Dedë Preqi: Pse nxitojnë serbët e Kosovës
| E Premte, 11.01.2013, 08:59 PM |

PSE  NXITOJNË NË KOSOVË SERBËT TË FESTOJNË

Nga Dedë Preqi

Pse nxitojnë në Kosovë serbët të festojnë, kur ata janë vetë ata, që shkatërruan ,masakruan dhe e demoluan këtë vend. Në ç’mënyrë e kuptojnë serbët Kosovën dhe popullin e saj shqiptarë, apo gjithmonë jetojnë duke ëndërruar dhe besuar në mite të errëta dhe në propaganda  të Kishës serbe, e cila në një mënyrë , në vend që të angazhohet në përmirësimin e marrëdhenieve dhe jetës në mes serbëve dhe shqiptarëve, kjo kishë po e  nxitë dhe kultivon urrejtjen ndërnacionale, duke e shprehur dhe ngjallur këtë urrejtje gjithëherë gjatë ritualëve dhe festave të saja fetare.

Nuk mund të mirret me mend, apo të imagjinohet në shtetin Kosovës, të lejohen  lëvizjet e kriminelëve serb nëpër Kosovë, pa marrë parasysh se quhen pelegrinë, ata janë të rrejshëm dhe të njohur, të cilët janë të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë,dhe tani të kthehen në vendin e krimëve në Gjakovë dhe kudo në Kosovë, ata që vranë e shkatërruan e dhunuan nënat e motrat tona  dhe  çdo gjë shqiptare .

Ata po kthehen këto ditë me autobus në Gjakovë, kinse  për të kremtuar festat e tyre, pse jo,edhe për të kremtuar e përç‘muar shtetin e Kosovës, sepse në këtë mënyrë po improvizojnë dhe provojnë impulset e reagimëve të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë lodhur dhe të traumatizuar, duke pritë me vite edhe 1800 kufoma të pagjetura, nga vetë këta pelegrin të cilët po i mbronë policia e Njësitëve Speciale të Kosovës.

Aktivistët e Vetëvendosjes, ndër të parët që reagojnë dhe protestojnë së bashku me „Thirrjet e nënave“ dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës, kundër këtyre pelegrinëve që në mesin e tyre mëshihen kriminelët e luftës,e një ndër ta, edhe ish kryetari i Gjakovës Stojanoviq,  i akuzuar për krime lufte.

Në cilindo aspekt të shikohet Serbia dhe Kisha Ortodokse serbe kanë një rrol organik ndaj Kosovës. Sikur dhe më herët, por edhe sot këto dy „simotra“ dëshmuan historikisht poezitën kundër shqiptarëve, ku njëra bëri politikë të ashpër për shkatërrimin e Kosovës dhe ç’farosjen e saj, ndërsa tjetra në aspektin fetar, ua dha bekimin kriminelëve për të luftuar e masakruar shqiptarët.

Ashtu, edhe në Arenën Ndërkombëtare, Sërbia dhe Kisha Ortodokse serbe, plasuan propaganda të ndryshme urrejtëse nacionale dhe fetare, duke i etiketuar shqiptarët si shkakëtarë të këtyre luftrave në mes dy etnitetëve.

Serbët dhe kishat serbe, tërë historinë tonë krishtere ortodokse të Kosovës dhe Ballkanit e përvetësuan, gjëja se ata janë popull autokton, që në të vërtetë ishin popuj sllav dhe ardhacakë.

Kishat dhe Mnastirët serbe në Kosovë nuk ishin të gjitha serbe, por ato ishin kisha shqiptare, por sllavët i okupuan dhe i ndryshuan format e tyre, siq është Kisha e Shën Prenës në Prizeren, Manstiri i Deqanit, Patrikana e Pejës, Patrikana e Graqanicës, Kisha e Lëvishkës, Kisha e Deviqit dhe shumë të tjera.

Në vitin 1997,përmes iniciativës së Kishës Ortodokse serbe në bashkëpunim me shtetin serb, është botuar një libër mjaftë publicistik, nga një autor i quajtur M.Llupashina, me titull „Vraje të afërmin tënd“, si antitezë e Krishtit që thotë, duaje të afërmin tënd, e cila libër kundërshton të gjithë besimtarët e misioneve të huaja, gjëja se, ata janë shpiuna të CIA-s.

Kisha Ordokse serbe është kundra Pavarësisë së Kosovës, dhe që fillim ajo përhapi propagandën fetare, mallkon gjithë ata serb dhe malazias që e pranojnë Pavarësinë e Kosovës.

Prisit fetarë dhe Kisha Ortodokse serbe, për të treguar besimin e tyre të vërtetë ndaj zotit dhe qytetarëve të Kosovës pa dallime nacionale dhe fetare dhe për të krijuar marrëdhënie të mira ndërnacionale në mes këtyre dy etnive, në këto raste festimi, nuk duhet ti nxitë dhe lejojë kriminelët që vepruan në Kosovë, sepse ajo e di mirë se cilët janë, dhe të tjerëve duhet t’ua heqë parollat, të cilat parolla mbajnë etiketime të ndryshme kundrashqiptare dhe kundra shtetit të Kosovës, përndryshe këta njerëz që vijnë në Kosovë, që thirrën në emër të pelegrinëve, kinse për të festuar Krishtlindjet dhe festat tjera në Kosovë, vet këta  po e nxisin urrejtjen ndërnacionale, sepse populli i Kosovës i njeh fortë mirë se kush janë, të cilët janë të akuzuar  për krime lufte.

Në këto raste, inkurajimi dhe durimi i atyre nënave dhe qytetarëve të vendit është më se i nevojshëm, sepse vuajtjet e tyre duhet të zbutën dhe jo të përtërihen, dhe në këtë mënyrë është e pamundur të definohet kuptimi i jetës së tyre dhe qytetarëve në përgjithsi. Shteti i Kosovës dhe qeveria e saj duhet ta mësojë vetëvetën, për më shumë, duhet ti mësojë dhe përkrah njerëzit e vet të dëshpëruar…



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: