Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (1)
| E Diel, 24.03.2013, 09:58 PM |

Himara në dokumentat arkivore (1)

HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVALE TË VATIKANIT

“ O shume i Larti Papa i Romes antike, o Zot i shenjte, o Ati i jetimeve dhe ngushelluesi i te huajve.

Ne banoret e Himares te Epirit, prifterinjt, kleriket dhe laiket dhe i gjithe Shteti, te perunjemi vullnetarisht e i dergojme homazhet tona Shenjterise Tuaj.

Te bejme te njohur At i Shenjte, se qe nga epoka e sypaatremburit Skenderbek, mbretit tone te perndritur, ai i Kastrioteve, askush dhe kurre, madje as vete armiku i fese kristiane, i egri dhe i pabesi Turk, megjithe forcen e tij te papermbajtur, nuk arrijti te na nenshtroje...-

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Para disa ditesh, dy miqt e mi italianë, At Giuilio Cipollone dhe Prof Giuseppe Marcianò, me dhuruan nje liber te rralle: “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, botuar ne vitin 1935 te shkruar nga arbereshi Nilo Borgia. Ky liber, permban shenime historike dhe dokumenta te murgareve italo-shqiptar te urdherit basilian, qe kane marre pjese ne misione ne Shqiperi, ne shekujt XVI – XVIII.

Ne parathenien e librit, autori thekson se nuk ka shkruar historine e misionareve basilian te ritit ortodoks, por me shume ka prezantuar dokumenta dhe relacionet e derguara prej tyre, qe deshmojne perpjekjet shekullore te shqiptareve, per liri dhe pavaresi nga Perandoria Turke dhe rezistencen per te mos u islamizuar.

Nilo Borgia, eshte lindur me 1 Mars 1870 ne Piana degli Albanesi – Palermo (Sheshi i shqiptareve), madje emeri i tij i vertete eshte Nili Borshi, ndersa Borgia eshte mbiemri ne variantin italian.

Ne moshen 13 vjeç hyri ne Abacine Shen Maria ne Grottaferrata -Roma, ku u formua ne rregullin e murgjeve dhe ku kreu studimet ekleziastike. Ne mars te vitit 1894 shugrohet prift. Nga viti 1909 sherbeu ne biblioteken e Abacisë  te Grottaferrata e me pas per shume vite, inspektori i bibliotekave per komunat e Grottaferrata, Marino e Roka di Papa. Ne vitin 1921 themeloj Institutin “Bijat e Shen Makrina”, ku studiuan dhe u edukuan me perparesi shume vasha te kolonive arbereshe.

Ne vitin 1930, krijoj laboratorin e restuarimit te librave te bibliotekes te pasur te Abacise te Grottaferrata.

Nili Borshi shquhet si bibliotekar, si shkrimtar, si filolog dhe si teolog. Ka botuar shume studime letrare, historike dhe liturgjike, sidomos te kultures te ritit ortodoks-bizantin, por ka lene dhe shume doreshkrime me karakter historik, teollogjik, letrar dhe liturgjike. Nili Borshi, vdiq ne Grottoferrata me 3 Mars 1942.

Ne parathenien e librit “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, Nili Borshi shkruan: “me kete liber po prezantoj kontributin e misioneve ne Himare, te murgjeve basilian, te cilet me dashuri i u dedikuan rilindjes te popullit shqiptar shpirtbujar, qe sigurisht do t’i vleresoj keto faqe te historise misionare, qe u realizua me mundime dhe sakrifica te papershkrueshme dhe qe u shkruajt nga misionaret, qe ishin murgj me profesion, shqiptare me origjine dhe italiane te adpatuar”. Murgaret misionar ishin te gjithe arbereshe nga Siçilia, te cilet pas 100 vjet, u rikthyen ne vendet e origjines se tyre, duke i u gjendur prane vellezerve himarjota.

Si rezulton ne librin e N. Borshi dhe ne relacionet e shumta te murgareve, teatri i veprimtarise, i mundimeve te misionareve basiliane dhe aktiviteti apostolik i tyre, ishte rajoni malor i Himares, qe shtrihej nga vargu i maleve Akrokeruane (Karaburuni) deri ne ngushticen e Kanalit te Korfuzit, pra ne nje territor i gjere, qe banohej nga shqiptaret ne fshatra te shumta bregdetare dhe ne thellesi deri ne Kudhes e Delvina.

Prezantimin e ketyre shenimeve, do ta bazojme ne shume dokumenta, duke filluar me letren qe himarjotet i derguan Papes Gregorio ne vitin 1577 e ne veçanti  ne relacionin e gjate, te viti 1685 derguar nga misionari me i rendesishem, Hiresia e tij Arkadio Stanila, deshmitari i pjeses me te madhe te ndermarrjeve apostolike, i cili ka qene Peshkopi i Muzakise (Myzeqes) dhe Mekembes Apostolik per misionet ne krahinen e Himarës.

Kete relacion shume te rendesishem, Peshkopi Stanila i a dergoj Zoterinijeve Kardinala te Propogandes te Selise se Shenjte.

Nili Borshi, duke i u referuar relacionit te Hiresise se tij Arkadio Stanila shkruan: “Kjo krahine lavdimadhe shqiptare, ne kete kohe gezonte nje periudhe armepushimi, per te mos thene nje paqe absolute, madje theksoj se Himara, ashtu si krahinat e tjera luftarake te Shqiperise, jetonte ne nje gjendje pavaresie ashtu si shkruan dhe Pukevili (Pouqueville - 1825), ku sejcila krahine e ne veçanti çdo qytet, formonin nje lloj republike autonome, qe vepronin te bashkuara, ose me vehte. Feudataret e ketyre krahinave, vepronin si kunderpeshe ndaj autoritetit te Pashait, qe kishte emeruar Sulltani ne Vilajete.

Kushtet politike dhe morale te HIMARES

Ky eshte kapitulli i pare i librit, ku Nili Borshi ben nje pershkrim te bazuar ne informacionet e mbledhura nga relacionet e shumta, qe i dergonin Romes misonaret basilian.

Himara, pra eshte kryqendra e kesaj province”- shkruan ne relacion nje misionar, qe jetoj per shume vite ne Himare “ne lashtesi ishte keshtjella, qe komandonte qytetet e tjera te provinces, por aktualisht, nuk i ka mbetur tjeter veçse emeri, sepse duke qene nje komb i dashuruar me gjeninë e lirise, i ka pesuar te gjitha ne kurriz”.

Ky relacion permban te dhena per krahinen, qe po i prezantoj ne menyre sintetike: “Terreni i kesaj province eshte teper malor, me shkrepa te larte e shkembinj shterpe. Ajri eshte i paster, per çka dhe malesoret jane te shendetshem dhe te fuqishem. Megjithe ushqimet e varfera e veshjen e thjeshte, himarjotet e perballojne si te nxehtin dhe te ftohtin, madje nuk semuren lehte, por kur ndodh, me pak djete sherohen shpejt pa ndihmen e mjekeve dhe pa ilaçet, qe ketu mungojne. Kesisoj ky popull eshte jeteshkurter, sepse jeta i nderpritet si nga semundjet dhe nga vdekjet violente, si ndodh shpesh ne keto anë, ku armiqesite mes tyre (gjakmarrja), e shkurtojne para kohe jeten”.

“Prodhimet bujqesore nuk u mjaftojne as per gjysmen e vitit, per çka, ne pjesen tjeter te viti, perdorin me kursim buke meli, zarzavate, perime dhe shume barishte te egra. Nje pjese e konsiderueshme e popullates i dedikohen blegtorise dhe tregtise te prodhimeve blegtorale ne territoret e tjera dhe ne vendet e tjera. Ne kete thjeshtesi e varferi, jetuan misionaret tane basilianë, per çka populli himarjot i ka dashur dhe respektuar”.

“Kur analizohet menyra se si qeverisej ky popull, çdo aspekt duket i çuditshem, sepse eshte i kundert me ate te kombeve te tjera dhe me shume i kundert me kombin grek. Populli himarjot, ka pranuar te paguaj turkut ato pak tribute, vetem qe te mos ngacmohet, madje nuk njohin asnje tjeter pushtet mbi vehten e tyre”.

“Gjykatat e gjyqtaret, kapidanet e nepunesit dhe tjere te ngjashem me ata, jane te nevojshem per te qeverisur nje popull, por ne keto ane jane te gjithe te shthurur, çdonjeri padron i vehtes dhe i shtepise se tij. Sejcii jeton si t’i pelqeje, pa e penguar askush, pa pasur frike as nga Zoti dhe as nga bashkesia ku jeton. Te gjitha kane armë, nuk dalin kurre nga shtepia pa armet. Une vete kam asistuar disa here ne grindjet dhe ne luftimet e himarjoteve kunder Danieleve (?), qe jetojne 3 milje larg tyre dhe kur kam pare situatat e perleshjeve dhe gjakederdhjet, kam nderhyre disa here t’i paqetoj, por ishte e pamundur, pasi armiqesia mes tyre egzistonte prej 30 vitesh dhe ishte ngulitur thelle ne zemrat e tyre. Megjithate, disa here arrijta te vendosja armepushime te pjeseshme”.

“Gjakmarrja eshte aktive, madje implikon tere fisin, nga kusherinjt e grades se pare deri te grades se njezete dhe zakonisht perfundonte me vrasjen e gjakesit, ose me djegien e shtepise, me shkaterrimin e te mbjellave, me marrjen e bagetise e largimin e detyruar nga fshati, te gjithe familjes te vrasesit. Megjithate jo rralle, gjakmarrja mbyllej me pajtimin e dy familjeve, sidomos kur nderhynin fuqishem pleqeria”.

Ne nje relacion te gjate, qe mban daten 18 prill 1673, te shkruar nga misionari Giovanni de Camilis dhe derguar shume te Shkelqyerve Lartesive se tyre Kardinaleve te Propogandes, shkruhet: “ Ndones himarjotet jane shume te lidhur me armet dhe ne zgjidhjen e problemeve me force, kjo nuk do te thote se jane te pa trajtueshem, perkundrazi kur i njeh, shikon se kane shume dhunti natyrale, jane zemergjere e shume krenar, jane te dashur e shume familjar dhe ne se ata do te kishin nje qeveri politike dhe te ushtronin artin liberal, nuk do te ishin inferior me asnje nga kombet e botes. Per te vertetuar keto qe thashe me lart, do te mjaftoj argumenti i çiltersise e thjeshtesise te jetuarit mes tyre, kesisoj ndermjet 100 himarjoteve qe rrefehen para meje, nuk behen as 20 prej tyre me mëkate e kjo pasterti shpirterore, ndodh ne nje vend ku nuk ka ligje qe te orientojne, nuk ka parime qe te komandojne, nuk ka gjykates qe te kercenojne, nuk ka mjeshtra qe te predikojne, nuk ka mesues qe te edukojne”.

Theksoj, se te gjitha keto relacione, nuk i referohen qytetit te Himares, por Krahines se Himares, qe si eshte pershkruar nga misionaret shrihej nga Karaburuni e deri ne pjesen e ngushte te Kanalit te Korfuzit, pra nje territor i gjere, qe perfshinte dhe Saranden.

Ne relacionin e shkruar me 1685 nga Hiresia e tij Stanila, qetesia dhe autonomia e Himares ne kohen qe ai jetoj ne kete krahine, lidhen me vullnetin e popullit himarjot, gjithmon vigjilent e i armatosur per te luftuar kunder pushtueve turq, per te fituar lirine dhe pavaresine, çka do te konfirmohet me dokumentat, qe do te prezantojmee ne vazhdim.

Peshkopi Stanila ne relacionin e tij shkruan: “Banoret e Himares dhe te gjithe Albanise, nuk duan t’i nenshtrohen asnje qeverie, por jetojne ne liri te madhe. Qeverisen me ligjet e tyre tradicionale, por per fat te keq ende me pjese te egra e barbare, por ne teresi, gjithmone eshte rendi dhe disiplina mes tyre dhe mbi te gjitha bashkimi dhe unitetit, kur kerkohet te luftohet armiku .... eshte e vertete se ne rastet kur kryejne ndonje vrasje, ose ndonje krim tjeter, ndeshkohen sipas rregullave te zakoneve te lashta, megjithese keto rregulla jane barbare dhe kunder ligjeve hyjnore dhe kunder ligjeve humane...”

Hiresia e tij Stanila shkruan qarte dhe saktesisht, se himarjotet qeveriseshin me ligjet e tyre tradicionale. Askush nuk mund te mohoje ekzistencen e Ligjeve te Himares, institucioni qeverisës i popullit te kesaj krahine, ku pjese perberese ishin dhe ligjet e gjakmarrjes. Me keto ligje, populli i Provinces se Himares mbante “rendin dhe disiplinen mes tyre dhe mbi te gjitha drejtonin unitetin popullor ne lufte kunder pushtuesve turq”. Kur flasim per autonomine e Provinces se Himares (kesisoj e quajne misionaret), kuptohet se mbeshtetej ne ligjet tradicionale, pra himarjotet nuk njihnin as ligjet e Sheriatit, as ligjet perandorake, por vepronin e drejtonin ne baze te ligjeve e zakoneve te lashta.

Per kete problem jam ndalur ne ciklin e gjate te shkrimeve mbi kanunin, andaj e konsideroj te tepert ta perseris. U ndala ne kete argument, per te riperseritur mendimin se Kanuni ka ekzistuar qe ne lashtesi, ka vazhduar te veproje ne mesjete e ka qene ativ ne te gjitha territoret e banuara nga arberit. Nje nder keto ishin dhe Ligjet e Himares. Kete fak e dokumenton Hiresia e tij Arkadio Stanila ne relacionin e viti 1685.

Himarjotet dhe Roma

Duket e pabesueshme, qe ne keto relacione, himarjotet trajtohen here si popull i eger, instinktiv, violent e i pa arsyeshem e nga ana tjeter zemergjere, te dashur, miqesor, mikeprites dhe teper familjar. Ne fakt keto dy aspekte trajtohen dhe ne relacionet e Peshkopit Stanila, i cili tregon se gjate 20 viteve qe jetoj me himarjotet kishte njohur mikpritjen e miqesine e popullit te kesaj krahine, por kishte pesuar dhe akte violence.

Ne relacionin e tij, Stanila shkruan: “populli i Himares, ka nje preference te lindur dhe devotshmeri per Kishen e Shenjte Romane e perveç kujtimeve te lidhura me Gregorin e XIII, theksoj se kur u hap seminari ortodoks i Shen Atanasio, nxenesi i pare i pranuar ne kete kolegj ishte himarjoti i quajtur Andrea Vranas”. Ne komentet rreth ketij relacioni, Don Cirillo Koroleski spjegon se ky seminarist vinte nga familja e dalluar per karakter te larte dhe u perzgjodh nga Superioret per aftesite cilesite e tij mira ... etj etj.

Nili Borshi shkruan se, sipas te dhenave te shume misionareve basilian, besimi ndaj Selise se Shenjte lidhet me arsye te shumta, qe shprehin jo vetem shpirtmadhesine e himarjoteve, por ne pergjithesi te gjithe shqiptareve, qe kerkonin bashkpunim e mbeshtetje nga Roma.

Nder arsyet kryesore te ketyre raporteve te ngushta bashkepunimi, ishin lidhjet e vazhdueshme me katoliket perendimor, sidomos raportet miqesore me Venecianet, ne luften e perbashket kunder armiqeve turq. Ne kete plan duhet te verifikohen dhe disa dokumenta te vitit 1732, ende te pa botuara, qe permbajne te dhena mbi raportet reciproke, qe ekzistonin ndermjet Republikes se Venedikut, Albanise dhe krahines se Himares.

Misionaret basilian theksojne se himarjotet rrinin larg elementeve greke, sidomos nuk i afroheshin klerit grek, qe si shprehet N. Borshi “i ndanin distanca te medha me himarjotet. Nga ana tjeter, perveç antipatise qe kishin shqiptaret e Jugut per greket, ata asnjehere nuk kane pasur marrdhenie te perzemerta me greket”. Per te qene besnik i ketij argumenti, po e prezantoj, si e ka shkruar ne origjinal Nili Borshi: “... d’altra parte, stante l’antipatia di razza nel popolo Albanese meridionale, un’intesa con i greci fu mai cordiale...”

Nder dokumentet e veçanta, te lidhjes ndermjet himarjoteve dhe Romes, po prezantoj letren, qe populli i krahines te Himares, i ka derguar Papes Gregorio XIII, ku shkruajne:

Jesus + Cristus

Al Santissimo Ponteficae Sommo dell’Antica Roma

Padre degli orfani e consolatore di color che riccorrono a Lui

Te Shenjteruarit e te Lartit Papa i Romes antike

Atit te jetimeve dhe ngushelluesit te atyre qe vijne te Ju.

“ O shume i Larti Papa i Romes antike, o Zot i shenjte, o Ati i jetimeve dhe ngushelluesi i te huajve.

Ne banoret e Himares te Epirit, prifterinjt, kleriket dhe laiket dhe i gjithe Shteti, te perunjemi vullnetarisht e i dergojme homazhet tona Shenjterise Tuaj.

Te bejme te njohur At i Shenjte, se qe nga epoka e sypaatremburit Skenderbek, mbretit tone te perndritur, ai i Kastrioteve, askush dhe kurre, madje as vete armiku i fese kristiane, i egri dhe i pabesi Turk, megjithe forcen e tij te papermbajtur, nuk arrijti te na nenshtroje , megjithese çdo dite na vjen hakut me sulme, ne menyre qe te pesojme demtime te renda, te humbim njerez duke luftuar, ose duke i zene rober. Ata, per tre here me rradhe kane permbysur shtepine e Peshkopit e me pas dhe e dogjen. Ne keto kushte, ndodhemi ne kulmin e varferise e nuk kemi asnje mjet per te rezistuar kunder sulmeve te armikut e as per te rimekembur rezidencen Peshkopale. Dhe qytetet e tjera dhe krahinat fqinje te roberuara dhe ato, nuk kane mundesi te na ndihmojne.

Per kete qellim, Gjika Nikolla dhe Giorgio Katas, bashkeqytetaret dhe perfaqesuesit tane, vijne te takojne Shenjterine Tuaj e te pergjerohemi, qe Ti te na japish prova te miresise dhe bujarise tende dhe te bejsh te mundur rindertimin e rezidences te Peshkopit e te na mundesosh te blejme armë, qe t’i rezistojme te pafeve.

I Lumnumi At, duke mos dashur te mpakim kerkesat tona, sepse ne nuk besojme ne asnje tjeter veçse ne Birin e Trinintetit te Shenjet e te Pandare dhe ne Shenjterine tuaj, Ti Mekembesi i vete Krishtit, emerin e te cilit e kemi ne famulli, per Ty ne lutemi te gjithe se bashku, te pranosh kerkesen e te deleguareve tane.

I madhi Zot, te japi lumturi Shenjterise tuaj dhe te lejoj gjitheçka qe Ti deshiron.

Nga Himara, pra nga Epiri i Albanezeve, 12 Korrik 1577

Sherbetoret dhe nenshtetasit e ShenjteriseTtuaj

Nga Epiri i Albanise, prifterinjt, kleriket, Laiket dhe i gjithe Shteti yne.

Shenjterise, te derguarit te Zotit, Papes Suprem te Romes antike, Atit te jetimeve dhe Ngushelluesit te atyre qe vijne te ju.

Natyrisht Papa i u pergjigj kerkesave te hiamrjoteve, duke i derguar ndihmat e kerkuara. Ne relacionin e Hiresise se tij Stanila lexojme: “per bashkpunimin ne aspektin shpirteror, Shenjteria e tij Papa, dergoj At Lorenco Gallatino te Urdherit te Minoreve, per te kryer vizitat ne kete Province” (Korolevsi, fasc.II, faqe 55). Historiani i Urdherit te Minoreve, At Primaldo Koko, informon se At Lorenco, ne vitin 1581, u zgjodh Provincial, por nje vit me pas, Papa Gregorio XIII, e dergoj Vizitues Apostolik ne ishullin e Kretes.

Ne relacionin perkates shkruhet se i derguari i Papes u prit shume mire nga himarjotet,”nje pritje e perzemert dhe e ndereshme, nje pritje me te gjitha nderimet e thella dhe me respektin diplomatik”.

At Lorenco qendroj tre muaj ne mes te malesoreve te Provinces te Himares. Jo vetem kaq, por me ndermjetesine e tij, perfaqesuesit e  parise se Himares, moren pjese dhe jane firmëtar ne Koncilin e Tete te Firences. Per kete fakt, Nili Borshi shkruan: “kete e kam verifikuar personalisht ne kopjen e origjinalit”.

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

Me këtë shkrim të sotem, hapim Ciklin:

Himara në dokumentat arkivore (1)

-Në numërin e ardhshëm do të lexoni: “Projekti i bashkimit me Papen”-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-


- 24 Mars, 2013-

(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: