Deputeti gjerman në PE, Bernd Posselt: Turqia të mbajë duart larg teksteve shkollore të Kosovës
| E Enjte, 28.03.2013, 10:06 PM |

Turqia të mbajë duart larg teksteve shkollore të Kosovës

Deputeti gjerman në PE, Bernd Posselt i tha agjensiont të lajmeve dtt-net.com se presioni i qeverisë së Turqisë ndaj qeverisë dhe historianëve të Kosovës është i papranueshëm dhe ai duhet që të ndalet.

Bruksel/Prishtinë - Një deputet gjerman i Parlamentit Evropian tha se Turqia duhet të mos përzihet në librat shkollor të Kosovës për historinë lidhur me okupimin brutal pesë shekujsh të vendit dhe rajonit nga Perandoria Osmane dhe në vend të kësaj të “mendoj se si t’ua mësoj historinë e saj të rinjve turq”.

“Është e papranueshme që një ish-fuqi kolonizatore përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë evropian i cili ka qenë një ndër viktimat me shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme, » tha ai për dtt-net.com.

 Posselt tha më tutje se librat shkollor duhet që të jenë të bazuar në të vërtetën dhe ai e përkrah për këtë Kosovën përderisa, porosit qeverinë turke që të mësoj të vërtetën për historinë e saj të rinjve të shtetit të vet, e jo të përpiqet t’ua ndryshoj atë popujve të tjerë.

« Është e qartë se të gjithë librat shkollor duhet që të bazohen në të historinë e vërtetë dhe në shërbim të pajtimit midis popujve. Ky është qëndrimi në të cilin unë e përkrah Kosovë ; Turqia duhet që mendoj e të reflektoj për mënyrën e saj se si ua mëson historinë të rinjve turq », tha deputeti Bernd Posselt, i cili vjen nga partia CDU e kryeministres gjermane Angela Merkel.

Ankara është duke e përdorë tërë peshën e saj politike dhe diplomatike ndaj qeverisë së Kosovës për të ndryshuar librat shkollore të historisë dhe ta përshkruaj okupimin pesë shekujsh të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit nga Perandoria Osmane si një ‘okupim miqësor’.

Zyrtarë të lartë të qeverisë turke kanë nisur qysh para dy viteve një fushatë aktive të presionit ndaj autoriteteve kosovare për të ndryshuar librat shkollor për historinë dhe kanë kërkuar që disa fjalë si ‘vrasje’, ‘okupimi i egër Osman’ e të ngjashme të shlyhen nga përmbajtja.

Mediet vendore kanë shkruar se këto presione janë bërë edhe nga Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, e së fundi edhe Ambasadorja i këtij vendi në Prishtinë, Songul Ozan.


(dtt-net.com) Express

(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: