Dedë Preqi: 27 Prilli, masakra e Mejës dhe Korenicës
| E Diel, 28.04.2013, 06:00 AM |

27  PRILLI,  MASAKRA  E  MEJËS  DHE  KORENICËS,  RADHITËT  E DYTA  PAS   SREBRENICËS

Nga Dedë Preqi

Terrori, dhuna dhe masakrat e regjimit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999, ishin qëllimet më makabre dhe më antinjerëzore, që mbanë  mend dhe shënon historia e njerëzimit, që pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ia kalon luftës fashiste hitleriane, me metodat më ç‘njerëzore, që përveq ekzekutimëve të njerëzve të pafajshëm, kufomat e tyre i zhdukën, duke i fshehur dhe varrosur në varreza masive nëpër djerrinat e Serbisë, për t’i   humbur gjurmët  e krimit.

Në Kosovë u bënë masakra të dhimbshme dhe tragjedi të tmershme, të cilat janë bërë me paramendim nga forcat paramilitare, ushtarake dhe policore serbe, kundër popullatës së pafajshme shqiptare, siq ishte edhe  Masakra e Mejës dhe Korenicës, e cila radhitët e dyta pas Srebrenicës.

Kjo pjesë e errët dhe e dhimbshme e historisë shqiptare, rrjedh  nga qëndrimet e një sistemi fashist dhe hegjemonist serb,  i cili kishte për qëllim dëbimin dhe ç’farosjen e popullit shqiptarë nga trojet e veta  etnike, që të kolonizohet me sllav nga viset e ndryshme të Serbisë,  dhe për ta riokupue Kosovën në tërësi.

Masakra e Mejës dhe Korenicës, ishte e ngjajshme me masakrat e Bosnjës, veqanarisht me atë të Srebrenicës, ku kriminelët serb nën udhëheqjen e regjimit të Millosheviqit, masakruan më shumë se 8300 burra të pa armatosur dhe të pafajshëm musliman të Bosnjës.

Edhe pse në Kosovë kaluan 14 vite të pasluftës, 27 Prilli i vitit 1999, në Meje dhe Korenicë të Gjakovës, kjo ditë risjellë kujtime të tmershme, që ka kryer fashizmi serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.  Në këtë masakër, përveq grupeve të ndryshme kriminale, muarën pjesë edhe fqinjët e maskuar serbo-malazez, të cilët në këtë ditë i ekzekutuan afro 500 civil shqiptarë të pa armatosur, që ishin pleq, gra dhe fëmijë, ndër ta, ishin 377 burra,  që i ndanë për t’i ekzekutuar, dhe kufomat e tyre i ngarkuan në kamiona të ndryshëm, duke i bartur dhe fshehur në varreza  të ndryshme masive nëpër Serbi dhe gjetiu.

Sa herë që vie 27 Prilli, kujtohet kjo masakër e dhimbshme, deshte e nuk deshte, sidomos  nga familjarët e të rënëve, të cilët presin  14 vite, bijtë dhe bijat e veta,  që Serbia nuk i  kthenë  eshtrat e tyre,  ashtu kujtojmë edhe shumë masakra të tjera  të dhimbshme në tërë Kosovën, të cilët kanë të njëjtën brengë e dhimbje në shpirt, duke kujtuar edhe  qindra e mija martir të kombit, dhe ata që ranë në vijën e parë të frontit, ballë përballë me armikun shekullor serb, i cili nuk i kurseu as fëmijët në barkun e nënës shqiptare.

E tërë Kosova, ashtu edhe qyteti i Gjakovës, në atë kohë ishte tërësisht i okupuar e i rrethuar nga kriminelët e regjimit serb, ndërsa kolonat e njerëzve  të afro 15 fshatrave të rrethit të Gjakovës, të cilët kalonin përmes Mejës dhe Korenicës, në drejtim të shtetit amë, me ç’rast ndalëshin burrat për t’i  ekzekutuar, ndërsa  femrat në anën tjetër për t’i  ç’njerëzuar.

Përjetimet e kësaj masakre janë të tmershme, që rrallë ndonjëri e ka pasë fatin të shpëtojë nga kjo tragjedi  dhe gjenocid, e cila i preku të gjitha thellësitë e shpirtit njerëzor, ndërsa kriminelët aspak , sepse nuk kishin ndjenja njerëzore dhe sedër fare.

Shqiptarët u dëbuan, u burgosën, u malltertuan dhe u masakruan nga kriminaliteti dhe regjimi serb, vetëm  pse synuan  të mbizotërojnë lirinë dhe demokracinë në vendin e vet, si çdo popull që frymon i lirë në botë, sepse jeta nën robërinë serbe, ishte jetë e robëruar, e cila e shqyente  shpirtin e njeriut dhe ekspozonte thellësitë e qenjes njerëzore.

Edhe pse  me vonesë, por ky tmerr e shqetësoj Bashkësinë Ndërkombëtare dhe botën demokratike, me ç’rast u bashkuan dhe u akorduan Forcat e NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke bërë aktin më human në historinë njerëzore, për të mbrojtë nga asgjësimi një popull të tërë dhe të pafajshëm nga agresori serb.

Edhe pse vitët po kalojnë, kjo tragjedi e tmershme dhe të tjerat nuk mund të harrohen lehtë, të cilat storie të tmershme dhe të rënda  kujtohen gjithmonë nga memoria e njerëzimit shqiptarë, sidomos e familjeve dhe të afërmëve të tyre, të cilët presin me padurim, se një ditë të afërme të kthehen eshtrat e më të dashurve dhe të prehen në tokën e vet, dhe jo t’i mbajë peng Serbia, për përfitime të veta politike.

Në një intervistë prof. Engjëll  I. Berisha, i cili e kishte  humbur  vëllanë dhe shumë anëtarë tjerë të familjes në këtë masakër, thotë: „ Ndonëse e kemi  menduar vrasjen nga armiqtë, por kurrsesi  nuk e kemi menduar zhdukjen e kufomave“ .

Martirëve të rënë në këtë masakër, iu është ngritur  Qendra Përkujtimore e 27 Prillit, në fshatin Meje të Gjakovës, në shenjë përkujtimi dhe respekti, e cila e muar emrin „Lëndina e Pikëllimit“ ,  dhe kjo Lëndinë pikëlluese, jo vetëm e këtyre trevave të Gjakovës, por është Lëndinë  Pikëlluese e mbarë kombit shqiptarë, e cila përveq  simbolit të  vet kombëtar, ajo e ka edhe simbolin e tolerancës ndërfetare, ku në këtë vend janë të varrosur së bashku shqiptarë katolik dhe musliman, që do të thotë, nuk ka armik që i ndanë shqiptarët, as të gjallë dhe as të vdekur, të cilët janë gjithmonë të bashkuar në idealët e tyre.

Është shumë e prekshme dhe jo njerëzore, që sa vite kaluan nga kjo masakër dhe shumë masakra tjera në Kosovë, kriminelët serb janë ende të lirë e të pa arrestuar, të cilët shëtisin ku do, ndërsa  Bashkësia Ndërkombëtare  dhe BE-ja, nuk bënë trysni të duhur ndaj Serbisë,në ndjekjen e kriminelëve dhe në vend që t’a ndëshkojë për këto masakra  dhe forma gjenocidiale, atë e graduan me liberalizimin e vizave dhe po e avansojnë, që së shpejti ta merr edhe statusin e kandidatit për tu futur në gjirin e BE-së.

Përgjegjësit e kësaj masakre dhe shumë masakrave tjera në Kosovë, të cilët i murën jetët e shqiptarëve të pafajshëm, duhet t’i  ndëshkojë ligji dhe drejtësia, dhe besojmë në faktin se, një ditë do t’i  ndëshkojë dhe vet perëndia, për të gjitha këto të këqija.



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: