këto librat e Hasan Zekaj " DY GJYTETE THËRRASIN NDËRGJEGJEN" ( Monografi rreth Krasniqës së Vendit) vëllimi i parë dhe i dytë. Pra pasi jam vet i fisit Krasniqe nuk muj të mos i bleja ato dy libra dhe fatmirësishtë kam ba mirë dhe i kam tash këto si thesar me vleftë të madhe.
Meqense këte shkrim e baj ekskluzivisht per portalin ZEMRASHQIPTARE.NET me të drejtë që ta botojnë edhe revista gazeta e portale tjera cilatdo qofshin ato nese e shofin të arsyeshme botimin, do kaloj menjihere te tema e këtij shkrimi per ti pershkrue dy dëshmi per dy fshatna , nji per Krasniqen e Vendit që asht fshati ku kan lind të paret e mi neper shekuj stergjysh, katragjysh , gjysh e baba im dhe tjetra per Lubozhdën (Nengurren) ku kam lind unë vet para 58 vjetve pasi gjyshi im shkaku i persekutimeve të pushtetit të Jugosllavisë mbretnore ik nga Krasniqja e Vendit dhe vendoset në Lubozhdë afer miqve të vet familjeve të mëdhaja  e kombëtare Çetina dhe asaj Kadaj .
Disa injorantë e kodoshë antishqiptarë sot me të madhe trumpetojnë gjithandej se pushtimi turk osman paska pas kenë shpetimi i shqiptarve se perndryshe do asimiloheshin të gjithë e do shkriheshin në popujt sllav shkaku i fesë së krishten që ata kishin para se me u pushtue nga turqit osmanli. Disa të tjerë thonë se islami si fe asht i vjeter te shqiptarët dhe percaktojnë edhe qe sa kohë paska ardh kjo fe te shqiptarët. Disa shkojnë aq larg sa islamin e sjellin në trojet e shqiptarve shumë dekada para se me pushtue Perandoria Osmane trojet e Gadishullit Ilirik. Dhe per çudi derisa kjo shtresë e shpirtshitunve antishqiptarë trumpetojnë këtë propagandë false , asnji nga shkenctaret e as akademiket e Dardanisë nuk bëzan. Me këta antishqiptarë shqipfolsa kryesishtë mirren shqiptarët e niveleve të ndryshme. Por, të ndershem e patriotë panderpre dalin me fakte të kunderta ndaj këtyne trushperlamve islamikë që flasin shqip.
Në faqen 141 të librit të dytë " GJYTETET THËRRASIN NDËRGJEGJEN " (Kujtesë e trashigimisë kulturore rreth Krasniqës së Vendit) studjuesi Hasan Zekaj shkruen;  " ... Ndërkaq, në Radac popullata ishte e besimit të krishten dhe e kishte Kishen e vet, e cila gjendej te " Livadhi i Kishës " që sot asht afer Centralit elektrik.
At Pren Doçi, klerik i besimit katolik, ka sherbye në këte Kishë. Këte fakt e verteton mikrotoponimi " Kroni i Doçit". Në shtesen e relatës së ipeshkvit Pjetër Karagaqit per famulinë e Pejës, shkruen se misionar apostolik në këte kishë ishte Don Ndre Braçani, në vitin 1725, në misionin e të cilit hyn edhe fshati Jabllanica me 10 shtëpi e 50 antarë.
Pasi që nji nga vëllaznit, vija Doçi, të izoluem në Maskodër, nuk kishte pranue ndërrimin e fesë, nga katolik në musliman, me gjithë familje ishte largue, prandaj këta trashegimtarë të Doçve janë kusheri krasniqas, të Jabllanicës së Madhe të cilet rreth viteve 1850 - 1870 janë shperngul dhe vendos në vendin Nepole që tash quhet KRASNIQE. Nga këto vite familjet krasniqase të Jabllanicës së Madhe e Radacit fillojn me të madhe kalimin në islam, edhe kisha e fshatit Jabllanicë e Madhe shendrrohet në xhami e cila edhe sot shifet se dikur ishte kishë. Asaj i asht ndertue vetem minarja dhe janë ba disa ndryshime minimale ¨per ta pershtat per objekt kulti islam" .
Sot disa shqipfolsa islamikë thonë se xhamija e Jabllanicës asht e vjeter së bashku me Blinin që ka në oborr mbi 600-700 vjet, ama po harrojnë këta se vjetersia e objektit asht e sakt por se ky objekt ishte ndertue kishë ma së pari dhe funksionojë si e tillë me shekuj derisa para 143 vjetve me presionet e sundimtarve osmanli dhe valiut të Pejes shendrrohet në xhami.
Pra z. Hasan Zekaj asht marr ma shumë me faktet historike të ngjarjeve të asaj kohe dhe ma pak me pasojat e pas ngjarjeve.
Ndërsa në Lubozhdë (Nengurrë) asht nji dëshmi tjeter se besimi islam ka arrit te shqiptarët shumë, shumë vonë, por kur arriti, arriti me dhunë e tmerre dhe me tragjedi të disa familjeve që nuk pranuen të konvertojnë.
Kur pata botue librin monografik "NENGURRA E ISTOGUT " askush nga të vjetrit nuk më ka tregue (me gjithë insistimin tim) pse në varrezat e lagjes së Kodrës (Shalës së Eperme) janë disa varreza katolike. Kanë qenë rrugtar dhe kanë vdekë rrugës e i kanë varros aty, -më thoshin disa nga pleqet e fshatit.  Askush nuk më ka tregue pse në fushat e Lubozhdës në vijë të drejtë ajrore diku 800 metra nga rruga magjistrale Istog -Vrellë asht nji krue që quhet KRONI i FANËS. Kurreshtja ime ishte mos kjo ka lidhje me shqiptarët e besimit katolik, sepse kisha pak njohuni se në Mirditë asht nji lum apo edhe nji zone e madhe me disa fshatra që quhet Fan.
Mirpo jam bind se qenka e saktë thanja e popullit tonë se nuk shkon askush gjakhupun.Unë rastësishtë veren e vitit 2012 dhe edhe në viziten time vendlindjes në nandor 2012 hasa në disa histori per Lubozhden, per mue deri ato çaste të panjoftuna. Mora shenime dhe me to erdha në Norvegji. Mirëpo tashma kisha para vetes nji punë të madhe e cila asht e randësishme dhe jetike per populin shqiptar, per bashkfshataret e mi lubozhdas si dhe per historinë e sakt të shqiptarve që vujten si gjarpni nen gur ne kohen e pushtimit osmanli.
Nga Sarpsborg i Norvegjisë vuna kontakt me mikun tim të shtrejt z. Bardhec Prenaj dhe ky me porosinë time pasi kishte gjetë disa pleq në Klinë të besimit katolik me tregon se çka i kishin thanë ata dhe me këte u vertetue 100% ajo që unë ma parë veç kisha nuhat dhe kisha mësue per Lubozhdën time , per historitë e saj të dhimshme e tragjike.
Diku rret viteve 1855 në Vrellë vjen nji imam i cili kishte marr mbi supe barren per ti konvertue në islam të gjithë shqiptarët e Vrellës , Lubozhdës dhe fshatnave të tjerë të rrethit që ishin nen imamatin e xhamisë së Vrellës. Fatmirësishtë në Lubozhdë nuk ka pas kurr xhami.
Ky imam perfid e i rrezikshem arrin ti bind komplet fisin Shalë të Lagjes së Kodrës si dhe ate pjesen tjeter të Lagjes së Rrafshit (Pepajt) që ta perqafojnë islamin. Pasi kjo ndodhë familja Palushi shqiptarë të krishten katolik nuk konverton, nuk pranon asnji ryshfet as me poste çaushesh apo agallaresh per ta ndrrue fenë e vetë gadi dymijvjeçare. Ishte familje e madhe kjo, kishin disa dhetra hektar tokë buke në fshat dhe në bjeshket e Shymekut diku mbi 300 hektar mal e kullosa. Hoxha i Vrellës per diku pesë vite nuk arrin ti tremb burrat e familjes Palushi dhe ky imam i pashpirt kur shef se dukatët e sulltanit nuk i joshin zemrat shqiptare per ta tradhtue fenë e të parve perdor taktiken e vëllavrasjes. Me ditë me radhë në xhaminë e Vrellës pasi falej namazi dhe në mbramjet e gjata të ndejave ne odat e shalnjanve të Lubozhdës ky imam arrin ti bind ata që ti vrasin djem familjes shqiptare katolike  Palushi. Kështu në veren e vitit 1860 shaljanet e Lubozhdës i vrasin tre djem çoban familje Palushi. Posa i sjellin kufomat nga bjeshka dhe i varrosin , me urdhnin e imamit islamik shaljanet të bashkuem i vin te dera plakut Palushi dhe i japin afat ultimativ që ose të konverton të bjen shahadet ose ta lëshoj fshatin në afat perj 24 orve. Nxinet ngusht ky burr malësor, me luftue me nji katund nuk kishte se si lufton. Edhe me u vra me vëllazen të nji gjakut , me komshit që deri dje kishin pas dekë e dasem bashk, që deri dje kishin festue keshnella e pashkë bashk, që deri dje kishin ba lutjet e ishin rrefye para prifti në kishen e fshatit e cila kishë i ka gjurmet edhe sot e kësaj dite te Kroni i Lubozhdës në qender të fashtit nuk ja merrte mendja. Andaj vendosi ti çon fjalë kumares së vet që kishte te familja e fisit Shalë në Tomoc te familja Shatri.
Me besen e kumares nga familja Shatri ikun naten nëper terrin e zi familje Palushi me teshat vesh pa pas afat me marr asgja nga prona e vetë që me vite e kishin ba me djersë e mund. Kumara i garanton deri te kalojnë Uren e Kujavçit që asht posa dilet nga qendra e Istogut dhe  këtu bin në NORE të Nrekë Tanushit nga Bërkova dhe ky i dergon në fshatin Marmullë. Këtu të ndihmuem nga miqët dhe me punen e palodhshme familja Palushi rifillon jeten e re. Mirpo pas disa kohesh mesohet se fisi i familjes Palushi paska qen në gjak me marmullasit dhe perseri detyrohen me ik per ti shpetue hakmarrje kanunore dhe me këte rast plaku Palush vendos me i nda djemet dhe ata shkepen. Nji mbetet në Dolc që sot quhen Tomë Beqt nga e cila asht edhe familja me mbiemnin Quni, tjetri shon në Klinë ku edhe sot janë familja e madhe e Palush Sylve dhe dy shkojnë në Krushevë të Madhe që janë sot Nue Balet dhe Nek Dodët. Pra nga plaku Palushi që u vra e u dëbue me dhunë nga toka e pasunia e vet në fshatin Lubozhdë në vitin 1860 sot në Klinë, në Krushevë të Madhe dhe në Dolc ka disa dhetra familje dhe janë disa qindra burra e gra, djem e vajza.
Asht e tmerrshme kjo ngjarje. Asht tragjike sepse nji familje persekutohet per të vetmin faj se nuk don, nuk pranon me ndrrue besimin. Pas largimit të Palushit me familjen e vetë, pasunin e orenditë shtepiake e veglat e punës si dhe shtazet shtëpiake i plaçkisin vendasit e Lubozhdës, ndersa token e tyne e marrin dhe e ndajnë mes veti , por jo gjithmonë bien dakord me ndamjen dhe kjo bahet shkak edhe per perplasje mes tyne. Asht i njoftun fakti se në lagjen e Kodrës ka pas nji ngatrresë mes vëllaznive dhe bash te Kroni i Fanës asht gjet ( shumë vite ma vonë ) i vdekun i pelsitun me krrepnajë në fyt e i coptuem me sopatë nji burr shaljan. Asht folë se kjo ngatrresë ka ndodhë per çeshtje morali, ama unë vras mendjen, pse ndodhi kjo vrasje mes vëllaznish shaljan bash te Kroni i Fanës, krue ky që e kishte rregullue Palushi para disa dekadave. Athue i ka gjet mallkimi i nanës së djemve të Palushit që të paret e këtyne shaljanve ja vranë pa asnji faj në bjeshket e Shymekut?! Padyshim se po,- mendoj unë. Ai mallkim i ka zanë edhe disa nga bijtë e atyne shaljanve që detyruen me ik nga shtëpia e prona e vetë plakun Palush sepse hisja e këtyne nuk u shtue. Ndersa Zoti , ka shperblye pasardhësit e Palush Shqiptarit sepse nga pasardhësit e ti sot janë perplot dy katunde (Dolci e Kusheva e Madhe) dhe vet qytetza e Klinës.
Pronat e Palush Shqiptarit, mal e kullosa 300 hektar shaljanet pa asnji rezistencë ja leshuen kolonve serb Jovan Ristiqit e Stojk Ristiqit në bjeshket e Shymekut.
Andaj kush asht ai që më thotë mue se islami asht i vjeter te shqiptarët? Shembujt e Jabllanicës së Madhe, Radacit e Lubozhdës deshmojnë se islami nuk ka ma shumë se 120-150 vjet veprim në trojet shqiptare.
Kush më thotë mue se nuk ka pas konflikte mes shqiptarve shkaku i feve. A nuk e deshmonë të kunderten rasti i dhimshem e tragjik i Palush Shqiptarit në Lubozhdë në vitin 1860?


-Borgenhaugen : 28. 04. 2013-

(Vota: 33 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: