Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Mero Baze
| E Marte, 29.04.2008, 05:51 PM |

Kadri Mani
Letër shoqërore zotit Mero Baze

 

 

Ju, zotni Mero Baze, duhet të sqaroheni për artikullin e botuar te “TEMA”?!?

"Sot, në gazetën Tema, që botohet në Tiranë, datë 27 prill 2008, viti VII, nr. 2342, f. 26, 27 dhe 28, është botuar nëe shkrim me titull: "Zbulimet nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, kush e vrau Milan Shuflaj?"

Dr. Musa Ahmeti

 

Nga Kadri Mani

 

Fort i nderuari mentori im zotni Dr. Musa Ahmeti, mirëmëngjesi!

Me ta hapur kompjuterin sot në orën 5 e 30 minuta u befasova keq nga lajmi juaj që mora dhe dyshimi që shprehni për personin tim!?!

Megjithatë, meqë njihemi frik dhe praktikisht ju nuk po më njihni ende, nuk po jua zë për të madhe?

Jam plak e kam gjynah...

Meqë unë nuk e kam pa as e kam lexuar artikullin (a është Tema gazetë e Mero Bazës?), për momentin në këtë situatë unë nuk di se si të reagoj?- jeni i autorizuar të reagoni ju vetë në mënyrën tuaj, kurse unë (privatisht) atyre falsifikatorëve do t’ua shaja...

Plagjiati është një shprehje e butë, në fakt plagjiati është shumëfish më i poshtër se vjedhja e xhepave, sepse vjedhja e xhepave e ka një bazë sociale, apojo?- t’i vjedh ca kacidhe për të blerë bukë?- ama të bëhesh “i famshëm” me vjedhje “kulturore”- unë ende s’kam arritur ta kuptoj!?!

Shumëkënd e kam pyetur në e njohin Mero Bazen, ngase botuesi Enver Bytyçi kur ka ikur në mërgatë, te motra e tij në Golem i ka lënë 600 copë libra të mia, Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”, ngase në e-mailat e mi Mero nuk më përgjigjet!?! Askush nga redaksitë e Tiranës tiranike nuk më është përgjigjur, përveç zotit Sokol Pepushaj e zotit Afrim Ima, të cilit ia kam dërguar shkrimet e zonjës Luljeta Selimi për dhunimet nga ana e ushtrisë dhe të policisë serbe të 2019 grave kosovare.

Dhe kjo pati bërë kthesën, nga kërkesat e njerëzve “tanë” për pajtim me Serbinë, ata që shkruanin janë të shumtë, por tre nga më kardinalët janë: Ibrahim Kelmenti, Shaip Muja (mjek) dhe qeparoiti i krishterë që jeton në Amerikë, me pseudonimin gjivlashi- Pali?- kurse mjeku Isuf Kalo, më kërkoi falje dhe u tërhoq.

As gazeta RD kurrë nuk më është përgjigjur, andaj Patozit i thep- patos-dysheme!!

Unë nuk di se çka të ju them tjetër, se jam duke përfunduar përshkrimin e korrespondencës të Dr. Milan Shuflajt dhe e humba gjithë këtë kohë, në stilin: një i marrë e hedh një gur në përrua e 100 të mençur nuk e nxjerrin dot!?!

I kam të rezervuar shkrimet për rastet e falsifikimit të dëftesave, turpi i të cilëve bie edhe mbi institucionet ku ata punojnë e nuk i përjashtojnë!?!

Jam anëtar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, me kryetar zotin Emin Fazlija (Emil Kastrioti), dhe e kemi për turp që jetojmë në meset e falsifikatorëve të urryer.

Po para se të jem i orientuar në këtë drejtim, kam pas prindër të devotshëm dhe di të sillem, sepse disa që flasin kuturu, iu them: prit pak, a ke pasur ti prind, apo mos të ka sjellë lejleku!?!

Në pritje e sipër, ju përshëndes përzemërsisht.

Kadri Mani

27.4.2008

-----------

I nderuari z. Osmani!

 Sot, në gazetën Tema, që botohet në Tiranë, datë 27 prill 2008, viti VII, nr. 2342, f. 26, 27 dhe 28, është botuar një shkrim me titull: "Zbulimet nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, kush e vrau Milan Shuflaj?" që mban emrin tuaj: Kadri Osmani.

Duke qenë i informuar për interesimin tuaj për Sufflay, fillova ta lexoj me kureshtje dhe interes të veçantë.

U befasova keq, kur në fillim të f. 27, pra tërë kjo faqe dhe f. 28, ishte riprodhuar pa asnjë gabim, më saktë ishte kopjuar, shkrimi im i botuar disa herë në gazeta e revista të ndryshme, por pa u shënuar askund emri im si autor i shkrimit!

Edhe fotografitë që ishin si ilustrime, ishin mu ato që kam botuar unë.

Ju lutem, mund të më sqaroni se çfarë ka ndodhur kështu?

E keni bërë me vetëdije një gjë të tillë?

Keni botuar shkrimin tim, me emrin tuaj?

Po pres një përgjigje nga ana juaj?

 Musa Ahmeti,

Budapest

-----------

 

 Zotni Musa Ahmeti, vetë pyetja: “kush e vrau Milan Shuflaj”- për mua është krejtësisht e huaj!?! Përderisa dy kolosë të kohës: Albert Einstein e Heinrich Mann, kanë konstatuar se atentatori ka qenë Branko Zwerger, por që janë detyruar që për hir të momentit t’ia ndërrojnë mbiemrin me një mbiemër serb, sepse nuk mund të akuzohej Serbia me një mbiemër gjerman?- unë nuk do ta pranoja për timin, pos tjerash, apojo?

Por në reagimin tuaj, lirisht mund t’i përdorni argumentet e mia apo edhe emrin tim?

Shëndet.

Kadriu

---------

I dashur Profesor, tash i paskësh rënë pikës- me gjyq!

Detektivi policor i shkodon kodet me lehtësi.

Të paktën unë e di një shprehje të vëllezërve të Adem Demaçit: Onoga koga treba da ga moliš, ne smeš da ga ljutiš!" (atë që duhesh ta lusësh, nuk guxon ta hidhërosh), edhe sikur ta kisha zanat plagjiaturën, si do të më fekste në rastin konkret, kur ju jeni mentori im!?!

Kurse për rastin e Prishtinës (ribotimit), do ta pyes Dr. Begzad Baliun, bashkëfshatarin tim.

Shëndet.

Kadriu

--------

I nderuari z. Osmani!

Unë nuk e di se si ka ndodhur gjithë kjo rrëmujë.

Por, gjithë këtë do e ndjek me anë të shoqatës së të drejtës së autorit dhe përfundimisht edhe gjykatës së Tiranës.

Para pak minutash, kam autorizuar avokatin tim, që të ndjek këtë me rrugë ligjore.

Këto gjëra janë të pashembullta dhe të poshtra.

 Unë kam respekt dhe konsideratë të veçantë për ju, por do mbroj punën time, emrin tim dhe nderin tim.

Me duket se ky shkrim qenka botuar edhe në Prishtinë po me emër tuajin???- për momentin, këtë nuk  e them me siguri, por po e verifikoj këtë gjë.

Po të jetë e vërtet kjo, e njëjta gjë, pra me rrugë ligjore do veproj edhe atje.

 Me respekt

Musa Ahmeti, Budapest

---------------------------

Sos!

 Pershendetje

Sot mora nje mesazh shqetesimi nga Kadri Osmani per botimin me emrin e tij te nje studimi tuaj. E marr me mend se qellimi i botimit ka qene i thjesht. Konfrontimin tuaj.

Une besoj se do te keni mirekuptim dhe do te kerkoni me pare pergenjeshtrimin e gazetes dhe pastaj te gjeni prejardhjen e tekstit. Ne kete rruge e keni edhe perkrahjen time.

Shendet, Begzadi


Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com> wrote:

O Begzad, Dr. Musa Ahmetit ia paska vjedhur dikush një punim dhe e paska botuar në emrin tim!?! Në Tiranë, por edhe në Prishtinë?- a mund të dihet se kush paskësh ngrënë mut? Ja teksti i Musa Ahmetit:

" Sot, ne gazeten Tema, qe botohet ne Tirane, date 27 prill 2008, viti VII, nr. 2342, f. 26, 27 dhe 28, eshte botuar nje shkrim me titull: "Zbulimet nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, kush e vrau Milan Shuflaj?" qe mba emrin tuaj: Kadri Osmani."- ti e di se unë nuk urrej gjë në botë më fort se plagjiatorët e falsifikatorët dhe Institucionet ku punojnë ata, e që nuk iu japin dorëheqje?
Në pritje e sipër, të përshëndes.
Kadriu



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: