Beqir Cikaqi: Takim me Diasporen në Itali
| E Marte, 16.04.2013, 05:00 PM |

Takim me Diasporen në Itali

Ekskluzive nga Beqir Cikaqi

Në vazhden e takimëve që organizon Ministria e Diasporës rreth Konsultimëve Publike për Konceptin e Projektstrategjisë për Diasporën dhe Mërgatën  2013 – 2018, të shtunen me 13 prill  2013,duke filluar na ora 17.00,  në Sallen e CGIL , rruga Dandolo nr.8, në Treviso, u organizua takim me komunitetin shqiptar, ku përveq një numri të madh të bashkëatdhtarëve ishin prezent edhe zyrtar nga Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë.

Nikoqire e këtijë takimi ishte Shoqata ILIRIA dhe komuniteti shqiptar që jetonë në Treviso, e pjesëmarrës përveq shqiptarëve që jetojn në Privincën e Trevisos  kishte edhe shqiptar nga pjesa tjetër e Italisë veriore, si nga Bolzano, Triesta,  Bassano, Padova, Venecia, Belluna, Udine, etj.

Prezent ishte Kunzulli i Kosovës në Romë, veprimtaria e shquar e qështjes kombëtare, e njohur si nënlokja e Triestës, znj. Vitore Stefa-Leka, mësuesit e Shkollës Shqipe të Bassanos,  Ragip Thaqi e Merita Berdica, drejtuesit e Shoqatës KOSOVA nga Bolzano, etj.

Delegacioni nga Kosova , përbëhej nga:

- Mentor Borovci, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrin e Diasporës,

- Ruzhdi Halili, zyrtar në zyren e Kreministrit - Zyra për Planifikm Strategjik,

-Avni Dervishi, këshilltar i Kombëve të Bashkuara, në Programin për zhvillim.

Këtë takim e hapi kryetaria e Shqatës ILIRIA, dot.ssa Ermira Zhuri, ndërsa e drejtoi z. Xhafer Berisha- nga komuniteti shqiptar në Itali, që jeton në Firenca.

Z. Berisha falenderoi nikoqirët për kushtet e krijuara, si zërimin, monitorin,mikrofoni lëvizës, qindra kopje të  dokumentit u shpërndajtën për të pranishmi, si dhe simbolet kombetare e shtetërore të Republikës së Kosovës të vendosur në pjesen e dukshme e vende të duhura. Gjithshtu i falemenderoi edhe  të pranishmit, ku prezent ishin një numer i madh i bashkëatdhetarëve. Fjalë miradie në adresë të organizatorëve  dhe pjesëmarrësve adresuan edhe  qeveritaret e personalitetet tjera që ishin prezent.

Ndër të tjera u tha në këtë tubim me komunitetin shqiptar:

Jemi tubuar këtu, që të diskutojmë një dokument, për herë të parë të ketijë lloji që  kushtohet diasporës , gjegjësisht neve  që për arsye të ndryshme jemi detyruar ta lëshojm vendin e lindjes, por jo edhe ta braktisim, sepse atdheu ishte, është edhe do të mbetet i shejntë, krahas gjuhës  së ëmbël shqipe, krahas simboleve tona komëtare  dhe historisë së lavdishme të popullit shqiptar.

Koncepti për Draft- Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018

Që është në diskutim në gjithë diasporen, e që do ta diskutojmë edhe ne sot këtu, shifet se është menduar të jetë sa më gjithëpërfshirës, dhe sipas kësaj që shkruhet këtu, nëse nuk mbetet vetëm në letër, do të jëtë një stimulim i veqant që diaspora jonë nuk ka pasur deri me tash nga organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të shtetit tonë, që është shteti më i ri në botë e i njohur deri më tash nga rreth 100shtete .

Në bërjen e shtetit, që sot quhet Republika e Kosovës, kan hise të gjihë, kuptohet  dëshmoret, invalidet e luftës, luftëtarët e lirisë, janë më meritorët, por kontributi i diasporës shqiptare në përgjithësi anemban rrozullit tokësor, ku bën pjesë edhe mërgata shqiptare këtu në Itali, është i veqant, andaj  mendojë se organet shtetërore të Kosovës  kan edhe një obligim ndaj kësaj pjese të popullit të vet, të cilin si duket edhe kan n kuptuar. Dhe shpresojmë se do ta realizojmë bashkarisht, e nuk do të mbetet vetem në letër.

Edhe pse  Koncepti për Draft- Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, është hartuar nga  ekspertë,  ku në diskutim publik ka Dalë nga punëtoria e parë e Grupeve Punuese për hartimin e Strategjisë për Diasporën 2013-2018 organizuar nga Ministria e Diasporës dhe përkrahur nga zyret e UNDP dhe IOM në Kosovë, ka disa vërejtje e sygjerimi , që duhet plotësuar, si domos kur bëhet fjalë për diasporen e Italisë.Vërëjtjet dhe sygjerimet që dolen nga ky takim janë, do të merren  në shqyrtim, u zotuan  zyrtaret qeveritar dhe të Ambasadës, duke i përcjellur në istancat ma të larta shtetërore, aty ku është përpiluar ky draft.

Ndër shqetsime tjera, që nuk jan përfshirë fare në:

Draft- Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, e që duhet të ndërmerret urgjentisht diçka në këtë drejtim, për diaspren  kosovare, në mënyr që mos të ndihemi të diskriminuar është se:

-Të zgjidhet sa më parë çështja e sigurimëve të makinave,

-Taksa e shërbimëve për pasaporta të mos jetë  30 e 100 euro, por të jetë vetëm e para, se është diskriminuese kur dihet se diaspora e pëson më së shumti.

- Ministria e Diasporës në bashkpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme, duke shfrytzuar edhe Ambasaden e Republikës Kosovës në Romë të konaktojne me oganet kompetetnte  të Italisë, për legalizimin e patent shoferëve, se pse vetem patent shoferët e Kosovës (nga i gjithë rajoni) nuk njihen nga organet vendore, dhe bashkëatdhetarët tan  pësojnë me dënime të larta dhe marramendëse.

- Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, të insistojë që sa më parë, të përfshihet gjuha shqipe në mësimin e rregullt italian deri në shkollën e mesme të ultë.Dhe deri atëherë të gjejë forma për stimulimin e shkollave  egzistuese dhe hapjeven  Shkollave shqipe të Mësimit Plotësues.

- Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme, duke shfrytzuar edhe Ambasaden e Republikës Kosovës në Romë, shqyrtojë kërkesën dhe nevojen e domosdoshme parë për hapjen e një Konzulate nga Republika e Kosovës në veri të Italisë, edhe ate në Treviso -si qender kryesore e  e aktiviteteve  kulturore, dhe me një përqendrim të madh të të diasporës kosovare, kështu do të e lehtësonte shumë punen e  Ambasadës në Romë, dhe  do të i ndihmonte bashkëatdhetarët tan nga Kosova, të cilët vetëm për një vërtëtim për një të sapolindur duhet të bëjë jë rrugë të gjatë. Në këtë formë dotë stimulohej moralisht  edhe  në një form materialisht  diaspora  kosovare ( ku për hapjen e një Konzulate, është menduar edhe një peticion, që do të iu adresohet organeve kompetente).


13 prill 2013, Treviso-Itali

(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: