Dedë Preqi: Misteri i zhdukjes së Ukshin Hotit
| E Hene, 11.02.2013, 07:59 PM |

MISTERI I ZHDUKJES SË UKSHIN HOTIT, ËSHTË  FSHEHTËSI E DJALLIT MOTIT

Nga Dedë Preqi

Njeriu ndjenë obligim moral  e njerëzor ta thotë botën e vet të brendshme të pajtueshmërisë dhe anasjelltas , kur jeton në një botë  që nuk njeh vlerat e jetës dhe dinjitetit njerëzor, e cila dëshiron njeriun ta bëjë objekt të asgjësimit politik, apo duke planifikuar , gjithashtu, ta shfrytëzoj plotësisht, deri te zhdukja fizike.

Prandaj,  jeta shoqërore të detyron ti kushtohej vëmendje çdo gjëje që njeriu bënë për shoqërinë, dhe nuk mundesh sa do që mundohesh për ti ikur të keqës, jeta është parajsa e etur dhe ndjenë nevojë që ti begatojë të gjitha para vetës dhe para të tjerëve përpjekjet e vetëdijshme, në parim me ligjet e jetës, edhe pse rrezikon  me vetëvetën.

Njerëzit e ditur e kanë menduar herët, se çka saktësisht do të sjellë jeta në të ardhmën e tij dhe të shoqërisë, të cilët nuk kanë heshtur për hir të idealit, por kanë shprehë opinionin e vet, edhe pse kanë qenë të diferencuar, apo në listën e asgjësimit.

Njëri ndër ata, që ishte privuar nga liria njerëzore dhe e drejta për të jetuar si qenje shoqërore, ishte  Mr.Ukshin Hoti. Te ky intelektual dhe politolog pasoi edhe izolimi i plotë, shkëputja e çdo komunikimi me rrethin shoqëror, madje edhe me rrethin e vet fshatar, sepse edhe kontakti i thjeshtë njerëzor, atë e bënte fajtor shteti okupator serb.

E detyruan që të mbyllej në një kasollë përdhese, largë syve të njerëzve, në mënyrë që mos të zbulohet gjendja e tij mjeruese, dhe pa asnjë burim të ardhurash materiale, ishte shkak, vetëm se ishte përcaktuar për atë që atij iu duk si opcion i vetëm i mundshëm, rregullimi i tërsishëm shoqëror i Jugosllavisë së ardhshme, me Kosovës Republikë, të cilën kërkesë e konsideronte si zhvillim të shpejtuar të gjithanshëm ekonomik, si edhe shkallën e demokratizimit të përgjithshëm të shoqërisë, si edhe zgjedhjen e qështjes nacionale shqiptare.

Kjo tezë e të madhit Ukshin Hoti, u ndesh me politikën e shtetit dhe sistemit totalitarë jugosllav, ku ndalohej  shprehja e mendimit të lirë në mënyrë demokratike, që do të thotë se,  nuk kishe guxim ta injorosh një ligj të tillë , por trajtimi i tillë deomos e denigronte, jo vetëm përsonalitetin e tij, por edhe rrethin dhe shoqërinë në tërësi.

Kështu, kundër magjistër Ukshin Hotit filluan proceset montuese politike nga sistemi okupator serb, të cilat  e kurdisën edhe arristimin e tij, dhe më 21 nëtor 1981, sipas nenit 114, të LPJ, e dënuan më 9 vite burgim për kontrarevolucion, që më pastaj ia zbritën në tri vjet e gjysmë, i cili i përjetoj ato vite torturuese nëpër burgjet hetuese të Jugoslavisë. Pasi e lëshojnë nga burgu, nuk e lejojnë të punojë në arsim dhe në organizata tjera, duke ia marrë edhe banesën që kishte në Prishtinë, dhe e vetmja srehë e tij ishte Krusha e Madhe, aty ku e kishte vendlindjen, duke ia kufizuar të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë intelektuale e jetësore.

Mr. Ukshin Hoti, ishte atëherë ligjerues në Fakultetin Juridik, drejtimi i Juridiko-diplomatik, mandej në Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, ishte dhe sekretar për Marrëdhënie me botën e jashtme të KE dhe Kuvendit të Kosovës, dhe anëtar pothuaj i gjitha forumëve që merrëshin me politikën ndërkombëtare.

Ukshin Hoti  lindi me 1943, në Krushe të Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prizren, shkencat politike në Zagrb, dy vite pasuniversitare në Beograd, në leksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. U specializua në Universitetin amerikan në Çikago, në Universitetin e Harvardit, në Boston dhe Washington.

Mr. Ukshin Hoti u burgos tri herë nga sistemi serb i asaj kohe. Për herë të parë u burgos më 19 nëntor 1981, sepse i mbrojti të drejtat e studentëve, për Kosovën Republikë.

Në mars të vitit 1993, intelektuali Ukshin Hoti u burgos për herë të dytë, me pretekstin se ka organizuar homazhe për martirët e Brestovcit.

Dhe me 17 maj të vitit 1994, dënohet me 5 vjet burg, sepse ishte organizator dhe pjesëmarrës i lëvizjeve për Republikën e Kosovës.

Zhdukja e Ukshin Hotit është shumë e mistershme

Një ditë para se ta përfundonte burgun në Dubravë, me 16 maj ( ditë e diel )1999,drejtori i këtij burgu Aleksandër Rakoçeviç, e jep urdhërin ta nxjerr nga burgu Ukshin Hotin,të cilin e shoqërojnë tre pjesëtarë të sigurimit serb, me ç’rast  prej atij momenti dhe deri sot, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Lufta të cilën e shkakëtoj Serbija në Kosovë, kanë vrarë e masakruar me qindra e mija shqiptarë në mënyrën më mizore, ku shumica e tyre ishin civil të pa armatosur. Në këtë luftë të tmershme janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, janë dhunuar afro 20 mijë femra shqiptare, dhe prej këtyre të rrëmbyerve janë të pa gjetur edhe 1800 njerëz, dhe fati i tyre nuk dihet deri me sot nga ana kosovare,ku me shpresë dhe ankthe presin familjarët e tyre, një lajm se do të kthehen një ditë të prehen në dheun e Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe Institucionet e saja, kanë bërë shumë pak në lidhje me qështjen e të zhdukurve nga forcat fashiste serbe, ashtu edhe për intelektualin Ukshin Hoti, është bërë fare pak për të zbardhë fatin e tij, që është zhdukë në mënyrë të mistershme.

Ukshin Hoti nuk mund të vdes kurrë, sepse ideali i tij është i pavdekshëm, ai jeton në kujtesën e popullit, dhe populli e ndien nevojën e tij intelektuale të një politikologu të madh të qështjes kombëtare. Ai sakrifikoi tërë qenjen e vet, për idealin e qështjes kombëtare, atëherë si mundet populli të mos jetë mirënjohës ( vetëm ata që nuk kanë ideal dhe identitet kombëtar) dhe të mos e respektojë këtë figurë të madhe historike.

Heshtja Institucionale dhe e Qeverisë së Kosovës për figurën e Ukshin Hotit dhe shumë të tjerëve, të cilët u zhdukën, apo u vranë në mënyrë të mistershme, nuk ka domëthënje tjetër, vetëm se pajtohen dhe shoqërohet me torturuesin dhe vrasësit e tyre. Përveq heshtjes, sot po luajnë edhe me frytet e tyre, sikur që ishte rasti i djalit të Ukshin Hotit, të cilin kozmopolitët  e PDK-së, e mashtruan me ndonjë „premtim“,  duke e larguar nga konceptet e babait të tij, e cila lojë nuk duhej të luhej me anëtarët e familjeve të ndershme dhe patriotike.

Përpjekjet e kujdoqofshin janë të kota që ta zhvlerësojnë vepren e Ukshin Hotit dhe shumë të tjerëve, si do që ata mundohen dhe veprojnë, sepse njerëzit e mirë dhe veprat e tyre janë thellë të ngulitura në zemrat e popullit.  Ukshin Hoti  ishte autor origjinal  i Kosovës Republikë, në të cilën sot krekosën njerëz pa vlerë që kanë zënë vendet e pa merituara në Parlament dhe në qeverinë e saj.

Misteri i zhdukjes së Ukshin Hotit, është fshehtësi e djallit motit, djalli i motit ishte okupatori serb, i cili mendoi dhe veproi me shqiptarët me modalitetin djallëzor, duke mos njohur identitetin dhe respektuar liritë  njerëzore. Dikush duhet të përgjigjet për gjendjen e këtyre njerëzve, të cilët kanë ra viktimë e ndikimit degjenerues dhe të shkatërrimit të figurave shqiptare, për të cilat akuzohet sistemi totalitarë  fashist serb. Një pjesë të barrës e bartë edhe shoqëria e sotme kosovare, si edhe udhëheqja pushtetare, të cilët nuk kanë kohë të merren me qështjet e të zhdukurve, sepse vuajnë nga një lloj i pazakonshëm i deformimit të kohës së tyre, që i ka kapluar korrupcioni  deri në fyt dhe krimi i organizuar.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: