Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (3)
| E Hene, 22.04.2013, 05:00 PM |

HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVORE (3)

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Nili Borshi, në kapituj të veçante të librit “I monaci basiliani d’Italia, in Albania”, tregon per aktivitetin e misionareve dhe analizon raportet e himarjoteve e të prijesave të tjere albanezë me Vatikanin.

Në fakt, prijesit albanezë, që nga viti 1478, ishin nismetaret dhe insistuesit, per krijimin e lidhjes antiturke, madje kishin shpresuar shume ne aleancen me Papet dhe me shtetet e tjera europiane, por si dihet, Papet e Romes me shume mendonin te ruanin besimin katolik ne keto territore, se sa te ndihmonin himarjotet me financime dhe me arme, per nje lufte çlirimtare, qe do te çonte ne pavaresine e Himares e te provincave te tjera albaneze. Qendrim me indiferent mbajten mbreterite europiane, te cilet me shume ishin spektatore dhe vetem kur ndjenin nga larg rrezikun turk, fillonin te dergonin disa ndihma te vogla.

Himarjotet u shquan ne rezistencen kunder turqeve. Ata kryen sakrifica te jashtzakoneshme për te ruajtur autonomine dhe besimin katolik, si deshmojne misionaret basilian ne relacionet e shumta, ku pershkruajne kalvarin e popullit te Provinces se Himarës per te mbijetuar ndaj presionit te vazhdueshem te Perandorise Osmane. Megjithate, këto përshkrime jane te shkurtera e fragmentare e nuk arrijne te shprehin plotësisht realitetin e shtypjes dhe te terrorit, qe ushtronin turqit ndaj himarjoteve.

Pushtuesit turq e perndoqen, e shtypen dhe e masakruan ne menyre mizore popullin tone. Historia njeh shume reprazalje te egra te turqeve, qe e masakruan popullaten e pambrojtur, duke kryer nje gjenocid pa preçedenta.

Kronikat e kohes deshmojne se turqit e ndeshkuan rende rezistencen albaneze, madje çdo levizje e shtypen egersisht e ne vazhdim kryen masakra mizore dhe kunder popullates civile, nder te cilat me te rendat e te paharruarat jane ato ne Morè, ne Çidhen, ne Kruje, ne Kelmend, ne Shkoder, ne Prizren, ne Gjakove, ne Berat, ne Himare etj, ku turqit ekzekutuan me qindra mijera banore te pafajshem, te moshuar, gra e femije e shume te tjere i moren rober e i derguan ne Turqi.

Ne se, ndonje dite, do te hapen arkivat turke e do te publikohen te dhenat e plote per keto masakra, bota e sotme do te tmerrohet nga ky gjenocid.

Kronisti turk Kemal Zadè, per luften e Krujes shkruan: “Me urdhër të Padishahut u vranë pamëshirë, te gjithe ata  që u kapen te  gjallë, vendi u plaçkit, gratë dhe fëmijët u morën robër dhe u derguan ne Anadoll”. Kronisti Kritobuli (Critobuli Imbriotae) , ne librin“Corpus Fontium Historiae Byzantinae, per luftën e Krujes, shkruan: “albanezet preferonin vdekjen se sa të binin në duart e turqve. Kur ndiqeshin nga turqit dhe nuk gjenin vend mbrojtje, hidheshin nga shkëmbinjtë, në greminat e thepisura, ku mbeteshin te vdekur".

Ne letren e pare te vitit 1577, si dhe ne shume te tjera ne vazhdim, prijesit dhe populli himarjot i shkruan Papeve, per humbjet e vazhdueshme njerezore, qe pesonin ne luftimet kunder turqeve, tregonin per masakrimin e popullates te pambrojtur himarjote, theksonin se pushtimi turk i kishte çuar ne mjerim ekonomik, i informonin dhe per presionin e pushtuesve per islamizimin e popullates, por dhe deshmonin me krenari e dinjitet, per besnikerine ndaj fese katolike dhe kembenguljen e tyre per te fituar pavaresine.

Ne vitin 1594, himarjotet i derguan leter Papes Klementi i VIII, ku i kerkonin te forcohej aleanca ndermjet Romes dhe Himares e t’i dergonte ndihma per te luftuar pushtuesit turq.

Papa Klementi i VIII, ne leter pergjigjien, qe i dergon Dilectis Filliis Senioribus Chimarrae - me kenaqesi bijeve dhe zoterinjeve himarjota, i fton te mbajne gjithmon lart fene katolike dhe i pergezon per sakrificat qe kryejne per Lavdine e Zotit dhe mbrojtjen e fese (“pro Dei gloria et fidei defensione”), ndersa ne vazhdim, si per te mos harruar, shkurt i u shkruan e ju premton ndihma, per te flakur tej skllaverine. Natyrisht keto ndihma do te arrijne me vonese dhe me pakice, jo ashtu si i kerkonte dhe si i duheshin popullit trim e te martirizuar te Provinces se Himares.

Ne shekullin XVII kryengritjet anti turke perfshine ne mase popullaten albaneze. Ne kete levizje antiturke nje rol te veçante kane dhene kleriket katolikë albanezë, te cilet u bene pioneret e rilindjes tone kombetare, duke kontribuar ne rizgjimin e ndergjegjies kombetare dhe ne nxitjen e organizimin e kryengritjeve per t’u çliruar nga pushtuesit mizor turq.

Himara dhe shume krahina e tjera albaneze, u ngriten kunder pushtuesve turq, por per fat te keq, keto levizje nuk arrijten te bashkohen e te krijojne nje koalicion unik mbare-albanez, kesisoj Pernadoria Otomane arriti t’i shtypte me egersi, njera pas tjetres.

Nje faktor tjeter, qe ndikoj ne thyerjen e albanezeve, ishte fakti se popujt e tjere fqinj, si greket, serbet e bullgaret, nuk u ngrijten kunder tuqeve e kesisoj nuk i perkrahen kryengritjet e albanezeve, çka e favorizoj Pernadorine Turke te grumbulloj ushtri te madhe dhe t’i shtypi revoltat e popullit tone.

Per kete situate, Papa Urbani VIII ishte i preokupuar, per çka ne vitin 1624, ne nje leter pergjigjien qe i dergoj Patriarkut te Ohrit Porfirio Paleologut dhe Krye Peshkopeve te Bullgarise, te Serbise e te Maqedonise se Poshteme, e  kritikon pasivitetin e Greqise, e cila gjithmone ishte grindavece dhe gjithmone munguese (ne origjinal: la Grecia sempre riottosa e sempre assente) dhe i u ben thirrje Patriarkanave dhe prelateve, t’i u drejtohen besnikeve te kishes, qe te bashkohen ne lufte per te larguar skllaverine.

Papa Urbani i VIII ishte i preokupuar per mberritjen e vazhdueshme te emigranteve albaneze, te cilet per t’i shpetuar persekutimeve, shtypjeve, mjerimit dhe presionit per t’u islamizuar, braktisnin atdheun e vazhdonin te vinin ne Pulia, Kalabri e Siçili. Shume prej tyre ishin nga Provinca e Himares.

Papa Urbani i VIII kishte dhene urdher, te ndihmoheshin per t’u sistemuar ne vende te pershtateshme, si dhe te dergoheshin prifterinj me origjne albaneze per te asistuar ne lutjet dhe jeten e tyre shpirterore.

Gjithashtu, Selia e Shenjte, kishte ngarkuar Propoganden Fide, te dergonte prifterinj katolike ne territoret veriore te Albanise, por me shume ne zonat e jugut, ku ndihehesh mungesa e tyre e ku po rritej si qendrimi antagonist i kishes ortodokse, ashtu dhe ku presioni i ideologjise islame ishte shume i forte.

Ne vitin 1633, ne Himare u dergua me mision murgu nga Kreta Neofit Rodinò, i cili pasi i kishte marre votat, u emerua missionarius in Chimarram Albaniae (misionar ne Himaren e Albanise). Krahas aktivitet fetar, Rodinò eshte shquar dhe si shkrimtar e nder veprat e tij, nje vend te veçante kane dhe kujtimet per vitet e kaluara ne Provincen e Himares.

Per aktivitetin shpirteror dhe human te ketij murgu basilian, ka lene shenime te shumta Peshkopi i Myzeqese dhe Mekembesi Shpirteror i Himares Andrea Arkadi Stanila dhe historianet Rodotà dhe Imzot Ingoli, qe ka qene sekretari i Kongregacionit te Shenjte te Propogandes Fide, i cili dhe mblidhte informacionet qe deergonin misionaret.

Ne kohen kur ende ndodhej ne Itali, misionari Rodinò mori letra nga Krypeshkopi i Janines dhe nga Peshkopi i Paramithise, te cilet e ftonin te shkonte per te predikuar ne katedralet e Janines e te Paramithise dhe te zhvillonin mesha se bashku. Pra si kuptohet keto ishin katedrale te kishes katolike te ritit Roman, ndones vite me vone, se bashku me ato te Ohrit do te benin shizmen e u konvertuan ne ortodokse.

Ai i mirepriti propozimet, por u kerkoj qe keto vizita shpirterore t’i kryente ne nje periudhe te me voneshme, pasi me pare do te prezantohej ne Himare, sepse u kishte dhene fjalen dhe e prisnin himarjotet dhe se ishte shume i preokupuar per gjendjen ne cilen ata ndodheshin. Gjate kohes qe ndodhej ne Napoli, mblodhi shume materiale kishtare, bleu vete me shpenzimet e tij kryqe te shumta bronxi, si dhe fonde per kishat e manastiret e kesaj krahine.

Murgu Rodinò u vendos ne qytetin e Himares, e cila ishte qendra nga rrezatohej aktiviteti i misionareve neper fshatrat e tjera per rreth, madje dhe ne Korfuz, ne Janine e ne tokat ne thellesi, ne krah te Provinces se Himares. Me kryqin ne dore, Ai levizte per dite neper grykat e maleve te Himares dhe te Vunoit, takonte popullin, qe jetonte i izoluar ne keto terrene te ashpra, u sherbente atyre, qe nuk kishin pasur mundesi te degjonin predikimet e nje prifti katolik, u gjendej prane njerezve, qe kishin nevoje per konfort, organizonte mesha, si dhe ndihmoj shume ata, qe per arsye te izolimit, kishin injoruar pagezimin e femijeve.

Aktiviteti i Rodinò nuk kishte kufij e krahas vizitave shpirterore neper fshatra, lagje e shtepi te vetmuara ne shkrepat e bregdetit te Himares, shkruan historiani Rodotà, ai organizoj dhe shkollat fetare, si te katekizmes e te rrefimit, vizitonte te moshuarit, qe nuk mund te shkonin ne kishe, frekuentonte manastiret dhe famullite e krahines, kontribuonte ne edukimin shpirteror dhe vangjelizimin e banoreve te kesaj krahine te martirizuar. Populli i Provinces se Himares e degjonte dhe e nderonte e kjo ishte fitorja me e madhe e murgut Rodinò.

Ne kete periudhe kohe, ishin acaruar konfliktet dhe konkurrenca ndermjet kishes ortodokse dhe kishes katolike, qe funksiononte prej shekujsh ne keto treva. Kesaj situate antagoniste, Rodinò nuk mund t’i shpetonte, madje u bë viktima e provokimeve dhe presioneve te ortodokseve. Ne kujtimet e tij Andrea Arkadi Stanila shkruan: “... dhe pse i ftuar nga Metropoliti i Janines, gjate predikimit ne Katedrale, e nderprene dhe e nxorren jasht, ndersa ne Korfuz, nje protopapë i quajtur Floro e goditi me shpulla dhe e ofendoj me fjale te renda...”

Ne nje leter te vitit 1637 derguar Selise se Shenjte dhe Propogandes Fide, Rodinò informonte dhe per aspekte te kultures e te zakoneve te veçanta te popullit te ketyre trevave. Nje nder keto letra pershkruan ritin e çuditshem te vajtimit (vajet, vomet, kùja) per te vdekurit, qe praktikohej nga te gjithe banoret e Himares. Ai shkruan se vajtimi i grave me shkuljen e flokeve ishte rrenqethes. Kete zakon, e krahason me ritin e lashte te hebrejve ne token e Kanaan, madje e konsideron te njejte me vajtimin per vdekjen e Patriarkut Jakob. Vajtimin me aq dhimbje e me fjale te vajtocave himarjote, Rodinò e vlereson si sjelle respekti te pastert, per te vdekurin.

Nga shkrimet qe ka lene, nuk rezultojne te kete pasur bashkupntore te tjere misionar, por nderkohe tregon se, ne kete aktivitet intensiv, shoqeruesi i tij i perhershem ishte albanezi Demetrio, prifti himarjot, te cilin Ai e vlereson shume per inntiligjencen dhe e quan “nder te shkolluarit, qe i besoj”, madje e kishte ngarkuar me perkthimin ne gjuhen albaneze te katekizmes, qe e kishte realizuar me nivel te larte e ne menyre elegante.

Gjate misionit ne Provincen e Himares dhe me gjere, misionari Rodinò tregon, se ka perdorur gjeresisht dhe “Doktrina e Krishtene” te Pieter Budit. Rikujtojme se hartimi i kesaj vepre, kishte filluar shume vite me pare, me urdherin e Papes Klementi i VIII dhe u botua ne Roma ne vitin 1618 si Katekizma e Shen Roberto Bellarmino (1542 – 1621), te cilen me pas e perktheu ne gjuhen albaneze At Pieter Budi. Nga pikepamja letrare, me teper se katekizem, kjo veper perfshinte 53 faqe  me poema fetare, qe jane dhe poezite e para, qe njohim ne dialektin e gegerishtes. Pjesa me e madhe e ketyre vjershave jane perkthime nga gjuha latine, por disa prej tyre jane dhe krijime origjinale te At Pieter Budit.

Doktrina e Krishtene” ne gjuhen albaneze u botua ne Rome ne vitin 1637, si rezulton nga nje leter e Imzot Ingoli, ndersa botimi tjeter u realizua ne vitin 1664.

Vepra te tjera fetare te perdorura nga misonaret basilian ne Himare ishin dhe “Rituale Romanum” nje koleksion me lutje dhe sakramente ne gjuhen latine, te shoqeruara me komente ne gjuhen albaneze nga Pieter Budi, si dhe vepr tjeter e tij “Speculum Confessionis - Pasqyra e t’rrëfyemit”, qe ishte perkthim nga italishtja e vepres Specchio di Confessione te Emerio de Bonis dhe te pershtatur ne gjuhen albaneze nga Pieter Budi,

Ne udhetimet e shumta ne fshatra e neper famullite, ne takimet me prifterij dhe popullin e sidomos ne vizitat ne manasiret e Provinces, murgu Rodinò propogandoj e shperndau “Doktrinen e Krishtere” ne gjuhen albaneze – shkruan historiani Rodotà - e ne kete menyre ndikoj ne rritjen e kultures dhe ndriçoj shpirterat e kesaj popullate katolike, forcoj vlerat morale, hapi shkolla dhe kesisoj, para se te largohej nga Himara, gezoj rezultatet e aktivitetit te tij misionar dhe pa ripertritjen e Kishes Katolike e te sakramenteve”.

Ne ato vite, shkruan Ciril Korolevski, kur misioni funksionoj rregullisht, Provinca e Himares shenoj nje rritje kulturore e shpirterore, shenoj masivizim te besimit fetar, duke shprehur besnikeri ndaj Selise se Shenjte.

Ne nentor te vitit 1648, Rodinò u largua nga Himara, fillimisht shkoj ne Nivica te Epirit, ndersa ne vitin 1655 rikthehet ne Napoli.

Ne analizen permbledhese te vepres te murgut Rodinò, At Nilo Borshi shkruan: “ka kaluar shume kohe dhe sot, ngjarje te shumta politike kane peshtjelluar moralisht  dhe materialisht kete popullate e keto troje. Kush e di? Ndofta ekziston ndonje dokument tjeter i vlefshem, qe do te evidencoje e do te rikujtoje vepren bamirese te Rodinò. Ndofta ne kishen e vjeter, kambana e vogel, qe i dhuruan ne Napoli, vazhdon te shperndaj tingujt e embel, si dikur ne kohen kur Ai i therriste himarjotet per meshe ose per ketekizem”.

Pas largimit te murgut Rodinò, qe e kurorzoj me suksese aktivitetin apostolik me besimtaret katolike te Provinces se Himares, rrezikohej nderprerja e misionit te basilianeve. Ne pritje te nje kandidati te ri, me se fundi, doli ne skene Simeon Lascaris, prift aortodoks grek nga Konstantinopoli, i cili pasi kishte mberrijt ne Rome u konvertua ne katolik dhe i kerkoj Propogandes Fide, t’i ngarkohej te shkonte me mision ne Albania.

At Nilo Borshi, duke i u referuar dokumentave te Propogandes Fide per Imzot Lascaris, shkruan: “Per fat te keq, personi qe e pasoj Rodinò, nuk ishte ne lartesine e tij, nuk shprehte shpirtin e abnegimit dhe as te sakrifices, por se paku garantoj vazhdimesine e misionit te basilianeve”. Imzot Lascaris ne fakt eshte nje figure misterioze, e dyshimte e me veprime qe e ka preokupuar Bashkesine e Shenjte te Propoganes Fide.

-...Vazhdon, në numërat e ardhshëm-

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-        

 - 22 Prill, 2013-



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: