Sadik Vrajolli: Mënyra për ta lënë duhanin
| E Diel, 17.02.2013, 09:51 PM |

Motivimi dhe mënyra më e lehtë për ta lënë duhanin

Nga Dr. Sadik Vrajolli, mjek i distriktit në Suedi

Për ta bërë një vepër të mirë duhet me pasë motiv të fortë, në rastin konret të motivohemi nga arsyeja shëndetësore, ekonomike, sociale dhe nacionale...

Arsyeja shëndetësore: Duhani  shkakton simptoma të kollitjes me kelbazë, kondicion të dobët fizik, impotencë/disfunksion seksual/, prishje dhe ramje të dhëmbëve , higjienë të keqe të gojës,  prishje të tenit të fytyrës në formë të plakjes, fytyra merr pamje të kaltërt të zeshkët me rrudha të ashpra në fytyrë sidomos rreth hundës, ballit, gojës dhe rreth syve saqë femrave ua shëmtojnë pamjen, më ato nuk duken si dama /zonja te reja/ por më tepër marrin  pamje të shëmtuar dhe duken së paku njëzetë vjetë më të vjetra.

- Në organet e frymëmarrjes/respiratore/ shkakton  bronkit kronik, bronkit kronik obstruktiv, dëmtim në enët e gjakut duke ia filluar prej kapilarëve deri  te enët e mëdha /mikro dhe makrovaskulare/. Shkakton infarktin e zemrës, dekompenzimin e zemrës, arterosklerozë / gëlqerosjen- cementimin e enëve të gjakut/ infarkt në tru /cerebrovaskular insult/ dhe dobësim kujtese. Në fazën më të avansume-terminale edhe kancer të mushkërive. Pra duhani është vrasës tinzak ose i padukshëm.

Mesatarisht jeta e duhanxhisë është dhjetë vjetë më e shkurtër se sa e jo duhanxhinjve, kurse kualiteti  i jetës është shumë herë më e keq se sa i jo duhanxhinjeve  në bazë të këtyre shembujve të cekur më lartë.

Duhani dhe rakia përveq që krijojnë mvarshmëri  të thellë të lënë një përshtrypje autodestruktive- vetëshkatërruese.

Duhanxhinjtë pasiv mjerisht janë fëmijët dhe gratë te ne aty ku pihet duhan në një dhomë të mbyllun  disa duhanxhi faktikisht e bëjnë si  dhomë gasi  dhe ata fëmijë që janë aty si duhanxhi pasiv janë fëmijët më fatkeq, të pasojat e asaj do ti bartin gjatë tërëe jetës.

Arsyeja ekonomike: Industria e duhanit dhe alkoholit është degë e fortë ekonomike për shumë kompani  botërore që nxjerrin profit-fitim në fatkeqësi  të shëndetit të njeriut

Monopolin e prodhimit dhe distribuimit të duhanit dhe rakisë në Ballkan e kanë serbët dhe malazezët. Mjerisht këtë distribuim të duhanit dhe rakisë serbët dhe malazezët arritën ta shpërndajnë në Itali dhe në Skandinavi kurse gjermanët mjaft mirë janë mbrojtë ndaj tyre.

Kurse në Kosovë për çdo vjet paguhen 180 milion euro vetëm doganë nga importimi i duhanit, kur dihet se ate distribuim e bënë Serbia dhe fitimin kryesore e fiton ajo. Në këtë mënyrë i bëjmë shërbim djallit duke shkatërrue shëndetin tonë.

Arsyeja sociale: Çdo prind e ka obligim të kujdeset për shëndetin personal dhe të fëmijëve të tij. E çfare përkujdesje mund të bëjë ai prind që merr infarkt nën moshën 40 vjeçare, përkundrazi ai bëhet barrë edhe për fëmijët e vet dhe shoqërinë dhe nuk arrin me i rritë dhe edukuar e zhvilluar familjen e vet.

Nëse ti je mbi 40 vjeçar atëherë sëmuresh prej sëmurjeve të zemrës dhe të mushkërive dhe  nuk do të arritsh ta presish nipin dhe mbesën sëpaku ta ndijnë kënaqësinë e gjyshit apo gjyshes dhe këshillat e tyre atëherë do ti mbetesh borgj përgjithmonë këtyre pasardhësve tu dhe do të vdesësh vetë i pangopur me kënaqësine e tyre. Shoqëria do të humb shumë mjete në ilaqen për ato dhjetë vite sëmundje të tua.

Arsyeja nacionale : Një komb që nuk është i shëndoshë nuk është as produktiv. Në  rastin konkret ti harrgjojsh rreth 200 milionë euro në këtër vafëri të skajshme është gati sikur vetëvrasje kolektive. Mendo se me 200 milionë euro do ta lulëzojsh cilëndo prej segmenteve arsimin apo shëndetësinë e do të arrij që me ato mjete ta bëjsh në kulmin evropian. Nëse e ndërpren duhanin një ditë e më parë e dëshmon një lojalitet ndaj vetes, familjes kombit tënd dhe shtetit tënd.

Mënyra më e lehtë e lënjes së duhanit

Bindje psiqike se je duke bërë një punë të mirë e se je qindpërqind i aftë ta realizojsh. Ekzistojnë shumë metoda  për lënjen e duhanit por dy janë që unë i kam  aplikue dhe kanë dhanë rezultat të mira.

1.         Flastera me nikotin – nicotinell 7mg/24 orë, 14 mg/24 orë, 21mg/24 orë.  Zgjedhja e tyre bëhet sipas numrit të cigareve të pira. Ata që pijnë nën 10 cigare mjafton 7 mg nicotinell. Ata që pijnë nën 20 cigare mjafton 14mg nicotinell, ata që pijnë m bi 20 cigare duhet  21 mg/nicotinell.

Mënyra e aplikimit:

a)         Prej ditës 1-30 ngjitet një flaster/shpatullës/  prej mëngjesit deri sa të biesh në gjumë. Në këtë periudhë paraqiten disa simptome si për shembull kollitje dhe ndjen jë ngulfatje, sepse rriten ciljet e bronkeve të cilat e bajnë spastrimin e nikotinit. Në këtë rast ato nuk kanë nikotin për të eliminuar prandaj rriten ma shumë se zakonisht dhe japin simptome kollitje dhe ngulfatje. Duhet të  përdorësh ilaqe që bajnë tretjen e pështymës. Për shembull ilaqna Bisolvon 2 herë në ditë nga një tabletë ose Acetylcystein dy herë në ditë nga një tabletë derisa ta keshë simptome.

b)         Prej ditës 31-60 e përdor gjysmën /1/2 e fllasterit/ prej mëngjesit deri sa të biesh përe të fjetur. Në këtë periudhë mund të paraqitet thartinë në lukth dhe gogësim. Përdor jogurt. Ose tableta Omeprazol 20 mg. një herë në ditë.

Mund të paraqitet  në këtë periudhë abstinencë-nevojë për të pirë duhan. Përdor molla, 1/8 e mollës në vend të një cigarje dmth., dy molla në ditë sepse molla është antidot i nikotinit.

c)         Prej 61-90 ditë e pëdor ¼ e nicotinellit.  Në këtë periudhë paraqiten dhimbje dhe shtangime të muskujve. Përdor Paracetamoll  tab.500 mig. 3 herë në ditë nga një.

ç)  Prej  91-160 ditë  e përdor 1/8 e flasterit.  Në këtë periudhë  paraqitet  parahati motorike. Njerëzit e prekun fytyrën, hundën, ballin i shtërngojnë gishtat, nyjet. Për ta qetësuar këtë motorikë është mirë ti bajsh një parë tespi ose sinxhir me çelësa që i lëviz tërë kohën në duar dhe ta qetësojsh motorikën e duarve e cila mund të zgjasë gati një vit.

Metoda tjetër është pëdorimi i tabletave  Zyban.

Mënyra e përdorimit:

Përdoret një tabletë një herë në ditë një javë apo shtatë ditë dhe njëkohësisht pihet duhan si zakonisht. Prej ditës së tetë përdoret një tabletë  në mëngjes dhe një në mbrëmje dhe ndërpritet përnjëherë duhani. Përdorimi zgjat 7-9 javë. Nëse abstinenca është shumë e fortë zgjat  edhe 7-9 javë tjera.

OBS /Kujdes/! Zybon nuk guxon të përdoret te ata që kanë epilepsi  dhe sëmundej të rënda psiqike.

Një apel apo thirrje humane për të gjithë duhanxhinjët: mendo për shëndetin t ënd, mendo për pamjen tënde,  mendo për higjienën tënde të gojës, mendo për fëmijët e tu, mendo për nipat tu, mendo për ekonominë tënde, mendo për shtetin tënd që ende se ka marrë veten me ndejtë në këmbët e veta ekonomikisht. Mos lejo veten të bëhesh shërbëtor i djallit dhe t’ia dorëzosh paren tënde vrasësve shekullor.

P.S.

Këtë metodë e kam aplikue qe 15 vite dhe ka dhanë rezultatin maksimal bile një fabrikë që quhet Hysqvarna në Brunflo në Suedi e kanë lënë pirjen e duhanit të gjithë të punësuasrit në këtë me këtë metodë me nicotinell, pra e kanë lënë duhanin qindpërqind të punëtorëve.

Metoda e dytë me Zyban poashtu është shumë ma e shpejtë dhe mjaft efikase prandaj zgjidhe vetë cilën metodë do ta aplikosh por jo të dyjat përnjëherë!



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: