LB: Thirrje për protestë
| E Enjte, 14.03.2013, 07:03 PM |

Të martën, më 19.3.2013, në ora 12.00, para Teatrit Kombëtar, Lëvizja për Bashkim organizon protestë qytetare për të shprehur pakënaqësinë me rrjedhën dhe rezultatin e bisedimeve Kosovë­-Serbi.

Moto e protestës do të jetë: “Kundër ndarjes së Mitrovicës dhe për Kosovën Lindore”.

Lëvizja për Bashkim fton të gjitha subjektet politike, të gjitha organizatat joqeveritare, të gjithë qytetarët e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës që të marrin pjesë në protestë për të thyer publikisht heshtjen për dy çështje shumë të rëndësishme për kombin shqiptar:  atë të ndarjes së padrejtë të qytetit të Mitrovicës dhe çështjes së pazgjidhur të Kosovës Lindore.

Bashkoje edhe ti zërin tënd, në mënyrë që ai të dëgjohet sa më larg!

Zyra për Informim e LB-së

Prishtinë,

14.3.2013



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: