Dedë Preqi: Heqja e Lapidarit
| E Shtune, 26.01.2013, 07:04 PM |

HEQJA  E  LAPIDARIT  DHE LOJA  ZULLUMQARIT

Nga Dedë Preqi

Nuk ka se pse të turpërohen shqiptarët, sepse njerëzit e pandershëm janë edhe dhunues, e kanë guximin të veprojnë në bazë të ligjeve të veta pushtuese dhe diskriminuese, por jo edhe ligjeve njerëzore. Këto përpjekje të shtetit serb, të cilët arritën me dhunë ta  heqin Lapidarin e dëshmorëve shqiptarë në Preshevë,  kanë të bëjnë me një çrregullim ,apo destabilizim të shqiptarëve në Medvegjë,Bujanovc dhe Preshevë, për t‘a frikësuar popullatën dhe për ti futë në një ombrellë të detyrueshme këto vende, në kohën kur po mbahen bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lojërat  strikte të Serbisë ndaj këtyre komunave  shqiptare, janë shembull më i keq në rajon, i cili nuk ka të bëjë me një vend demokratik që punon për një stabilitet në vend dhe rajon, apo që nënkupton paqë e rehabilitim njerëzor, por situatat e tilla kërkojnë zgjidhje të shpejt, sepse nga ngacmimet e vogla, rriten simptomet e mëdha, të cilat nuk mund të kurohen lehtë, apo kërkohet  tretman i gjatë, e cila kohë  ngelët vonë për sëcilën palë.

Rasti i Preshevës,  është një rast i njejtë sikur gjatë luftës së fundit në Kosovë,kur forcat e Serbisë i marrin kufomat e shqiptarëve dhe i vendosin në furgona pa tagra dhe i zhdukin për t’ua humbur gjurmët e tyre, ku shumica e tyre ende nuk janë gjetur, prandaj lojrat zollumqare të shtetit serb, janë lojra që nuk i takojnë njerëzimit të civilizuar, i cili predenton të bëhët një vend i qytetërimit evropian.

-Asnjë situatë të mos përsëritet, sepse sëcila e kërkon një përgjigje tjetër-

Kur njeriu e kupton se ç’fare e pret  e ardhmja , ai duhet ta pranoj edhe  vuajtjen, edhe sakrificën, por edhe durimin, si elementi më i çmuashëm dhe mënyra e vetme unike e universale, për t’ia arritë qëllimit dhe për ti zhdukur momentet e dobësisë dhe panjerëzorës.

Kurrsesi nuk mund të thuhet se kjo gjë lidhet me ndryshimet dhe aprovimet e kushtetutës së Serbisë, dhe ta mohojnë një lapidar të tillë, të dëshmorëve të një etniteti brenda kufinjve të vet, sepse nuk janë proqese dhe pjesë e demokratizimit shoqëroro- politike, dhe pjesë e civilizimit të Evropës, ose të bëhët fjalë për një vend demokratik dhe integral, duke përdorë forcën më të fuqishme policore e ushtarake ndaj një populli paqdashës shqiptarë.

Për këtë arsye, ngjarja e lapidarit të dëshmorëve shqiptarë në qendër të Preshevës, e hequr me dhunë nga forcat e porositura të shtetit serb, janë trazira që paraqesin një diskriminim ndaj popullatës shqiptare, por edhe janë deformime të një shteti ligjor, që zbatohen ligje të veqanta vetëm ndaj shqiptarëve , janë produkte të skadura politike, të cilat politika  kundërmojnë edhe nxisin urrejtje edhe në  vendet tjera të banuara me shqiptarë, sikur që janë Kosova,Shqipëria,Maqedonia dhe vendet tjera të rajonit dhe botës.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerë,  nuk duhet të dëshpërohen dhe të bien pre e prevokimëve të Beogradit, sepse një incident i tillë mund të rritet e zgjerohet nga propagandat serbe, të cilët  presin dhe janë të përgaditur për të tilla raste, por durimi dhe maturia e popullatës, do të lidhet fuqishëm edhe me forcat politike shqiptare të këtij teritori dhe vendeve në rajon, të cilat vlerësohen vetëm përmes rrugës së dialogut.

Shumica e vendeve Evropiane dhe SHBA-të, i përcjellin këto veprime arbitrare të Serbisë, dhe shumica e tyre japin mendimet e tyre, se zgjedhja e situatës nuk mund të bëhët përmes dhunës, por vetëm përmes një dialogu politik, duke respektuar të drejtat njerëzore dhe liritë themelore, si e vetmja zgjidhje e  çdo konflikti, e cila i mbronë interesat e  gjitha etnitetëve , për të synuar një bashkëjetesë paqësore.

Ngjarjet e tilla na bëjnë të brengosëmi, sepse po nëpërkembën akoma shqiptarët nën thundrën e Serbisë, njëherit mund të vështirësohet arritja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në proqeset e bisedimëve të fundit, që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në të ardhmën, por edhe trazirat e tilla, që gjasojnë në kuadër të një spastrimi etnik të shqiptarëve, i ka kushtuar koxho shumë Serbisë, e cila po i provon muskujt e vet të molisur gjatë historisë së saj dështake, që të grabisë edhe ndonjë kafshatë „haram“ nga trojet shqiptare.

Dhuna dhe urrejtja ndaj shqiptarëve-janë tiparët që beson ende politika serbe, dhe ata që i besojnë kësaj formule, atëherë edhe fati i atj populli mund të jetë i dyshimtë, kur gjithçka ndërtohet mbi ideologjinë e miteve dhe fantazmave.

Kosova si shtet i ri, ka realizuar në bazë të Kushtetutës së vet, të drejtat e çdo etniteti, dhe serbët realizojnë shkallën më të privilegjuar superiore të të drejtave, ndërsa shqiptarëve  të Luginës së Preshevës,Medvegjës dhe Bujanovcit, u mohohen të drejtat më elementare, dhe ajo e lirisë së shprehjes, e mbajtjes së flamurit kombëtarë dhe kjo e fundit, mohimi i përkujtimorës së dëshmorëve të lirisë.

Prezentimi dhe dëshmia e shqiptarëve do të ishte  më efektive, që do ti jepte këtij skandali të turpshëm një kundërpërgjigje, jo me ndonjë vandalizëm reciprok, por  me urtësi e maturi të shfrytëzohen autoritetet e njerëzve me autoritet evropian dhe kriteret amerikane, të cilët janë faktori  kryesor dhe qelsi  i zgjedhjes së kësaj nyje në Luginën e Preshevës dhe në veriun e Kosovës.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: