Ilia S. Karanxha: Lufta turko-veneciane (1645-1669) dhe terrorizmat turke në trojet shqiptare
| E Marte, 02.04.2013, 04:41 PM |

LUFTA TURKO - VENEZIANE (1645-1669) DHE TERRORIZMAT  TURKE NË TROJET SHQIPTARE.

NGA ILIA S. KARANXHA

Mezi i shekullit të XVII për Perandorinë Otomane përkon me angazhimin e saj në luftën për marjen e ishullit të Kretës e njohur ndryshe edhe me emrin Lufta e Kandias (1645-1669).  Veprimet luftarake kryesore  u zhvilluan  në detin  Egje e në ishulli i Kretës mirëpo një front i dytë,  jo më pak i rëndësishëm, u zhvillua edhe në Dalmaci.  Pra  ishte një luftë që kishte si qëllim kryesor zgjerimin apo ruajtjen  e zonave të influencës  e cila  mori edhe karakterin e një lufte  fetare mes shteteve ndërluftuese.

Gjëndja dhe zhvillimi i veprimeve luftarake  përsëdrejti ose tërthorazi  do të  preknin  edhe trojet e banuara nga shqiptarët.  Fillimi i kësaj Lufte u parapri nga ngjarje të tjera që ritën së tepërmi tensionin mes dy shteteve ndërluftuese. Kështu më 1638 flota veneciane sulmoi e shkatëroi flotën   e piratëve barbareski që ishte e strehuar në gjirin e Vlorës duke bombarduar edhe qytetin.  Ndërsa turqit  nga ana e tyre një vit më vonë  me qëllim që  të vendosnin  rregullin e kontrollin në zonën e Kelmendit dërguan një ushtëri prej 15 mijë ushtarësh e cila edhe pse dogji e shkatëroi shumë shtëpi nuk ja aritën dot qëllimit  mbasi kelmendasit sipas dëshmitarve  të kohës:   u tërhoqën në malet e ashpra, me fëmijët e tyre, e meqënëse zbrisnin natën , e luftonin, kështu që  turqit u raskapitën që të arinin t'i mposhtinin e u larguan me  humbje  të rënda e me turp.”

Vetë karakteri grabiqar i Luftës  rëndonte  pa më të voglin dyshim mbi gjithë popullsinë shqiptare  ndërsa përsa i përket ngjyrave fetare në konflikt ky ishte një element  më shumë që shtynte autoritetet lokle turke të konsideronin  automatikisht popullsinë  e besimit katolik  e në mënyrë të veçantë klerin shqiptar si armike të Perandorisë. Nuk kishte shumë  rëndësi fakti në se ishin apo nuk ishin fajtorë,  ata mbeteshin vazhdimisht  objekt i domosdoshëm  për tu luftuar.

Mbas ngjarjeve që kishin ndodhur në Vlorë(1638) e në Kelmend(1639)  që folëm më lart  aty nga korriku i vitit 1645  mësohet se në   Shkodër   kishte mbritut një  lajms: “me urdhërin nga Porta (e Lartë) që çdo shtëpi si  Turke(myslimane) ashtu edhe e Krishterë duhet të  japë pesë realë për kokë, për mbajtjen e luftës. Veç kësaj çdo shtëpi duhet të japë një skudo për mbrojtjen e ushtarëve marinarë dhe tokësorë, (e) që çdo shtëpi e Krishterë ku janë tre vetë në familje, njëri duhet të shkojë si remtar..

Më 18 shkurt të vitit  1646   famulltari i Budës don Giovanni Vestio referonte  se: “Që të gjithë  kemi mbetur të befasuar nga tmeri i padëgjuar dhe terrori për lëvizjet  e tanishme ku për të gjithë Turqinë janë  grumbuar  ushtëri shumë të armarosura...”

E domosdoshme është të bëhet pytja me këtë rast: A pati ndonjë përfitim apo rikthim të mirash materiale Shqipëria nga  administrata taksambledhëse otomane ? A pati ndonjë përfitim Shqipëria  me rastin e kësaj lufte?  Sigurisht që jo. Takast e mbledhura  shkonin gjithmonë në Stamboll duke varfëruar e shkretuar gjithmonë e më shumë vendin. Periudha 1645-1669 u shoqërua me shpërnguleje masive popullsish (shqiptarë, morlakë, malzezë) drejt veriut dalmatin (Grykat e Kotorit, Istria) apo në Bullgari ku shqiptarët pësuan asimilimin e tyre të plotë.

Jemi akoma në gjëndjen e luftës e një dokumet që  mban datën 30.III.1661 i shkrojtur  nga Himara  prej arqipeshkvit të Durrësit Lascari bën të ditur se në  Vlorë  ishin dërguar tre  çaushë me qëllim që të bllokonin e të sekuestronin të gjitha drithërat e në të njëjtën kohë ishte hapur lajmi se  turqit po pregatiteshin për të sulmuar me ushtëri  atë Provincë. Kuptohet interesat imperiale nuk pyesnin shumë në se një krahinë malore si Himara kishte apo nuk kishte drithë për tu ushqyer. Por me që  himariotët  e ndjenin vehten jo aq të varur nga Porta e Lartë  po atë vit u sulmuan nga Bejlerbeu Osman në kry të një ushtërie turke prej 15 mijë vetësh.  Ushtëritë turke në verën e vitit 1661 vërshuan në fshatrat e Himarës duke grabitur ç'mund të gjenin por në fund u detyruan të tërhiqen të mundur.  Gjëndja aty u keqësua së tepermi në maj -qershor të vitit 1664 kur një tjetër  ushtëri e madhe turke e udhëhequr nga Mehmet pashë  Vërlaci  u dynd  duke bërë dëme të mëdha   zuri rob patriatkun e Ohrit Atanasio dhe  sipas dëshmisë të ipeshkvit të Myzeqesë  Arkadio deshte ta ripte të gjallë por mundën ta shpëtonin duke paguar 1500  reali .

Pra principi i grabitjes, shkatërimit e vrasjeve e bënte të nderuar  pashanë shqiptar edhe para Portës së Lartë dhe nuk ishte aspak në kontradiktë me formën e amdinistrimit otoman.  Mos duhet  t'i interpretojmë e të mendojmë ndryshe për këto fakte?

Klerikë dhe parësia e Himarës  të kantandisur në një gjëndje të mjerushme që nuk dinin se ku të përplasnin kokën me që shteti Imperial i luftonte  vazhdimisht dhe nuk i ndihmonte aspak  dërguan letra ankese dhe i kërkuan  ndihma  Selisë së  Shënjtë. Një farë ndihme ju dërgua por sot  nuk diskutohet  më për histori e fakte historike por për historiografi e për interpretime all-turka.

Pësa i përket  angazhimit  zyrtar të  Shkodrës në luftën turko-venete  qysh nga fillimi i saj del nga një  relacion që fra Gregorio Romano i dëgon Propogandës Fide  më 22 korik 1646 ku  e njofton për veprimet luftarake të Jusuf Beut të Shkodrës që  kishte mbritur në kufijtë e Kotorit  tre ditë më parë  me një mijë këmbësorë e prej andej kishte shkuar në Pastroviq ku kishin ndodhur disa përpjekje.       tilla inkursione nga ana e sanxhakbeut do të përsëriteshin  gati vit për vit  bile më 1648 indirekt mësohet se ai kishte shkuar të luftonte edhe në Kretë.Kuptohet me ushtarë të mbledhur në Shqipëri.

Situata akoma më e rëndë dukej në Shqipërinë e mesme ku kishte mbritur Murat Pasha që ishte si “një zjar i ndezur, gjakatar  dhe i pa mëshirshëm” (un vivo fuoco, huomo spietato e senza misericordia) me 10 mijë ushtarë   e kishte  burgosur  gjashtë të moshuar nga Kurbini me  kërcënimin se do t'i vdiste në tortura në se nuk do ta ndihmonin të kapte  ipeshkvin e Durrësit. Ipeshkvi Marko Skurra  i nxitur edhe nga vala e luftës që kishte shpërthyer kundra Turqisë  në bashkëpunim me Mirditasit kishte organizuar një kryengritjen   në zonën e Krujës dhe të Lezhës.

Se çfarë ndodhi me pleqtë e Kurbinit  dokumentat  që patëm mundësi të konsultonim  nuk e thonë por ndërkohë mësohet se gati të gjithë klerikët aty ishin larguar në Dalmaci nga frika e persekucioneve. Kishte  mbetur  ipeshkvi i Lezhës që ishte torturuar gjatë  dy muajve që e mbajtën  në burg.

Keqësimi i situas në frontin turk dhe  jehona e fitoreve të ushtërive veneciane në Dalmaci në vitin 1448  ngjallën shpresat për një çlirim të mundshëm në trojet shqiptare. Epiqendra e kryengritjes  u bë Shqipëria e Mesme gjë që tregonte se vala e persekucionve e dhunës së egër nuk i kishte fashitur  dëshirën për  liri.  Në ballë të kryengritjes popullore  vazhdonin të  ishin klerikët më të shquar të vendit  të udhëhequr nga ipeshkvi i Durrësit Marko Skurra me të cilin u bashkuan Benedetto Orsini ipeshkvi i Lezhës,  Gjergj Bardhi ish-arqipeshk i Tivarit e më pas ipeshkv Zadrimës e Shurdhahut, ipeshkvi i Shkodrës Gjergj  Fashina  e një sërë krerësh të krahinave.

Për të siguruar mbështetje të jashtëme u dërgua  në Venetik prifti  Dhimitër Skurra i cili i paraqiti kërkesën që gjithë Shqipëria të mund të vihej nën mbrojtjen e Venetikut duke ofruar rreth 30.000 luftëtarë me të cilët do të çlironin të gjitha lokalitetet në vëndin e tyre të okupuara nga turqit.

Senati venezian i dorëzoi Dhimitër Skurrës një dipllomë  që t'ja u tregonte të gjithë ipeshkve e krerëve krahinorë se propozimi i tyre kishte qënë pëlqyer publikisht.  Më tej ngarkoi gjeneralin e përgjithshëm Leonardo Foscolo që të ndiqte nga afër ngjarjet e Shqipërisë ku po për këtë qëllim u dërgua gjithashtu  Aleksandro Mikeli ndryshe Sulltan Jakia me titullin kont i Montenegros.

Fjalët premtuese të Venedikut nuk u shoqëruan me veprime konkrete edhe pse shqiptarët morën pjesë aktivisht në anën e Venedikut gjatë luftimeve në Dalmaci ku u shquan për  trimëri të rallë.

Mbas fitores mbi Risano, në kohët antike qëndër e lulëzuar e mbretërve ilirë,  Foscolo në vënd që të vazhdonte luftën në drejtim të Shqipërisë në prill të vitit 1649 u kthye në Zarë që sipas raporteve    misionarëve françeskanë:   “me  një neveri shumë të madhe nga Malzestë e të tjerët prej  atyre popujve drejt Shqipërisë, të cilët me përkushtim kohët e fundit i ishin dhënë Republikës, meqënëse kishin shpresuar të gëzonin mbështetjen e  saj ushtarake,  të paktën aq, sa të fillonin  me marjen e ndonjë Qyteti për të qënë, e u gjendën tashmë  papritur pa asnjë (qytet të çliruar-IK)”

Mungesa e kësaj mbështetje por edhe plogështia e moskordinimi  i forcave kryengritëse shqiptatre apo ideja e luftës krahinore e jo mbarë kombëtare i dha mundësi turqve të  fillonin ndjekjet dhe  terrorin kundra popullsisë  civile, klerikëve të huaj  apo shqiptarve.

Në Shkodër turma turqsh  arestuan dy misionarët   françeskanë At Ferdinando d'Albizola nga Genova dhe At Giacomo (Xhiakomo) nga  Roma të cilët me akuza falco si autorët e lëvizjes kristiane  i shpunë para kadiut të qytetit i cili  vendosi aty për aty me 28 shkurt  1648 dënimin me vdekje duke i kryqëzëzuar në publik. Ndërhyrjet e disa autoriteve shkodrane si dëshmitarë për pafajsinë e këtyre klerikëve  apo ofertat  në para  për mos dënimin e tyre nuk patën asnjë efekt mbi kadiun. Në të njëjtën mënyrë po ato ditë u vranë me tortura  topçiu Lançia dhe prifti katolik shqiptar Gjergj Jubani i cili i kryqëzuar rojti gjashtë orë dhe vdiq  “i ndihmuar nga dy të të shtëna pushke”  (aiutato da due moschettate)

Një tjetër prift  po nga Shkodra  Padre Cherubino  së bashku me persona të tjerë po për këtë qëllim u burgos por u lirua  me ndërhyrjen e të shoqes të Sanxhakbeut  i cili  në atë moment ishte i angazhuar në luftën e Kretës.   Ipeshkvi  i Lezhës Bendetto Orsini  u burgos përsëri e për të fituar lirinë u detyrua të paguante treqind  Realë  ndërsa topçiu i po këtij qyteti u var.

Lëvizja e  armatës veneciane  e përbërë  nga 70 anije që  u nis nga  Zara drejt Tivarit më 13 dhjetor 1648  alarmoi turqit të cilët  filluan menjëherë raplezaljet dhe vrasjet   kundra popullsisë civile brenda qytetit të Tivarit. Shifrat e vrasjeve  nga një dokumet tek tjetri  luhaten por më i saktë duket  informacioni i misionarit françeskan Donat Jelich i cili thotë  se turqit “në Tivar kanë therur 73 të krishterë të zgjedhur ndër kullat, dhe të krishterët e Tivarit të gjithë kanë mohuar fenë”   Tridhjet familje të tjera që mundën të largoheshin në zonën venetikase duke mos i bërë dot ballë urisë u detyruan të ktheheshin në Tivar.   Akoma një herë tjetër turqit ju prenë kokat 49 të krishterve po në Tivar  ndërsa në vënde të tjera shumë u varën mbi hunj, ju prenë kokat e u therën.

Pasojat e këtij persekucioni ishin të tilla që më 1659 misionari Domenicho Bubich  dëshmonte se në qytetin e Tivarit nuk gjendet asnjë i krishterë me që i  kanë myslimanizuar të gjithë.

Le të kujtojmë këtu që Tivari si qëndër arqipeshkvie  qysh nga viti 1089 me kishat sufragane të Ulqinit, Shasit, Shkodrës, Drishtit, Barlecit, Pultit, Kotorit, Sëbisë dhe Bosnjës  ruante  në katedralen e saj një pasuri të pallogaritëshme dokumentash të grumbulluara prej  gati pesë shekujsh të cilat u dogjën dhe u shkatruan nga turqit kur ai ra në dorë të tyre(1571).

Për  shkak të situatës së rëndë  që ishte krijuar në të gjitha frontet e luftës jeniçerët  në Stamboll  më 18 gusht 1648 vrasin sulltan Ibrahimin me akuzën se kishte nisur luftën me republikën Venedike e kishte futur vendin në një mjerim e shkatërim të madh.   Po në të njëjtën ditë u vra edhe veziri i madh.   Më 6 shtator hipi në fron djali i parë i sulltan Ibrahimit në moshën 6-vjeçare me emrin Mehmet IV  ndërsa detyra e vezirit të parë  ju besua 80-vjeçarit Mehmed -pashë Akrep-it.

Intrigat e pallatit nuk sollën asnjë ndryshim.  Lufta vazhdoi me të njëjtën ashpërsi si në frontin e Kretës po ashtu edhe atë Dalmacisë duke mbjellë gjithmonë varfëri dhe mjerim në trojet shqiptare.

Gjëndjen e rëndë që ishte krijuar në Shkodër e gjejmë edhe në relacionin e P. Bogdanit të  23 shkurtit 1663 e cila reflekton pasojat e luftës që u zhvilluan për marjen e Kotorit. Në  të ai shkruan:

...Me qënëse këtë vit (Shkodra – I.K.) u bë shesh i  ushtërive, për sulmin e Kotorit , të gjitha shtëpitë katolike u caktuan për bujtjen e ushtarve. Kështu që të krishterët e varfër për të pasur më shumë liri në praktikimin e fesë ose mblidhen gjashtë, shtatë familje një një shtëpi ose në kulmin e dimrit për ti lënë rehar ushtëritë, shkojnë nëpër  malet ku mbahen me një qull misri të thjeshtë, ose grurë të zjerë me që mullinjtë janë të gjitha të bllokuara me nozullimet e ushtërisë .

Ushtria për të cilën na flet Bogdani ishte po ajo e Mehmet Pashës Vërlacit i cili sipas premtimeve të  sulltanit në se do kishte mundur të merte Kotorin do t'i  njihej qeverisja e sanxhakut të Shkodrës gjë e cila vinte në konflikt me vetë sanxhakbeun e atyshëm.  Ushtëria e Mehmet pashës u pasua nga ajo e  Bejlerbeut të Sofjes e mëkëmbës i gjithë Greqisë me 1000 ushtarë  të cilët  nuk i kursyen persekucionte kundra popullsisë civile dhe klerit.

Kështu administrimi turk në Shqipëri jo vetëm që i dërgonte shqiptarët të lëftonin aty  ku deshte  ajo, por i vinte të luftonin edhe me njëritjetrin. Jugun kundra veriut,  zonat fushore kunda atyre malore. Shkalla  e egërsisë  me të cilën pashallarët shqiptarë  apo turq silleshin kundrejt popullit  tonë  ishte edhe garancia e ngjitjes së tyre në rangjet më të larta të jerarkisë perandorake otomane.


Firenze 24. III.2013

(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: