Fritz Radovani: Tërhiqet Papa Benedikti XVI
| E Marte, 12.02.2013, 07:53 PM |

SHEJTNIA  E  TIJ  PAPA  BENEDIKTI  XVI, DO    TERHIQET  ME  28  SHKURT  2013

Nga Fritz RADOVANI

Dje, me daten 11 Shkurt 2013, ora 19.48 në Vatikan, agjensitë e lajmeve bane të dijtun per gjithë Boten se Shejtnia e Tij Papa Benedikti XVI, në një ceremoni fetare në Vatikan per Martirët e Otrantos,  njoftoi se me daten 28 Shkurt 2013, Ai do të japin dorheqjen e vet nga kenja Papë. Ai tregoi se “…Fuqia dhe mosha e vjetër nuk janë aq të favorshme për me ushtrue detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme.” Vendimin e shprehi në gjuhë latine.

Papa Benedikti XVI ka le me 16 Prill 1927.

Ky asht Papa i 265 mbas Shen Pjetrit. Njihej ma parë me emnin e Tij Kardinali Jozef Ratzinger, i zgjedhun si Papë me 19 Prill 2005 me emnin Benedikti XVI, nga Konklava e Kardinalëve të Kishës Katolike në Vatikan, menjëherë mbas Papës Gjon Pali II.

Asht kenë me detyra të randsishme në Kishen Katolike në Mynih të Gjermanisë dhe prap ma vonë në Kolegjin e Kardinalëve në Vatikan, ku u zgjodh Papë. Njihet nder ma të pergatitunit teolog të Vatikanit. Njohës i disa gjuhëve të hueja. Ishte krahu i djathtë persa kje gjallë i Papës Gjon Pali II, i cili la edhe porosi per zgjedhjen e Tij.

Rastet e dorheqjes janë shumë të rralla, i fundit që dha dorheqjen ishte rreth 600 vjet maparë, Papa Gregori XII, në vitin 1415.

Bota e qytetnueme e pershndetë vepren e Tij per të miren e Kishës Katolike.

Nga një Papë gjerman si Papa Benedikti XVI, vepra e Tij nuk asht e “papritun”!


Melbourne, 12 Shkurt 2013.

(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: