Xhafer Leci: Përkujtimore dhe Përcjellje mortore
| E Hene, 07.01.2013, 09:06 PM |

Akademi Përkujtimore dhe Përcjellje mortore

Të shtunën, më 29.12.2012, pranë trupit të pa jetë të ndjerit mr. Mazllum Hasimja, (04.01. 1934- 25. 12. 2012), në homazhin  e organizuar nga  SHKSH “ Nanë Tereza”, në nderimin e fundit të ceremonisë përcjellëse muarën pjesë rreth 200 bashkatdhetarë. Varrimi i z.Mazllum u  bë në varrezat e Prishtinës, me 30.12.2012.

Nga Xhafer LECI

Gjermani- Në lokalet e SHKSH-së “Nanë Tereza” në Göppingen, më 28.12.2012, u mbajt një Akademi Përkujtimore,  e organizuar nga Këshilli i arsimtarëve të Republikës të Baden-Württemberg-ut.

Profesor Mazllumi, si e thirrnim të gjithë ne, ka qenë një intelektual, veprimtar mësimdhënës, i cili dallohej për së miri me sjelljet e tij shumë njerëzore, e donim të gjithë, sepse edhe ai na donte të gjithëve, pavarësisht bindjeve tona ideologjike, fetare. Kur ishte i sëmurë mr. Mazllum    Hasimja, artikullshkruesi i këtyre rreshtave e pati vizituar dy herë me shokë, me kryetarin dhe nënkryetarin e SHKSH-së “Kadri Zeka “, Taxhidin Bakiu dhe Selami Morina. Herën tjetër me arsimtarin Sylë Sylaj dhe kryetarin e SHKSH-së “Nanë Tereza” Jahja Gashi, me ç`rast pata bërë një shkrim me titull: Veprimtari mr. Mazllum Hasimja ka zënë shtratin.

Me rastin e vdekjes të profesor Mazllumit edhe arsimtari Çerkin Bytyçi, bëri një shkrim me titull: Profesori meritor i arsimit në Kosovë dhe Diasporë.

Prandaj kësaj radhe po shkruajmë në pika të shkurtëra për përcjelljen e Tij me nderime dinjitoze e atdhetare nga mërgimtarët.

Në mbrëmjen Përkujtimore muarën pjesë disa dhjetra mërgimtarë, arsimtarë dhe veprimtar, kryetari SHKSH-së “Nanë Tereza” zt.Jahja Gashi, në cilësinë e nikoqirit përshëndeti të pranishmit, në veçanti prezencën e zëvendës konsullit, Ymer Lladrovci, i cili shkëlqej me fjalimin e tij kushtuar prof. Mazllumit – Zt. Lladrovci edhe të nesërmen me gjithë bashkëshorten e tij muar pjesë në ceremonin përcjellëse - mortore. Një gjest të mirë bëri edhe Konsulli me seli në Stuttgart, zt. Faket Kajtazi, i cili ngushëlloj në banesën e tyre Familjen Hasimja. Jahja Gashi, si nikoqir dhe bashkëveprimtar i profesorit,  ftoi të gjithë ata që  kanë bashkëvepruar me  profesorin që të flasin ashtu si e njohin, për punën dhe veprën e tij.

Bashkëveprimtari më i afërt i prof. Mazllumit, arrsimtari Sylë Sylaj, foli për punën e mirë që ka bër për dy dekada,  për çështjen tonë kombëtare profesor Mazllumi. Më pas folën edhe Xhafer Leci, veprimtar, Zeqir Asllani, arsimtar, Sabit Muli, arsimtar,

Elez Zejnullahi,ing., Ibrahim Ukëhaxhaj, arsimtar, i cili ka kohë që nuk e ushtron më këtë detyrë, por që  Ibrahimi e njihte mr. Mazllumin qysh në moshën rinore.

Dhe, krejt në fund foli bashkëshortja e mr. Mazllum Hasimja, zonja Ganimete, e cila, në fillim, falënderoj të gjithë të pranishmit në ate Mbrëmje Përkujtimore dhe të gjithë ata shokë e nxënësa që vizituan burrin e saj Mazllumin derisa ai ishte i shtrirë në spital.

Zonja Ganimete foli edhe për sëmundjen dhe vdekjen e burrit të saj  mr.Mazllumit, e cila tha; "Im shoq muar pjesë, më 24.11.2012, në Manifestimin e 100 – vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë, dy ditë më vonë u shtrua në spital, ku pas një muaji edhe vdiq. Drejtoria e spitalit ma lejoj dhe ma dhanë një krevat ku prej ditës  së parë deri në vdekjen e tim shoq flinim bashkë në një dhomë.

Zoti dashti dhe pata shëndetin e mirë, munda ta ndihmoja për gjithça që kishte nevojë. Im shoq Mazllumi, asnjëherë nuk u ankua se kishte dhimbje. Në momentin kur unë isha duke i dhënë pak ushqim me lugë, e pashë lehtë duke marrë frymë, uli kokën të poshtë, u mundova ta drejtoj dhe i fola për të kërkuar përgjigjen nga ai. Përgjigje nuk mora, e kuptova se ai kishte ndërruar jetë. Lajmërova mjekun kudestar, i cili shpejt erdh, e kontrolloi, vërtetoi se ka vdekur, dhe më shprehu ngushëllime."

Lamtumirën e fundit të ceremonisë gjatë homazhit përcjellës e lexoi kryetari i SHKSH-së “Nanë Tereza” ing. Jahja Gashi.

Në mbrëmjen Përkujtimore dhe përcjelljen mortore muarën pjesë edhe familjarë të të ndjerit prof.Mazllumit, bashkëshortja Ganimete Hasimja, vajza Blerta me bashkëshortin Asllan Boshnjaku dhe i biri i profesorit Florimi.

Mr. Mazllum Hasimja pas vetes ka lënë bashkëshorten Ganimete, vajzën Blerta dhe dy djem Bekimin dhe Florimin si dhe mbesa, të gjithë të arsimuar dhe me gjendje të mirë shëndetësore dhe materiale.

Më 28.12.2012, Mbrëmje Përkujtimore, nga e majta Sylë Sylaj, zëvendës Konsulli Ymer Lladrovci, Asllan dhe Blerta Boshnjaku-Hasimja dhe zonja Ganimete Hasimja, bashkëshorte e mr.Mazllumit.

 
Më 29.12.2012, mërgimtarët  gjatë homazhit në ceremoninë përcjellëse duke bërë nderimet e fundit para trupit të pa jetë të  mr. Mazllum Hasimja. Jahja Gashi, kryetar i SHKSH-së “Nanë Tereza”, duke  folur-lexuar për biografinë e prof. Mazllumit.

 
Më 29.12.2012, gjatë përcjelljes mortore,Ymer Lladrovci me bashkëshorten, duke u prirë mërgimtarëve gjatë homazhit.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: