Selim Nëngurra: Karriera e Thaçit me Gjakun Jasharaj
| E Premte, 15.03.2013, 08:47 PM |

KARRIERA E THAÇIT ME GJAKUN JASHARAJ

-LETER E HAPUN PER RIFAT, MURAT, BEKIM DHE LULZIM JASHARI

-…. LPK-istet e Drenicës dhe grupe të tjera të Dukagjinit si dhe viseve tjera të Dardanisë në vrapin per pasuni e karierë, per poste e pushtet natë as ditë nuk e hjekun nga goja familjen Jasharaj, Komandantin Legjendar Adem Jasharaj dhe me këto reklamime të tyne ata manipuluen masat dhe moren pushtetin, me pushtet moren mundësinë e sundimit e jo të qeverisjes së vendit…-

Nga Selim M. Nëngurra

Të nderuem burra pasardhësa të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit!

Unë që po ju shkruej këte letër jam vetem nji shqiptar i thjeshtë, nji mergimtarë që per shkak të trysnisë shoviniste të pushtetit serb në vitin 1989 u detyrova ta braktis atdheun dhe ti marr rruget e mergimit pa ditë ato ditë se ku e kah të shkoj.  U nisa me lotë ne sy sepse largohesha nga vendlindja, nga prindet e lodhun nga pleqnija, nga vellaznit e motra si dhe nga nusja ime e re të cilen e lash me tre fëmijë të vegjel të moshave 8 vjet, 5 vjet dhe 3 mujshe si qiragji në KULLEN E POPIT ( ish burgun famkeq , kasaphanen e shqiptarve ) në Istog ndertesë kjo që tashma ishte ba shtëpi banimi e familjes së Raka Popoviqit. Fati e deshti por edhe me ndihmen e disa shpirtmirëve arrita në Suedi dhe pas 5 mujve perseri me ndihmen e veprimtarëve shqiptarë të diaspores arrita ta terhjek edhe gruen e femijët dhe të bashkohemi në Malme të Suedisë dhe nga ajo ditë mbeta mergimtar me mall per atdheun në Suedi e pas dy viteve kalova në Norvegji ku jetojë tash me femijet e rritun , të martuem dhe jam ba gjysh i 4 nipave e nji mbese.

Nuk due të shkruej asgja ma shumë per veten time pos edhe se jam i lindun në Lubozhdë të Istogut, i rritun bashk me Shejtin e Dardanisë Ibrahim Rugoven dhe familjaret e ti në Cerrcë, jam Krasniqe me origjin të rranjve nga Jabllanica e Madhe e Pejës. Që nga formimi i LDK-së antar i saj permes Degve Suedi - Norvegji dhe tash Deputet në Asamblen komunale të Sarpsborg -Norvegji si dhe kandidat per Deputet Regjional në zgjedhjet e pergjithshme që do mbahen në shtator këtë vit si antarë i HØYRE PARTI (Partia e Djathtë).

Të nderuem zotni baca Rifat, Murat, Bekim dhe Lulzim!

Shkaku që po ju shkruej këte letër e cila mund tju duket e pazakonshme, asht grumbulimi i vnerit në shpirtin tim që daton që nga viti 1995, i cili rritej nga viti në vit vit per secilin vit, muj e ditë per ditë me matrapazllaqet e LPK-së enverostaliniste të Atdheut e të diasporës.

Asht histori e madhe kjo që kisha dasht tjua them, ama do mundohem të jem sa ma i shkurt. Kam informata të sigurta nga njerëz të terenit per shumçka që ka ndodhë në Atdhe sado isha larg Tij. I kam sepse këtu në Norvegji kam mbarue Gazetarinë dhe kam qenë e jam gazetar hulumtues në këte shtet ama asnjihere nuk e kam lan anash as Atdheun tim dhe brengosjen per të.

Kam lexue libra e kam percjell debate, kam lexue artikuj gazetash e revistash vendore, e të hueja dhe guxoj me thanë se pak a shumë di se kush cili ishte para luftës, gjatë luftës edhe pas luftës në Dardani. Tue pa se si rrodhen gjanat se si mbrenda nate u permbys gjithçka institucionale që me mund e gjak u ndertue me patronazhin e LDK-së dhe udhëheqjen hyjnore e diplomatike të Hyjnorit Ibrahim Rugova, pjesë e të ciles ishit juve familja Jasharaj nga Prekazi, se si permbysen me dhunë ministrija e Mbrojtjes deri edhe vrasja e ministrit Kolonel Ahmet Krasniqi trishtohesha ato vite dhe syt asnjihere nuk më janë terë nga lotët derisa TV botnore të cilat i shifsha këtu në Norvegji lajmronin per masakrat dhe dhunën që policia, paramilitaret dhe ushtria serbe bante në fshatrat e Drenicës dhe gjithandej Dardanisë.

Të nderuem burra të familjes Jasharaj

Juve jeni simbol i qendresës dhe sakrificës së papame ma parë jo vetem në trojet tona arbnore por gjithandej globit, dhe respekti per juve si familje e posaçërishtë per deshmoret e herojtë e familjes tuej ka kalue kufijtë e tonë kombtarë dhe asht ba respekt e histori nderkombëtare.

Mirëpo kam pershtypjen pa u frigue se po gaboj se asgja nuk shkoj pas lufte ashtu si ka pas dëshirë baba Shaban, baca Hamëz dhe Ademi (asht ky pak ma i ri se unë andaj nuk i thash bacë ). LPK-istet e Drenicës dhe grupe të tjera të Dukagjinit si dhe viseve tjera të Dardanisë në vrapin per pasuni e karierë, per poste e pushtet natë as ditë nuk e hjekun nga goja familjen Jasharaj, Komandantin Legjendar Adem Jasharaj dhe me këto reklamime të tyne ata manipuluen masat dhe moren pushtetin, me pushtet moren mundësinë e sundimit e jo të qeverisjes së vendit dhe nga dita në ditë filluen ta harrojnë familjen Jasharaj, Komandantin Adem dhe gjithçka tjeter.

Unë jam publicist tashma me vite dhe publikoj në gazeta e ma së shumti në portalin e internetit ; zemrashqiptare.net  kam ba disa here koment se Rifat e Murat Jasharaj mbajn peng realitetin dhe historinë e ngjarjeve të asaj që ndodhi në nji dekadë në Dardani, konkretisht në Drenicë, në Skenderaj, në Prekaz dhe te familja Jasharaj. E tham këte nga fakti se edhe sot e kësaj dite shof të postueme fotografi nga Kulla e juaj dhe oda e musafirve në ball të oxhakut të së ciles asht fotografija e Ibrahim Rugovës. Me vite asht ba publike fotgrafija e Ibrahim Rugovës në aeroportin e Tiranës i rrethuem nga djemet e UÇK-së në krye me Adem Jasharin. Dhe e kam lexue disa here gadi sa edhe e kam mësue permendësh librin "LUFTA PA MASKA"  të dajes tuej ( per mue ) Hero Gani Geci ku në detaje shkruhen ngjarjet, mes tjerash se si Adem Jashari i ka thanë Hashim Thaçit se po të nxuna në Prekaz do të vras si dhe se si ju kan premtue juve personalisht baca Rifat 600.000 marka gjermane per ushtrinë dhe luften e kur asht rrethue familja e juej dhe ndodhi masakra askush nuk ju erdhi në ndihem ato para i hanger terri apo ma mirë me thanë hyn në xhepat e gushat e LPK-istve, fakt ky që këto ditë e pohon edhe Ti baca Rifat sepse pash diku në nji gazetë se si keni pyet ku janë paratë e luftës?!

Baca Rifat dhe ti z. Murat, juve si shtylla e familjes që mbijetoj dhe vazhdojë jeten në Dardaninë e re të çlirueme, menjihere pas luftes pse keni heshtë keni ba mire. Keni ba mirë sepse keni pas shumë trishtime e plagë me i sherue. Ama ma vonë , nga dita në ditë kur këta rrugaçë të LPK-së dolen si ujq të terbuem dhe nuk lan asgja pa ba , jam çuditë se pse juve keni heshtë. Pse keni hesht kur posteri me foton montim të Hashim Thaçit e Adem Jasharit e vershoj Dardaninë si lumi Buna Shkodren gjatë shirave të pranveres e vjeshtes. Si nuk e gjetet nji forcë dhe nese jo publikisht së paku me traditë me i çue dikend djalit të Polarit e të Defatores së Brojes, Hashim Thaçit e me i thanë se mos të rrejnë dhe mos të bajnë karierë me gjakun e familjes tuej. Sepse ai gjak asht i shejt dhe asht gjak KURBAN per lirinë e Dardanisë. Gjaku i Jasharajve asht dhanë per Kosoven dhe jo per karrieren e Hamishim Thaçit!!

Hashimit ja kan thanë shumkush këte ama ai vetem sa asht maj si thiu i shkive per bozhiq se nuk i ka ba terrt veshi. Tja kishit thanë juve pa marr parasysh menyren ai do i ulte veshet dhe nuk do bahej ky që u ba. E sot besoj se edhe ju pajtoheni me mue se Hashim Thaçi asht ba perbindësh, faraon, diktator dhe Atdheu asht në rrezik nga ai e bandat e ti.

Ma i keq asht tash ku sundim (sepse nuk asht qeverisje kjo) se sa ai i Millosheviqit në 10 vitet 1989-1999. Nga këta kodoshë mas lufte misteriozisht e mizorisht janë vra burrat ma të mirë të Atdheut dhe numri i tyne ka kalue moti shifren 1.000, ndersa po ne këte periudhë kohore gjatë sundimit të Millosheviqit nuk janë vra aq, pra pa e llogaritë luften kur filloj e kam fjalën.

Baca Rifat dhe z. Murat jemi deshmitarë se si në fushaten e zgjedhjeve Hashim Thaçi deklaron se ka me nda 5 milion euro per Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz. Para disa ditve në programin PA RROTULLA gazetari Milaim Zeka thotë (banë publike) se nji turk paska dhan 1 milion euro per tu ndertue Memoriali. E tha Milaimi kështu; -nji turk e ndertoj Memorialin se jo qeveria.

Baca Rifat e edhe ti z. Murat keni hesht shumë dhe e di se shumëhere keni ba mirë pse keni heshtë, ama tash kur ngapak keni fillue me folë, folni o burra , folni e mos ngurroni se ta dij se fjala e juve asht shpetimi i Dardanisë (unë i thomë kështu sepse di se termi Kosovë asht term slav). Fjala juaj asht largimi i këtyne kriminelve të pafytyrë që po pijnë gjak deshmoresh e heronjesh të Atdheut, që po shkerdhejnë per të saten here trupat virgjen të motrave tona të dhunueme nga shkijet barbar, që po shkelin mbi eshtnat e të pagjetunve e të zhdukunve të cilet 13 vite nuk lejojnë te teren syt nga lotët e familjarve të tyne.

Baca Rifat dhe ti z. Murat (qellimisht nuk po e perzij shume Bekimin e Lulzimin shkaku i moshes së tyne) juve atje e vueni të zitë e ullinit nga nençmimet e injorimet që ju bajnë kurkushat, kriminelet, dhe bashk me juve këte e vuen i tanë populli i Dardanisë. Andaj ju ka hije të flisni o burra? Mendoj se  jo vetem se ju ka hije, por e keni borgj këtë gjë.

A nuk janë sot se paku 10 kryetarë komunash në Dardani që janë të akuzuem e të ndjekun per krime lufte, per krime tjera, per korrupsion, per shantazh e kercënime dhe mes tyne edhe kryetari i Skenderajit (mendermethanë!) Sami Lushtaku?

Xhabir Zharku i Kaçanikut ik nga mbajtja e burgut dhe askush nuk e kerkon. Vetem Milaim Zeka din se ku asht ai dhe e gjen ban intervistë me te dhe ate bile edhe e ban publike në RTK. Çka asht kjo ju lutem, asht shtet ky, dhe nese jo kush paska faj këtu? Dhe pse janë në krye të pushtetit ata që kan faj fajin e mbani juve baba e djalë Jasharaj mbi supe.

Po, po! E mbani ju sepse ju dini , keni fakte e nuk keni folë as po flisni. Athue vallë po ta dinin baba Shaban , baci Hamëz dhe Ademi per heshtjen e juej a do ju vinte mirë ?

Nuk do ju lodhi shume dhe do e perfundoj këte leter por vetem edhe ta potencoj maskarallakun e fundit me pergjimet telefonike mes kriminelve të PDK-së .

Sami Lushtaku shan si shka-gabel  edhe Adem Jasharin, dhe juve heshtni. I vetmi reagim i juej ishte; -Sami Lushtaku e Hashim Thaçi nuk muj hyn në Kullen e Jasharajve. Po mirë keni ba që ju keni ndalue Kullen e oden si dhe buken e juej këtyne bukshkelsve, ama se po lejoni që ata në krye të delegacioneve shtetnore e partiake vendore e nderkombtare po shkojnë te Varrezat e të dashtunve tuej?

Nuk kam qellime me ju nxit per ngatrresa private e mos o Zot edhe vrasje se mjaft asht derdh gjaku i familjes tuej, ama janë mënyrat tjera. Besoj se ashtu sikur thatë se nuk mund hyjnë në Kullë asht dasht me ju thanë se as te varrezat nuk muj shkojnë. Kjo do senzibilizonte masat e popullit dhe ata, (Hashimi e Samiu ) do uleshin në bisht (si qen që janë) dhe në zgjedhjet e para do e thenin qafen sepse populli asht i manipuluem me rrenat e "heroizmat " e këtyne rrugaçve dhe mendon se këta vertetë kanë ba luftën andaj i perkrah e i duron.

Kam mik të shpirtit z. Enver Seferi nga Drenasi. Ai keto ditë erdhi nga Drenasi këtu në Norvegji dhe më tregoj se kishte ba pak nji ndej me Muratin e juej. Po e perdor pak nga ajo biseda që Enveri kishte pas me Muratin dhe po ju thamë juve baca Rifat, ty z. Murat dhe krejt familjes tuej të nderueme se ata 4.milion e 800.000 vizitorë te kompleksi i Jasharajve që ndegjova nga Enver Seferi se i apska thanë Murati që paskan vizitue aty per këto vite, po ju thamë me plot vetdije se shumica e tyne janë rrenca dhe aspak atdhetarë. Ata vin aty me ba fotografi per me ba reklama e marketing politik disa edhe me shitë patriotizem primitiv se po të ishin vetem 100.000 “të vertetë” që vijnë aty nga dhimbja dhe ndjenja e borxhit per familjen tuej, tash kur shau Sami Lushataku ne mos jo me mjete tjera por veç me therrat e gardhiqeve të Skenderajt e Prekazit në dorë do ngriteshin e do e ndiçnin Sami Lushtakun jo vetem nga Skenderaj, nga Prekazi e Drenica , por do ja ndalonin  me andrrue Dardaninë se me shkelë kamba e ti aty ma jo kurr.

Prandaj të nderuem ju lutem veproni dhe mos e mbani peng Atdheun e shkretë.

Me shumë respekte tue ju dëshrue shendet , gezime harmoni e jetë të gjatë juve personalisht e familjarve tuej ju pershendes

Selim Mustafë Nengurra (ish Hasanaj )

Sarpsborg

Norvegji,

-13 Mars 2013-

-Shenim i autorit:

-Kete leter, paralelisht per familjen Jasharaj në Prekaz e nisa edhe per revisten ZemraShqiptare që botohet në Londer-



(Vota: 49 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: