Ukshin Zajmi: Përfundoi “Talia e Flakës 2013”
| E Diel, 27.01.2013, 11:05 PM |

Përfundoi Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2013”

Nga Ukshin Zajmi

Në Festivalin e sivjemë të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2013” morën pjesë pesë shfaqje nga Gjilani, Ferizaji, Tetova, Prishtina e Tirana.

Kopshti me lule” ishte dramë e Arta Arifit në regji të Iliriana Arifit, në interpretim të artistëve gjilanas, që u dha premierë në këtë Festival, e cila paraqiti një dramë familjare. Këtu u bë fjalë për një qift i cili kthehet nga Parisi në Kosovë, për t’u kujdesur për nënën e protagonistit kryesor, i cili menjëherë shkon në luftë në të cilën edhe flijohet.

Frigoriferi” me tekst të Naser Shatrollit e regji të Fatmir Husenit, që erdhi nga Ferizaji në Festival, gjithashtu paraqet skenat traumatike të dy të rinjve,të fejuar, që ngujohen në një kamion frigorifer dhe aty përjetojnë qaste të ndryshme të luftës e të bombardimeve të NATO-s.

Shtëpi në erë” dramë e Stefan Çapalikut në regji të Kushtrim Bekteshit eshte shfaqja tjetër që në Gjilan erdh nga Tetova. Edhe kjo është një dramë familjare që me metafora të spikatura paraqet një familje të përsekutuar nga sistemi totalitar, e cila shpreson se në kohën e tranzicionit do të përjeton çaste qetësie. Mirëpo, edhe kjo familje gjithnjë e më thellë përjeton, deri në shkatrrim, këtë tranzicion të pakontrolluar.

Shtëpia në ankand” ëeshtë shfaqje me tekst e regji të Fadil Hysajt, nga Teatri kombëtar i Prishtinës, që paraqet, edhe kjo një familje në kohën e tranzicionit, e cila tronditet nga shantazhet e ndryshme të individëve e të shoqërisë, derisa bie pre e papunësisë e intrigave deri në falimentim.

14 vjeç dhënëdër” është komedia që në Gjilan e solli Teatri Metropol nga Tirana, e që paraqet një lexim skenik të komedisë së Çajupit, në regji të Elma Doresit. Ky lexim skenik ishte dukshëm më ndryshe nga ato që deri më tash shfaqur qoftë në skenë teatrale apo shirit filmik.

Marrë në tërësi, ku festival i Dramës Shqipe iu kushtua dramës familjare shqiptare. Këtë festival e përcollën më tepër se 1500 spektator, morën pjesë 40 aktorë, u mbajtën katër ligjerata akademike rreth teatrit dhe debatuan për shfaqjet 43 veta.

Pasi shikuan të gjitha pjesët e interpretuara, juria profesionale e Festivalit në përbërje prej Enver Petrovcit, Nimon Muçajt e Erson Zymberit, shpalli rezultatet:
Aktor me përspektivë u shpall Bashkim Nexhipi,
Aktor më i mirë dytësor u shpall Ard Islami
Për kontribut në fushën e teatrit u shpërblye Ibrahim Shabani
Aktorja më e mirë e Festivalit u shpall Teuta Ajdini
Aktor më i mirë u shpall Devis Muka
Për realitet të ri në teatër u shpërblye Elma Doresi
Regjia më e mirë ishte ajo e Fadil Hysajt
Dramë më e mirë originale u shpall "Shtëpia në ankand", dhe
Shfaqja më e mirë e festivalit ishte ajo "14 vjeç dhëndërr"
Organizatori i këtij festivali nderoj me mirënjohje e plaketa për pjesëmarrje të gjitha shfaqjet që u prezantuan në festival.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: