Zeqir Lushaj: Çikë hasjane...
| E Hene, 11.02.2013, 06:55 PM |


Jemi në javën e Shen Valentinit

ÇIKË HASJANE…

Teksti nga: Zeqir Lushaj
Kendojnë: Perparim Brati, Hamit Kastrati

Në foto: - Çika e Didajve, nuse në Cenaliaj (NJ,USA, 2008)

Si fllad bjeshke në çetina,
çikë hasjane je ma e mira.

Kush po t’sheh çudi po ban,
për sytë ty bash si filxhan.

Po e man veten si bostan,
je e mirë, nuk kie ç’ka ban.

Floktë e tua janë açik,
si gojfili në Pashtrik.

Fytyra jote si hana plot,
po t’i thom çikë dy fjalë sot.

M’doket nata 100 sahat,
me dalë n’punë e me t’pas ngat!

Ne’ foltë kush ndoj fjalë për Ty,
çikë pashë besën dert mos ki…

Rueju pak moj dallëndyshë,
syni i keq asht dro me t’prishë!!
------------
Krumë, 1988


(Nga libri “Fjala mbi tel…”)



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: