Lekë Preçi: Mazllum Hasimja ishte një atdhetar
| E Merkure, 13.02.2013, 07:57 PM |

Prof. Mazllum Hasimja ishte një atdhetar e intelektual i palodhshëm

- E pamja dhe Akademia Përkujtimore u kryen në frymën atdhetare –

Nga Lekë PREÇI

Të dielën më 27.01, 2013, në lokalet e Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze” në Göppingen Të Gjermanisë, u mbajtën të pamet dhe akademi përkujtimore me rastin e vdekjës së  mr. Mazllum Hasimja. Para shumë bashkatdhetarëve, kolegëve, miqëve dhe familjarëve të Prof. Mazllumit. U evokuan kujtime  nga puna e përbashkët në mërgim ku jetonte që disa vite Prof. Mazllumi me familjen e tij. Që në fillim, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze” në Göppingen dhe i Këshillit të Prindërve të Shkollës Shqipe, subjekte këto të organizuara që veprojnë që disa vite me shumë sukses,Jahja Gashi, paraqiti në fjalën e vetë hyrëse arsyen e këti takimi përkujtimor, në shenjë rrespekti për jetën, vepren dhe punën e përbashkët që kemi pasë me Prof. Mazllumin qoftë në kuadër të Shkollës Shqipe dhe të aktiviteteve kulturore në kuadër të Shoqatës.

 

Një biografi të shkurt, për jetën dhe veprën e Prof. Mazllumit e paraqiti, ish studenti dhe kolegu në Shkollën Shqipe në Göppingen me rrethinë, Sylë Sylaj. Ai tha: “Mazllum Hasimja u lind me 4.01.1934 në Gjakovë. Shkollën fillore, gjimnazin e  ultë dhe shkollën normale i kreu në qytetin e lindjës.SHLP-në e mbaroi në Shkup kurse Fakultetin Filozofik, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë në vitin 1965.Në vitin 1985 mori titullin Magjistër i Shkencave Albanologjike.Fillimisht punoi në disa shkolla fillore të rrethinës së Gjakovës dhe në Gjakovë, në Shkollat e Mesme të Gjakovës. Nga vitet 70-ta ishte ligjerues në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë ku ligjeroi lëndën Gjuhë e sotme shqipe-Sintaksë dheMetodikë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në vitin 1981-83 ishte Prorektor në Universitetin e Prishtinës. Mazllum Hasimja ishte i përgatitur profesionalisht dhe me një kulturë të gjerë pedagogjike, sidomos në fushën e gramatikës së Gjuhës Shqipe, ku dha një kontribut të rëndësishëm si autor tekstesh mësimore, recenzues, lektor dhe autor i shumë artikujve profesional. Është bashkautor i tekstit mësimor GJUHA JONË, GRAMATIKE E GJUHËS SHQIPE Kl. VII për shkollën fillore 1983, dhe Sintaksa e gjuhës shqipe Kl. II për shkollat e mesme ku nga juria profesionale është shpallur si libri më i mirë i vitit 1989 dhe për këtë ishte nderuar me çmimin “Naim Frashëri”. Në bashkpunim me Ahmet Kelmendin hartoi edhe dy libra tjerë shkollor për nevojet e studentëve, Gramatike e Gjuhës së sotme letrare shqipe- Sintaksa e fjalës dhe Gramatika e Gjuhës së sotme letrare shqipe- Sintaksa e periudhës. Ishrte njohës i mirë i të gjitha hallkave të arsimit në Kosovë. Edhe kur erdh për të jetuar në mërgim, gjegjësisht në Göppingen të Gjermanisë,

e shqetësonte pa masë gjendja e fëmijëve të mërgimtarëve në mësimin e gjuhës amtare dhe për këtë arsye me shumë bashkatdhetarë, dashamirë të Shkollës Shqipe,në vitën 1997 filluam me mësimin plotësus për fëmijtë e mërgimatrëve tanë. U angazhua me vullnet dhe dëshirë shumë të madhe në këtë drejtim”.

 

Veprimtari i mirënjohur organizator dhe pjesëmarrës në shumë aktiviteteve kombëtare, kulturore e humanitare Xhafer Leci evokojë disa kujtime si bashkëpjesmarrës në shumë aktivitete me prof. Mazllumin që nga vitet 1990-ta prej atëherë kur janë njohur së bashku. Në shumë aktivitete kulturore dhe kombëtare që janë organizuar në këto rrethina ka marrë pjesë edhe prof. Mazllumi. Edhe pse nuk ishte antar i asnjë partie politike. Prof Mazllumi merrte pjesë nëpër mbledhje të Klubeve, shoqatave e shoqërive, si dhe në tubime të subjekteve politike shqiptareme qëllim të mirë për ti ndihmuar organizmet e mërgimtarëve që kontributet të jenë sa më të frytshme...Kemi marrë pjesë në shumë festa kombëtare, akademi përkujtimore e promovime të librave që janë organizuar në këtë anë. Për këtë arsye thëmë me zemër të qilter: I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.Edhe Hamza Halabaku, në pamundësi për pjesëmarrje për të pame, kishte dërguar një letër me shkrim, cilën e lexoi arsimtari Lekë Preçi, duke evokuar disa kujtime që nga viti 1973, atëherë kur në kuadër të Pleqisisë së Arsimit në Prishtinë ishm njoftuar meProf. Mazllumin. Çdo takim me këtë përsonalitet linte përshtypjen e një intelektuali të mrekullueshëm. Dhe si i tillë, ishte i përgatitur profesionalisht dhei paisur me një kulturë të gjerë prej pedagogu. Me një fjalë ishte shumë njerëzor.Në këtë takim përkujtimor, folën edhe Emin Fazlija, kryetar i Beslidhjes, Asllan Dibrani, Sylejman Aliçkaj, Malë Myrtaj, Ndue Lekaj, Selami Morina etj. Në emër të familjës Hasimja falemnderoi Asllan Boshnjaku, dhëndërr i pro.Mazllumit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: