Kadri Mani: Letër e hapur kryetarit të Maqedonisë, zotit Branko Cërvenkovski
| E Shtune, 03.05.2008, 05:58 PM |

Kadri Mani
Letër e hapur kryetarit të Maqedonisë, zotit Branko Cërvenkovski

 

 

GOSPODIN CRVENKOVSKI,

POCRVENITE SE MALO!

 

 Nga Kadri Mani

 

“Në Ohër pa Kosovë, “flasin edhe për Kosovën”

(Skënder KORÇA)

 

“Crven”=i kuq, pra: zotni Cërvenkovski, skuquni pak! Të kini pak turp për përkrahjen e krimeve e të masakrimeve kundër shqiptarëve në Serbi dhe në Maqedoni!! Dhe dëgjoni mirë: pas paraqitjes tuaj arrogante, ne shqiptarët nuk të konsiderojmë më tutje kryetar:

 

“Takimi i nivelit të lartë të presidentëve evropianolindorë në Maqedoni

02-05-2008

Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski theksoi përsëri vendosmërinë e vendit të tij për anëtarësim në NATO dhe organizata të tjerë evropiane.

Presidenti Cërvenkovski hapi takimin e përfaqësuesve të 19 vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore duke thënë se Maqedonia do të vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë lidhur me emrin e vendit të tij. Kjo çështje bllokoi nisjen e bisedimeve për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Në takimin e Ohrit marrin pjesë presidentët e 16 vendeve dhe ambasadorët e tre të tjerëve. Presidenti Cërvenkovski tha se pjesëmarrësit nuk ftuan Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu pasi nuk arritën një konsensus për t’i bërë atij ftesë si rezultat i kundërshtimit të ashpër të Serbisë ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët në muajin shkurt. Në takimin dy ditor pritet të diskutohen çështje si energjia, zhvillimi ekonomik dhe zgjerimi i BE. //rd//”- dhe ata “shqiptarë” që do të bashkëngjiteshin edhe pas kësaj paraqitje tuaj, le të vijnë me pjesën tuaj të Maqedonisë, ne të tjerët duam të dahemi nga ju dhe të mos kemi punë me ju kurrë më, kurrë.

Ju konsiderojmë pjesëmarrës direkt në krime e masakrime dhe gjenocid.

Sepse, të këtillë keni qenë historikisht dhe nuk mund të përmirësoheni kurrë në jetë. Ju nuk mund të bëheni të mirë, se mirësia nuk ju ka hije. Ju nuk mund të bëheni njerëz, sepse jeni kanibalë historikë:

Tash dhe vetëm tash, më qartë se kurrë ndonjëherë, dolën në syprinë vetitë dhe virtytet, ndaj veseve dhe ligë­sive, pastërtia dhe lartësimi, ndaj pisllëqeve e rënies dhe rrënimit të çdo vlere, vetëzhbërjes e vetëzhdukjes, çartjes njerëzore, e cila në medicinë quhet "amok": ka lloj-lloj rastesh drastike e më drastike, të pakapshme për botën nor­male. Soldateska hutjane i detyrojnë prindërit që ta therin fëmijën e vet, ta pjekin në zjarr e ta hanë, shih "Izvestia na Narodni Etnografski Muzei" - Sofia, 1924, god. IV, KNJ. I i II str. 43.

"Në një këngë popullore tonën nga Velesi,- këndohet se si solldateskat hutjane e pushtuan një fshat dhe se si nga ai fshat ikën të gjithë, pos familjes të një shtëpie të madhe, në të cilën ishte, pos të rriturve, edhe një çunak, të cilin të gjithë të shtëpisë e donin dhe e kultivonin si kanakar, më të dashur në familje. Në shtëpi hutave do t’iu jepnin çdo gjë që do të dëshironin, por ata nuk deshën asgjë tjetër, pos fëmijës, të cilin e rrëmbyen dhe të gjallë e përshkuan në hell, dhe e poqën midis dy zjarresh.

Babai ia sillte hellin, Nëna ia nxiste zjarrin, xhaxhai e vëllezërit i binin kavallit e motrat dhe nuset i detyronin t'i bien defit e të loznin valle përreth:

Na deseta godina

 ukrade Bogdan, ukrade,

ot Majka mila detence:

živo na ražanj nadena,

prikara tatkoto, prikara,

da vrti tatko reženo

prikara majka, prikara

da vah majka ogino;

prikara brača, prikara

 da svirat brača, da svirat

prikara snaji, prikara

da pojat snaji, da pojat

prikara sestri, prikara

da igrat sestri, da igrat.

("Belgradski Narodni Pesmi" - Sofija 1924 st. 219-220)

"Po ama nga i njëjti burim, del se edhe arnautët e kanë pjekur në hell Vasil Hanxhiun" - citoi Hatlla, duke pro­vokuar vjehrrin.

"Po, Nuse, e vërtetë dhe nga i njëjti burim, që thua ti, po megjithatë, ndryshon puna kur është fjala për Hanxhiun dhe një çunak dhjetëvjeçar, - fajtori dhe i pafajshmi, xhelati dhe viktima, duhet pasur parasysh rela­cionin shkak-pasojë? Në mos pastë qenë Hanxhiu një Komandant Hollozi, domosdo do të ketë qenë një Icë Kallauzi! Kundër tyre ke qenë edhe ti mjaftë aktive!" - ia ktheu Sofati huanë me rraxhë.

"Dhe ti Baba, e tumir dhe e përkrah revanshizmin.

"­Nuk po dorëzohej Hatlla.

"Jo evlat, nuk e tumir as e përkrah, këtu në këtë disponim familjar. Po ama kur ta paramendojmë veten në pozitën e çunakut të përshkuar të gjallë në hell, midis dy zjarresh, duke bërtitur e piskatur, përcëlluar e cingarisur në njërën anë dhe pozitën e mjerueshme të familjes në anën tjetër, ndryshon puna! Po me ty e kam lehtë dhe ndjej kënaqësi kur debatoj. Ti je një nga nuset tona e gatshme për çdo sakrificë... po përse i lufton mikrobet me antibi­otikë, kur të sëmuret vajza?"

"Po kërkoj falje Baba!"

"Jo, po unë po të shpreh mirënjohje për ndërhyrje, se vetëm përmes polemikash qëllimmira, del në shesh e vërte­ta. Ti vetëm u ngute pakëz dhe më ndërpreve!" - tha Sofati, dhe vijoi të citonte nga radhori:

"Deteto, majka, sam ga zakllav,

sam ga zaklav, sam ga ispekov

posle, majkomori, nije go ispekovne,

nateravme, majka, tatka i majka

da ga jedu... "

Kadri Mani


Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

/Zotit Sokol Balla, nderim për frymëzimin/

UDB-eja vrau mësuesin Mustafë Hetë Koka
Pse e  mbrojti nderin e bashkëshortes
Përndryshe do ta lëshonte toka
S’do të kish fytyrë të dilte përpara portës

trishtohem për një arsye tjetër: që pas një udhëtimi
të mrekullueshëm në një atmosferë perëndimore
përmes Lezhës, Shkodrës dhe Murriqanit, më duhet
të ruaj makinën pikërisht nga rrugët e ngushta, të vrara

dhe të trishtuara nga Murriqani deri në Tivar, Volorekës
deri në Ohër.
duhet të ruhem nga milicët e policët e këtyre dy gjasme-republikave
që edhe të kompleksuara nga zhvillimi, pasurimi dhe kryeneçësia jonë
tentohen shumë të na gjobisin, kërcënojnë, apo sekuestrojnë makinat tona
kueku më të shtrenjta sesa Jugo-t apo Reno-të e tyre të mbaruara.
Rumania e kurvave,
Maqedonia, më vë literalisht kufirin te thana, megjithëse edhe unë
edhe ajo – Maqedonia – e dimë se ai është një shtet “kurvë”. “Kurvë”
sepse në fakt fle në tre krevate dhe asnjëri nuk është i tiji.
Ka emrin që nuk është i tiji – por i një krahine greke
-flet gjuhën zyrtare që nuk është e tija – por është e bullgarëve
-dhe mban me zor një të tretën e shtetasve – që nuk duan të jenë maqedonë,
-sepse janë shqiptarë.
i ka shpëtuar dy luftërave, pa i hyrë thuajse gjemb në këmbë. Nuk thonë kot
“paç fatin e… Maqedonisë”
Por kjo puna e rikthimit të vizave nuk është se më shqetëson shumë,
pasi ekonomikisht të humburit janë përtej kufirit të thanave maqedone.
Më shqetëson fakti se nuk ka asnjë reagim nga Shqipëria lidhur me këtë.
Dhe prapë nuk e shoh të reduktuar problemin tek lëvizja e njerëzve, por tek
miratimi në heshtje i këtij jastëku vakuumi, përreth kufijve të Kosovës.
A mos vallë kemi filluar që tani të paguajmë një kosto të panjohur të
pavarësisë së saj?
Nëse është kështu, kjo do të thotë se ka një lajm të mirë që fshihet prapa
një lajmi të keq. Dhe që përtej gjithçkaje rrit rëndësinë e një segmenti
shumë të përfolur siç është ai Durrës Kukës.
Si një provë se jo gjithmonë rrugët e shpëtimit, kalojnë përmes “kurvave”… 

Në një dramë që po shfaqet, është një personazh NJERIU-UJK, urdhëron me ulërimë: Vrani! Preni! Rrihni! Vrani! Përhapni ligësinë, marrëzinë e pabesinë! Ndajini, përçajini! Mos i lini dy gurë bashkë! Mbillni inat e zili! Jua mbytni dashurinë, paudhësinë jua mësoni! Jua zhdukni miqësinë, pabesinë jua mbillni… zilinë! Të mos kenë më një gjak, një fe, një komb. Njëritjetrin të mos e njohin, të mos e njohin zotin! Le të punojnë për dhe të huaj, veten të mos e njohin kurrë! Vrajini! Rrihni! Preni! Varni! Vritni!

Zotni Branko Cërvenkovski, që nga ky takim, nuk  ju njohim, nuk jeni më kryetar i shqiptarëve, jeni i padëshirueshëm dhe i skaduar- si ilaçet pa banderola!



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: