Hilmi Saraçi: Kah po shkon shëndetësia e Kosovës
| E Enjte, 04.04.2013, 08:05 PM |

Kah po shkon shëndetësia e Kosovës

Nga Hilmi Saraçi

Këto ditë kisha disa telashe me shëndetin. Kjo edhe sikur me ka nxitur  që të shkruaj disa rreshta për shëndetësinë,   për të arriturat dhe dobësitë në këtë fushë të rëndesishme për jetën e njeriut, respektivisht kah po shkon shëndetësia e Kosovës dhe çka duhet bërë në këtë fushë.

Tani kaherë jemi dëshmitar se shëndetësia ka mbetur pas dore dhe sikur mungon  një kujdes i duhur dhe një përsprktivë në të ardhmen..Në këtë fushë mungon angazhimi i duhur  nga Ministria për Shëndetësi  si dhe nga papërgjrgjesia e disa mjekëve (personelit mjeksor) gjatë ushtrimit të profesionit të tyre nëpër ambulanca , nëpër klinika shëndetësore , nëpër ordinanca private. Për këto dukuri ,sidomos për dobësitë dhe papërgjegjësinë e  tyre (disa mjekëve) është bërë mjaft fjalë, por kësaj radhe edhe vet konstatova për se afërmi gjat kohës  kur isha duke kërkuar një intervenim kirurgjik.

Mungon etika dhe pergjegjësia mjeksore

Në disa  ambulanca, klinika spitalore dhe ordinanca private, në të shumten e rasteve mungon kujdesi dhe angazhimi i duhur, jo vetëm ndaj pacientëve ,por  në përgjithësi mungon rendi dhe intervenimi i mjekut (Ministrisë për Shëndetësi) në kohën e duhur për menjanimin e këtyre dobësive. Kështu pritja e pacientëve para ambulancave dhe klinikave spitalore është e patolerueshme dhe shqetësuese.Mjekët ,siq verejta , nuk mërziten shumë për këto parregullësi dhe tollovi të panevojshme. Ata e kanë mendjen në ordinancat e tyre private në të cilat nga pacientët nevojtar marrin para të majme .Për këto anomali dhe  parregullësi nuk merakosen fare. Ka mjaft shëmbuj që iritojnë profesionin e mjekut nëpër  ambulanca, klinika shëndetësore dhe ordinanca private. Ka pasur mjaft reagime,debate dhe kritika  si  nëpër gazetat tona dhe media të tjera elektronike që flasin me shëmbuj konkret pët të gjitha këto dobësi dhe papërgjegjesi të mjekëvë dhe të personelit mjeksor nëpër disa ambulana, klinika shëndetësore , sidomos nëpër disa ordinanca private. Shumë mjekë janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar . Ata pa fije turpi  kanë lënë pasdore etikën e mjekut. Në këtë fushë shumë rrallë mund të gjejë mbështetje pacienti dhe sherim nese nuk ka ndonjë të njohur ,rrespektivisht nese nuk u jep para. Për një analizë laboratorike duhet të pritët me muaj dhe nese nuk intervenon me ndonjë të njohur ( të “qeroset” laboratorianti, mjeku që kryen këtë punë), këta nuk e kryejnë punën e tyre më shpejt për arsye se pacienti duhet të shkojë në laboratorin privat të tyre dh të paguaj 5o – 100 euro për ta marrë më shpejt rezultatin. Në këtë fushë ka mjaft shembuj të tjerë.

Një pacient me pat shpieguar kur brenda një natë tri herë kishte kërkuar ndihmë nga një mjek kardiolog në ordinancën private: në brëmjë ishte kontrolluar, sepse kishte pengesa me zemren . Mjeku për këtë intervenim i kishte marrë 2o ero. Në mes natë pacienti prap kishte pasur pengesa me zemrën , prap kishte shkuar të ky mjek kardiolog. Edhe kësaj radhe mjeku i kishte marrë 2o ero. Ky pacient edhe në mengjes kishte pasur pengesa me zemërën, prap edhe kësaj radhe ky mjek kardiolog i kishte marrë 2o ero. Ky pacient pas disa muajsh kishte vdekur…

Të ndryshohet dhe të aprovohet sa më parë ligji për shëndetësi

Disa mjekë sikur kanë harruar etikën e mjekut dhe betimin e Hipokratit. Ata janë të infektuar dhe vështirë e kanë të largohen nga kjo dukuri e shëmtuar dhe antinjerëzore. Ka shumë shembuj të tjerë kur pacienti për shkak të pakujdesisë të mjekut ka humbur jetën, sepse nuk ka pasur të njohur ose para për t’i dhënë mjekut. Ai (mjeku) nuk e ka krye me ndërgjegje punën e tij. Në shëndetësi mungon shumëçka, duke filluar nga ato më elementare. Barnat dhe materjali sanitar  i nëvojshëm për shërbim dhe intervenim gjithashtu mungon. Në këtë fushë ka mjaft keqpërdorime dhe manipulime,sidomos nëpër barnatorët private që kanë lindur si këpurdhat, prandaj pacienti detyrohet t’i blejë vet nese dëshiron të mjekohet . Kështu  shëndetësia është në gjendje të vështirë. Mendoj se në këtë fushë duhet sa më parë të ndryshojë dhe të aprovohet  ligji për shëndëtësinë.Propozimi ligjor se mjekët ( personeli mjeksor) duhet ta zgjedhin njeren nga  këto : punën në ordinancën private ose punën në institucionet shëndetësore publike (shtetërore),është mjaft e arsyeshme kështu kto paregullësi dhe anomali do të evitoheshin më lehtë.Mirëpo në këtë fushë  Ministria për Shëndetësi duhet të stimulojë mjekët me paga të merituara , sepse mjekësia në këtë fushë sikur ka mbetur prapa.Në këtë mënyrë mendoj se do të kishte bazë për një punë më të mirë dhe më të përgjegjëshme nese paguhen më mirë mjekët dhe personeli mjeksor...

Ekipi mjeksor në Klinikën e Kirurëgjisë  Maksillo- Faciale në nivel të lakmueshëm

Fatbardhësisht në këtë fushë ka edhe shembuj të mirë që tregojnë angazhimin  me pergjegjesi të mjekëvë dhe  të personelit mjeksor në disa  ambulanca (ordinanca private) dhe klinika shëndetësore. Në këtë rast pasi edhe isha i pranishem gjatë sherimit tim në Klinikën Maksi Faciale do të përmendi punën dhe angazhimin e personelit mjeksor në krye me prof dr. Sami Salihi. Kjo klinikë në krahasim me disa të tjera që isha për vizitë mjeksore është një shembull i mirë së si duhet të punohet dhe të angazhohet.Këtu siq konstatova pacientët ishin të knaqur. Çdo njeri prej tyre  kishte fjalë lavdëruese për shërbimet dhe angazhimin, çoft nga mjekët, çoft nga përsoneli më i gjerë mjeksor. Këtu realizohen intervenime mjat të vështira mjeksore nga ekipi mjeksor: prof. dr Sami Salihi,  Ass. dr Mergime Prekazi- Loxha,  Ass.dr. Fëllenzë Gjinoli,dr. Njiazi Heta e të tjerë, të cilët me angazhimin e tyre profesional kanë arritur të tregojnë suksese të lakmueshme jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë. Në këtë rast kryeinfermrja Mejreme Vatovci dhe dr. Shaqir Uka, anastazolog, meritojnë të përmenden për angazhimin e tyre mjaft profesional dhe njerëzor.

Ass.dr. Fëllënza Gjinoli me angazhimin e saj ka shpëtuar jetën e disa pacientëve. Rasti më i freskët është rasti i pacientit Raif Bekteshit nga Shupkovci i Mitrovicës. Ajo (Fëllënza) kur kishte verejtur se pacienti do të vdes për mungesë të gjakut ishte shtrirë dhe kishte dhënë gjakë për këtë pacient. Këto ditë Raifi kishte ardhur në këtë klinikë për ta falenderuar doktoreshën për shpëtimin e jetës së tij. Këtë shembull më tepër se human e konstatova edhe vet. Prandaj mendoj  se shembuj të këtillë ka edhe nëpër ndonjë klinikë tjetër, prandaj  duhet të shkruajmë  dhe të  tregojmë se ne kemi mjaft mjekë që meritojnë lavdata për angazhimin dhe punën e tyre profesionale dhe etike…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: