Elvi Sidheri: Menyja e ditës - ”Sallatë mikse me Daçiç e Papas, apo Agim të Artë e Serbë”!
| E Premte, 01.02.2013, 06:00 PM |

Menyja e ditës: ”Sallatë mikse me Daçiç e Papas, apo Agim të Artë e Serbë”!

Nga Elvi Sidheri

Jo se kisha pikërisht në mendje të merresha me këto personazhe komike në idiotësinë e tyre tashmë mitike, por meqë lexova sot në gazeta ç’kishin pëllitur si kërriça secili prej tyre, atëherë thashë t’ua kushtoj ca rrjeshta.

Dje në darkë kisha gjëra shumë më të mira për të bërë se që të kaloja kohën duke ndjekur krisjet e trurit të shkitur të Kristo Papasit, por sot domosdo që gazetat e kishin transkriptuar një për një lajthitjen e tij.

Ajo që në asnjëlloj mënyre unë nuk arrij të kuptoj, është pse qoftë dhe në emër të një tip gazetarie agresive, model CNN që flet me terroristët e vrasësit serialë anembanë botës, sido që të jetë, një televizion shqiptar vete e merret me të tillë personazhe që duket se kanë dalë nga shablloni i sharlatanizmit dora vetë?

Dhe ky për të cilin flas, është një fenomen që në emër të shtypit të lirë, me një mazokizëm që vetëm në Shqipëri mund t’a hasësh, bën të mundur publikimin ditë-përditë të gjithëfarëlloj gomarllëqesh që botohen në shtypin apo rrethet antishqiptare të Serbisë apo Greqisë e IRJ-Maqedonisë.

Kështu neve nuk mungojmë që çdo ditë të Zotit, po ndezëm televizorin, të lexojmë se çfarë na ka sharë sot ky serb, ky “viç” sipas prapashtesës serbomane, ky grek, ky “is apo opullos” sipas prapashtesave karakteristike greke apo ky “ski” sipas prapashtesës sllave të Maqedonisë.

Unë vetë, do jetoj dhe jetoj shumë më i qetë pa dëgjuar broçkullimat e përditshme të serbëve, greqërve, sllavëve maqedonas, turqve apo kujtdo tjetër që na çan dërrasat rregullisht mua dhe neve si shqiptar/ë!

Sidoqoftë se ç’mendon jo kryeministri apo kryetari i një partie, por dhe një serb apo grek apo sllav tjetër i zakonshëm, unë tashmë e di, pa pasur fare nevojë që për mallkimet apo fyerjet e tyre të informohem “rregullisht” nga shtypi i lirë (i lirë për budallëqe) i vendit tim.

Mjaft po shahemi e kacafytemi përditë me njëri-tjetrin ne shqiptarët, po nëmemi e po sulmohemi “mes vedi”, më del e tepron kjo luftë e brendshme brenda llojit shqiptar, ndaj e kam të pamundur absolutisht që të lexoj e dëgjoj papushim dhe deklamatat e thirrjet debile e skizoide të kujtdo antishqiptari fqinj, për më tepër në shtypin e median shqiptare, si të isha në Serbi apo Helladhë e IRJ-Maqedoni.

Dikush duhet t’a ndali këtë maskaradë se kështu nuk vazhdohet!

Të dua të shahem e fyem brenda në vendin tim, iki në Serbi apo Greqi e shoh e dëgjoj aty mallkimet e tyre ndaj nacionalitetit, vendit e historisë time.

Kanalet televizive apo shtypi ynë, kanë mjaft materlal brendapërbrenda Shqipërisë apo hapësirave shqiptare, ka aq ngjarje që ndodhin në mesin tonë, sa të mjaftojnë e me to të mbushet dëng programacioni.

Ky fenomen përveçse m’i bën nervat “kaçurrel”, më acaron veçanërisht shumë!

Kështu ndodhi dhe që dje u pa në ekranin shqiptar një humbameno Papas nga rrethinat e Janinës që thonë se vetë është shqiptar me origjinë, i cili volli ç’kishte në bark, një diarre të qelbur, të shkaktuar ndoshta nga ndonjë paidhaqe e skaduar greke, me mish të prishur, që tashmë kanë nisur të shesin në Helladhë si pasojë e krizës të tejzgjatur ku po kalon ai vend.

Ç’jashtëqitje hëngri ai personazh grotesk, ç’debilizma i nxinte goja etj, këtë jo vetëm kush e ka parë emisionin në fjalë, tashmë e di.

Mua tezat e tij nuk më interesojnë as dhe pak!

Po ato teza unë dhe çdo shqiptar tjetër i mirëfilltë, mund t’i hedhim poshtë me shumë pak përpjekje, me fakte e dëshmi historike, pasi me anë të prezencës sonë në këtë truall, me anë të gjuhës që flasim e me anë të ADN-së tonë iliro-shqiptare, ne mjaftojmë që t’ua plasim në turi gjithë Papasëve, llogjet e tyre pa sens.

Papasi tregtar nga Janina, me origjinë siç duan të thonë nga Suli trim e luftëtar, mesa duket, që kur në Helladhë pllakosi kriza ekonomike, e ndodhur pasi grekët (përfshirë arvanitasit e shqiptarët e atyshëm), shpërdoruan për vite ndihmën e lekët e Europës, zbrazën bankat e tyre duke çuar miliarda në Zvicër e banka “offshore” tjetërkund, duke vrarë kështu kreditimin e tregut e familjeve greke dhe po ashtu organizuan olimpiada që s’ua mbante kurrizi, ai pra, u zgjua një ditë pseudo-nazist në një Agim grek të Artë!

E drejta e tij fundja.

Mund të ishte zgjuar dhe transvestit prostitutë në ndonjë trotuar të Europës ndoshta!

Njeriu ka të drejtën e zgjedhjes në jetë.

Kështu ai dhe “Agimi i Artë” helen, harruan tezat për vëllazërinë greko-shqiptare, që siç thonë të mirëinformuarit, ata vetë trumbetonin vite më parë.

Çdo organizatë filonaziste, ka prirje t’ia hedhi fajin e brekëve të veta të pshurrura, të tjerëve!

Dhe Agimasit e Artë greqër, shurrën nuk e kanë bërë vetë në mbathje si pleq impotentë, por meqë ata janë meshkuj të vërtetë “helenë”, të brendshmet ua kemi ujosur ne shqiptarët, pasi ata vetë nevojën e vogël, si burra që janë, nuk e bëjnë kurrë brekëve!

Lemë mënjanë që, si grekët e lashtë, si vetë nazistët me pardesytë e tyre prej lëkure e veshjet sado-mazokiste, të dyja palët njihen botërisht si “paksa të fushës apo bregut tjetër të lumit”!

Pra për “burra” tek Agimi i Artë me grekomadhëri e filonazizëm, as që bëhet fjalë fare!

Por në gjithë këtë mes, ajo që mua më bëri përshtypje të shpifur kur pashë ç’kishte ngrënë ky Agimasi i vogël nga Janina në një TV shqiptar, ishte se ai këtë logore idiote kishte rastin t’a bënte në një organ mediatik shqiptar, pa e çarë fare kokën, pasi aty s’kishte hyrë me dhunë, por e kishin ftuar!

Agimi i Artë, me dhunë nëpër studio televizive, nuk hyn dot as në Greqi e jo më në Shqipëri!

Në Greqi ka shtet, sadoqë duke gjykuar nga kohët e vështira që po kalon ai vend, nuk duket fiks kështu.

Kjo domethënë që po qe se Kristua ynë agimas i praruar, do kishte tentuar të futej me forcë në ndonjë studio TV-je në Greqi, atë rojet e objektit si fillim e pastaj Astinomia a si i thonë në gërqisht policisë, do e kishin nxjerrë prej aty me shqelma në prapanicë e më pas do e plasnin në qeli pa ia bërë të gjatë.

Agimi i Artë, ka një lloj leje të pashkruar nga autoritetet në Helladhë, që të skërmitet me ndonjë emigrant të gjorë me ngjyrë apo pakistanez, por në asnjë mënyrë nuk e kruan me shtetin grek dhe me ligjin e atij vendi.

Kjo gjë do të thotë medoemos që ky Kristo djali nga fshatrat e Janinës, s’ka pasur sesi të hynte me forcë e të bënte atë palo intervistë me TV-në informativ shqiptar ku u shfaq dje me gjithë potencialin e tij të pashtershëm prej trupeshku e të vonuari mendërisht në rastin më të mirë për të.

Unë domethënë, që nuk e kam aspak me Kriston, që për idenë time ka dhe emër të bukur tjetri.

Emër që duke parë kapacitetin e tij mental, nuk e meriton aspak!

Është mëkat kapital e blasfemi që një hajvan të atillë, t’a quash Kristo, po këto punë i di më mirë Perëndia.

Një njeriu të tillë, me trurin më pak të zhvilluar se vetë kafkangrënësit e xhunglave të Papua Guinesë së Re (kanibalëve të fundit në planetin tonë tashmë dhe nga kjo anë të globalizuar plotësisht), këtij personazhi pra, nuk ia vlen t’ia përkushtosh mërinë e nervat e tua.

Aq më pak që të më dridhen leqet e jo vetëm, nga organizata “maçiste-naziste” (kush ka parë këngën e njohur simbol të komunitetit “të krahut tjetër” YMCA nga Village People, mund t’i krahasojë lehtë veshjet e tyre prej lëkure, me ato të idhujve nazistë të Agimasve të Praruar )!

Kjo parti apo lëvizje me prirje që mëtojnë drejt maçizmit filo-transvestit përpara se nazist, është turpi dhe kryqi për t’u mbajtur në kurriz nga Helladha, le t’a mbajnë ata me shëndet se unë si shqiptar as ua kam fare pikën e ngesë.

Fundja, në llogari të fundit, këta agimasit e praruar, me devijimet e identitetit të tyre, me kërkimin e vazhdueshëm të një pozicionimi të ri, njëherë filo-shqiptarë e njëherë anti-shqiptarë e filonaziste, të kujtojnë fiks pririjet identitet-ndrydhura të një personi që ka dyshime lidhur me tendencat e tij seksuale.

E këtu nuk po sulmoj në asnjë mënyrë askënd me prirje të ndryshme në sferën intime!

Po thoja që Kristos, derën ja hapën “kanat më kanat” dhe e lanë, në mos e shtynë të thoshte ç’ia kishte ënda, ndoshta dhe më tepër se ç’mund të kishte ëndërruar ai ndonjëherë se do të thoshte jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Greqinë mëmë.

Kjo m’i ngre nervat mua po!

Sepse në vendin dhe televizionin e vendit tim, këto palaçollëqe nuk mund dhe duhet të kenë asnjëherë vend!

Pa t’a provojë e të shkojë qoftë dhe në televizionin më liberal grek (në pastë të tillë) një kushdo shqiptar e të thotë 1 të 100-ën e atyre çfarë tha Kristua në TV-në tonë?

Do e rripnin të gjallë e do ia hidhnin qenve të ngratin pa u menduar fare!

Kjo sepse greqërit si dhe sllavët e çfarëdoshëm përreth nesh, janë shovinistë, por edhe sensin e pronësisë mbi vendin e tyre e kanë tejet të zhvilluar, ashtu si nga ana tjetër neve nuk e kemi as dhe pak.

Kufiri o popull shqiptar, nuk shërben vetëm për të treguar pasaportat apo dhe për të paguar taksat e mallrave e për të kontrabanduar barëra haluçinante ose emigrantë sirianë e afganë, por edhe si një vijë që ndan pronën tonë si SHQIPTARË nga ajo e të tjerëve grekë, serbë apo sllavë të tjerë qofshin.

Prandaj pa pasur fare nevojë të vetëmbyllemi si në kohën e Kështjellës së Pamposhtur të Stalinizmit, neve sidoqoftë hapësirën tonë shqiptare (shtetin shqiptar) që e drejta ligjore ndërkombëtare e Zoti na e kanë dhënë, duhet t’a ruajmë e shfrytëzojmë ashtu siç nevojitet e jo t’a lemë në dorë të gomerëve agimas të praruar apo çfarëdolloj feçe tjetër nga të katër anët e botës, me turq e arabë në krye, që bëjnë kokrrën e pallës në vendin tonë.

Kjo s’do të thotë të jesh nazist si këta të prapambeturit mendërisht nga Greqia për të cilët po flas, por kjo gjë domethënë që në vendin tonë, ne jemi ZOTËR e kushdo tjetër nevojitet të na respektojë!

E këtu thashë që nuk kam parasysh vetëm Kriston, që po e nderojmë shumë me kaq publicitet që i bëjmë atij dhe fshatarëve të pagdhendur të Agimit të Artë (Village People si grupi mit i rrymave me orientim të ndryshëm seksual, përkthim që shton pikëtakimet e ithtarëve të kësaj partie me këtë komunitet)!

Kam po aq, në mos më tepër parasysh dhe një mullar me turq që janë shpërndarë si miza pas bajgës, kudo nëpër vendin tonë, në pastiçeri, floktore, qoftore e çfarë di unë më tepër e të cilët “për habi” kur vijnë në Shqipëri, dinë shqip paradhënie, kanë aq lekë me vete sa të hapin sa hap e mbyll sytë biznesin e tyre domosdo të suksesshëm e inflitrohen kështu qetë-qetë në shoqërinë tonë.

Zoti deshi e minoritet turkoman në Shqipëri nuk kemi, megjithëse në Stamboll e jo vetëm, për këtë gjë plasin nga marazi.

Plasshin e shpërthefshin!

Kush më thotë, që kjo dyndje turqish prej më shumë se njëzet vitesh, s’ka një prapaqëllim depërtimi të ri turkofil në vendin tonë?

Lëre pastaj sesi këta turq, që siç përmenda vijnë nga ana e anës në Turqi, arrijnë në vendin tonë me një shqipe të admirueshme, me njohuri të pabesueshme lidhur me vendin tonë etj, sesi ata pra, ashtu si dhe Telekomi, telefonia celulare, ndërmarrja e çelikut e gjithçka në pronë turke tek ne, sillen si të jenë në ish-koloninë e tyre kur ndodhen në Shqipëri!

Pakgjë mundet të të acarojë më tepër!

Por si Agimin e Artë me përfaqësuesit e tij më debilë, si turqit me “kolonët” e tyre të rinj, si arabët e shumtë, si dhe ndonjë ambasador serb që ia shkrep bataresë së gjepurave më keq se vetë kryeministri i tij në Beograd, jemi neve vetë qe i lejojmë që të shprehen si t’ua dojë e mbrapmja brenda në vendin tonë.

Kjo është e pafalshme!

Prandaj përsëris që nga  ajo që lexova sot në shtyp se kishte “ngrënë” dje agimasi i vogël i praruar në TV-në shqiptare, nuk më drithëruan aspak “përrallat me mbret” që ai tregonte për fise shqiptare kaçakësh, për ilirë që ishin thelbësisht greqër, për ushtri greke në Epir etj!

As që e vë ujin në zjarr në lidhje me këto dokrra pa vlerë.

Katragjyshi im dikur, ashtu si gjithë jugu shqiptar, nga Labëria në Korçë e Çamëri, ka luftuar njëkohësisht me helenët andartë, me turqit anadollakë e deri tek bullgarët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Dhe Jovanin që la Amerikën si shumë korçarë të tjerë, për të ngritur e çliruar Shqipërinë nga turku e greku, e vranë pikërisht grekët.

Ashtu si Themistokliun e Spiro Bellkamenin e të tjerë.

Por jugu i mbeti Shqipërisë, sepse shqiptar ishte dhe është!

Epir veriu në pastë, do të thotë që ka dhe një Epir jugu.

Dimë ne dhe historia që vetë helenët dikur, jo këta të sotmit, epirotët i quanin barbarë, pra jo-grekë.

Kjo na sjell në përfundimin që në pastë qoftë dhe në mendjet e ndrydhura të agimasve të praruar, një çështje të hapur të Epirit të Veriut, atëherë kjo tezë vjen në favorin tonë si shqiptarë.

Sepse do të thotë se neve mund të kemi një pretendim të hapur territorial për Epirin e jugut, Janinën.Prevezën, Filatin, Artën e Paramithinë, si toka historikisht e etnikisht shqiptare.

Agimi i Artë e Kristua nga katundet e Janinës, po na bëjnë indirekt një nder pra.

T’ua njohim këtë meritë të gjorëve.

Me të tillë budallenj, ia vlen të përballesh, janë aq të metë nga trutë, sa me ta mbaron punë brenda sekondit pa asnjë sforcim të veçantë.

E mos të më thotë kush që po i nënvlerësoj, sepse i ka nënvlerësuar njëherë Zoti kur i ka lindur pa një gramë tru!

Por kur këta kokëshkretë, lejohen pa pikën e përgjegjësisë të kenë akses në median shqiptare, të hyjnë në gazetat e TV-të tona e të thonë ç’tua dojë qejfi, këtu kalohen të tëra kufinjtë e fajin s’e kanë greqërit e Agimit të Artë, por media shqiptare që i le të vjellin antishqiptarisht në studiot tona televizive.

Kjo është një papërgjegjësi e pakuptimtë.

Të dimë ç’bëhet tek fqinjët tanë, është një gjë.

Sidomos kur si për Greqinë, flitet për një vend ku veç qindra-mijëra arvanitasve e Çamëve ortodoksë vendas, ka dhe akoma nja 700 mijë emigrantë shqiptarë.

Por të dëgjojmë në mediat tona kërcëllitjet e dhëmbëve të palarë të çdo të sëmuri psiqikisht nga Helladha, kjo nuk ka asnjë kuptim.

Ka dhe një eventualitet, të cilit nuk do të doja t’i besoj, por i cili vjen erë si shumë gjëra të tjera në vendin tonë.

Bëhet fjalë për fushatën e pasur e të mirëorkestruar anti-ortodokse shqiptare, e cila pasurohet çdo ditë me sajesa të reja dhe ku mund të futet dhe hapja e portave të medias sonë për agimasit e praruar.

Sepse sapo komuniteti i vjetër ortodoks shqiptar, ngriti zërin me të drejtën e tij të fjalës, të sanksionuar me kushtetutë, kundër rezultateve të pabesueshme lidhur me përkatësinë fetare të censusit, atëherë edhe u shtuan aspak papritur, shabllonet “Shqiptar ortodoks=grek ose sllav”.

Kjo fushatë orkestrohet e dirigjohet me skema të përditshme aq të cekëta, sa s’ia vlen as të merresh me to.

Me pak fjalë, sado të gjehen arsye nga më idiotet, një komunitet që nuk pyeti për turkun e s’pranoi t’a ndërrojë fenë e tij, fe aspak greke, pasi është një fe PURO SHQIPTARE e kanonizuar sipas ligjeve kristiane të Perandorit ilir bizantin të krishterë Kostandin i Madh,  i cili siç dihet drejtoi personalisht përcaktimin e rregullave të kishes në përgjithësi e i cili padyshim është babai i Kishës Ortodokse Lindore, kishë kjo më rrënjë të forta iliro-shqiptare pra, ky komunitet nuk mund të rrudhej në atë masë përçudnuese sa ç’u tentua të paraqitej më kot nga censuesit.

Edhe po të jetë i saktë censusi në këtë aspekt, prapë kushdo ka të drejtë t’i kontestojë ato të dhëna të tij që nuk i gjen të duhura.

S’ka ligj që t’a pengojë këtë liri të çdo banori të shtetit tonë shqiptar.

Pati një lloj pakënaqësie të hapur të këtij komuniteti religjioz shqiptar, i cili u pa “KATËRCIPËRISHT” qëllimisht i mënjanuar gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, kur figura si Fan Noli, Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno, Marko Boçari, Pandeli Sotiri, Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, Dhaskal Todri, Theodhor Kavaljoti, Vasil Laçi, Spiro Bellkameni, Motrat Qirjazi, Aristidh Kola, Kristo Kono, Spiridon Ilo, Marigo Posio (jo Marigona siç janë mësuar t’ia shkatërrojnë emrin prej kohësh), Kristo Dako, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Migjeni, Asdreni, Thimi Mitko, Jani Vreto, Lasgush Poradeci, Andon Zako Çajupi etj, si dhe shumë figura historike të këtij komuniteti e pjesëmarrës e firmatarë të Kuvendit të Vlorës, u pluhurosën e u harruan paturpësisht nga organizatorët e festimeve, sikur mos të kishin bërë asgjë për këtë vend dhe për popullin shqiptar.

Në mes të kësaj gjendje, pas çdo reagimi të këtij komuniteti, vjen një kundërgoditje, si për t’u thënë: “mbylleni gojën”!

Ndoshta këtu hyn dhe shfaqja me bekimin e ndonjë medie shqiptare, në ekranet e shtypin tonë, të agimasit të praruar, Kristos në fjalë, si për të thënë se: “o popull ia kush janë ortodoksët, grekë të këqinj si ky”!

Por as censuesit e aq më pak ata që kopjojnë në tokë shqiptare Agimin e Artë, mundet të përcaktojnë se kush është mysliman, bektashi, ungjillor, ateist, katolik apo aq më pak ortodoks në Shqipëri!

Kurrë s’do munden t’a bëjnë dot këtë gjë që s’e bëri dot para tyre as Enveri i zellshëm e as Turku me shpatë.

“Ortodokse të nderrshëm” që t’i binden statuteve të ndonjë partiuceje të re që mëton të gllabërojë pa asnjë lloj të drejte ngjyrat e flamurit tonë, njëlloj siç telefonia celulare turke e quan veten kriminalisht “Eagle-Shqiponjë” duke tallur simbolin tonë nacional me të cilin u thyem hundët turqve, si “poshteni allbanci-t” e serbit, pra shqiptarë ortodoksë sipas oreksit të ndonjë partie apo lëvizjeje, nuk ka e nuk do ketë ndonjëherë.

Pra pëllitjet patetike të eksponentëve të Agimit të Artë, nuk pasqyrohen në mediat tona vetëm për shkak të pakujdesisë, antikombëtarizmit të këtyre mediave apo kompleksit të fortë të inferioritetit që kemi ne shqiptarët shpesh.

Ato lejohen të futen në hapësirën tonë sovrane mediatike edhe sepse dikush brenda Shqipërisë do që kjo gjë të ndodhë, sepse kështu mendojnë se po godasin dikë që u intereson.

Por për shkaqe të ngjashme, në ekranet tona sheh çdo ditë dhe që X qeveritar, akademik apo gazetë serbe apo sllave Maqedonie, tha këtë apo atë.

Na shanë ne shqiptarëve kështu apo ashtu!

Daçiçi, kryeministër i Serbisë humbëse të plot katër luftërave në 20 vite, shtetit të vetëm në botë që feston si ngjarjen më të madhe një humbje legjendare si ajo në Fushë-Kosovë, ky njeri me tipare prej truthari me një inteligjencë prej orangutangu (pa fyerje për orangutangun, s’dua të jem rracist për të gjorin majmun), ai tha që UÇK-ja apo UÇPMB-ja janë Al Qaeda apo IRA e ETA!

Pastaj tha që shqiptarët janë terroristë, që kanë bisht, që hanë kalamajtë e ku di unë çfarë më tepër!

“Me ne sbatto le palle”-thonë italianët në këto raste, për pohimet e tij.(Kush nuk kupton italisht, t’a shohi tek Google translate).

E ç’më bëhet vonë mua si shqiptar se çfarë tha apo nuk tha ky Daci-ç i rrjepur serb??????

Më parë më ka rëndësi mirëqënia e peshkut për eskimezët e veriut të Kanadasë, sesa çfarë thotë Daci-ç ynë, ky maçok kokëmadh, komik në pamje e thelbësisht gomar në sjellje e vepra.

Ah po, duhet të më interesojë prirja e tij, sipas karikaturës së një gazete serbe të paktën, tendenca e tij e “veçantë” për t’u shtrirë në krevat, qoftë dhe figurativisht me Monumentin e të Rënëve të UÇPMB-së, në vend që të futet në shtrat me gruan e tij!

Siç shikohet, po dalim në përfundimin, se përfaqësuesit më të spikatur të antishqiptarizmit mes fqinjëve tanë, rastësisht, kanë të gjithë prirje alternative seksuale.

Kalojmë nga Agimi i Artë me tendenca nazisto-sado-mazo-bregu tjetër i lumit, tek Daci-ç, maçoku serb i cili bie në sy për preferencat e tij monumento-file përsa i përket shtratit!

Po, si shqiptarë, kur bëhet fjalë për ata bashkëkombas tanët të cilët jetojnë nën ombrellën e qeverisë serbe, pra ata të Luginës së Preshevës, atëherë ato që bën ose thotë Daci-ç, ky maçok-çamarrok në krye të aparaturës shtetërore serbe, na interesojnë.

Por, pa qenë shumë në brendësi të kësaj situate specifike, do mendoja, që duke gjykuar nga pozicioni delikat i Serbisë, po qe se atë monument do kishin dalë t’a mbronin qoftë dhe 50 veta, ata kokëfshehurit e xhandarmarisë serbe dhe kush i urdhëronte (Daci-ç, maçoku i ngrehur serb,  i cili me ngulm po priste në dhomën e tij Monumentin, për arsye që i përmenda), ata nuk do kishin guxuar të preknin njeri me dorë.

Sepse presioni ndërkombëtar mbi Serbinë, pas shtazërive që ajo ka bërë në Ballkan, është i jashtëzakonshëm dhe çdo keqtrajtim, për më tepër publik ndaj civilëve shqiptarë, do e kishte shkatërruar imazhin e menderosur serb.

Atë ditë, kamerat jo vetëm serbe e shqiptare, por dhe vëmendja e BE-së e SHBA-së, ishin ndër të tjera në atë shesh të Preshevës.

Mund të kishte qenë një moment për t’u shfrytëzuar nga shqiptarët, pasi në secilin rast, ata do të dilnin të fituar, si t’a mbronin monumentin e serbët të tërhiqeshin për të shmangur incidente që do dëmtonin integrimin e tyre e aq më keq po qe se serbët do silleshin si kafshë si zakonisht.

Por gjërat shkuan siç e dimë e unë nuk dua të komentoj më tepër, shqiptarët e atyshëm e kanë ndjerë më të drejtë atë qëndrim që mbajtën.

Kaq për sot gjindje.

“That’s all folks”-siç thoshin përrallat dikur.



(Vota: 70 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: