Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 4/2012 (III)
| E Shtune, 22.12.2012, 05:17 PM |

SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
E përkushtuar për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj.
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë.
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar.
Viti XIII nr. 4/2012  (III) ose nr 12 për  v 2012.
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj

Redaktore përgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktore përgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektor:
 Kadri Mani
Redaktor teknik: Besnik Mehmeti

Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli:
Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Lidhja Shqiptare të Prizrenit

(1878-1999) është busulla jonë

orientuese. Edhe numri i parë i

revistës tonë "ShqipëriEtnike"

doli më 10 Qershor 1999,

në 121-vjetorin e kësaj Lidhje.

./.

Lajmërim për lexuesit:

Nga një numer në tre muaj që ka qenë tradita e mëparshme shumëvjeçare, për nderë të 100-vjetorit të Pavarësisë, gjatë ketij viti 2012, redaksia,( perkatësisht zv/kryeredaktori Zeqir Lushaj), ka përgatitur e publikur 12 numëra të fletores modeste ShqipëriEtnike…

Me shuarjen në këtë jetë dhe ikjen në amshim të pronarit, themeluesit e shpirtit të kësaj reviste, mikut tim të dashur e të paharruar zotit Kadri (Os) Mani, them se edhe vet krijese e tij (kjo revistë pra), do të ketë këtë fat .Megjithatë, fati i mëtejshem  i kësaj reviste është problem i familjes së nderuar Mani, si dhe i titullareve kryesor  të saj, zotit Fazli Maloku e Idriz  Zeqiraj, si drejtor e kryeredaktor por dhe si miq të gjithëkohshem të të nderuarit Kadri.

Sqaroj lexuesit se unë,e kam pas marrë persiper ndertimin e kesaj reviste vetëm per këtë vit se, aq ishin dhe janë mundësitë e angazhimi tim shoqror por edhe atdhetar në mbeshtetje të të paharrurit Kadri Manit.(Këtë sqarim e shoh të nevojshem dhe e ndjej si detyrë  më shumë sot, që Kadriu nuk është më në mes nesh).

Theksoj se, ndihmesa ime e derisotme, ka qenë jo veç e pakursyer por edhe plotësisht vullnetare, gjë për të cilën, ndjej jo pak kënaqësi.

Me këtë rast, e ka vendin të falënderoj revisten ZemraShqiptare dhe drejtorin e saj, zotin Gëzim Marku per mbeshtetjen e pakufishme që i kanë dhënë revistës sonë modeste por ide e qëllim-madhe, ShqipëriEtnike”.

 

KU NUMËR I KUSHTOHET

JETËS DHE VEPRËS SË Kadri (Os)Manit

Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike

Nga Ilir Dardani

Kane kaluar 75 vjet qe nga koha kur lindi nje njeri: Kadri Mani! Ose Kombetari Mani. Ne sot mbajme zi per te sepse gjithe jeten na mbushi me bardhesi. Me Manin tone kemi shkembyer edhe replika te ashpra, por qe te jap vleresimin tim per te nuk eshte dashur te nderroje jete! Lindi me 23.01.1937 ne Makreshin e Ulet te Artanes, por ai theu kufirin e mbare fshatrave dhe qyteteve te Shqiperise se Tij Etnike. Ai ishte dhe mbetet Shqiponje qe fluturon ne cdo cep te Shqiperise. Nderroi jete dhe do na mungoje, por ai nuk ka vdekur. Nuk vdes Kombetari, sic nuk kane vdekur Kastrioti, Rugova e Jashari.

Qe ne vitet e para te jetes se tij mesoi se kishte lindur ne nje vend te pushtuar. Ishte vetem nje femije kur filloi qendresen kunder bishave serbe, shqipfolesve serbofile e turkofile dhe nuk do te ndalonte deri me 09.10.2012, dite ne te cilen  filloi jeten prane Zotit.

Lajmin per largimin e Kombetar Manit nga ne e prita pikellueshem sepse ishim mesuar me te dhe kombi kishte nevoje per pranine e tij. E deshem Manin per gjithcka ishte. Shume shqiptare e priten dhimbshem kete lajm, por jo te gjithe. Disa shqipfoles turkoshake e shkjashake, me komentet e tyre qe sigurisht nuk jane publikuar, u gezuan sepse do mungoje intelektuali i madh dhe burri i guximshem qe nuk pajtohej kurre me antishqiptaret qe kerkojne varrin e kombit te lashte shqiptar.

Jeta dhe Vepra e Kadri Manit do jete burim qiellor frymezimi per te gjithe shqiptaret qe vleresojne jeten dhe njeriun. Engjellin e Lirise, Pastertise dhe Zhvillimit Kombetar do e kemi perhere mes nesh. Kadri Mani, Atdhetari, mesuesi, poeti, shkrimtari, gazetari dhe publicisti,  eshte Nderi i Zemra Shqiptare dhe i Kombit Shqiptar.

Ngushellime per te afermit, per te gjithe ata qe i japin jete faqes sone kombetare dhe per te gjithe shqiptaret.

Zot, të lutem kujdesu shumë për Kadri Manin Tonë!

./.

Kadri Mani, iku i papërkulur dhe duke qeshur…

-RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA-

Nga Zeqir Lushaj

Të nderuar lexues të ZemraShqiptare e të ShqiperiEtnike:

I dashuri ynë, Heroi i Kosovës, i paharruari Kadri Mani na la. Sot në mëngjes erdhi nga zemra e Kosovës–Prishtinë, lajmi për ndarjen e tij nga jeta.

Iku Kadri Mani. Dhe iku, siç qendroi plot 75 vjet në të gjallë. Iku i papërkulur dhe duke qeshur, duke shkruar, duke bere shaka plot humor me shokët dhe miqtë. Asnje çast dhe asnje fjalë nuk na e tha për vete, për shëndetin e tij.

Pardje në mëngjes më shkroi (paska qene e fundit fjale ne mes nesh):

“I dashur Koleg.

Të falenderoj. Duket e keni parashikuar saktë se, nesër pres të dal nga spitali…”.

Por…dje, mbesa e tij e dashur më shkruan:

“I dashur Zeqir:

Gjyshin nuk e lejuan të dali sot nga spitali. Më tha të ju lajmëroi se pret të dali nesër”.

…!

Dhe vërtetë sot do të dali, veçse jo me këmbët e tij, por në krahët e dashurve të tij të shumtë të cilët do e përcjellin për në banesen e fundit.

(Lavdia e Kosovës, trimi i papërkulur, publicisti e shkrimtari, politikani e veprimtari i palodhur në shtatë dekada jetë Kadri Mani u varros  më daten 10-10-2012, në vendlindjen e tij në Makresh të Artanës).

…!

Iku Kadri Mani. Dhe iku i rrethuar me dashurinë e miqëve e të lexuesve të shumtë, të cilët kanë rreth tre javë që bashkëbisedojnë me Kadriun çdo ditë në faqet e ZemrësShqiptare.

Mbi 4 mijë lexime e mbi 30  e sa komente dashamirësish e përcjellin legjendën kosovare në rrugën e pakthim të jetës së pasosur të përtejvarrit.

RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA!

Do të kujtojmë,  do të flasim me Ty e për Ty, do të nderojmë gjithmonë. Të themi rruga e mbarë, por ama, dije mirë se; - Je midis nesh!

Me shumë dashuri e mall, nga Amerika e largët,

Miku jot i paharruar,

Zeqir Lushaj

------------------

Mbi 40 ngushëllimet që iu bashkangjitën këtij lajmi mortor

Kolec Traboini

[ Friday, 15.03.2013, 10:28 PM ]

Ngushellime familjes se KADRI MANIT!

Familjes Mani( Osmani), te afermeve e miqeve te tij u shpreh ngushellimet e mia per humbjen e familjarit e atdhetarit te njohur KADRI MANI.
I qofte i lehte dheu i vendlindjes.
Kolec Traboini

----------

Fazli Hajdaraj

[ Friday, 15.03.2013, 07:17 PM ]

Ngushellime Familjes Osmani!

E nderuara Familje Osmani,
Prenoni ngushellimet me te sinqerta per Bacen Kadri
I lehte cofte dheu i Dardanise te cilen e deshi shume.Kadri Mani ishte burr i madh i Dardanise!Do e kujtojme cdo here me pietet.Behuni te fort siq ishte vete Baca.
Miqesisht,
Fazli Hajdaraj.

-------------------

Bejtullah Sadiku

[ Wednesday, 13.03.2013, 01:48 PM ]

Të gjallit e gjallë, edhe pas vdekjes mbesin të gjallë!

Me rastin e vdekjes së të pavdekurit Kadri Mani, ngushllime familjes, miqëve, shokëve e gjithë shqiptarizmit, ngase baci Kadri zen vendin në grupin e atyreve të vdekurve të pavdekshëm e të gjallë, ngase përjetë e ndër breza do të gjallëron veprimtaria e Tij atdhetaro-patriotike e kombëtare.
I qoftë e lehtë toka ku prehet!

--------------------

Adil Fetahu

[ Monday, 11.03.2013, 09:12 PM ]

Ngushellime e lavdi

Familjes, shokeve,dashamireve te Kadri Manit ju shprehi ngushellime per vdekjen e prindit, bashkeshortit, gjyshit, trimit patriot,publiistit, hokatarit, te pervuajturit por i paepur. Me Kadriun jam njohur per se afermi para dyzetepese vjeteve, kur ishim bashke mesues ne fshatin Koliq te Prishtines (aty ishte mesues edhe Idriz Zeqiraj). Shume llafe e kafe kemi kembyer keto vitet e fundit me Kadriun. Ishte aq punetor ambicioz e i palodhshem, sa qe ne moshen 72-73 vjecare magjistroi, dhe kurre nuk pushoi se shkruari e kritikuari sjelljet dhe veset e keqija te cilitdo qofte, pa e kursyer as trembur nga pozita as fama e kujtdo.
Koheve te fundit, qe nje vit e sa, kur u stabilizua ne banesen e re, ku kishte kushte te mira per pune, ishte i kenaqur me jeten e kesaj moshe dhe kreanar per tere moshen e kaluar. Nuk ka ndodhur ta takoj Kadriun ne rruge, ne kafene, ne takime tjera, pa e pasur ndonje liber, reviste a material tjeter per te ma dhene ta lexoj.
Edhe njehere, te gjitheve, ngushellime per Kadri Manin, lavdi e perjetshme dhe i qofte i lehte dheu i Kosoves, per te cilen dha e sakrifikoi aq shume!

-----------------------

Gani Mehmeti

[ Monday, 11.03.2013, 08:37 PM ]

Ngushëllime

Familja e Kadri Manit, më tronditi thell vdekja e më të dashurit Tuaj dhe Tonit, KADRI MANI!Fjalët që dalin nga zemra, janë të pakta për të shprehur ngushëllimet ma te sinqerta me rastin e kalimit ne amshim te nje pende te ndritur të kombit ,ngushëllime familjes së pari dhe mbarë shokëve dhe miqëve.KADRIU ishte shqiptar me gjithë shpirtin dhe mendjen Pushoftë në Paqë Shpirti i tij Liridashës iSHQIPERISE ETNIKE,për të cilën punoi pa u ndalur deri në ditën e fundit.

Ganiu nga Franca

------------------------

Engjëll Koliqi

[ Monday, 11.03.2013, 01:34 PM ]

Lavdi o Baca Kadri, të qoftë i lehtë dheu i Kosoovës, që aq shumë e deshte!!!

Vetë tani e pashë lajmn e e zi dhe kuptova se e kemi humbë një BURRË shumë të madh e shumë të vlefshëm të Dardanisë!
Kam pasë fatin dhe privilegjin të jem mik me Bacën Kadri, për ëka jam shumë i lumtur!
Është vështirë të gjenden fjalë të përshtatshme ngushllimi në këto çaste të dhembshme. Unë vetëm po uiroj që të gjithë të mund të shkojmë atje ku dëshirojmë - në Parajsë e të takohemi me Bacën Kadri! Ke vuajtur shume dhe ke sakrifikuar për Dardaninë që quhet Kosovë o Baca Kadri,m e dijmë dhe jemi dëshmitarë të gjithë. Tani dheu i Saj do të jetë i lehtë dhe jorgan krenarie e lavde mb Ty!!!

----------------------

MIGJENI

[ Monday, 11.03.2013, 10:54 AM ]

KADRI MANI

Ngushllime familjes dhe te gjith atyre qe e dijn kush ishte K.Mani dhe qka beri per Kosoven dhe per shqiptaret.
Nje gje shumë interesante dhe e qyditshme as TV publik i Prishtines e as nje tV tjeter nuk e lajmeron humbjen e K. Manit.Zoti eshte i madh ndoshta i falë se nuk e dijn se ka bejnë.

---------------------------

Asllan Dibrani

[ Saturday, 09.03.2013, 09:07 PM ]

Ngushllime per familjen Osmani
Eh more Zot çfare lajmi ,Një lajm tepër i dhimbshëm ,Ky është një lajm tepër i hidhur për neve ashtu si edhe për juve e nderuara Familja Osmani ;ne këto raste vështire se mund te gjesh fjale për te lehtësuar dhimbjen e familjes qe gjinden shumë te pikëluar edhe me zemër. Është tronditëse për JU si dhe për ne te gjithë Kombin Shqiptar qe na tronditi rende ne shpirt .Lotët nuk me rrjedhin aq lehtë, por ky lajm tragjik e beri te veten, me dridhej i gjithë trupi nga kujtimet e se kaluarës se hidhur por edhe te lavdishme . për periudhat e luftës qe se ndale kurrë kundër okupatorit . Ti Kadri Mani ishe njeriu ma i pa thyeshëm në Burgun famëkeq te Nishit qe mbi gjysmën e burgut e kalove ne qelitë e shtëpisë se bardhë qe shume shokëve tanë ju mbeten eshtrat ne atë burg I.E nderuara familja Mani , te nderuar miq , te nderuar bashkpuntor te Zemrs shqiptare , te nderuar publicist dhe bashkoleg te te ndjerit Kadri Mani i pranoni ngushllimet ne emrin e ish te burgosurve politik ne burgun famkeq te Nishit me sa vijon nga ,Emrat e të burgosurve politik ne burgun e Nishit!
Hydajet Hyseni,Berat Luzha,Martin Cuni,Sejdi Veseli,Gani Krasniqi,Sylë Muja ,Gani Koci,Ramadan–Gashi Dobra ,Xajë Nura, Sali Sefa,Bajram Kosumi,Kadri Llugaliu,Sali Salihu,Rexhep Maqedanci,Musli Kosumi, ,Muhamet Rogova ,Xhemail Krasniqi i vdekur ne burgun e Nishit nga keqtrajtimet !Sejdi Elezi,Bedri Bajrami ,Hasan Ukhaxha Enver Dugolli ,Agim Sahiti,Halit Berisha Sabri Sopi,Gursel Sylejmyani dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit Ferizaj me gjthë vellaun Bajramin !?...Sejdullah Musliu, Jonuz Musliu, Myslim Dobruna, Selim Zhubi ,Hysen Gega , Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi,Vehbi Fetahu,Xhvat Zeka,Ali Lajqi,Emin Krasniqi Ahmet Isufi,Salih Mala , Ramiz Arifi , Skender Vardari dhe unë Asllan Dibrani dhe ti i madhi Kadri Osmani etj.Te qofte dhe u ileht per ne ate botë...

---------------------------

mali

[ Saturday, 09.03.2013, 07:28 PM ]

Trollit sot i mungon nje ushtar

Dallget e detit te jetes njeriun e perplasin aty ku ka thane zoti Por shpesh edhe ku thot robi.Fatin e nje dallge te gjate 17 vite e pat dhurate prej robit per ta bere rob kadri Manin !Nuk u perkul nga besa e idealit per te qen njeri.Aty e gjet rahatine! Shume fish i pa knaqur dinte te eksplodoj
Se shpirti i kerkonte ndryshime per te mire.Por nga sot do te mungoj vlera e fjales edhe asaj eksplloduese Shume here gjerat i punoj me koke per ti shty me gjoks Te pushofte shpirti rahat!
Ngushllime te gjith miqeve e dashamirve Per te cilet besoj qe jeten do e vazdojne me fjalet tueja ne gezime e merzi Te vetedishem qe trollit nga sot i mungon nje ushtar i sprovuar

----------------------

Halit

[ Saturday, 09.03.2013, 07:01 PM ]

Veprimtar
ME RASTIN E VDEKJËS SË ATDHETARIT,Z.KADRI MANI
Inmemoriam
TELEGRAM NGUSHLLIMI
E nderuara familje e KADRI MANIT,n’emer t’imin,familjës s’ime dhe n’emer të : Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel,në emër të Rezistencës Kombetare Shqiptare « Enver Hadri » të Kosovës me seli në Mbreterin e Belgjikë,pranoni ngushllimet më të sinçerta për vdekjëne e publicistit,shkrimtarit të përvujtur nëpër kazamatët e burxheve ish Jugosllave i cili as një herë nuk u përul rexhimit sllavo-komunist.
I nderuari mr.KADRI,nuk qenka lehtë të shkruajsh telegram ngushllimi për vdekjën rrelativisht të hershme,për shkrimin e fundit qe patëm gjatë kohës sa ishe në spital. Por ja qe fati dhe smundja e rëndë të gjujzuen në kohën kur pritnim sherimin e juaj,sepse ende pritej nga Ju,aktivitët dhe punë të zellshme e sidomos gazeta e juaj Shqiperia Etnike qe për dy dekada e udhhoqe më mund dhe nder.Sikurse nuk ishte lehtë me caktue birin tuaj Blerimin,nxanësin tim të shkelqyer në pushime verore kur ti ishe duke vuajtur denimin,kur soldateska komuniste serbe bashkë më kolaboracionistat përcillnin dhe saksiononin çdo levizje,çdo gjë !
..."Qetsohu njeri krenar dhe frenoje krenarin tande.E verteta nuk është jasht teje,por në vetvehtën tënde.Gjeje vehtën në vetvehte,nënshtroja vehtës vetvehtën,frenoje vehtën dhe do të shohësh të vërtetën.Edhe të tjerët do t'i besh të lirë dhe do të njohësh vetvehtën sepse jeta do të begatohët."
I qoftë dheu i lehtë i Kosovës!
Lavdi !
*Halit Elshani,kryetar i Shoqatës”Miqt e TMK-ës ,
përkatesisht i Shoqatave të dala nga lufta
me seli në Bruksel
Riza Budakova,kryetar i Rrezistencës Kombetare Shqiptare të Kosovës
në Belgjikë
Brukse ,10 tetor 2012

--------------------------

Dedë Preqi

[ Saturday, 09.03.2013, 05:14 PM ]

Kadri Mani nuk vdes kurrë

Kadri Mani ishte një burrë,
vepra e tij nuk vdes kurrë,
kush tha se vdiq Kadri Mani,
Ai tërë jetën e vet nuk prani,
për komb dhe shqiptari,
ishte në gjendje jetën me e shkri.
Jo, jo nuk është e vetetë
Kadri Mani nuk vdes kurrë,
Ai vetëm ka ndërruar jetë!

--------------------

Gjon Neçaj

[ Saturday, 09.03.2013, 04:51 PM ]

Prehu ne paqe miku i shqiptarizmes

Jeta dhe vepra e Kadri Man Kosoves kurre nuk do te harrohet.Brezat qe do vine kane c'te mesojne prej ketij burri legjende,intelektual me permasa kombetare, e jo vetem.U shokuam kur morem e lajmin e kombshem.I pavdekshem jeta dhe vepra e tij atdhetare.Prhu ne paqe Kadri Man Kosova!
Gjon Neçaj,Tropojë

-----------------

Fotaq Andrea

[ Saturday, 09.03.2013, 04:01 PM ]

lamtumirë

Lamtumirë, bacë Kadri Mani,e në jetë të jetëve kujtimi yt!
Iku një mik i madh i shqiptarisë, atdhetar me zemër të zjarrtë që zjarr lëshonte me fjalën e tij mbi cdo ligësi e poshtersi, mbi cdo ndjenjë frenuese për përparimin e kombit;
iku duke mbartë në shpirt të tij thirrjen e pavdekshme të të gjitha kohërave "Ohé Kosovën! ohé Shqipërinë!"
fotaq

-----------------------

Pran

[ Saturday, 09.03.2013, 01:34 PM ]

ngushllime

Gjeje rastin te shprehu ngushllimet ma te sinqerta me rastin e kalimit ne amshim te nje pende te ndritur te kombit ,ngushllime familjes se pari dhe mbare shokve dhe miqve te njohur e te pa njohur.Vertet KADRIU ishte shqiptare me gjithe shpirtin dhe mendjen PUSHOFTE NE PAQE NE VORRET E SHQIPERISE ETNIKE.
Pran Gjeloshi SHBA

--------------------

Naim Haradinaj

[ Saturday, 09.03.2013, 12:59 PM ]

Leter ngushellimi familjes,Z SH. lexuesve dhe adhuruesve te Baces Kadri Mani !

Lajmi per nderrimin e jetes te Baces Kadri na merziti,por ne te njejten hohe krenarija qe patem njerezi te tille te devotshem per qeshtje te kombit, na e lehteson dhimbjen dhe ndergjegjesohemi edhe me teper per te vazhduar rrugen drejte aspiratave gjitheshqipetare. Prandaj te gjitheve ju shprehim ngushllime me kujtimet me te mira per Bacen Kadri.
Me respekt per te gjithe juve
Naim Haradinaj me familje
Suedi

----------------------

Haziri, Vjenë

[ Saturday, 09.03.2013, 12:19 PM ]

Fizikisht shkoi, mbeti fjala dhe vepra të pavdekshme

I piklluar lexova këto rreshta.Vërtetë humbje për ne që jemi mësuar me shkrimet e tij. E njoha nga shkrmet. Idetë dhe pikëpamjet e tij rreth kombit e kombëtares do jenë pjesë e rrugëss shqiptare drejt prosperitetit
I lehtë dheu i Shqipërisë!
Ngushllime për familjen, shokët, lexuesit!

------------------

Safet Hyseni

[ Saturday, 09.03.2013, 09:47 AM ]

Ngushëllime

Më tronditi lajmi i hidhur se paska ndërruar jetë Kadri Mani. Më ka prek thellë në shpirt, se u njohëm dhe kurrë s’u pamë. Me sinqeritetin më të madh, me respektin për punën dhe veprimtarin e tij atdhetare i shprehi ngushëllimet me te ngrohta familjes Osmani për humbjen e bashkëshortit , babait dhe vëllait te tyre. Kadri Mani nuk ka vdes as tek familjarët, as tek miqtë e veprimtarët, por as tek historia e kombit. Ai ka lënë pas shembullin e atdhetarit, veprimtarit, guximin dhe devotshmërinë e lartë për bërjen e “Shqipërisë Etnike”. Ndihem i varfër për një mik të madh, për një udhërrëfyes por, le të mbetet vepra kujtimi ynë më i dashur ashtu siç ishte vet Kadri Mani.
Ngushëllime nga Safet Hyseni

----------------------

Miradije Gashi

[ Saturday, 09.03.2013, 08:12 AM ]

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit e Bacës Kadri për miqtë e tij dhe shqiptarët në përgjithësi.

-----------------------

Albert Shabanaj

[ Saturday, 09.03.2013, 07:11 AM ]

NGUSHLLIME!

Edhe fjalet me te fuqishme ngushelluese nuk cojne peshe per nje humbje kaq te madhe,me kete rast po me kujtohet nje shprehje e Egjiptit te vjeter,e cila thote: E vetmja krijese e cila jeton edhe pas vdekjes eshte njeriu. Bace KADRI MANI,ishte dhe do te mbetet i pavdekshem ne historin tone kombetare,do te mbetet perhere ne kujtesen me pozitive te mundshme ne shoqerin tone shqipetare. Familje e nderuar Mani,ZSH,SHE dhe gjithe bashkepuntoret e BACE KADRIUT,pranoni ngushllimet e mia me te sinqerta.
Sinqerisht
Albert Shabanaj

-----------------

Xhevahir

[ Saturday, 09.03.2013, 06:21 AM ]

Rrugë të mbarë dhe paç uratën i paharruari Kadri Man Prishtina!

Me kaqardhje mësova në këtë editorial për ndarjen nga jeta të z. Kadi Mani!
Ai ndau fizikun,por me gjurmët e mirësinë që la pas,mbolli lule bardhësie që kanë vetëm jetë!
Pranoni ngushëllimet tona për këtë njeri fisnik që ishte e që do mbetet përgjithmonë i gjallë!
Xhevahir Cirongu,
Publicist,poet,shkrimtar
Durrës,Tetor 2012.

----------------

Fritz Radovani

[ Saturday, 09.03.2013, 04:30 AM ]

Per Shpirtin e Bardhe...Vetem LULE TE BARDHA...

Sa e trishtueshme asht vdekja e papritun...
Njeriu i kujtimeve te mira gjithmone asht thirre
Shpirt Bardhe...Goje ambel...Buze qeshun e Zemer Bujare...po kur asht edhe Atdhetar i Vyer, Ai SOT mbulohet VETEM ME LULE TE BARDHA...
Sa e "bukur" asht vdekja me te tilla Lule nga Toka e Lire e Dardanise, prej kopshtit ku u rrit KY fidan...
Sa ngushllim asht per trashigimtaret e Tij fjala:
"Kadriu pushon prane Krijuesit, se ishte i tille!"
Me respekt, Fritz Radovani.

-----------------

Kim Paci

[ Saturday, 09.03.2013, 04:07 AM ]

U rrëxua një lis i madh i "ZSH"dhe "SHE" - Ngushëllime!

Më tronditi thellë lajmi nga z. Zeqir Lushaj: "Kadri Mani na la!"
Kadri Mani ka qenë lis i madh në pyellin-thesar të "ZSH" dhe "SHE". Eh medet, ky lis qenka rrëxuar. Kur një lis rrëxohet, është interesant sa vend të zbrazët lë aty ku është rritur e zhvilluar, por ky lis sa vend të madh zë në tokën ku bjen!
Në "ZSH" dhe në "SHE" do të hetohet zbrazëtia që ka lënë. Në tokën e Kosovës zë një vend të madh. I qoftë i lehtë dheu.
Njerëzit e mëdhenj jetojnë edhe pas vdekjes. I bëjnë të pavdekshëm veprat.
Në Kujtesen e popullit mbesin vetëm ata njerëz që populli i ka dashur.
Ngushëllime familjës, Redaksisë së "ZSH" dhe "SHE".
Kim Paci

-------------------------

Shaban Peraj

[ Friday, 08.03.2013, 10:18 PM ]

Ngushellime familjes Mani

Nje lajm trondites vjen per mua se paska nderruar jete miku, shoku e kolegu z> Kadri Mani. lajm qe me ben te besoj se burrat si ky duhet cmuar e besuar per kontributin e dhene ne ceshtjen kombetare e publicistiken shqiptare. Ishte per mua nje shembull se si duhet punuar e vepruar duke qendruar drejt e pa u perkuluar ndaj askujt ne vizionin e ceshtje kombetare me te vetmin qellim per te zgjidhur kauzen e popullit tone e per te thene te verteten qofte para bashkekombasve tane, po edhe para nderkombetareve. Per mua ishte shembull dhe deshmi se si burrat shqiptare veprojne atehere kur duhet vepruar, po edhe luftojne kur duhet luftuar. Nga ky lajm ogurzi nuk me mbetet te them me asgje, vetem tu shprehi ngushellimet me te sinqerta Familjes se tij, te afermve, miqve e atyre qe gjithe kohen punuan e vepruan me te. I lehte i qofte dheu i Kosoves per te cilen aq shume punoi dhe e deshi deri ne fund te jetes se tij.
Familja Peraj

------------------

Kozeta

[ Friday, 08.03.2013, 10:15 PM ]

Iku nje Bir i denje Kosove!

Me ndali fryma kur lexova ndarjen nga kjo bote per mikun e Zemres Shqiptare dhe te gjithe lexuesve te paharruarin z.Kadri Mani. Eshte e dhimbshme te lexosh per nje njeri qe ke komunikuar tere kohen, ke lexuar sa e sa shkrime publicistike nga dora e tij e arte dhe me ne fund nderpritet si pakuptuar... Zoti Mani la pas vepren dhe punen e tij aq te vyer qe i sherbeu me zell dhe krenari Kombit. Ai s'u perkul kurre nga Shkjau, te cilin e burgosen me vite te tera. I shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij te dashur, bashkeshortes fisnike dhe i ndodhem prane ne kete humbje te madhe dhe tragjike. Me plot respekt dhe mirenjohje per trimerine, burrerine, publicistiken e Tij,

Kozeta Zylo dhe familja.

-------------------

M.Rugova

[ Friday, 08.03.2013, 09:58 PM ]

Ngushellime

Lajmi i idhet per vdekjen e Kadri Manit me ka preke thelle ne shpirt. Me kete rast i shprehi ngushellimet me te ngrohta familjes Osmani per humbjen e bashkeshortit , babait dhe vellait te tyre.
Sot i gjithe kombi eshte ne pikellim, sepse i ka ikur biri me i devotshem,njeriu me i pathyeshem dhe burri me qendrestar i kohes sone.
Kadri Mani edhepse fizikisht nuk do ta kemi prane, secili prej nesh do ta ndjej edhe me tutje vepren dhe shpirtin e Tij te mire.
Shpirti drite i befte!
M.Rugova

------------------------

A. Lulushi

[ Friday, 08.03.2013, 09:22 PM ]

...ngushëllime

Zoti Lushaj,
Ngushëllime për humbjen e kolegut e të mikut tuaj.

Astriti.

-------------------

Lis Bukuroca

[ Friday, 08.03.2013, 09:18 PM ]

Ngushllime

Ngushllime me plot dhembshuri të dashurve dhe pasardhësve të Zoti Mani. Qe njeri me dinjitet, nder dhe patriotizëm. Ahstu si i mungon familjes, do të na mungojë edhe neve. Pushoftë në paqe!

--------------------------------

Agron Shaban

[ Friday, 08.03.2013, 09:06 PM ]

LAMTUMIRË BACI KADRI! PUSHO NE PAQE!

Shumë i nderuar redaktor i ZSh-së dhe mik i Kadri Manit, z. Zeqir Lushaj,
I prekur dhe tronditur thellë nga lajmi i hidhur mbi shuarjen e atdhetarit, intelektualit dhe mikut e bashkëpunëtorit tuaj të nderuar, z. Kadri Osmani-Mani! E lus shkëlqësinë dhe ekselencën Tuaj ti pranoni ngushllimet e mia me të sinqerta. Gjithashtu, përmes Jush dëshroj ti shprehu dhëmbjen dhe ngushllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe farefisin e nderuar të Bacit Kadri si dhe për bordin e përgjithshëm editorial dhe redaksional të " Zemres Shqiptare" ku Baci Kadri la gjurmë të pashlyera. Duke ngritur kështu permendore dhe një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e lëxuesve dhe dashamirësve të shumtë shqiptar gjithandej.
Se këndejmi, i bindur se Njerëzit dhe Atdhetarët e kalibrit të Kadri Manit nuk vdesin kurrë në shpirtin dhe kujtesën e popullit ose kombit tonë shqiptarë.Por, vetën ndërrojnë jetë për t´u bërë të përhershëm dhe gjithmonë aktual në zemrën, shpirtin dhe kutimet tona.Për aq sa kam mundur ta njoh Bacin Kadri, jam thellë i bindur se i ndjeri jetën dhe historinë e vet e shkroi me shpirtin dhe gjakun e pastërt arbëror.
I qoftë i lehtë dheu i Tokës së bekuar që aq shumë e deshti! LAMTUMIRË BACI KADRI! PUSHO NE PAQE!
Sinqerisht dhe me pikëllim të thellë,
Juaji, Agron Shabani, Gjermani,

------------------

Gëzim Marku

[ Friday, 08.03.2013, 08:52 PM ]

I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!

Ky për mua është lajmi më i hidhur që kam publikuar që nga lindja e Zemra Shqiptare!
Është e vështirë për të gjetur fjalë për të shprehur dhimbjen për personalitetin e shquar të kombit tonë. Kadri Mani frymoi Liri edhe kur ishte i rrethuar nga hekurat e pushtuesit. Baca Kadri që nga mosha 12 vjeçare është në shërbim të kombit, por misioni i tij nuk mbaron këtu. I jam mirënjohës fatit që më njohu me të, me njeriun e sakrificave të pafundme, me atdhetarin e misionarin e pathyeshëm.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e Bacës Kadri Mani, për miqtë e tij dhe shqiptarët në përgjithësi.
I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!
Me dashuri, pikëllim e krenari,
Gëzim Marku

-------------------

VOAL

[ Friday, 08.03.2013, 08:51 PM ]

...e ribotuam shkrimin
I dashur Zeqir,
Ne e ri-botuam shkrimin tuaj per të ndjerin Kadri Mani. E kemi pasur mik dhe ndjemë shumë pikëllim.
Ngushëllimet tona.
Redaksia e revistës VOAL

-----------------

Ksenofon M. Dilo

[ Friday, 08.03.2013, 08:49 PM ]

NGUSHELLIM

Me hidherim te thelle mesuam lajmin e ndarjes nga jeta te patriotit,KADRI MANI qe me punen dhe vepren e tij la gjurme te pashlyera ne memorjen shoqerore .I tille ky meteor kosovar do te mbetet simbol i vyrtyteve me te mira njerezore . Ngushellime te sinqerta familjareve,miqve ne keto dite te veshtira.

-------------------

Selim Nengurra

[ Friday, 08.03.2013, 08:48 PM ]

Ngushllime

Shpreh ngushllimet ma të sinqerta familjes së bacës Kadri. Jeta dhe vepra e ti tashma asht ba HISTORI. I kjoft i lehtë dheu i tokës Arbnore per të cilen ai vujti dhe sakrifikojë aq shumë.
Me respekt e pikllim
Selim Nengurra
Serpsborg
Norvegji

------------------

Baki Ymeri / Alban Voka

[ Friday, 08.03.2013, 08:31 PM ]

Ngushllime nga redaksia e revistës Shqiptari në Bukuresht

Lajmin e parë lidhur me shuarjen e jetës së këtij shqiptari të mirë, të sinqertë, trim dhe energjik, na e dha sot në mëngjez, Xhafer Leci nga Gjermania. Fillimisht menduam se i ka rënë pika në zemër si pasojë e mllefit ndaj inaugurimit të xhamisë së Naim Tërnavës dhe Isa Mustafës në Prishtinë, për ngritjen e së cilës buxheti i varfër i Kosovës së varfër duhet të paguajë 20 milionë euro. Nga ky nekrolog i Zeqir Lushajt kuptojmë se paska ndërruar jetë para se ta shohë në televizor inaugurimin e një objekti për të cilin Kosova nuk ka nevojë, por për të cilin kanë nevojë Serbia antishqiptare të lehë edhe më tej kundër nesh, gjoja se shqiptarët qenkan "myslimanë dhe terroristë". Zoti ua theftë kokën atyre që kanë nënshkruar marrëveshjen për varfërimin e Kosovës për 20 milionë euro, dhe Zoti e shpërbleftë me Dritën e Parajsësë këtë shqiptar të mirë, trim dhe energjik!

-------------------

Xhafer Kalbaj

[ Friday, 08.03.2013, 08:29 PM ]

...

Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit Kadri Mani,ngushellime miqeve,dashamireve dhe kolegeve te bacit Kadri.I perjetshem qofte kujtimi i tije.
Xhafer Kalbaj

------------------------

Musa Prushi

[ Friday, 08.03.2013, 08:09 PM ]

I QOFTË I LEHTË DHEU I DARDANISË TË MADHIT BACËS KADRI

Mbeta i pa fjalë, nga ku lajm ogurzi mbi bacën Kadri.
Mua personalisht në faqet e Zemres Shqiptare, do të më mungoi shumë i madhi Baca Kadri Mani, posaqrisht me OPTIMIZMIN E TIJË TË PAKRAHASUAR.
Në komentin tim të fundit e luta që në vend të barcoletave, të na shkruaj ndonji fjalë mbi gjendjen shëndetsore, por kësaj radhe mungoi përgjegjja... Ngushllime familjarëve dhe të gjithë miqëve dhe dashamirëve të tijë.
I qoftë i lehtë dheu i DARDANISË të cilën aq shumë e dashti.

--------------------

Jahë Sadrija

[ Friday, 08.03.2013, 07:33 PM ]

E pavdekshme do të mbetet vepra e të ndjerit Kadri Mani

Me pikllim të thellë mora lajmin se miku im Kadri Mani paska ndërruar jetë! I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë shokëve e miqëve të bacës Kadri. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, për të cilën dha shumë mund e dije. E pavdekshme do të mbetet vepra e Ti. Lavdi!

-------------------------

dr Hasan Blakaj

[ Friday, 08.03.2013, 06:53 PM ]

I përjetëshem kujtimi për Bacen

Burrat si Kadri Mani vinë lehtë, lehtë në jetë por dhe shkojnë lehtë dhe më krenari në jeten tjeter. Janë të rrall burrat si Kadri Mani Baca ynë i dashur.
Ngushllime të afërm të Bacës Kadri dhe ju shokë të idealit dhe sakrificës më bacen. I përjetëshem do të jetë kujtimi për ju bir i madh i Kombit Shqiptar.

-------------------

Ilia Stavri Karanxha

[ Friday, 08.03.2013, 06:48 PM ]

Ngushëllime

Gjithë të afërmëve e të dashurve të Kadri Manit i dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje kaq të dhimbëshme e në këto kohë kaq të nevojshme për një personalitet si Kadri Mani.
Zoti i madh do ta presë krahëhapur në gjirin e Tij dhe emri i Kadri Manit do të mbetet i pavdekshëm për gjithë ata që e duan Kosovën dhe Shqipërinë ashtu si e deshte Kadri Mani.
Me respekt për të gjithë Ilia S. Karanxha

----------------------

Agim Gashi

[ Friday, 08.03.2013, 06:36 PM ]

Telegram ngushllimi nga Hafiz Gagica

Telegrame ngushllimi për famoljen Osmani nga Hafiz Gagica
Hafiz Gagica
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara Familje Osmani,
Më lejoni që përmes këtyre rreshtave t’iu shprehi ngushëllimet më të thella për vdekjen e prindit, bashkëshortit dhe më të dashurit tuaj, veprimtarit të orëve të para të çështjes sonë kombëtare, Kadri Osmanit.
Kadriu, qysh në rini ka dhënë kontributin e tij të madh për këto ditë të lirisë dhe bashkimit kombëtar. Ai ka lënë gjurmë të pa shlyera në realizimin e idealeve kombëtare, të cilat brezi i tanishëm dhe ata që do vijnë do i zhvillojnë dhe forcojnë si amanet dhe sakrificë të gjeneratave të tëra që u përpoqën dhe kontribuuan për liri dhe pavarësi të kombit shqiptar.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës të cilën e deshi dhe kontribuoi shumë për lirinë dhe pavarësinë saj.
Iu ngushëllon miqësisht,
Hafiz Gagica

---------------------

Krist Gjinaj

[ Friday, 08.03.2013, 06:35 PM ]

Nje humbje e madhe

Lexoj me pikëllim të madhë lajmin se i Madhi Kadri Mani është larguarë nga kjo jetë, nga mjedisi shoqerorë ku aq shumë kontriboj dhe dha për të miren e kombit shqiptarë,për rrugen e drejtë dhe virtytin e pastër shqiptarë.
Kjo është një humbje.
Një njeri si Kadri Mani nuk do të lind shpesh,edhe pse une nuk kam pasurë asnjë kontakt personal me të ndjerin , por cdo here e kam vlersuarë punen dhe vepren e fjalen e tij që zinte peshë shumë.
Do të i mungon kohes dhe të ardhmes, edhepse, për mua do të ketë cdo here respektin më të madhë dhe vlersimin më të madhë.
I ndjeri Kadri Mani ishte një shembullë i fjales së drejtë, fjales ndër sy, fjalës pa frigë dhe nuk u përkul kurrë ndaj askuj, edhepse , i rrethuarë nga shumë njerez që se kuptonin qellimin e tij, i Madhi Kadri Mani qendroj dhe nuk u dorzua asnjëhere, as ndaj shqipfoleseve e as ndaj sundimit serbo-barbarë ku edhe kaloj një pjesë të jetes së tij.
I shprehi ngushllime me të sinqerta familjes së tij, miqve, shokve e dashamirve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen fizike të të nderuarit Kadri Mani.
Krist Gjinaj

----------------------

Ermira,  (mbesa e Kadri Manit)

Ju falenderjome te gjitheve...

Unë jam mbesa e Kadri Manit... ju falenderoj të gjithëve për këto fjalë kaq të mira e ngushëlluese.
Me dhembje të madhe, sot për herë të fundit, u përshendetëm me më të dashurin tonë.. dhembjen po na lehtësoni ju shokë e miq të gjyshit tonë. Ai ishte një njeri i madh... le të sherbejë veprimtaria e tij si një udhërrëfyes për të gjithë ne...

-----------------------

NJOFTIM PËR TË PAME

PËR VDEKJEN E BABAIT TONË TË DASHUR KADRI OSMANI-MANI

Nga Ylli Mani (djali i Kadri Manit)
Lajmërojmë vdekjen e parakohëshme të babait tonë të dashur, Kadri Osmani-Mani (23.01.1937- 09.10.2012) nga fshati Makresh i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, me vendbanim të përhershëm Prishtinë.
Njoftojmë të afërmit, miqtë,farefisin, bashkëveprimtarët, të burgosurit politik,dashamirët dhe të njohurit tanë
se me datë 28.10.2012 ( e dielë ), nga ora 9.00 deri në ora 15.00, hapim të pame.
Ata që kanë dëshirë, kohë dhe mundësi të shprehin kujtimet e tyre për veprimtarinë e të ndjerit,
Kadri Mani, mbrëmja përkujtimore vazhdon nga ora 15 - 16.00.
Pjesëmarrja e juaj është ngushëllim dhe respekt për ne.
Adresa:
SH.K.SH. “Nëna Terezë” Göppingen
David Str. 24
73033 Göppingen
Afër Stacionit të trenit.
Info.Tel: 07161 685542
Mob: 01522 9273416
I biri i Kadri Mani-t, Ylli
21.10.2012
Kirchheim-Teck, Gjermani

------------------------------------

Zeqir Lushaj: Një kafe për Kadri Manin

| E Shtune, 27.10.2012, 09:12 AM |   (175 shikime)

NJË KAFE PËR KADRI MANIN

-Ti e meriton lirinë,  festoje serbes pavarësinë!-

(Kështu më shkruante Kadri Mani, pak javë para vdekjes).

Nga: Zeqir Lushaj

I dashur djali i Kadri Manit, Ylli,

Si pergjigje lajmerimit tuaj për të pame të babait në Gjermani, në pamundësi të jem aty, ku në fakt do e deshta “vendi e kuvendi’,    nderim të Kadri Manit,  mikut tonë të paharruar, zgjodha një menyrë tjetër, për të qenë gjithsesi , të paktën si “gjysëm” i pranishem. Ju thoni ne lajmerim se, me kete rast miqt e babit mund të shprehin kujtimet e tyre, por unë tani per tani, nuk mund ti shprehi e as ti dërgoj ato. Pse? Sepse janë të shumta, dhjetra e pse jo qindra faqe.  Relatat , bisedat, pershëndetjet e urimet, “grindjet” e miqesit e mia me të paharruarin, babain tuaj të dashur, jane te shumta. Ato, per mua donë kohë te sistemohen e të botohen si dialogje, si skica, si replika, si broshurë e pse ndoshta jo, edhe deri si një libër i veçantë.

Poshtë titullit të këtij shkrimi modest, vura me ngjyrë të kuqe, një thenie të Kadriut, pak javë para ndarjes nga jeta. E dija se nuk ndihet mirë. At’ njeri e kuptoja, pa e pyetur, pa e parë, e kuptoja shpirtërisht. Kur i lexova ato fjalë ne ZSh, më kaloi një dridhmë në zemër e si padashur e pyeta me mendjen time: -Pse, Ti Kadri Mani, nuk do e presësh pavarësinë? Dhe, si per ta ilustruar këtë parandjenjë, vetëm pak kohë para këtij mesaxhi i kisha shkruar drejtorit të ZemraShqiptare, mikut të vertetë e të paluhatshëm të Kadri Manit, Gëzim Markut: -Gëzim;-Po përgatis një intervistë me Kadri Manin për 75-vjetorin e tij… Kadriu, e shoh se është lodhur dhe duhet tia bajmë gjithë nderimet…!

U përpoqem. Diçka bëmë, por Ai meritonte edhe më shumë.

Të paharruara do të më mbeten lidhjet e mia me Kadriun që nga pritjet e tij ne Tirane , në zyrë e në familjen time, por, veçanerisht në ditët e shtrimit të tij në spital.

…Gjyshi më ka thane lajmeroje Zeqirin…se nuk më lan të dal nga spitali sot, siç e parashikoje ti. Shpresoj të dalë nesër…, -me shkruante mbesa e tij e dashur.

Nuk po shkruaj më shumë sot. Koha do ti shpalosi kutimet tona me dhimbje por edhe me krenari. Per njeriun që nuk u likshtua deri në frymën e fundit, as ne , nuk na lejohet që të likshtohemi per të. …Ai, do të na kritikonte! Me qe e permenda fjalen kritikë, a e dini se ç’shkruante ai para pak muajsh në ZSh:

…Nuk po më len miku im Zeqir Lushaj, me kritikue, Pse do te thoni ju? Sepse, sa here me shkrue në revistë e në privat, po më thotë: -Ku je Kadri Mani: T’paça me nder, e pa poterë!

…!

Po jap më poshtë, në origjinal, vetem pak rrjeshta, ku Ai më nxiste, më frymëzonte, bile nga dashuria e respekti më mbivlersonte për punen time modeste krijuese e botuese. (Në botimet e ardhshme, do të jap edhe kritikat e Tij në adresen time, që nuk kanë  munguar, por sot, nuk është dita e kritikave).

----------------

Zotni Zeqir Lushaj- të rinjoha!
Kadri Mani 01-03-2011, 09:28am
Dhe vjershat tua i kopjova për botim te revista "ShqipëriEtnike" që del në internet në kand të ZemraShqiptare.  Në fund të këtij muaji- të njoftoj per botimin.
Të përshëndes përzemërsisht.
Kadri Osmani-Mani

etnike@gmail.com
kadrimani@hotmail.com

----------------------

Kadri Mani

[ Monday, 03.07.2011, 02:05 PM ]

U befasova...
Urime mikut tim Zeqir Lushaj!
U befasova këndshëm. Nuk e dija që nga politikan qenka bërë poet! Shoqëroheshim bashkë në Tiranë në vitet '90...
Çfarë koinçidence: stili i tij më ngjanë me stilin e artistit gjakovar, Sulejman Lokajt! Një stil aq i lehtë dhe i rrjedhshëm, si gurgullima e kroit nga rrënjët e ahishtes!
Urime për suksese të reja!

KADRI MANI

-----------

Kadri Mani

Zeqir Lushaj: KËTU, I KAM TË GJITHA NDJESITË

I dashur koleg,  Zeqir Lushaj,

Me këtë vjershë: "KËTU, I KAM TË GJITHA NDJESITË” -Monolog nën hijen e blinit-,  e ke arritur kulmin e shtëpisë, zenitin qiellor!! Mbase edhe spontanisht si gurgullima e lumit, por mua më erdhi si një punë sizifi-titanike!
Unë e huajta për librin tim anti-Qosje, as pa të pyetur, siç ju ke dhënë bukë kalimtarëve të uritur!
Dhe komentin që do t'ia bëj-analizën, detyrimisht do të më kërkosh falje që ke mendue se ne i kemi rënë në qafë Qosjes, e jo ai neve! …

--------------

Në një shkrim per një vjershë timen, pak ditë para shtrimit në spital, mes tjerash Kadriu më shkruan:

----E para është nëna që të ka lindur e të ka edukuar, e dyta është nëna natyrë!

Fshati Gri! Çka s’ke pa e çka s’ke ndi!

Kurmi i poetit me blerim shtresuar!

Natyrë e qetë, poet paqësor! Solidar me skamnorë!

Tash këtu e tutje ndër breza,

pas traditës nga Nënë Tereza!

Krejt e dinë s’je kamikaz,

por as nuk kotësh si pëllumb n’kafaz!

12-vepra po na i falë, 100 herë të qoftë hallall!

Ti e meriton lirinë, festoje serbes pavarësinë!

Tok me zonjës Sabrije, i  keni vënë punët përfije!...

---------------

Po i mbylli këto radhë ngushëlluese, bash me një ngushëllim te Kadri Manit, para rreth një viti per nënen time:

Kadri Mani,-Prishtinë

Vdekjet kanë nuanca.

Ngushëllime.

I dashur Koleg !
Pranoni ngushëllimet më të çiltërta me rastin e vdekjes së Nënës tuaj:

-Zoti e pastë marrë në parajsë.
Çdo vdekje është e dhëmbshme, por kanë edhe nuanca dalluese:- mosha, kamja a skamja, gjendja ekonomike...etj. etj.
Të rroni vet !
KADRI  MANI

---------

I dashur Ylli,

Të thash se sot nuk po zgjatem. Vetëm se deshta që të jem prezent, të paktën me fjalë pranë jush, familjes, miqëve e shokëve, nesër, në diten përkujtimore në Gjermani… Dhe, sikur e piva edhe unë një kafë për Kadri Manin.

Rrofshi dhe e kujtofshi Kadri Man Prishtinën!

I paharruar qoftë kujtimi e vepra e tij e pashoqe në shëbim të atdheut e të kombit.

Ndjehem me Ju,

 

Zeqir Lushaj, NJ, USA

-E shtune, 27 Tetor, 2012-

---------------------------

Falënderim

 

JU ISHIT ATY!

Të gjithe shokëve të babit tim Kadri Manit, që na u gjenden pranë në këto ditë dhimbje e pikëllimi !

I nderuari  Z. Zeqir Lushaj,

Me datë 10.10.2012 bashke me gruan time,dhe djalin Granitin u nisëm per në Prishtinë. Me ne erdhi shoku i babait dhe miku familjar veprimtari Xhafer Leci. Miku i mirë në ditë te vështira!

Në letrën Tuaj ju me shkruani  se ishit vetëm «gjysëm » i pranishëm në të pamet për babin në klubin « Nënë Tereza » në Göppingen . Më duhet te Ju kundërshtoj.

Ju ishit i tëri aty dhe jo vetëm aty, por edhe në Prishtinë në mbledhjen komemorative si dhe ne ceremonine e varrimit ne Makresh te ulet. Ju kishim ne mendje dhe zemer !

Por jo vetëm Ju Z. Zeqir, por edhe Gezim Marku ishte atje me ne, edhe Idriz Zeqiraj, Agim Gashi, Xhevat Rexha, Asllan Dibrani, Ilir Dardani, Faik Konica, Baki Ymeri, Naser Aliu, Eduard Dilo, Kozeta Zylo, Albert Shabanaj e shumë e shumë shokë të tjerë që ishit dhe vazhdoni të jeni me ne.

Në momente pikellimi nuk ka ilaç më të mirë se fjalët e mira nga shokët, e ne këto i gjetëm tek Zemra Shqiptare, Bota Sot e Shqipëria Etnike…

Në emër të gjithë familjes Ju falënderoj nga zemra!

Djali i Kadri Manit

Ylli

05.11.2012

--------------------------

Qendresëtari i madh Kadri Osmani-Mani

Nga: Idriz Zeqiraj

Njerëzit në veprimtarinë e tyre jetësore edhe lodhën dhe e ndjejnë nevojën e pauzimit. Por, ka edhe përjashtime. Ndër të palodhurit e gjertanishëm janë SHIK-u, nga njëra anë dhe, magjistër Kadri Osmani (Mani), nga ana tjetër. Prej 20 vjetësh janë përballë njëri-tjetrit. SHIK-u është ushtri e tërë, është parti e tërë. Ndëra zoti Osmani është individ, që, tashmë, ka krijuar institucionin e vet luftarak, për t`u mbrojtur nga një armatë e tërë SHIK-ase, por duke e zgjedhur metodën se “SULMI ESHTE MBROJTJA ME E MIRE.”

Magjistër Kadri Osmani është një idealist i madh kombëtar. Prej më shumë se gjysmë shekulli ka punuar, vepruar e luftuar për këtë “copë” Kosovë (ndoshta edhe më shumë), për këtë liri dhe pavarësi. Gjatë veprimtarisë të tij ilegale e legale, mund të vritej shumë herë, por vetëm rastësia e ka kursyer. Edhe para skuadrës të pushkatimit, shqiptarët e lidhur në Tivar, ndonjërin rastësia e ka shpëtuar.

Zoti Kadri Osmani ka një biografi që ndryshon, cilësisht, nga biografia e kujtdo tjetër në Kosovë. Ishte viti 1965, kur ai, i shoqëruar nga profesori i letërsisë shqipe, hyri në klasën tonë, në Gjimnazin e Pejës. Nga çanta nxori një ekzemplar të revistës “Jeta re”, që, atëbotë, drejtohej nga  i urti Esad Mekuli. Dhe, agjitoi bindshëm për t`u pajtuar në revistën e vetme letrare në Kosovë.

Një ditë gushti, pa bëzamje, lënë zyrën në “Jeta re” në Prishtinë dhe, duke përshkuar tri orë në këmbë, rrugëve herë të pluhrosura, por më shumë të baltosura, arrin në Malësinë e Gollakut, në kufi me Serbinë, për mësimdhënie. Dhe, motivi i këtij vendimi: Zoti Adem Demaçi është burgosur, heronjtë e veprës të tij “Gjarpijtë e gjakut” si dhe miq e dashamirë të tjerë, jetojnë në këtë zonë, gjithnjë e më shumë po maltretohen nga UDB-a. Duhet bërë diçka, për ta ngritur moralin e popullatës të kësaj zone të izoluar dhe për t`i trerguar UDB-së dhe Serbisë se nuk i frikësohemi askujt në vatrat tona.

As edhe një rast tjetër në Kosovë, as në Shqipëri (përjashto rastet kur Partia u thoshte mësuesëve në trasferim: ose shko në fshat, ose në burg), nuk mund të hasim me lënë zyrën dhe pagën më të mirë në Prishtinë, për të shkuar në malësi mësues, duke e lënë nusen të vetme me tre kalamaj të vegjël. Në dhjetë shkollat e zonës, me një drejtori të përbashkët, me mungesa elementare, për të zhvilluar një mësim normal, zoti Kadri Osmani i rreket punës, për ta ngritur cilësinë e mësimit. Njeri i leximit, i letrave, i librit, nuk duronte dot që në dhjetë shkollat fillore e 8-vjeçare, të mos kishte një gazetë, një revistë, një libër! Dhe, me qortimin e kujdesshëm ndaj mësuesëve kolegë, për këtë gjendje mjerane, me vetiniciativë, me shkrim e gojas, përshkoi Prishtinë e Shkup, duke aktivizuar, tashmë, edhe të tjerë, për të begatuar shkollat e zonës me literaturë ditore, dy javore, mujore dhe libra gjithfarëshe. Dhe, ia doli me sukses, duke krijuar edhe rrethet letrare.

Magjistër Kadri Osmani është veteran i ilegales të Kosovës dhe i burgjeve politike jugosllave. Atdheun edhe mund ta duan të gjithë, por, ndjenjen e lirisë nuk e kanë të zhvilluar të gjithë njësoj. Përndryshe, ne, shqiptarët, do ta kishim Shqipërinë të tërë, Shqipërinë Etnike, të paktën, në Lidhjen e Prizrenit. Përkushtimi i tij nuk ka qenë kurrë i mëdyshur, nuk ka qenë honorar. Përkundrazi, ka qenë detyrë, ka qenë parësor. Ai filloi në Prishtinë, vazhdoi në Istog e Pejë, u dënua dhe përsëri vazhdoi veprimtarinë ilegale në Prishtinë, për t´u dënuar sërishmi. Jeta ilegale, në sistemet komuniste e fashiste, është e rrezikshme, “NJERIU ËSHTË ME KOKË NË TRASTË”. Vërtet, u vranë Nuhiu (Berisha) e Rexhepi (Mala), ndërsa Kadriun  rastësia e shpëtoi. Shpifjet e denigrimet aktuale të armatës “nofkaxhi” të SHIK-ut janë hakmarrje primitive e provinciale, madje me një fjalor të denjë për lukuninë komuniste. Në të gjithë Shqiptarinë tonë, zoti Kadri Osmani, do të ishte i fundit për ligështim, denoncim apo tradhti ndaj shokëve  të idealit. Dhe, kjo është provuar në gjyqet e përsëritura, të zhvilluara kundër tij.

Magjistër Kadri Osmani nuk është i pafe. I gjithë rrethi familjar janë besimtarë. Ai ka agjëruar, duke ngrënë bukë bajate, me fasule të zjerë,  vetëm me krypë, pa vaj fare, nga bllokimi i borës në Malësinë e Gollakut. Por, zoti Osmani është magjistër, e di edhe konvertimin e dhunëshëm nga pushtuesi i vjetër. Ai nuk mund të pajtohet me ata që kundërshtojnë ndërtimin e Katedralës Katolike në Prishtinë. Ai nuk mund të pajtohet me fanatikët fetarë të përçudnuar në veshje e sjellje, të cilët thonë: “Nënë, më fal se nuk ta jap dorën  as në ditën e Bajramit, sepse para se të jesh nënë, je femër dhe më ngjallë ndjesi seksuale!”

Zoti Osmani nuk mund të vë fenë mbi kombin. Nuk i ushqen ndasitë dhe përçarjet ndërfetare, që do të ishin vetëvrasje e shqiptarëve. Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë stoli, janë dhuratë hyjnore për kombin, sepse përmasa e madhështisë të tyre, është përmasë unikale, supërspecifike, madje në shkallë botërore. Dhe, padyshim, këto dy figura madhore, janë i vetmi privilegj  i shqiptarëve, duke u pasua denjësisht nga shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.

Njëri nga nofkaxhinjtë më brutal, për zbulimin e të cilit nuk ka pse të merakoset zoti Osmani, sepse ai është njëri nga grixha e SHIK-asëve numerikë, akuzon për konvertime partiake. Burgu i gjatë, mungesa e informacionit, kanë bërë që, herë-herë, ndjenja të triumfojë. Por, ai është energjik dhe dialektik, ecë me hapa rapid, duke e kompensuar kohën e humbur. Pavarësisht elozheve, që i bëri atij e veja e Enver Hoxhës me djem dhe kuadri tjetër i bllokmenëve në Tiranë, ai u këndell shpejt dhe denoncoi se “në Shqipërinë e Enver Hoxhës, i gjeta rrugët e Bangladeshit.”

Edhepse filloi flirtin me të majtën shqiptare, zoti Osmani, në kohë rekorde bëri konvertimin, duke u orientuar tërësisht djathtas. Dhe, këtë drejtpeshim e ka ruajtur dhe justifikuar, madje  në atë masë që di vetëm ai. Dhe, kjo është vijimësi e atij qendrimi thellësisht kombëtar, në kohëzgjatjen gjysmëshekullore. Këtu e ka bazën edhe epërsia e tij absolute morale, atdhetare e intelektuale, karshi kritizerëve të rinj dhe të vjetër SHIK-as.

Zoti Kadri Osmani shquhet për kërkesa që ka ndaj vetes dhe të tjerëve. NË MOSHËN 70 VJEÇARE MAGJISTROI! Një rast i virgjër në Kosovë dhe më gjerë. Vonesa ishte kushtëzuar nga pushtuesi dhe burgu. Njeriu i privuar nga liria, e vlerëson shumë lirinë. Liria e Kosovës e rinoi burgaxhiun e stazhionuar dhe në respekt të lirisë, donte t`ia shtonte një magjistër Kosovës së lirë, Kosovës shtet, ëndërr dhe aspiratë e gjithë jetës të tij të mundimshme.

Shumëkush mendon, ndërsa SHIK-u edhe vepron, se “këtij magjistri grindavec, duhet me ia mbyllë gojën, me ia thyer pendën, me e bë të heshtë përgjithmonë!” Por, zoti Osmani nuk është indiferent për asgjë që është njerëzore. Reformatori Martin Luther King thotë: “Për zhvillimin e mbarë të shoqërisë, më të dëmshëm janë njerëzit e mirë që heshtin, se sa keqbërësit.” E vërteta është se ai është i hatëruar gjer në zemratë, sepse populli i tij nuk po e çmon lirinë në masën që kjo liri meriton. Ish i prangosuri politik ka ëndërruar se, kur Kosova do të jetë e lirë, njerëzit e saj vetëm gjumi do t`i ndajë nga puna, nga studimi. Tani që ai i sheh, duke bredhur rrugëve e kafeneve, pa qëllim e cak, tmerrohet se “SI ROBËRIA HARROHET KAQ SHPEJT!”

Magjistër Kadri Osmani është zë i veçantë në publicistikën aktuale gjithëshqiptare. Dhe, si i tillë meriton vëmendje dhe respekt, në masën e duhur. Shpirti i dlirë, sinqeriteti në shfrim ndaj së keqes, çiltëria entuziaste për të mirën, ndjenja e sakrificës, atdhedashuria e dëshmuar, përkushtimi i përhershëm për ta emancipuar e prosperuar shoqërinë, kombin, kanë qenë e mbetën vlerë dhe moto e jetës së tij, sa të trazuar, aq edhe të bujëshme.

./.

-------------------

Ramiz Dërmaku: Kadri Mani - Personaliteti me rëndësi kombëtare

Përkujtim

NE DUHET TA NXJERRIM GJAKUN E KEQ PREJ SYRIT PËR TË ARDHUR DERI TEK LIRIA

Nuk na fliste shumë për këtë dënim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protestë

Shkruan: Ramiz Dërmaku

Kadri Mani, tani, pushon i qetë në varrezat e fshatit të lindjes së tij. Atdhetari, intelektuali, Kadri Mani, ishte një prej personaliteteve me rëndësi të madhe kombëtare në Kosovë, trojet etnike shqiptare por edhe në diasporë. Tani pushon, ngase kurrë nuk kishte pushuar më herët, që nga mosha shumë e re, kur dikush i spjegonte për luftën që bëri populli shqiptar gjatë tërë historisë, i spjegonte për padrejtësitë që ju kishin bërë e i bëheshin akoma, por ai i spjegonte.., por edhe ky tani lexonte për luftërat dhe sakrificat e tij gjatë historisë së tij. Dikush ia shtoi dashurin ndaj çështjes kombëtare. Dikush i spjegoi për kufijt dhe teritoret shqiptare, dhe ky si i ri u brymos me atdhetarizëm i cili e mbajti gjallë deri në vdekje. Në takimin e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptëtarë në Mërgim- BISHM-i, nga Gjermania dhe Bashkimit të Intelektualëve Shqipëtarë nga Zvicëra, të mbajtur në BERN, në klubin” Hasan PRISHTINA”, ai neve na thoshte; ne duhet ta nxjerrim gjakun e keq prej syrit për të ardhur deri te Liria.

I frymëzuar, me ide atdhetare ai e fillon herët veprimtarinë e tij, dhe nuk do ta ndal deri në vdekje. Për veprimtarinë e tij atdhetare, ai nga regjimi barbarë e kriminel serb ai do të “shpërblehet”.., dihet me burgim. Nuk na fliste shumë për këtë dënim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protestë.

Thoshte, - mësova shumë dhe më behej se jam në shkollë. Shkollimin kurrë nuk e zinte në gojë, e merrte për detyrim. Përbuzjen diferencuese e kishte më shumë se Goli Otokun, - kjo është sëmundje e një përmase më të gjerë, - thoshte, dhe e mbante me shumë inat një dukuri të tillë.

Atdhetari dhe i burgosuri politikë z. Kadri Mani, është shenja e emrit të përveçëm, shenjë e cila flet vetëm shqip. Shenja e mendimit, për një rrëfimtar të rrallë, vizionar i cili e tregonte fillimin e të qenit dhe fundin midis polariteteve kohore.

Do të mësohemi edhe pa atdhetarin Kadri Mani, i cili ishte gjithëkund dhe kudo. Ai i frymëzuar nga atdhetarizmi i Rilindasëve tanë nuk pushoi kurrë së vepruari edhe pse e maltretoi, burgosi, dënoi regjimi serbë.

Unë e di se ai kishte nevojë për qetësi. Por e di se ne nuk kishim nevojë për vdekjen e tij. Kadri Mani- kishte nevojë për pushim, e neve sot nuk na duhet kjo heshtje, sepse dikush duhej të na zgjonte. Ai bëhej edhe zëdhënës i masës kur dikush e vente në gjumë, ai, nuk na lëinte të qetë.Në diasporë, në Kosovë. Shqipëri dhe trojet tjera etnike do të ndihet mungesa e juaj. I nderuari dhe i respektuari z..Kadri Mani, mik i dashur tek ne dhe tek ZEMRA SHQIPTARE ,do të ndihet mungesa e juaj. Tani do ta shohim një ndryshim. E ai ndryshim është se mbetem pa një zë të fuqishëm, nga më të fuqishmit, të ndërgjegjës kombëtare në media, të krijuesit në krijimtari, të parashikuesit në të ardhmen e vendit. Mbetëm pa të parë një, dy, tri ditë, e do të bëhen edhe muaj e vite,por veprimtarija juaj do të jetoj ajo është radhitur në radhët e para të atdhetarëve.

Një shenjë emri në gjeografinë e kulturës së një kombi, njësiti karakterizues, identifikues, i unifikimit, një tipar i radhë historik.

Ka një ndryshim pas dy tri dite pa ty, o Kadri Mani. E mësuam Vetminë e Madhe. Vetminë që ti e jetoje për kohë të gjatë, e rrëfeje në sirtarin e iluzioneve dhe na thoje ne, - nuk është varri vetmia, - varri është heshtja ku të tjerët të lënë në qetësi, ngase frikohen. Frikën e vetminë i kishe figura që i shikoje në syrin tonë, në dukurinë e kësaj mase kur ndodhej në ankandin historik, ku koka u rrinte kah ulurinin ujqit e stepeve.

Ka dy, tri,katër ditë pa ju o i madhi Kadri Mani. Dy tri .., ditë i stereotipeve në kuantitetin e fjalës publike. Kush e thotë si ti sot fjalën me peshë? Kush ia prishë qetësinë e ditës vetit o burrë!? Dhe viti nuk qenka i madh kur nuk jetojnë njerëz të mëdhenj, si ti.

Atë Zef Pllumbi na mësoi proverbin popullor, “Rrno për me tregue”. Po e jetojmë kohën për ta rrëfyer o burrë, e unë po ta rrëfej ty sot se vazhdon heshtja. Aq sa e rrëfejmë, e heshtim. Ne e kemi një dënim në mendësinë tonë, - mohimin.

Pra krejt në fund u shpreh ngushllime familjes së atdhetarit Kadri Mani, shokëve, miqëve dhe portalit informativ “Zemra Shqipëtare”.

Drejtorit: Gëzim Marku

Mario Braha

Ilir Dardani

Zeqir Lushaj.., etj

Baki Ymeri.., dhe të gjithë lexuesëve të “ZEMRËS SHQIPËTARE”

Zoti e bekoftë KOSOVËN

Weingarten-Gjermani

---------------------

Baca Kadri Mani, e lehtë të qoftë toka arbërore!

Nga Aurel Dasareti, Arizona

Kadri Mani ishte hero pasi tërë jetën kishte kurajën të ecë përpara drejtë kufirit pa iu dorëzuar frikës apo dyshimit.

Pasionet që njësonin energjinë e tij në kërkim të një objektivi të përpiktë bëjnë pjesë në fushëveprimin e së shenjtës apo të devotshmes. Fushëveprimi i tij intelektual dhe atdhetar vuri çmim në lojë të ardhmen e tij, shpesh jetën, fushëveprimi në të cilin u rrënjosën motivimet e tij më të thella, ato që i japin një kuptim jetës. Në orvatjet e tij për të dalë përmbi rëndomësinë e jetës, i ndjeri Kadri Mani shtyheshe të kërkojë të papriturën, të hedhë vështrimin përtej kufirit të ekzistencës njerëzore, dhe për ta përshkruar atë. Kjo i bën aq ekzistuese dhe joshëse veset e mëdha dhe virtytet e larta.

E nderuar familje e bacës Kadri. Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e madhe që pësuat. Mendimet e mia janë me ju.

Qarja dhe dhimbja janë përgjigjet tona të para e të natyrshme për vdekjen e një personi të dashur për ne. Ato na ndihmojnë në trishtimin dhe humbjen tonë, por nuk mjaftojnë të na mbajnë të bashkuar me të ndjerin, që edhe ne të vetësakrifikohemi. Sidoqoftë, kulti i të vdekurve duhet të gjejë vend në shpirtin tonë, në mendimet, kujtimet, në rikrijimin e qenies së dashur brenda nesh. Po t`ia arrijmë kësaj, atëherë i ndjeri do të vazhdojë të jetë përkrah nesh, figura e tij do të ketë shpëtuar dhe do të na ndihmojë ta bëjmë dhimbjen forcë.

Bacën Kadri Mani (para disa vjetësh) e kam takuar njëherë në Zvicër. Takim i rastit, në praninë e të tjerëve. Prej atëherë nuk jemi dëgjuar më, prandaj kur i shkrova një letër urimi për 75 vjetorin e lindjes më kishte harruar krejtësisht. Por jo edhe unë atë. Kemi shkëmbyer letra elektronike (disa prej tyre do t`i botoj më poshtë)dhe unë i kam premtuar se kur të vije koha do ta përmendi në një libër që mendoj ta shkruaj në të ardhmen. Vdiq papritmas. Kam mendime të larta për të ndjerin.

***

From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
Sent: Wednesday, 2 May 2012 7:26 PM
Subject: Kalofshi mirë, sukses e shëndet të pashtershëm

Lumturia nuk fitohet – ajo meritohet

URIME z Kadri Mani dhe zonjës Shukrije Bunjaku - Mani. Rrofshi sa malet!

Kënaqësi e madhe që ju mund të keni, ajo është për të bërë tjetrin të lumtur

Respekt për ju, nga Australia,

Aurel Dasareti

***

From: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
To: dasaretiaurel@yahoo.com.au
Sent: Wednesday, 2 May 2012 8:32 AM
Subject: Kadri Mani/Falenderim!

I nderuari zotni Aurel, mirëmëngjesi!

Duke ju falënderuar për urimin, hetoj se është një urim i veçantë nga një person i veçantë!

Vetëm fjalën-Rrofshi, propozoj ta pëdorim në gegënishte- Rrnofshi: dhe çdo fjalë tjetër që mund të ketë dy kuptime e të ngatërrohen, duhet marrë ajo më e qarta, apojo?

E kur jemi në kontakt, edhe një pytje: ju lutëm nëse dini gjë për një bashkëvendas timin, quhet Hajrullah Kafexholli-Xani?

Por edhe për ju dua të di më shumë: nga jeni, çka punoni...?

Shëndet.

Kadri Osmani-Mani

etnike@gmail.com

***

From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
Sent: Tuesday, 5 June 2012 8:02 PM
Subject: Së bashku me zonjën Shukrije jeni një shembull i shkëlqyeshëm si duhet të jenë shqiptarët.
Krenohem me ju, Rrnofshi

I nderuar z Kadri, flm për sugjerimet, i çmoj këshillat e Juaja. Sa për jetën time, shkurtër:

Jam 35 vjeçar (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake), lindur në Sydney, Australi. Jetoj 8-9 muaj në vit në Amerikë (Kaliforni, Arizona), pjesën tjetër në Australi. Kam një motër më të vogël (antropologe) dhe një vëlla më të madh (inxhinier i elektroteknikës). Nëna, psikiatër (arbëreshë) ka lindur në Australi, stërgjyshërit e saj kanë ikur prej Shqipërie në Itali (në kohën e Skënderbeut). Babai (psikolog), ka lindur në Amerikë, ndërsa gjyshi im qysh në moshën 20 vjeçare ka emigruar në Amerikë (para përfundimit të Luftës së dytë Botërore), me prejardhje nga një familje shumë e njohur e Shkodrës. Katolik (jo aktiv). Gjuhën shqipe kam filluar ta mësoj nga mosha 8 vjeçare, nga një mësuese private prej Kosove të cilën unë dhe prindërit e mi e takuam (1981) në pushimoren e nxënësve shqiptar (Ganimete Terbeshi) Budva, Mali i Zi, dhe së cilës prindërit i mundësuan emigrimin në Amerikë, ku edhe banoi 3 vjet në shtëpinë tonë. Prej vitit 2001 paraqitem në faqen shqiptaro-amerikane www.liriakombtare.com kurse prej vitit të kaluar botoj shpesh edhe në www.zemrashqiptare.net etj. Qëllimi: të kontribuoj pak në tolerancën fetare midis shqiptarëve, luftimin e ekstremizmit fetar, por më kryesorja, të nxisë atdhedashurinë, nacionalizmin pozitiv tek shqiptarët.

Unë punoj me hipoteza. Hartoj një tezë për vargun e fundit të ngjarjeve dhe pastaj e krahasoj këtë tezë me rrjedhën aktuale të ngjarjeve; nga ky krahasim unë nxjerr një kriter për të bërë vlerësimin e hipotezës sime. Në këtë proces hyn elementi i intuitës. Por nuk kam mendimin se roli i intuitës është shumë i madh; sepse nisem edhe nga një kuadër teorik. Mendoj se në aftësitë analitike kam mjaft mangësi, por kam një veti tjetër - një aftësi kritike të fuqishme. Unë nuk jam analist profesionist i gjendjeve të sigurta. Përkundrazi, veten do ta quaja më fort analist i gjendjeve të pasigurta. E pranoj se mund ta kem gabim, dhe nga kjo nisem. Duke u nisur nga kjo, ndihem i pasigurt. Duke pasur ndjenjën e pasigurisë, i mbaj sytë e veshët hapur, në çdo çast gati për të korrigjuar gabimet. Këtë e bëj në dy shtresime. Në shtresimin abstrakt, bindjen në gabueshmërinë time vetjake e kam shndërruar në gur themeli të një filozofie të përpunuar mirë. Në shtresimin vetjak, unë jam njeri me sy kritik ndaj vetes, që kërkon të zbulojë gabimet tek vetja e tek të tjerët. Por, duke pasur ndjenjën e kritikës, kam edhe atë të faljes. Nuk do t`ia njihja gabimet vetes, po të mos ia falja. Për shumicën e njerëzve, rënia në gabim është burim turpi; për mua, pranimi i gabimeve të mia është burim krenarie. Sapo të kemi pranuar se njohja e papërkryer e gjërave është rrethanë njerëzore, nuk ka përse të kemi turp nga gabimet, përveç rasteve kur nuk i korigjojmë ato. Rri e vështroj nëse rrjedha reale e ngjarjeve përkon me parashikimet e mia. Nëse nuk përkon, atëherë e kuptoj se jam në rrugë të gabuar. Kur midis parashikimeve të mia dhe rrjedhës reale të ngjarjeve ka mospërputhje, atëherë i hyj rishqyrtimit të tezes dhe mundohem të përcaktojë ku ka qenë gabimi. Ka dy rruge: ose të modifikoj tezën time, ose te zbuloj se është shfaqur ndonjë ndikim i jashtëm i paparashikuar. Situatën mund ta zgjidh më fort duke e rritur pozicionin në vend që ta ul. Por, në çdo rast, nuk qëndroj duarkryq dhe nuk e shpërfill atë mospërputhje. I hy një shqyrtimi me sy kritik. Por, përgjithësisht, nuk më vjen për mbarë të ndryshoj tezën time për t`iu përshtatur rrethanave të ndryshuara, ndonëse nuk e përjashtoj fare këtë zgjidhje.
Respekt për Ju,

Aureli

***

http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27777/cid-115/Nikollë_Lesi:_Kadare,_mos_refuzo,_prano_të_jesh_President.html

Kadri Mani

[ Monday, 29.10.2012, 01:21 AM ]

Zotni Nikollë Lesi ikni nga bota e vjetër, e konsumuar!

Propozimi im është për: Aurel Dasareti (35-vjeçar), (ekspert i shkencave psikologjike dhe atyre ushtarake): me tekste brilane! Me traditë familjare! Me gjuhë të huaja krahas shqipes amtare! I vetmi që do ta bëjë KTHESËN, i cili do të na prijë në përmirësimin e imazhit të shqiptarit në botë!

***

From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: "kadrimanii@hotmail.com" <kadrimanii@hotmail.com>
Sent: Sunday, 19 August 2012 3:28 AM
Subject: Tungjatjeta

I dashur bacaKadri,

do të ishte fat për shqiptarinë sikur në trojet tona të kishim disa dhjetëra udhërrëfyes të kalibrit tënd burrëror, intelektual dhe atdhetar.

Mediumet shqiptare janë shndërruar në objekt rehabilitimi për të çmendurit, të cilët personeli shëndetësor nuk guxon t`i hidhërojë që të mos ua prishë edhe më tepër ekuilibrin.

I sfilitur nga vetëdija për pafuqinë e vet, për vetminë e vet, narcisti dhe megalomani (...) përpiqet të kërkojë të kapërcejë barrën e tij ekzistenciale duke arritur në gjendje ekstazike të ngjashme me gjendjen e transit, duke “fituar” njësimin e brendshëm dhe njësimin me natyrën.

Respekt të posaçëm për ty,

Aureli

***

http://www.zemrashqiptare.net/news/id-29341/cid-130/Zeqir_Lushaj:_Kadri_Manin,_nuk_e_len_Zoti_shendosh.html

From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: "kadrimanii@hotmail.com" <kadrimanii@hotmail.com>
Sent: Tuesday, 2 October 2012 2:11 PM
Subject: Aureli, gëzohem shumë se e ke kaluar krizën

I dashur baca Kadri,

sot dëgjova për shëndetin tënd, sëmundjen vijnë e shkojnë e ne lypset dhe jemi në gjendje t`i përballojmë. Të dëshiroj shërim të menjëhershëm dhe kthim sa më të shpejtë në aktivitetin tënd intelektual dhe patriotik. Je dhe mbetesh përgjithmonë një inspirim për gjeneratën time, dhe gjeneratat që vijnë pas...

Respekt të posaçëm për ty,

Aurel Dasareti

Kadri Mani idealist që i mbeti besnik Shqipërisë Etnike

Shkruan: Safet Hyseni

Disa thonë se vdiq Kadri Mani! Unë se them dot, për këtë s’kam guxim as që ta përmendi, dhe nuk ka kush të më bind se Ai vdiq! Atdhetari nuk vdes kurrë! Ai nuk ka vdekur, as kombëtarisht dhe as fetarisht (asnga ana e çdo religjioni që ta marrësh). Në çdo religjion thuhet se “ndërrojë jetë” që do të thotë se ai nuk ka vdekur, por kjo nga çdo aspekt është absolute dhe unë nuk e kam ndërmend të them më tepër, sa i përket anës fetare. Nga ana kombëtare vepra e të ndjerit Kadri Mani (që tani fizikisht nuk është në mesin tonë) kërkon studim të gjithanshëm, është shumë dimensionale, si nga aspekti i sakrificës ilegale (veprimtarisë kombëtare ilegale), asaj shkencore, publicistike dhe mendimi i tij filozofik. Kadri Mani në shumë sfera të jetës ka lënë gjurmë të pashlyera, ka bërë aq sa ka mundur për familjen, më shumë për rrethin, dhe gjithçka për kombin. Për veprën që na ka lënë pas, për punën që ka bërë, për mendimin e tij progresiv dhe për dimensionin kombëtar ka të thuhet shumë, ka çka thuhet dhe kam shpresë se miqtë ë tij, idealist e Shqipërisë Etnike, e Djathta Shqiptare madje nacionalistët e vërtetë të kombit patjetër që do e thonë se e kanë pas në ballë, të papërkulur, kanë ecur bashkë me Kadri Manin dhe janë krenuar kur kanë qëndruar afër tij, kanë bashkëjetuar, bashkëvepruar e mbi të gjitha kanë sakrifikuar shumë. Të gjithë që e kanë njohur, dhe që e njohin sakrificën shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, të gjithë ata që din dhe duan kanë çka të na thonë, dhe do ishte mirë që këtë ta bëjnë, por duke filluar nga ata që e kanë njohur, nga ata që kanë bashkëpunuar, nga të afërmit dhe ata që kanë bashkëjetuar, nga të betuarit që kanë bashkëvepruar, padashje apo me dashje nga ata që kanë bashkëvuajt dhe në fund ata që e mbështetin dhe e mbështesin idenë e tij, por jo vetëm të tij, ata që e mbështesin Programin e Lidhjes së Prizrenit, se ai nuk donte program tjetër (Shqipërinë Etnike). I pari që e morri guximin është banori i burgut Asllan Dibrani, që një kohë dhunshëm si shumë të tjerë ka bashkëvujat në burgun e Nishit. Askush tjetër nuk mund të sjellë pasqyrën e burgut, por vetëm një bashkëvuajtës, askush tjetër nuk mund të flas për veprën e tij më mirë se një bashkëveprimtar, askush tjetër nuk mund të flasë për mendimin e tij se sa një krijues që krijoj bashkë me te, askush tjetër nuk mund të flasë për guximin, trimërinë se sa një sakrifikues që eci bashkë me Kadri Manin. Vepra dhe veprimtaria e tij kap sferën më të madhe ku duhet t’i përkushtohet studiuesi shqiptar. I ndjeri dhe i pavdekshmi Kadri Mani është simboli i pathyeshëm, është simboli i qëndresës që eci në kohë dhe radhiti vepra atdhetare në çdo vend që ia dha mundësia, në çdo skaj të atdheut të tij. Veprimtarët shqiptar nuk dallonin shumë në ide gjatë shtypjes dhe persekutimit në ish sistemit jugosllav dhe në sipërfaqe dukej se që të gjithë janë të majtë apo i takojnë ideologjisë majtiste. Po të gjykosh drejtë dhe të futesh në studime më të thella, dhe po të thirresh pak edhe në kohën që thuhet kinse demokratike shihet dhe vërehet se një pjesë bukur e madhe vetëm deklarativisht i kanë takuar kësaj rryme. Kjo është vërejtur edhe në veprimtarin e shumë ish të burgosurve politik si në Kosovë por edhe më gjerë, por padyshim që fitimtar kanë dal shumica, d.m.th vija majtiste pasi që kanë pasur mbështetjen më të madhe në ish sistemet të cilët e kishin krijuar njeriun e vet. Rryma e djathtë ajo nacionaliste ku defilonin pjesa më e vogël, bile ata edhe nuk guxonin që ta thonë hapur dhe kur këtë e bënin ishin më shumë të persekutuar dhe apriori të demaskuar edhe nga vetë ilegalët apo veprimtarët shqiptar, andaj ata mbetën edhe më të persekutuar edhe në sistemin tjetër kinse demokratik. Rrymës së djathtë i ka takuar veprimtari Kadri Mani si dhe shumë të tjerë si Metush Krasniqi por që kanë mbetur ende të pastudiuar për të njërën apo arsyen tjetër. Veprimtarët që i takonin kësaj rryme por që nuk shpreheshin hapur ngase kukonin mbështetjen e shtetit amë mund t’i hasni dhe gjeni si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, por edhe sot nacionalistin e vërtetë është vështirë ta takosh në pozicione vendosëse  e aq më pak udhëheqëse. Këtë kategori jo që nuk e duan vetë shqiptarët, por ka shumë rryma, shumë shërbime shtetesh të ndryshme, që merren më llojin e tillë që në Evropë shqiptarët të udhëtojnë të ndarë. Dallimi është shumë i lehtë të bëhet në mes këtyre dy rrymave, por për ta dëshmuar është shumë i vështirë. Të majtët në vend të kombëtares kanë dredhin, në vend të drejtësisë kanë dhelpërinë, janë këto vese që u trashëguan nga ish sistemi apo më mirë thënë nga ideologjia komuniste sllave. Kadri Mani nuk e deshi as dredhin dhe as dhelpërinë andaj mbeti idealisti më i madh i krijimit të Shqipërisë Etnike të cilën Shqipëri e gdhendi me veprimtarin e vetë, dhe ai këtë përherë e mendonte se do bëhet, por do bëhet atëherë kur e djathta shqiptare do ngadhënjejë në gjithë hapësirën e hartës të Shqipërisë Etnike. Për të zbërthyer veprimtarin, idenë dhe punën atdhetare të Kadri Manit ka shumë pena, duke nis nga ajo e Zeqir Lushajt i cili i pari na e dha lajmin e ndërrimit jetë të veprimtarit të palodhur e më pas edhe të tjerët që shkruan më pas, por do ishte më mirë që çdo njëri t’i përkushtohej sferës ku më së shumti është i denjë për të dhënë të vërtetën apo afërsisht të vërtetën. Këtë e meriton Kadri Mani, por duke zbërthyer veprën e tij më së shumti do i kontribuonim të ardhmes sonë shqiptare.

Cikël poezish nga burgu;

Burgu

Muret e lagështa errësirë  e pafund

Më ndjek nëpër hapa jete me trishtim.

Një copë rini atje iku mbeti

E pranguar me hije tmerri sipër mureve të trasha.

E gozhduar dashuri kujtimin mbante gjallë

Shpesh nata zbriste lirin aty pranë

Dhe bëhej zog në vegimin ëndërrimtar.

Tej muresh dita  rriste gjelbërimin.

Brenda frëngjive të ftohtë akull e terr

Bridhte  egërsi, lumturi e vrarë, tmerr.

Nata pëlcet nga tortura (kushtuar Kadri Manit)

Në rrjetë përgjimesh bëhet dasma ime

Hingëllin fati në tela me gjemba

Më vyshku puthjet. Nga sytë e kuq të egër

Rrethuar, të çmendur mendjesh,

Gishtat me thonj të përgjakur.

Minutat enden me tesha vdekje.

Më kërkon mendimet nëpër libra,

Frikohem të rri bashkë me to.

Dashuria zverdhet nga sekretet.

Nata pëlcet nga tortura. Marshojnë rënkimet,

Me kërbaçin e hijeve në krah korbash

Përbindëshi mund të më gëlltisë, ka oreks për gjak të ri.

S’i kam besuar zotërat dhe s’di të lutem

Dridhem në heshtje! Një zë i trisht më vjen (thërret)

Nga thellësi e shpirtit. S’kam forcë t’i përgjigjem

Mbreti i dhunës mban frenat.

Në çeli

S’është shtëpi kjo!

As kthinë, as hale

Jo, jo, as lojë!

Është natë e gjatë

Ulërimë e gjëmshme

Egërsi, tmerr

Vrasje jete

Bluarje ëndrrash

Thikë  që kullon.

***

Ankthi i trisht më merr

Më përkund dyshemesë me lagështi.

Përtej frëngjive hëna.

Një rreze zbehtësi vdekje,

Në kujtesën time një ëndërr thyhet.

Një puthje buzësh e akullt,

Ëndrrën dhe shpresën e ngrin.

Një zë i lehtë pëshpëritës,

Vjen përtej frëngjive.

Zvarritem nëpër mur,

Prek veten që s’e njoh.

Dimri tallet me mua

Dimri tallet me mua.

Leckat e grisura  krahëve,

Si përbindësha më janë ngjitur

Në supet e mija si gur varresh.

Gardianët në shtatë rradh sy skuqur,

Janë xhemati i kortezhit që ngjall vdekjen

Brenda telave me gjemba,

Arkivoli im loz me mua.

Mbi shpatulla mbaj akuzën

Armik i p….

O zot! Ç’heroizëm iu duket

Të vrasinë dëshira, jetë.

Torturohem deri sa loz me varrin

Në terr ulërinë bisha

Unë s’jam banor i vetëm qelie,

Jam vetëm aktor prej shprese.

S’e kuptoi ç’më duhen këto pranga,

A mund të lidhet ëndrra pse loz me hënën.

Rebelimi i lugës

Sot jam rebeluar e dashur.

Nesër po të gdhi do protestoj,

S’do e marr pjatën nga polici

Do e hudhi edhe lugën

Më duket si kaci varresh. S’di a beson,

Se dita e fsheh sekretin e natës

E nata është si ai arkivol. Motër ka vdekjen.

Por unë të kam dashur,

Edhe para ditës sekrete. Do tët dua,

Edhe pas natës arkivol.

Dialogë me vrasës

Ju erdhët që andej

U sulët në livadhin e blertë

Kullosnit si kopeja

Blegërima juaj aq shumë na preku

Ua shtruam tryezën me gjëra të pjekura

Ju erdhët nga shkretëtirat

Pat ara, livadhe, kopshte

Pat dallgët e Detit Jon

Shqiptarisht  u pritëm

Ulërimës suaj i ofruam miqësin

Një ditë do ta hani kokën

  egërsinë e frutit tuaj.

------------------------

Selim Nëngurra: Gazetaret e Hashim katundarit...!

| E Shtune, 13.10.2012, 08:43 PM |   (1272 shikime)

Marr shkas edhe nga vdekja e atdhetarit Kadri Mani

GAZETARËT E HASHIM KATUNDARIT…!

-Baca Kadri Mani, me vetdije i tha jo territ afro-aziatik dhe ju kthye rranjëve të religjionit të  të parëve të tij. Ai publikisht u kthye në fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Manit-

Nga: Selim M. Nëngurra

Në të gjitha shtetet e botës ka Tv publik të cilin e financojnë taksapaguesit e shtetit dhe ai TV, nuk ka të drejtë të bahet mjet mediativ i asnjë partie dhe as të baj reklamime publike apo marketing sikur  per të cilat TV merr pagesa të mira.

Marketing kanë të drejtë të bajnë vetem TV-të private.

Ka tash 12 vite të plota që mediumi publik i Dardanisë ( Kosovë ) RTK-ja asht shtylla kryesore e pushtetit, dhe partive pozitare, asht shporta ma e madhe ku hudhen si marketing reklamat dhe mbeturinat e prodhuesve dhe prodhimeve serbe, turke, kineze, e të tjerave vende kryesisht anmike të kombit shqiptarë.

Asht turp dhe skandal se si menjëherë pas luftës me dekret u largue njeriu që hapi TV-në e Dardanisë dhe në vend të tij u soll biri i një komandanti partizan të Titos i cili në vitin 1945 në Rakosh të Istogut pat dhunue kufomat e tre Herojve të Kombit tonë që i paten vra forcat partizano-çetnike të serbve të Istogut e të rrethines. Pra në krye të RTK-së u soll ish drejtori i TVP-së, pionieri i Titos, OMLLADINCI i Titos djali i komandantit bastard Sahit Zatriqi, shoku / drugari Agim Zatriqi.

Unë si qytetar çuditem se si forcat politike të dala nga lufta dhe lideri i tyne  (katunari Hashim Thaçi ) që tashma asht ba kryeminister i perjetshem në Dardani largojnë nga posti djalin e një nga intelektualet dhe një nga shkrimtaret ma të famshem dardanas e veç kësaj edhe baba i gazetarisë dardanase, pra largojnë z. Migjen Kelmendi ( djal i legjendes së artit të të shkruemit Prof. Ramiz Kelmendi ) dhe në vend të ti sjellin ish titistin komunist Agim Zatriqi, djalë i ish komandantit bastard, Sahit Zatriqi?!

Si u ba që fryma patriotike aq e reklamueme gjatë dhe pas luftës e krahut politik apo PDK-së që doli nga ish pjestarët e UÇK-së të largojë nga posti i të parit të RTK-së njeriun e pregaditur, ekspert për gazetari dhe të rikthej në atë post një ish titist bolshevik?!

Nga dita kur u formue e ashtuquejtuna qeveri teknike e cila me dhunë apo ta zbus pak, me kercnimet se do plas dhuna në Dardaninë e posa dalun nga tmerri e dhuna serbo çetnike të forcave të Millosheviqit, nese nuk i jipet pushteti, per postin e Drejtorit të pergjithshem të RTK-së pat mbreh dhambet njëfar i vetquejtuni gazetar shoku Milaim Zekaj, por shefi i ti Hashim Thaçi e SHIKU ja moren atë vend dhe ja dhanë Agim Zatriqit. Mbajti dy tri mandate ky titist dhe tash në krye të RTK-së asht një SHIK-as dhe një envero-stalinist i perbetuem.

Veç këtij posti në RTK, ka pas panderpre linqime e menjanime të kuadrove të pregatitun e profesioniste dhe në vend të tyne janë sjell e punsue njerz të klaneve politiko mafioze të PDK-së kryesishtë e pak edhe të AAK-së e cila poashtu startin e formimit të saj e ka si parti e dalë nga ata që banë luften.

Sot nese njeriu këthen kujtesen pas dhe mendon ata që u menjanuen dhe i shef ata që i zun vendet e tyne i vjen keq pse taksapaguesit e shkret të Dardanisë paguejn haraqin per këtë mjet publik. Më vjen keq të baj krahasimet e personave, drejtëperdrejtë, ama do perkujtojë disa emna profesionist që u larguen apo u detyruen të largohen dhe të ikun e të mirren me punë tjera diku tjetër.  Migjen Kelmendi, Valentina Saraçini, Mehdi Qena, Sylejman Gashi, Avni Spahiu, Lindita Azizi, Halil Matoshi etj, etj. Dhe po menduem se kush ka ardh në vend të tyne shef mjerimin e këti mediumi publik. Aty sot ka redaktor që as që din cili asht rroli dhe detyra e redaktorit. Mjafton per PDK-në të jet njeriu papagal i saj dhe interesave të lidershipit të saj dhe të SHIK-ut të PDK-së dhe posti i redaktorit asht i siguruem. Këngëtaret ishin e janë kryeredaktor e redaktor, janë aty se janë nga Drenica e Hashim katunarit dhe veç atyne aty ka edhe reporterë që nuk din të flasin. Po ju pau njeriu mbiemnat shef se të gjitha janë nga Drenica e Hashim katunarit e çerdhes së SHIK-ut.

Andaj nuk asht as çudi që RTK asht një shtëpi klanore, partiake dhe shportë ku jan grumbullue dhe asht hudhë llomi e honraku i analfabetëve provincial, ka mjaftue se ata janë papagal të PDK-së dhe liderit të saj Hashim Thaçit.

Sa gjanat me randësi kombtare kanë ndodhë në Dardani dhe per të vetmin mëkat pse nuk i perkisnin interesave klanore, partiake e SHIK-ve në RTK nuk gjanë kohë ti permendin, ti paraqesin e tu kushtojnë as një sekondë kohë. Dihet se sa here asht anashkalue dhe perbuz pervjetori i Krye komandantit të parë të UÇK-së Heroit të popullit Salih Çekaj, pastaj të Zahir Pajazitit, Agim Ramadanit etj, etj figura kombtare që padyshim nuk jetojnë ma edhe per shkak të pabesive të këtyre që sot kan pushtetin dhe kan ba HARAKIRI mediumin publik dardanas RTK-në.

Pardje i dha lamtumiren e fundit kësaj bote dhe iku në Boten e Amshueshme Prof. Kadri Osmani-Mani, nji nga veprimtaret ma eminent dhe një nga njerëzit ma të persekutuem dhe të pervujtun në Dardani që nga koha e pasluftës  se dytë  botrore dhe personalisht percolla me vemendje RTK-në si dhe TV-të e tjera të Dardanisë dhe veç Koha-vizion-it të Veton Surrojit që e permendi vetem në një nga edicionet e lajmeve vdekjen e ti, asnjë tjeter medium nuk e permendi as vdekjen e as varrimin e këti burri të kombit.

Kjo nuk ka ndodhë rastësishtë. Kjo asht ba qellimisht sepse i ndjeri (tashma) baca Kadri kishte shumë "mekate". Mëkati i tij i parë ishte se ai ishte patrioti që me guxim burrnor ju tha jo dhe ju doli para per ti kundershtue envero-stalinistet e paçvures BASHKIMI të Zvicrres dhe perkrahu me tan forcat institucionet e dala nga vota e popullit në prillin e vitit 1992, vit ky kur pushteti serb vriste e masakronte shqiptaret gjithandej vetem po permenden LDK-në. Mëkati i bacës Kadri Mani ishte se ky u ba me vetdije ushtar i Komandantit suprem të Forcave të Armatosuna të Atdheut Dr. Ibrahim Rugovës, u ba ushtar i Rugovës si intelektual dhe njeri i pendës, por ai ishte gjithmonë i gatshem ( sado në moshë të shtyeme dhe i dermuem nga shendeti shkaku i burgjeve të gjata në kazamatet serbe diku afer 20 vjet gjithësejtë ) të kap edhe pushken e ti zbatojë urdhnat e Kryekomandantit dhe komandatve të tjerë të cilët pushtetaret e sotshem, SHIK-u e paçavure tjera envero-staliniste i eliminuen dhe likuiduen edhe fizikisht njenin pas tjetrit. Dhe mëkati tjeter i pafalshem i qeverisë  së SHIK-ut e të PDK-së së Hashim Thaçit ishte se Baca Kadri me vetdije i tha jo territ afro-aziatik dhe ju këthye rranjëve të religjionit të  të parëve të tij. Ai publikisht konvertojë në fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Osmanit- Mani.

Per çudi as TV tjeter TV 21 nuk e tha asnji lajm për Kadri Osmanin-Mani! Asht ba edhe kjo shtepi mediatike bartëse e ndihmëse e invadimit të "kultuës" islamike sepse pos fillimit të transmetimeve të saj dy-tri vitet e para të pasluftës që ishte në rregull , ky TV me vite po indoktrinon shqiptaret me kulturë turko islamike permes emisioneve, dhe serialeve të kësaj kulture që panderpre i transmeton.

Ky TV (TV 21), asht si zogu i gomarit, zog i vogël shumë i bukur e tuj u rritë bahet një gomar i madh.

Sarpsborg:11.10.2012

------------------------------------------

A I MBETEM BORXH EDHE SA ISHTE GJALLË VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTARË KADRI MANIT

Nga Xhevat Rexhaj

Njerëzit e veprave të forta në aspektin kombëtar, shpesh mbesin të anashkaluar edhe per të gjallë të tyre. Një diç e tillë ndodhi edhe me një njeri, një të burgosur, një publicist, një poet, një veprimtar dhe thjeshte një shqiptar i dalluar i çështjes shqiptare në përgjithësi, dhe asaj të Kosovës në veçanti.

Kadri Mani nuk ishte thjeshtë një shqiptar, ai ishte një emër i veçantë me veprat dhe me personalitetin e tij, ai në disa raste nuk u kuptua, apo thenë me drejt nuk deshën të tjerët ta kuptonin, ngase e kishin zili, e kishin inat dhe e urrenin sepse Kadriu e fliste të drejten, e mendonte dhe e shkruante te vërteten, e përcillte dhe e dokumentonte faktin, i tillë ishte Kadri Mani, i tillë mbeti ai Burrë që këto ditë iku për në amshim. Që në fillim une do sjelli një pjesë të fjalës së Kadriut, dhënë në intervisten mikut  tonë të çmuar Z. Zeqir Lushaj:

“Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo pleqëria?

Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e po na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose vetëvriten pensionistët, invalidët e luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të huajve ka qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke sha flamurin...

Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash gjuhën, as himnin, as flamurin!!! Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin”

Kur lexohen me kujdes këto fjali të thëna nga goja e mendja e Z. Mani atëherë lexuesi dhe vrojtuesi e kuptojne se sa bukur dhe sa kthjelltë  Z. Mani tregonte  atë që ai e dinte dhe atë qe ai e njifte, ngase i njifte edhe personazhet e fëlliqura të cilat ai i permendë shpesh, dhe vërtet këto fjali të Z. Mani janë më shumë peshe, se sa edhe një libër historie a publicistike.

Kadri Mani, një shqiptar që qendroi në kampet dhe burgjet serbo-sllave për më shumë se 17 vite, K. Mani ishte një shqiptar që kishte kurajon dhe kishte mendjen e shedoshë, se Kosova do të fitojë lirinë e vet kur në krye te saj do të vijne njerëz të lapsit, dhe njerëz me gjak të kulluar kastrioti, këte  Z. Mani shpesh here ma ka thëne edhe personalisht në takime dhe ndeja të cilat i kishim të shpeshta, sidomos në vitet e 90-ta, dhe ato  viteve 2000 gjer më 2004, kur edhe ne nga Schaffhauseni do e përcjellim për në Dardani, ngase Kadriu do e lëshonte Zvicrën përgjithmonë. Kadri Mani pra, do të jetojë disa vite në Kantonin e Schaffhausenit, dhe këtu ne se bashku me Kadriun do të kishim shumë biseda dhe shumë aktivitete e sidomos në Nëndegen e LDKsë, kishim edhe konfrontime për çështje të caktuara, ai ishte shumë rigoroz dhe shumë kritik ndaj matrapazeve të luftës, dhe shumë të ish burgosurve politikë për të cilët fliste gjëra aq interesante  (për te keq), saqë vërtet njeriu mbetej i pa mend, dhe pa tekst se mjerisht të tillët e morën edhe timonin e Kosovës me turre e me kërcënime.....?!

Në Schaffhausen unë pata njoftuar Z. Mani edhe me disa historianë dhe shkrimtarë zviceran, dhe ata që të gjithë kishin një respekt  të veçantë për  Z. dhe Zonjën Mani, dhe shpesh edhe qëndronim në vizita te njëri tjetri. Kadri Mani vertet mahniste bashkëbiseduesit, vërtet i jepte bisedave një kahje që të detyronin të ishe kureshtar, dhe me këto biseda u mësuan dhe u dashuruan edhe miqtë zviceranë të cilët kërkonin shumë mendime nga Z. Mani, se si do dukej Kosova e pas çlirimit e çështje të tjera. Përgjigjet e Kadriut ishin të shpejta, por shumë të rrepta, dhe ai frikën kryesore e kishte nga kapja e shtetit në duart e kontrabanduesve dhe kriminelëve, të  cilët rrejshëm, do e dëmtonin emrin e luftës, Kadriu e thoshte troç se enveristët dhe islamistët do e sjellin Kosovën në një gjendje kaotike, kur edhe perëndimi do të pendohet se përse u ka ndihmuar shqiptareve.  Me këtë rast do të ceki origjinal një thenje të Kadri Manit, në takimin që kishim në Kryesinë e Shoqatës mike Zvicerano-Shqiptare të Schaffhausenit, dhe në një rast Z. Kadri do të shprehej  kështu; “Fati më i madh i shqiptarëve është që shpëtoi Ibrahim Rugova i gjallë, dhe përmes kësaj fatmirësie Kosova do të qendrojë e fortë dhe do të stabilizohet, deri dikund edhe pse falangat staliniste-enveriste të orkestruara nga deshtakët dhe përçarësit e kombit dueti Qosja-Demaçi, do të bëjne çmos që me spiunet e tyre të grupeve marksiste leniniste të LPKsë do të jenë kujdestarë të krimeve, dhe do të mbjellin virusin e të keqes në territorin dardan?, Une kam friken se do te ketë  edhe likuidime dhe atentate të shumta ndaj veprimtarëve Institucionalistë, rugovistë, dhe besa i rrezikuar do të jetë edhe vetë Presidenti  Rugova....”,  kështu u pat shprehur Z. Mani jo vetëm një herë, por shpesh në shumë  takime e festa të caktuara.  Dr. Phil. J. Zimmermann dhe Dr. Phil. M. Wütrich kishin një respekt  të veçantë për bashkëshortët Mani, dhe ne së bashku shpesh vizitonim dhe takoheshim  së bashku, ku bashkëbisedonim për shumë tema.  Kadri Mani edhe  pse në moshë aso kohe, nuk ndalej se vepruari, së shkruari, e donte të flisnim për Fletoren e tij Shqiperia Etnike, dhe me një rast në St. Gallen në një manifestim të Grupit të 10 të Degëve të LDKsë pati thënë  kështu: “Po ta ketë jeten e gjatë Ibrahim Rugova, dhe po të mësojë më shumë nga Rugova  Sali Berisha , atëhere më shpejtë  do të kemi Shqipëri Etnike, ngase vetem ne krye me Ibrahim Rugoven mundet te realizohet diç e tillë, e jo me Ballkaniada të Demaçëve dhe me Revolucione të poshtra të Qosjes...”, edhe këtu në këto shprehje, dhe mendime të tija vërehej qartë se sa simpati dhe dashuri kishte  Z. Mani për Presidentin Rugova, sa shume e çmonte ai Rugoven, e sa shumë e adhuronte Nanën Tereze dhe Gjergj Kastriotin.

Vitet e fundit të qendrimit të tij në Schaffhausen, ishin pakëz të vështira për Kadriun, ngase ai gjitha mjetet që merrte nga pensioni i tij i shpenzonte për Fletoren- Shqipëria Etnike, ai ndihmonte në projekte te caktuara, dhe shpesh e kritikoja qe tani me të kujdesej me shumë për veten e vet dhe bashkëshortën, por ai gjithnji thoshte, i kemi te gjitha dhe për mua sa te jem gjallë çështja e kombit ështe mbi të gjitha, paraja ështe e ëmbël vetëm për profiteret dhe hajnat e popullit të vetë, sikur që i kemi ne sot disa liderë e politikajë të cilët i kanë duart edhe të zhytura me gjakun e shqiptarëve, dhe dikur medoemos, do i vjellin ato hajni, kështu thoshte me mllef  Z. Mani: Vërtet të gjitha këto edhe ndodhën në skenen kosovare, të gjitha këto të cilat e i parashifte Z. Mani e tronditën trungun shqiptar, dhe i plaguan shumë Familje të çmuara shqiptare si rezultat i vrasjeve pas shpine të aktivisteve dhe të figurave madhore të Dardanise. E vërtet është se edhe z. Mani kërcenohej, shahej, etiketohej  nga disa qarqe të caktuara kuqaloshësh, ngase atyre iu pengonte qasja dhe realitieti të cilin e tregonte Z. Mani për disa të burgosur, për disa figura që dikur ishin të dyshimtë, nepër agjentura të caktuara, dhe edhe sot e kësaj dite mbeten të dyshimte, ngase krijuan grupe dhe klane kriminale në trojet sheiptare.

Një natë para se të kthehej për në Dardani, une dhe miku im Dr. J. Zimmermann  shkuam në banesen e Kadriut, dhe aty morëm me vete me automjet 5 paketa me libra dhe fletushka, letra e dokumente që ti merrja në banesen time, që ti ruaja gjerë sa të organizonim një transport extra për në Prishtine, pasi që Kadriu me bashkëshorten Shukrijen të nesërmen fluturonin me aeroplan, dhe nuk kishin mundësi të i merrnin të gjitha ato libra. Ishte vërtet e vështire kur u përcollem dhe i uruam fluturim të mbare, por edhe ishim të kënaqur une dhe miku ynë  J. Zimmermann, se më në fund Kadriu shkonte ne vendin e vet të lindjes, që e deshi dhe e lau me veprimtarinë e tij për dekada me radhë.

“O Xhevat Rexhaj, o rugovist  i fort, une po ti la këto libra e materiale se të besoj shumë, dhe këto jane pasuria ime me e madhe që kam sot në te shkruar....” keshtu me tha Kadri Mani ate natë kur i deponova pakot e tija ne banesen time.

Të gjithë librat dhe materialin e lënë te unë, ia derguam dhe Dr. Zimmermann, me një transportues, dhe pagesen ia beme në emër të Shoqatës kulturore “ Zvicerano-Shqiptare” pasi që une dhe Dr. Phil J. Zimmermann  ishim Co-Presidentë    Shoqatës.

Me, tani më, të ndjerin Kadri u takuam në vitin 2010 përseri, në një ditë zie, kur Istogu dhe Kosova i jepnin lamtumirën e fundit një Burri të fortë të  Kosovës, Kryetarit  të Istogut dhe Nënkryetarit të LDKsë, Z. Fadil Feratit. Ne e bëmë një ndeje  dhe bisedë vëllazerore me Kadriun në Istog, une i thash o Kadri, po o Burr ti je në moshë e besa edhe pakëz  i sëmurë, dhe megjithatë paske ardhur në Istog që të besh nderimin e fundit  për Fadil Feratin, je i Madh o Kadri i thashë, dhe ai më ktheu  përgjigjen duke qeshur; O Xhevat Rexhaj, po ti ke ardhur sot prej Zvicrre 2000 km larg, e lëre unë këtu nga Prishtina, për Fadil Feratin do të shkoja edhe në Himalajë, ngase ishte nji Burrë i madh i Kosovës, kështu tha Kadri Mani...

Kadri Mani ishte kudo ku bëhej fjale për shqiptarinë, ishte kudo dhe kurdo i gatshem të respektonte figurat shqiptare, por valle a ia bëme ne për së gjalli të tij sa duhet nderimin dhe respektin, kam friken se jo, kam friken se nuk ishim gjithnji kur ai pati nevoj për neve. Megjithate vetë emri dhe vepra e tij mbesin madhështia e quajtur Kadri Mani.

Po, ashtu si tha Kadri Mani për Fadil Feratin, tani do e them une për Kadri  Manin.

Nuk ta dhamë të merituaren deri sa ishe gjallë o Kadri Mani, por mbetesh një shqiptar me emër të denjë në Historinë e Dardanisë, mbetesh Burrë Kosove për mote - o Kadri Mani. Lavdi jetes dhe vepres tuaj e pushofsh i qetë në tokën e Dardanisë.

Ngushëllime revistave ZemraShqiptare e  ShqipëriEtnike e ngushllime shqiptarëve kudo për vdekjen e Kadri Manit.

-----------------------------

JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON VEPRIMTARIN  E LIRISË = KADRI MANI

Nderim dhe përkujtim me rastin e një mujorit të ndarjes nga jeta  e veprimtarit të njohur për çështje kombëtare

Nga Abas Fejzullahi

Qe një muaj i mbuluar me jorganin e Dardanisë-Kosovës  së cunguar e halle madhe edhe sot e kësaj dite,… pushon në përjetësi  i nderuari dhe i pa harruari KADRI MANI, veprimtar i pa lodhshëm i çështjes kombëtare, intelektuali e luftëtar i dalluar, që për lirinë e pavarësin e Kosovës-Dardane, s`pushoj  së vepruari në të gjitha drejtimet gjatë jetës së tij, pa kursyer as kohën e as mundin, për të  krijuar kushte e mundësi veprimi, që me punë dhe përgjegjësi, të fillon për së mbari zhvillimi ekonomik dhe arsimor kudo në hapsiratë e Shqipërisë Etnike, dhe në këtë mënyrë, të vie natyrshëm deri te bashkimi  kombëtar.

Me vite të tëra bëri drejtimin dhe udhëheqi me sukses Revisten Shqipëria Etnike, edhe pse me shumë mund e pengesa nga më të ndryshmet në drejtimin financiar dhe pengesave të tjera të ndryshme ndikues, që asnjherë s`u dorëzua, deri sa ndrroj jetë, që vet titulli  i revistës është treguesi më i  mirë për ecajaket i jetës dhe veprës shumë të çmuar e të pasur me veprimtari të gjithanshme në të gjitha drejtimet  e që në moshën 70 vjeçare Magjistroi në fushën e gjuhësisë, pasi që më parë si  kundërshtar  i pushtuesve serb të Kosovës, ishte dënuar nga sistemi i Jugosllavisë aso kohe me burg, që pas Adem Demaçit, zë vendin e dytë për kah gjatësija e viteve të mbajtura në burgjet famkeqe të Jaugosllavisë (tani më të varrosur nga vet Serbia- e cila është thirrur në te dhe gjëja në mbrojtjen e saj deri vonë për qëllime dhe përfitime që ka pasur e që ende ka dhe i gëzon sot e kësaj dite) ndërsa Kadriu Osmani - MANI, zë vendin e parë për kah keçtrajtimet nëpër burgjet gjatë vuajtjes së dënimit në kohë zgjatje mbi 17 vite, e që i përballoj me sukses, qëndresë  e guxim të  të veçantë…!

Padyshim se veprimtaria e tij e njohur dhe publikuar deri më tani për lexues dhe të interesuar, ka pasur e do të ket ndikimin e shumë anshëm lidhur me rrjedhatë e përditshmërisë në Atdhe dhe në mërgatë në të gjitha drejtimet, e me siguri në të ardhmen poashtu rëndësi të veçantë  do të ketë edhe  veprimtaria e  panjohur dhe e pa publikuar deri me tani, e që është në kujtesen e atyre që e kanë njohur dhe kanë bashkëvepruar me te,  në jetën e përditshme, si dhe shkrime e pa publikuara, pasi që ndrroj jetë më, 9 verdhor 2012, e që do të shërbejn si një burim i pa shterrshëm për hulumtues dhe studiues të rinjë, e të intresuar lidhur me veprimtarin shumë drejtimshe për çështjen e Atdheut në përgjithësi, të arsimit e kulturës në veçanti, që ka lënë i nderuari Kadri Mani, me veçori dalluese dhe karakteristika të veçanta si krijues dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare, nga krijues e veprimtar të tjerë me tituj e pa tituj, me merita e pa merita, e që s`janë pak për kah numri, e atyre të lavdruar apo edhe  (të vetlavdruar) për veprimtari atdhetare apo publicistike e letrare, të përkrahur nga politika ditore  në mënyrë të ndërsjelltë, e pushtetarëve të djeshëm dhe të sotëm..!

Veprimtaria  e tij në fushën e shkrimeve dhe publicistikës  është e pasur dhe me vlera të veçanta që nxisin hulumtuesit dhe kritikët  e fushave të ndryshme për t`i hulumtuar,studiuar dhe vlersuar ashtu siç e meritojnë të pa ndikuar nga politika ditore e kohëve të djeshme dhe të sotme. Në vijim po i cekim disa nga botimet e botuara e të publikuara:

-Romani:Nuset Tona ( dhe i dramatizuar)

-Nënë Tereza e Shqipërisë

-50 Vjet Histori Gjysëm e Humbur-Pergjegje  me Libër për Libër

-Shqiptarët janë atje

-Vepër kushtuar DR. Ibrahim Rugovës si kryetar i parë i Kosovës

-Revista Shqipëria Etnike etj.

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të shoqërisë e miqësisë që kam pasur me atdhetarin e shquar Kadri Mani, si plotësim i bashkangjes punimin e publikuar  në muaj  Bleror( Pril) 2012me titull:

KUSH E RUAN E KUSH E SHËMTON GJUHËN SHQIPE?

Mr.sc. Kadri Osmani-Mani ka konkuruar për regjistrimin e doktoraturës, në temën “RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE”

Nga Abas Fejzuallahi abas_fejzullahi@hotmail.com

„ Duaj më tepër mësimin se fitimin, se mësimi jep fitim, po fitimi nuk sjell mësim“Nga „ Abetarja“ e Sami Frashërit.

Thënia e sipërshënuar, në ditët e sotme, në jetën e përditshme në të shumtën e rasteve është në shpërputhje me realitetin e shoqërisë shqiptare, sepse fitimi dhe interesi (në çfaro mënyre qoftë) zënë vendin e parë, ndërsa mësimi për mirë e për sëmbari, ndoshta zë vendin e fundit, (përjashtuar raste të pakta me kushte, mundësi e rrethana të veçanta)pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore, të cilat janë të thirrura që me punën e tyre, të jenë shembull për mësim…!

Kjo dukuri e shëmtuar, ka marrë përmasa shqetsuese në të gjitha drejtimet në përgjithësi e me pasoja të rënda dhe afatgjate, në fushën e gjuhësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, shkencës, artit, besimit dhe drejtësisë…!

Filimisht u kërkoj falje lexuesve në përgjithësi dhe punëtorëve të institucioneve profesionale në fushën e gjuhësisë, arsimit, shkencës dhe kulturës, për shqetsimet që po i paraqes, përmes shkrimit të titulluar: „KUSH E RUAN E KUSH E SHËMTON GJUHËN SHQIPE?“ dhepër të gjitha lëshimet e mundshme, lidhur me trajtimin e temës në fjalë, pasi që s`jam gjuhëtar, as punëtor institucional e shkencor, kam shpresë për mirëkuptim dhe plotësim në të gjitha drejtimet, me qëllimin më të mirë të mundshëm.

Përdorimi i fjalëve të huaja, pa nevojë dhe pa arsye, në jetën e përditshme, në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore në Shqipëri e në Kosovë, në të folur dhe shkruar, është jo vetëm shqetësues por edhe trishtues e me pasoja të rënda dhe afatgjate në të ardhmen, për gjuhën shqipe, si pasojë e mosekzistimit të Ligjit për mbrojtjen, përdorimin dhe shkrimin e drejtë të gjuhës në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore…! Të dhëna e lajme të ndryshme në RTV, në gazetat e ndryshme, të shtypura dhe ato elektronike në faqet pamore të internetit, dëshmojnë për lëndimet që i bëhen gjuhës së bukur të Naimit, Fishtës, Kristoforidhit, Samiut, Lasgushit, Çabejt, Mjedes, Konices, Camës, Kadaresë dhe shumë rilindasëve dhe arsimdashësve të tjerë të gjuhës shqipe, që në kushte dhe rrethana shumë të rënda e të vështira e ruajtën dhe pasuruan atë vazhdimisht, në veprat e tyre letrare si pasuri e trashëgimi me vëlera të veçanta shumëdrejtimshe.

Në vijim disa shembuj me fjalë të huahaja, të cilat kanë zënë vendin e fjalëve të gjuhës shqipe, pa kurrfarë arsyeje as nevoje, në të folur e në të shkruar, në të gjitha nivelet që paraqiten dhe bëjnë përfaqësimin e institucioneve shtetërore të arsimit, shkencës dhe kulturës, në tubime, takime- *ku mbahen mësime që zhvillojnë punimet me grupe në periudha të shkurtra për përgatitjen profesionale apo edhe ideologjike të kuadrove ose për kualifikimin e më tejshëm të tyre, ose mbledhje studiusish të një fushe të caktuar për të rrahur shkencërisht një çështje të veçantë me interes të përbashkët*, e të quajtura: (seminare apo simpoziume) shkencore të ndryshme, të organizuar nga të njejtit… e të cilët heshtin edhe ndaj atyre kundërshtimeve të paraqitura përmes shtypit apo emisioneve të rralla për këtë çështje në RTV.

*Mikel Ndreca: FJALOR FJALËSH E SHPREHJES TË HUAJA Rilindja 1986

adaptimaplikim, apllauzë, amendamend, bord, balancë, biçikletë,biznis, biznismen,celebroj, ceremoni, cinizëm, CV, live, fusball, debakël, debat, deklarim, departament, ekzekutim, ekzagjerim, eveniment, favor, fisk, fiskale, glorifikoj, globale, gratis, gjeneralizimi, gjigant, hibrid, hipotekë, humanist, integrim,impenjim, implementim, impakt, interpelancë, karrikulla, kinkaleri, pauzë, performancë, prononcohem, mazhorancë, minorancë, menaxhim, menaxhment, verdikt, trasparencë, trajnim, tender, CV, live, kompani, reciprocitet, recidivsurprizë etj.

Dukuri të tilla të shëmtuara të kësaj natyre, janë të shumta në të gjitha drejtimet e janë të pranishme dhe do të jenë edhe në të ardhmen, në saje të mungesës së Ligjit për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe për të metat e përgjegjësitë e punës ekipore në fushën e gjuhësisë dhe në fjalëformimin e fajlëve të reja dhe përshtatjen e tyre nevojave të përditshme dhe natyrës së gjuhës shqipe, si dhe për ruajtjen e atyre fjalëve të cilat po lihen anash për interesa vetanake apo veprimit dhe ndikimit të politikës së shëmtuar ditore dhe lakmisë për ndonjë pozitë apo pagë më të mirë, ose edhe për të paraqitur antivlëlerat si vëlera apo edhe veten e tyre se kanë kulturë dhe njohuri të gjërë, me përdorimin e fjalëve të huaja që edhe vetë në të shumtën e rasteve s`janë në gjendje me shpjegue në gjuhën shqipe domethënien dhe kuptimin e vërtetë të fjalëve të huaja që i përdorin… për të paraqitur veten e tyre ashtu siç dëshirojnë të jenë, e në të vërtetë s`janë…!

Në disa takime në Zvicër, që kam pasur rastin me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Kosovës, të cilët vinin, takonin mërgimtarët, e shkonin, por(ku lenin vetem fjalë e premtime të kota në ato takime) ua kam parashtruar pyetjen: A e ka miratuar Kuvendi i Kosovës Ligjin për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës Shqipe.. e nëse jo kjo kërkesë të përcilet dhe të miratohet në të ardhmen..? Përgjegjet kanë qenë: Jo. Shpjegime dhe arsyetime që lidheshin me Pakon e Ahtisarit, dhe shpjegime tjera që askush deri me sot me shkrim s`ka parashtruar kërkesë për këtë në Kuvend e as Instituti i gjuhësisë.. ishin shumë të zbehta e jo konkrete..! Ndërsa gjuha serbe me alfabetin çirilik, është e vetmja e mbrojtur me Ligj, gjithnjë tue u mbshteur e thirrur në pakon e Ahtisarit…të cilën e ka miratuar Kuvendi..!

Më kujtohet qëndrimi gjatë viteve 1993/ 96 në Shqipëri-Tiranë (në kohë të pakohë) ku me Z. Kadri Mani bisedonim për kushtet dhe rrethanat ekzistuese aso kohe, e në mes tjerash edhe për fushën e gjuhësisë, ku Z. Kadri Mani me përpjekje të vazhdueshme punonte pa u ndalur në përgatitjen dhe botimin e revistës SHQIPËRIA ETNIKE, me tema të ndryshme në të gjitha drejtimet si dhe risi në fushën e gjuhësisë dhe botimin e Kalendarit të Ri , mirpo siç duket aso kohe por edhe sot e kësaj dite këto risi në gjuhësi me të gjitha shpjegimet dhe dëshmitë e dhëna, s`kanë gjetur përkrahje dhe zbatim nga institucionet shtetërore e as përkrahjen e Z. Kadri, për t`i ndihmuar në punën e tij, për pasurimin me fjalë dhe emërtime të reja që janë të bazuara në të dhëna që dëshmojnë kuptimsinë dhe burimin e fjalëve nga gurra e gjuhës shqipe; përveç dy rasteve të përkrahjes publike nga: Ramadan Osmani, shkrimtar nga Presheva, i cili jeton në Suedi dhe Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili e pat bërë një shkrim duke i ftuar gjuhëtarët për zbatimin e kësaj Reforme: që të dy i lusim në këtë rast për rikonfirmim.

Në vijim punimi i Z. Kadri Mani.

REFORMA E MUAJVE TË VITIT-Kalendari i Ri

Nga Kadri Mani

Muajt e vitit janë:

NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.

Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.

Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e .r. e kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul Qezari 46 vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e bëri Papa Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e përvetësoi gati gjithë bota.

Emrat e gjashtë muajve të parë të Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i kalendarit të vjetër romakë/ ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th. i  gjashti/ ka marrë emrin e perandorit August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por sipas renditjes së hershme romake. Muaji “sextilius” në kohën e hershme ka pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i Cezarit, i është shtuar një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga shkurti  cili ka pasur, sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë radhitur me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.

Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJEČANJ, VELJAČA, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar neologjizma apo edhe me adaptim.

Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm.

Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur” e “rrënjosur” me kohë!

Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë!

(Kadri Osmani: (formë e shkurtuar nga punimi):  PËR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE TË HUAJA, te revista e Lubjanës “ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; më vonë i plotësuar.) “

MUAJT E VITIT SHQIP NGA KADRI MANI

MUAJT E VITIT NË PËRDORIM

NISTOR

JANAR

SHKURTOR

SHKURT

LARCOR

MARS

BLEROR

PRILL

LULËZOR

MAJ

QERSHOR

QERSHOR

KORRTOR

KORRIK

VEROR

GUSHT

FRYTOR

SHTATOR

VERDHOR

TETOR

BRYMOR

NËNTOR

DIMËROR

DHJETOR

  *Mikel Ndreca: FJALOR FJALËSH E SHPREHJES TË HUAJA Rilindja 1986

 

INTERVISTË

TRE ÇEREKË  SHEKULLI = KRENARI

(Festa tri-dimensionale e familjes së nderuar Kadri Mani- Prishtinë)

Ekskluzive nga  Zeqir Lushaj

-25 pyetje, pak (edhe) si të zorshme, në këtë Ditë të shënuar Trijubilare-

I. Pesë pyetje në lidhje me datlindjen:

1. Si ndjehesh në 75 vjetor? I gëzohesh Ditës së festës, apo ke nostalgji për ditët që kanë ikur?

Përgjigje: - Te libri që e kam botuar kam edhe një fotografi të kahershme, të përbashkët me gruan time, ku qenkam përgjigjur edhe në këtë pyetje, ende pa ma bërë: atëherë kemi qenë më të rinj, kurse tash jemi më të mençur!

2. Përse e ndërrove datë-lindjen? Aq më shumë pa i pyetur as prindërit dhe as gjendjen Civile!

Përgjigje: Prindërit na kanë vdekur, Ofiqaria ka refuzuar të ma përshtat mbiemërin nga-Osmani, në-Mani, prandaj e kujtoj me neveri atë gjendje “civile”!

Nuk jemi mësuar me kremtimin e ditëlindjeve, nuk e kemi pas shprehi... prandaj tri festat  i tkurrëm në një- trefish më pak (edhe) shpenzime!

3. Në këto 75 vite jetë, cili është viti që do të doje (më shumë), ta rijetoje përsëri, dhe pse?

Përgjigje: - Kalimi nga administrata në arsim: e kisha lexuar “Afërditën” e Sterio Spasës e po fluturoja pakrahë! Dhe merre me mend: ika nga redaksia e Revistës “Jeta e Re”, ku  isha daktilograf-depoist, kur Kuvedi i Krahinës pati blerë fotele të reja e neve na i fali të vjetrat! E lëshova Kryeqytetin e shkova në fshat me idealet e “Afërditës”!

Nga ajo kohë kujtoj kolegët: Xhelil Rama, drejtor, Fasli Maloku, Idriz Zeqiraj... me të cilët  edhe sot jemi tok ose në punë ose në restorantin “TRE PRINCAT”, në Taukbahçe  në Prishtinë! I kujtoj ish-nxënësit tanë, nga të cilët me disa edhe sot mbajmë lidhje... nuk po i përmend me emra se mos po e harroj ndonjërin e më hidhërohen! Kam  punuar jashtë orarit me nxënës më të dobët dhe kurrë s’kam dhënë nota të dobëta! Ama si çdo rregull që ka përjashtim, një nxënës rebel e kam përjashtuar nga Gjimanizi i Vitisë: ia pata dhënë paratë që ta blente abetaren e të më vinte në banesë për çdo ditë, ai kishte blerë cigare!!

4. Si e shpjegoni Ju, zotri Mani që: -Të gjithë i lutem Zotit për jetë të gjatë, ama, me u plakur nuk duam!?

Përgjigje: - E, kjo punë i mbetet Zotit ose Natyrës!?! Ne të dy që shkruajmë, sikur edhe të  tjerët si puna jonë, po lëmë gjurmë në histori: porosi-mesazhe-amanete!!! Ama kundështarët tanë me shkrimet e tyre ia kanë shkruar vetvetes aktakuzat! Prokurorët nga shkrimet e tyre do të ju ngritin paditë penale për vepra antikombëtare, sikur që janë: Rexhep Qosja, Rexhep Meidani...

5. Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo pleqëria?

Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e po na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose  vetëvriten pensionistët, invalidët e luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të huajve ka qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke sha flamurin...

Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash gjuhën, as himnin, as flamurin!!!

Nga bota e ndytë s’kemi përkrahje, ngase po na thonë se ne vetë po qevrisim!! Se jemi të lirë e të pavarur!!

Merre me mend, ne për festat tona familjare e kemi ftuar një dynja, por apostafat nuk i kemi ftuar ish-shokët tanë të ilegales as të burgjeve; dhe kuptohet se ata nuk vijnë, por edhe po të vinin, do të bëhej skandal pa një pajtim paraprak?- ngase ata i kanë duart me gjak! Dhe as po bëhen merak! Paskan qenë familjarisht të poshtër, nuk po distancohen as familjarët e tyre; vallë, a kanë pirë të nënës kulloshtër!?

II. Pesë pyetje lidhur me përvjetorin e martesës

1. Thonë se në rininë tende ke qenë shumë simpatik. Sa të sherbeu paraqitja në jetë?

Përgjigje: - Nuk di në kam qenë simpatik?- por kurrë nacisoid! Karakterin e fortë e kam trashëguar nga babai, kurse logjikën e fortë nga nëna!! Në rini kam qenë si plak, në pleqëri si i ri!!

Martesa jonë është bërë sa me simpati, poaq edhe me përkatësi politike: gruaja ime është nga një  fshat i vogël-Kosovicë, i cili shpesh quhet: Kosovica e vogël e burrave të mëdhenjë! Kosovica një fshat me 13 shtëpi e me 12 kaçakë! Janë të përmendur kaçakët: Lushi e Veseli, Ajet Bunjaku-Kosovica me tri rrethatore fishekësh!!! Kurse nga lagjja jonë, Bejtë Osmani.

Po çka mendon devja  e çka devejari?

Por çka po flasim ne të dy dhe kush na kupton!?- ne jemi të pushtuar edhe nga burokracia shkencore: FGJSH, Tiranë, 2006, f. 425, emrin-kaçak “e shpjegon”- cub mali!!

Devja e stërngarkuar nëpër vapë nëpër shkretirën e pafund, mendon se tash edhe pak e vjen në oazë ku do të pijë ujë të freskohet e të pushojë... ndërkohë që oaza nuk shihet në shkretirën e paanë, devejari ia hedh mbi shpinë edhe xhyben e vet! Dhe pas pak edhe ai vetë i gjuhet mbi shpinë!!

Dhe lexuesit që i ka “edukuar” Akademia, mund të thonë:

-Për çfarë bëjnë fjalë këta?- për cubni!?! Dhe, praktikisht del se rrahëm ujë në havan!

2. Sa vashave  ju ke thënë “Jo”, derisa hase në legjendarën Shukrije?

Përgjigje: - Atëherë ka qenë tjetër kohë, koha mësitnisë! Po Shukrija e ka pas hallën te një fqinji ynë, dhe ne kemi “biseduar” me ndërmjetësimin e kushërirës Zejnepe: dhe kur e kanë lyp gjithandej, ajo për mua ka thënë-po! Se është një djalë që po çmendet për të!

3. Me fjalët aq të zgjedhura që ia drejtoni bashkëshortes, mos doni ti thoni se: “je lindur për Kadri Manin”.

Përgjigje: - Ashtu disi! Dhe për mirënjohje: po i  the njeriut-mosmirënjohës, s’ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë!

Shukrijes i ka vdekur nëna në moshën 13-vjeçare (sikur edhe mua!), dhe kjo është bërë zojë shtëpie për pastrim e për gatim!! Shukrija është kujdesur edhe për mysafirë: unë në shtëpinë time kam qenë symsafir! Kurrë nuk më ka pyetur se ku po shkoj as kur po kthehem! Edhe ajo ka qenë e lirë, si  zogu në degë, ka mund të fluturojë për Amerikë e për Afrikë... as pa më pyetur mua! Desha të them, fjala-gjelozi, për ne as ka ekzistua as ekziston!!

4. Kush ka vuajtur më shumë: -Kadriu në burg, apo Shukrieja në ‘liri”?

Përgjigje: - Ajo më shumë me fëmijët, me shkollimin e tyre... por herën e fundit e kanë marrë pensionin tim edhe gjatë vuajtjes së dënimit! Kjo është e pakuptueshme për regjimin  enverist, po në titoizëm nuk është përndjekur familja për shkak të individit.

5. Po të ishe sot 20 vjeçar, a do të pranoje të hyje në “Big-Bradhër”?

Përgjigje: - Kategorikisht-JO. Te ZemraShqiptare e kam pas një  reagim: o anglez, mos u bëj anglez! Turpi i dyfisht është i atyre të “fejuarëve” apo edhe të “martuarëve”!?! Dhe shumëfish i prindërve dhe i të afërmëve të tyre!

III. Pesë pyetje, si risi-ist dhe shkrimtar-publiçist.

1. Kur e binde veten se, mund të shkruash artikuj, vjersha, libra?

Përgjigje: - Vjersha ime e parë, që nuk është botuar, e ka pas titullin: macja dhe miu: protestoja përse macja e masakron miun e vogël e të shkretë!? Kush e di në dorë të cilit redaktor burokrat ka rënë, dhe si ndonjë maçoku plak që i kalon miu përrreth mustaqeve, i mbyllë sytë, do t’i ketë ardhur mërzi edhe ta hudhë në shportën e hedhurinave!?

I vetmi i ndjeri Dr. Esad Mekuli ishte ai i cili me vjershë në dorë shkonte nëpër shkolla dhe e gjente autorin e bisedonte me të...

Pra, reagimi ndaj të keqes, ose mburrja për një vepër të mirë: u ndërtua një rrugë, një urë...e gjeti kuletën me para dhe ia ktheu pronarit...

Fshati ynë Makreshi i Poshtëm është midis Moravës dhe Gallapit, një fshat si një “doaganë” e fjalëve: si flasin moravalinjtë e si flasin malokët? Rrafshi ka qenë më i pushtuar, andaj edhe më i asimiluar, kodrat as i kanë vyejt pushtuesit as ka guxur të ngjitet andej nga krisja e mamëzerës shpat më shpat!

I përlepnicasi ose i koretinësi... thoshte:

-E mora një xhak (barrë) e nëpër një putinkë (rrugicë) shkova në mulli.

–Jo bre- ju thosha- thuaj edhe në- vodenicë (skr. mullirit) dhe u krye puna!

Kurse malokët e zgjasin  dhe e varisin zërin... pastaj zanorën-u, dhe-o e shqiptojnë disi si-ë:

-Pëla e bani vënë!

Kështu që, dëgjuesi e ka si zor ta marrë vesh në se vezën  e ka bërë pula apo pela!?

Po  më thoshte një katundare imja e martuar në Marec:

-Ti njëherë gabëve, dyherë gabëve... ti shumëherë gabëve!! Tito është për të gjithë...

2. Cila është vepra juaj letrare që e shikoni më me dashuri, dhe pse?

Përgjgije: - Dy kurorat sonetike: “SHQIPJA E LARTËSIVE”, kushtuar gruas time dhe:”NËNË TEREZA E SHQIPËRISË”, kushtuar nënës tonë Tereze që njëherit u bë edhe nënë e botës! Po citohet që Klintoni të ketë shkuar në Kalkuta te përmendorja e Nënës Terze e t’ia ketë puthur sandalët:

-Nëna Terezë, prehu e qetë, ta çova amnetin në vend, populli yt kosovar është i lirë!

Por, ajme, enveristë-stalinistët Nënën Tereze e quajnë shtrigë, kurvë!! Elemendët si Hydajet Hyseni, Qerim Pllana...

3. Cilin veçoni nga shkrimtarët shqiptarë-sot?

Përgjigje: - Pamëdyshje (jo-paekuivoke!), që veçoj Ismail Kadarenë, me kusht që kurrë më të mos e përmend politikën! Proçkën më të re e ka: Aleancën Kuq  e Zi të Shkodrës, e quajti studentët e Shkodrës kërkojnë! E pra, studentët janë përparimtarë, kurse Aleanca Kuq e Zi është enveriste-staliniste!!

Prandaj habitëm  se si Faik Krasniqi mund të jetë aq naiv e ta theksojnë vijimisht se është anëtar i Alencës Kuq e Zi!?- apo nuk e di?

4. Megjithëse ju na bëni përditë vërejtje drejtshkrimore, a e shihni se shqipja po shkruhet edhe më keq?

Përgjigje: - Bamir (bakeq) Top-tani thotë: mënd, vënd, kuvën, zëmër... gjë që është shkelja më drastike e standardit; duhet:mend, vend, kuven, zemër...

Komi(k)sioni separatist për përpilimin e fjalorëve, i stërvjetruar, duhet të shporret. Ata s’kanë turp që Fjalori i Mehmet Elezit e Bajram Qerimit... janë më voluminozë se ai i Akademisë!?!

5. Edhe sa libra ke në dorëshkrim dhe kur mendoni për t’i botuar?

Pergjigje: - Kam mbi  10 libra dhe  tash që u bëra “bos” mund t’i botoj!

IV. Pesë pyetje, si politikan:

1. Shumë ish të burgosur e urrejnë politikën, se ajo i futi në burg. Po Kadri Mani, ç’thotë?

Përgjigje: - Politika është një terren i rrëshqitshëm, rrëxohesh e çohesh, përgjakesh... por idealet e larta për liri, ta forcojnë zemrën-çelik! Por vetë fakti  se dikush ka qenë në burg, s’ka asnjë kuptim: burgu është stallë e stala është burg: kush jua ka përshkruar lopëve për atdhetarizëm që një jetë kanë qëndruar në stallën-burg?

Ata që bijen në burg rastësisht,  e përjetojnë burgun sikur edhe ordinerët- katastrofë!  Kurse politikanët janë të parapërgatitur, edhe për burg edhe për varr! Ja liri-ja vdekje! Politikani jeton ndryshe nga ordineri: çon jetë të dinjitetshme, lexon, nuk shoqërohet me këdo... po u përzieve me krunde, të hanë pulat!

2. Pse shumë politikanë ju lënë amanet fëmijëve të tyre: -Mos u merrni me politikë?

Përgjigje: - Ngaase janë budallenj! Njerëzit janë kafshë politike, ata që nuk janë-politike, janë thjeshtë-kafshë! Politika është ajka e kulturës dhe e qytetërimit.

3. Më shumë gabime ka bërë politika me Kadri Manin, apo Kadri Mani në politikë?

Përgjigje: - Koleg! Thonë se  tregtarët janë mashtrues, ama nuk janë që të gjithë mashtrues: shefi i furnizimit njofton për ardhjen e një artikulli sot një javë, dhe atë, shefin, e mashtrojnë, e dalin, padashje,- mashtrues! Në rastin tonë jopolitikanët  e mashtruesit ishin Adem Demaçi e Hydajet Hyseni, dhe neve na shembën xhambazët e politikës!!

Mehmet Hajrizi dhe unë i kemi  pas politikanë edhe vëllezërit para nesh, dhe ne nuk mund të gabonim, kur kishim përvojën e tyre.

4. Përveç Ibrahim Rugovës që e vlerësoni shumë, cilin tjetër mund ta përkufizoni si “ideal politik”?

Përgjigje: - Dr. Sali Berishën: ta udhëheqish Shqipërinë, mbase është ca më zor sesa ta udhëheqish Amerikën!? Pavarësisht që ka edhe gabime: gabimi e kobi i një partie fillon me nënçmimin e kuadrove të veta! Nuk është e ndershme që kuadri numër një, Idriz Zeqiraj, të punojnë në ndërtimtari në Gjermani!! Në kohën kur mund të jetë, të paktën, Drejtor i Radio-televizionit,   e të ndërpritet njëherë e mirë ajo: retherotull! (rretherrotull).

Presidentin e nderuar e tradhtoi edhe vetë Kryetari Bemir (bakeq) Top-tani! E ka shkurtuar emrin për të na mashtruar edhe ky pinjoll i tradhtarëve-Toptani!

5. -Je themelues i revistës ShqipëriEtnike. A mendon se, nipat e mbesat tona do ta arrijnë at’ Shqipëri?

Përgjigje: - Po, absolutisht PO! Shqipëria Etnike ekziston ndaj do të ribëhet.

V. Pesë pyetje, të përziera, “miks”:

1. Kadri, është njëri nga 12 sektet e tarikateve alivjane, e sa për Osman, dihet se kush është. A e pate të  veshtirë të kapërcesh mbi të dyja  e të shkosh të bekohesh në kishë?

Përgjigje: - Vetë bredhritja e gjatë mbi gjysmëshekullore flet vetë; por, më në fund, gjakimi i gjatë për bashkim kombëtar, dha rezultet e veta: unë në Prishtinë rashë në një shoqëri të shëndoshë, në elitën e Kryeqytetit: Dr. Femi Cakolli, mësuesi im i besimit, Abdurrahman Kelmendi-Duri, Hasan Dërmaku, Anton Nikë Berisha, Hajdar Fejzullahu... e kemi Shoqatën RENESANCA SHPIRTËRORE: Ishim në një mbledhje të NDSH-së me kryetar zotin Pashk Staka, një arsimtar veteran drenicak, Beqiri, tha:

-A pajtohemi ne sëpari me Pashk Stakën?

Ne të habitur i zgurdulluam sytë dhe po presim se ku do të dalë ky: si të “bashkohemi” kur jemi të bashkuar dhe vetë ne e kemi zgjerur Kryetar!?

-E!- Këtu qëndron dyfytyrësia shqiptare: a i kemi martesat e përbashkëta, a i kemi varrezat e përbashkëta...!?- andaj për bashkim sot flasin  kodoshët!

2. Në Kosovë, jo pak njerëz të quajnë Demaçi nr 2. Pse e sulmon kaq shumë Një-shin?

Përgjigje: - Kam ngurruar gjatë që ta sulmoja: pikërisht pse më quanin “Demaçi-2”- po mendoja: sapo ta kritikoj, do të thonë, ja bajraktari, nuk po i mjafton vendi 2, por do të dalë i pari!

Kisha parasysh edhe Romanin “Afërdita”: zoti Remko merrte ryshfet, Afërdita nuk merrte. Kur nxënësit i kthenin  vezët e shpjegonin se mësuesja Afërditë nuk i do vezët?- popullata e prishur, po thoshin:

-Shihe njëherë, zuska, nuk dashka vezë, dashka pula!

Jam duke shkruar libër kundër Adem Demaçit:

Adem Demaçi i ka spiunu shokët e vet në hetuesi dhe i ka shpërfillur në liri!!

Përgjigje me libër në libër të Prof. Dr. Hakif Bajramit: “EPOKA E ADEM DEMAÇIT”, Prishtinë, 2009, f. 67; si dhe: Prof. Dr. Hakif Bajrami: “ME RASTIN E 50-VJETRORIT TË DËNIMIT TË PARË TË ADEM DEMAÇIT, MË 1959 (“KOSOVA SOT”, 1-14  shtator 2009

Kur Jugosllavia ishte forcë e madhe në Ballkan, Adem Demaçi bëri Programin revolucionar për shkatërrimin e Jugosllavisë: ne veprimtarët ramë nëpër burgje, lamë nuset e reja, familjet... Kur filloi të prishej Jugosllavia, e ftuam Ademin dhe i thamë: tash është koha që ta realizojmë atë Programin tënd revolucionar?

-Jo, se unë kam zemër poeti!!! (Sabri Novosella)

Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin!

3. Si do të reagonit nëse, Ditën e Festës suaj, në mes të pjesmarrësve, të shfaqej krejt papritur akademik Rexhep Qosja me një buqetë të madhe me lule në dorë?

Përgjigje: - Koleg! E ke fantazinë e zhvilluar! Qosja gjakatar me thënien e vet: Revolucioni i Vonuar Demokratik, e gjakosi Shqipërinë dhe Kosovën! Tash po ta jap një lajm të mirë: paska shkruar në pension akademiku Besim Bokshi, heshtak! Dhe në vend të tij qenka zgjedhur për Kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, demograf, i cili e ka filluar punën me kritika ndaj Qosjes!! Andaj unë ia urova detyrën dhe fillova bashkëpunimin me Akademinë, që deri më tash e ktheja kokën anash të mos e shoh as ndërtesën!

Tirana ia pati mpreh brirët Qosjes: po e quanin rilindas! Disa vajzusha po doktoronin me veprat e Qosjes pornografike-banditeske!

Po ju njoftoj për opinion, se ti e di, revista jonë “ShqipëriEtnike” për një dekadë Qosjen e ka pas në shënjestër të kritikave me mbititull: Mbi 100 intelektualë shqiptarë kanë shkruar për sjelljet antikombëtare të Qosjes!

Artikujt e parë kundër tij i kanë shkruar: Fadil Bujari, Kryeredaktor i “Rilindjes”, Akademik Fehmi Agani, unë... Me libra kanë dalë: Sylejman Aliu: FILOZOFIA E KRROKAMËS (Qosja para pasqyrës), Sami Krosi: “Mëkatet filozofike dhe shkencore, të Rexhep Qosjes së ri”, Shkup, 2001....

Kurse kusht për pajtim, unë e kam formuluar tekstin: kemi qenë llapaqena, betohemi e përbetohemi se nga sot (data) do ta bëjmë KTHESËN.

4.  Përveç operacionit të suksesshëm në zemër, çfarë tjetër i kujton Zvicrës?

Përgjigje: - Zvicra është një shtet reklamash! Reklamash gënjeshtare: kursi për gjuhën është gratis! Ndërsa kursin duhet ta pagush 40.000 franga!!!!

Shef për punë të brendshme ka qenë Aflred Këller, i cili e ftonte tinëzish në bisedë Sokolloviqin! Pastaj Karla del Ponte, proserbe, Dik Maty...Zvicra tradicionalisht, sikur edhe Franca, kanë qenë proserbe: madje ka qarkulluar një informatë se ushtria zvicrane ka marrë pjesë tok me ushtrinë serbe në rrethimin e Shkodrës!?! Kurse Franca që qe kthyer me ne, është meritë e Dr. Murat Bejtës!

5. A mendoni se, fakti që sot je një “milioner i ri- kapitalist”, do sjelli shumë ndryshime në Kadriun e derisotëm?

Përgjigje: - Unë nuk jam milioner! Kam një banesë komode dydhomëshe dhe kabinetin e punës, dhe meqë më ka kaluar mosha për veturë, do ta shes garazhdën që t’i botoj librat... kam tre fëmijë e 11 nipa e mbesa...,-i dashur koleg.

--------------

Të falenderoj miku im i vjetër, që pranuat të më jepni këtë intervistë. I lutëm Zotit që këtë mirësi të ma japin edhe në 80-vjetorin tuaj, veçse atëherë, aty, këmbëkryq në Prishtinë e jo nga përtej oqeanit…!

Zoti të nderoftë, Kadri Man Prishtina.

Zoti e nderofë revisten ZemraShqiptare, që të don e të respekton kaq shumë.

Mirë u pafshim, në përvjetorë të tjerë, më i moshur, por, edhe më i rinuar.

Të fala Shukrijes, krejt familjes Mani e shumë shokëve e miqëve asaj Prishtine e përrreth.

Për ZemraShqiptare dhe ShqipëriEtnike, nga Zeqir Lushaj , NJ, USA, Qershor 2012-

 

Ripublikim - Publikuar më 10.06.2012

-----------------------------------

Shenim i Redaksisë së ZSh-së:

MBI 4000 LEXIME, MBI 50 URIME DHE 60 VLERESIME MAKSIMALE DASHAMIRËSISH… E KANË PERCJELLUR KËTË INTERVISTË

-------------------------------

KADRI MANI =Ylli që rrezatoi Gallapin

Fazli Maloku, Prishtinë
(Evokim kujtimesh për Kadri Osmanin-Mani, profesorin revolucionar, atdhetar me përmasa kombëtare, njeriu që frymonte me popullin e thjeshtë dhe me ngrohtësinë e shpirtit ua kthente shpresën për të jetuar e gjallnuar, të cilën shpresë e kishin humbur që moti nga zullumet e Tito-Rankoviqit dhe hyzmeqarëve të tyre) 
Si u njoha me Kadri Osmanin-Mani?

    Ishte viti shkollor 1965-66. Unë në pamundësi të vazhdoja shkollimin më tej,  (nga gjendja e rëndë sociale në familjen time, ku na mungonte edhe buka), pasi që kisha mbaruar vitin e tretë të Normales, u punësova si mësues në fshatin Kolaj-ish Koliq. Fshati Kolaj gjindet rreth 20 kilometra në verilindje të Prishtinës, i banuar krejt me shqiptarë, (kishte veç një familje të vetme serbe). Fshati përbëhej nga pesë lagje kryesore; lagja Ahmetaj, Bicaj, Peraj, Hajdaraj dhe ajo Goxhufaj, me një sipërfaqe gjeografike ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës. Në fshat punonte shkolla e plotë tetëvjeçare, paralele e ndarë e shkollës fillore "Rilindja "në Keqekollë. Fati im i mirë: -këtu gjeta shokët, Kadri Osmani-Mani nga Prishtina,  Idriz Zeqirajn nga Studenica e Pejës, Abaz Pllana nga fshati Milevc i Prishtinës, Adil Fetahu nga fshati Rimanishtë i Prishtinës dhe disa mësues vendorë (shumica e tyre ,pra e vendorëve, vetëm me shkollë tetëvjeçare të kryer). Nga gjithë këta, për nga aftësitë profesionale, për nga përkushtimi dhe dashuria për të kontribuar, për nga pjekuria intelektuale si dhe për veçori Atdhedashurie, dalloheshin Kadri Osmani-Mani, Idriz Zeqiraj dhe Adil Fetahu. Them me plot përgjegjësi, se vetëm këta i përmbushnin kriteret për ta ushtruar detyrën e shenjt të Mësuesit-pedagogut, por mbi të gjithë shëndritëte figura markante e Kadriut. Kadriu, por edhe Idrizi, në fillim punuan me mua po thuaj si me një nxënës, duke më ofruar literaturë pedagogjike shumë të nevojshme si dhe Romane për të lexuar e bashkëkomentuar. Në këtë mënyrë ata dëshironin ta mbushnin boshllekun tim si i pakualifikuar që isha , por, duke pasur parasyshë edhe moshën time 18 vjeçare.

Mbaj mend se romanin e parë që ma dha për ta lexuar, miku im i shtrenjt Kadriu,  ishte romani "Gjarpijtë e Gjakut"të autorit Adem Demaçi, i botuar në dy pjesë tek Revista "Jeta e Re". Profesor Kadriu bëri reforma të mëdha në të gjitha shkollat në Malësinë e Gallapit. Hartoi plan-programin për zhdukjen e analfabetizmit sidomos për femra të rritura, dukuri kjo shumë prezente në këto vise. Luftoi fuqishëm dhe me guxim lokalizmin ose më mirë të shprehem bajraktarizmin, por edhe urrejtjen dhe ndasitë sipas mëhallëve, fatkeqësisht e ngulitur edhe tek mësuesit vendorë! Dhe jo rrallëherë mund ta dëgjoje nga mësuesit vendorë, duke na u drejtuar ne mësuesve siç na quanin ata "jabanxhij", "mos e kalo atë nxënës se është i kësaj apo asaj mëhalle"! Dukuri këto tepër të shëmtuara. Kadriu  me sjelljen e tij të shkëlqyer dhe shembullin përsonal,  bëri që autoriteti i mësuesit të rritet tek çdo familje fshatare, si dhe që mësuesi të jetë novator dhe prijës i të gjitha zhvillimeve shoqërore në fshat. Kadriu arriti që për herë të parë, në të gjitha shkollat e fshatit të Malësisë së Gallapit, nxënësat të furnizohen dhe ta shijojnë nektarin e Revistës për fëmijë "Pionieri".   Nisur nga gjendja shumë e rëndë sociale e fshatarëve, me iniciativën e tij, në të gjitha Këshillat e Arsimtarëve u mor vendimi që Revista "Pionieri" nxënësve të iu ipej gratis dhe këtë ta mbulojë secili mësues për klasën e vet nga paga vetanake. Po ashtu, me përkushtimin më të madh arriti ta nxjerri në dritë,  Fletushën shkollore "Ylli i Dritës", me punimet e nxënësve të shkruara në prozë e në poezi. Fletushkë kjo e përgatitur mjaftë mirë si në aspektin teknik edhe në atë artistik e profesional.
   Siç është tashmë e njohur, në vitet e pësëdhjeta e gjashtëdhjeta, regjimi komunist i Josip Broz Titos përmes strukturave pushtetare dhe veçanërisht përmes sherbimit famëkeq të UDB-së, me sjellje gjithmonë kërcënuese e duke ushtruar vrasje tinzare e dajak tek shqiptarët, në veçanti tek shtresat e varfëra e të pa shkolluara, kishte arritur që kudo të mbjelli frikë dhe pasiguri, në mënyrë që shqiptarët duke u nisur nga kjo jetë e papërballueshme, ta marrin rrugën e pakthim për në Turqi. Për këtë ishte përgatitur mirë tereni dhe po thuaj të gjitha strukturat e shtetit propogandonin dhe punonin me zellin më të madh në këtë drejtim. Ishte trasuar edhe rruga institucionale.
   Në vitin 1953, në qytetin e Splitit në Dalmaci, nga Titoja ishin të ftuar përfaqësuesit e Greqisë dhe Turqisë që për shpërnguljen e shqiptarëve të sinkronizoheshin veprimet e përbashkëta për realizimin sa më mirë të këtij plani gjenocidial për shqiptarët. Po në këtë takim, J.B.Tito dhe përfaqësuesi i Turqisë Fuad Kyprili, nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtur"marrëveshja xhentelmene", me të cilën u ripërsërit konventa shtetërore Jugosllavo-Turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Për zbatimin e kësaj marrëveshje Titoja angazhoi drejtëpërdrejt Aleksandër Rankoviqin, ministrin e brendshëm Federativ.
   Duke e parë këtë gjendje të mjerueshme të popullatës së këtyre fshatrave, profesor Kadriu bëri edhe hapin tjetër që për kohën ishte e pabesueshme. Me një guxim të pa shoq doli hapur në mbrojtje të fshatarëve nga veprimet e hordhive të regjimit, celula këto partiako-udbeske, duke e rrezikuar seriozisht jo vetëm profesionin por edhe qenjen e tij jetësore. Po e konkretizoj këtë me dy shembuj nga shumë sish:
    Në lagjën Peraj, jetonte një familje tepër skamnore e bacë Rexhepit. Vetëm sa e kishte martuar djalin e vetëm me një vajzë po ashtu skamnore, por punëtore dhe mjaftë e bukur. Klyshët e Rankoviqit e kishin nuhatur këtë sorkadhe dhe me pretekstin se mbanin armë pa leje filluan ti vardiseshin e ta kërcënonin. Djalin e posamartuar e nxirrnin nga shtëpia e fusnin në mal (gjithë shtëpia ishte e vetmueme dhe e rrethuar me mal), e rrahnin pandërprerë, duke e joshur që ai të bëhej spiun i tyre dhe e gjithë familja një jatak për ta, qëllimi final ta poshtronin edhe moralisht. Kadriu kishte kuptuar për tragjëdinë që po i kanosej kësaj familje. Pa hezituar mori dy shokë me vete, vizitoi këtë familje duke ua marrë edhe deklaratat me shkrim të gjithë anëtarëve të rritur për veprimet banditeske të policëve të Tito-Rankoviqit. Kadriu me që ishte edhe krrespodent i gazetës "Rilindja" e njifte mirë këtë profesion. Me që nuk dinin shkrim lexim, shenjat e gishtrinjve ua kishte marrë duke përdorur ngjyrën e stilolapsave. Në fillim ata ngurronin të deklaroheshin nga frika e hakmarrjes, por Kadriu me aftësinë e tij arriti ti bind, duke u dhënë kurajo se ne mësuesit do tu gjindemi pranë në çdo situatë, dhe s'bashku më lehtë do ta përballojmë situatën e krijuar. Për këtë turp të policisë së postkomandës të Keqekollës, ai njoftoi me shkrim të gjitha instancat përkatëse të Kosovës, duke kërkuar që veprimet e tilla të ndaleshin me njëherë dhe të mirren masa ndëshkuese për ata që këqpërdornin detyrën dhe uniformën e shtetit. Por hijenat asesi nuk ndaleshin. Urgjentisht dërguan djaloshin e posamartuar në sherbimin ushtarak. Edhe Kadriu kundërvihej me guxim të pashoq. Djaloshit ia rregulloi sherbimin ushtarak njëvjeçar dhe e solli në shtëpi.
   Në gjithë Malësinë e Gallapit u krijua një situatë tepër e nder. Konfrontim i hapur në mes punëtorëve të arsimit dhe policisë fashiste rankoviçiane. Udhëtimet që i bënim në fundjavë për vizitë në familjet tona, me të vetmin kombibus privat që qarkullonte në relacionin Prishtinë- Keqekollë, ishte po thuaj e pamundur që policia e Keqekollës të mos zinte "pusi", duke e ndalur kombibusin për ti legjitimuar dhe kontrolluar vetëm punëtorët e arsimit, në prezencën e popullatës, me qëllim të uljes së autoritetit të tyre, por ndodhte e kundërta. Postkomanden e Keqekollës e drejtonte simbolikisht një mjeran shqiptar e quanin J. Ll., por në të vërtetët komandën e mbante në duart e veta zv postkomandanti, krimineli Dragan Nikoliqi.
    Kadriu tani më, kishte kaluar në Shkollën Amë (siç e quanim atëherë), në Keqekollë, ku ishte fare pranë edhe Stacioni policor. Një ditë në shkollë vjen një fshatar-Qerimi për të qarë hallin, se derrat e Kriminelit Dragan po ia shkatrronin bereqetin duke ia “lëruar” arën e mbjellur me grur, dhe ai nuk donte me dëgju për dëmin. Dhe kush tjetër për veç Kadriut do ta mirrte guximin të ballafaqohej me Draganin e tërbuar për bereqetin e një fshatari?! Kadriu e këshillon fshatarin që ai pa hezitim ta vras derrin e Draganit duke e marrë vet Kadriu përgjegjësin e kompensimit të derrit dhe ballafaqimin me vet Draganin. Kështu edhe u veprua. Bacë Qerimi një burrë i guximshëm vrau derrin mu në mes të arës e mbjellur me grur. Kadriu në rolin e advokatit i parapriu padisë me shkrim ndaj kriminelit Dragan Nikoliqit për dëmin që po ua shkakton ai me derra jo vetëm fshatarëve por edhe oborrit të shkollës. Bile s'bashku me bacë Qerimin trokiten derë më derë në zyrat përkatëse, derisa arritën më në fund në zyrën e Xhevdet Hamzës,  drejtues i policisë së Kosovës. Kadriu duke i argumentuar me fakte konkrete, bile edhe me fotografi përkatëse, arriti ta bind shefin e policisë për këto veprime të policëve të tij. Xhevdet Hamza,( njëri nga drejtuesit e LNÇ të Kosovës), mori vendim të guximshën duke e larguar zv.postkomandantin-kriminelin, Dragan Nikoliqin nga policia.
    Në këtë mënyrë profesor Kadriu mishrohej me vuajtjet dhe problemet e fshatarëve duke bërë përpjekje mbinjerëzore për tu dalë në ndihmë novojtarëve. Kështu, autoriteti i profesor Kadriut dita- ditës rritej jo vetëm tek kolegët , por edhe më shumë tek fshatarët hallexhinj. Krahas kësaj rritej edhe urrejtja e Udbashëve e sherbëtorëve të tyre lokal ndaj profesor Kadriut. Ne shokët, i rrinim afer Atij nga frika se do ti ndodhë ndonjë e keqe nga kurthet që mund t'ia ngrihnin dhe shpesh kjo na bente të dukeshim sikur  ishim truprojet e Tij.
    Me të drejtë mund të thuhet se për këtë kohë sa veproi profesor Kadriu në këto anë të Malësisë së Gallapit, u shëndërrua në një yll të vërtetë, i cili rrezatonte rreze lirije dhe shprese për fshatarët që të mbijetojnë gjithë këtë katrahurë të cilën e ushtronte pushteti pushtues me në krye Tito-Rankoviç.
     Vepra e profesor Kadriut, në gjithë Malësinë e Gallapit,  edhe sot e nesër e per të gjatë mot, do të mbahet mend. Ai do të kujtohet si një revolucionar i vërtetë, si një atdhetar përmasash kombëtare dhe mbi të gjitha si një militant i çeshtjes kombëtare shqiptare, për çlirim e bashkim kombëtar. Ideali i profesor Kadriut ishte bërja e Shqipërisë Etnike.
    Lavdi Veprës të profesor Kadri Osmani-Mani!

   (Për ZemraShqiptare dhe ShqiperiEtnike, Fazli Maloku, Prishtinë, Nëntor 2012)

-----------------------------------------------

PAK NGA KRIJIMTARIA LETRARE E PUBLICISTIKE

E TË PAHARRUARIT KADRI MANI

Nga:  Kadri Mani

Viti i Ri 1989

/urim nipit tim Ermalit/

Djalthi çuditet me drethin

Ndër korije e ndër rrethoja

Drethi çuditet me djaloshin

Ç’bukuri me t’u marrë goja!

 

Atmosferë dimri natyra grish

Fjetat stolisur në mes një bredh

Sajat rrëshqasin punë s’ju prish

Thagmë![1]-lezeti zemrat jua dredh!

 

Era e malit të paska praruar

Vrapo nipçe ti me një yrysh

Pishë me borë e fat ngarkuar

Hapekrahë të pret yt gjysh!

 

Kaltëremë qielli fort të mahnit

E të përshkon afshi bri më bri

Shtëpiza e yjëzi çdo gjë shndërit

Gëzuar me fat urojmë Vitin e Ri!

 

/Burgu i Nishit, më 1.12.1988/

----------------

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon- nuk e njeh as Kosvën dhe as Serbinë!!

 

DHE SI I TILLË, NUK ËSHTË I MIRËSEARDHUR NË KOSOVË, NE PO E PARALAJMËROJMË!

Nga Kadri Mani

kadrimanii@hotmail.com

Zotni Ban Ki-Moon, konstatimi juj arbitrar se kinse pas luftës (1999) qenkan vrarë 1000 serbë, me aludimin se kinse nga shqiptarët, dhe për këtë shkak qenkan fort të domosdoshme ato 6 mikat tuaja të famshme, që e dëmtojnë integritetin e Ksovës, janë të njëanëshme dhe të pavërteta. Ju keni dështuar si në familje poashtu edhe në këshilltarët: duhej ta kishin një pjesëtar të familjes ose një këshilltar historian, që  të konsultoheshit para çdo deklaarate kuturu!

Nëse na qenkan vra 1000 serbë, poasshtu janë vra e janë zhdukur gati 2000 shqiptarë pas pavarësisë (1999), për të cilët zotnia juaj nuk brengoset as sa për 2000 zogj pulash!

Dhe për këtë ne nuk po e padisim as po aludojmë në askë, ne po aludojmë e fajësojmë Interpollin, që e di dhe hesht!?!

Kurse kalimi juaj përpara këtyre viktimave në liri, jua merr të drejtën që ta shkelni trollin e Kosovës. E nëse me kokëfortësi do të vini, urojmë që të kaloni vetëm me granatime domatesh dhe vezësh muçka!!

Ju si proserb, e dimë që nuk i besoni Akademik Mark Krasniqit, andaj si proserb, duhet t’i besoni historianit serb Pera Slepqeviçit: futuni  te Google me këtë emër e mbiemër dhe do të shihni se keni jetuar në padituri: kishat e manastiret në kohën e pretendimeve serbe se kinse na qenkan të tyre, në ato kohë serbët nuk e kanë pas të zhvilluar ar arkitekturën dhe as pikturën!!

Andaj 6 pikat tuaja futni në xhepat tuaj!

-----------------------

Kujtimet e mia për Haxhi Krasniqin

-Në përvjetorin e vdekjes të të Madhit Haxhi Krasniqi-

Nga Kadri Mani

Me te madhin, me te devotshmin, me patriotin e zjarrte, folkloristin, humanistin e humoristin Haxhi Krasniqi, takime apo kontakte rasti mund te kemi pasur edhe me pare neper mbledhje te ndryshme, por starti i madh ka qene ne veren e vitit 1966: Isha ne Kursin Pedagogjik ne Prizren, ne rikualifikim per mesues, sepse paraprakisht kisha mbaruar shkollen Ekonomike, seksionin administrativ ne Gjilan.Haxhiu yne punonte ne Bibloteke: i afert me te gjithe, i disponuar e buzegaz, i gatshem t'i ndihmoje cdokuj qe ka nevoje per libra apo informata.Nje dite prej ditesh, mua me mori nga salla e leximit dhe me futi brenda ne nje kthine, ku biseduam me ze te ulte.''Kadri, a do te lexosh literature te Shqiperise?''''Haxhi, a pyetet i verberi a i do syte?!''Gazeta e pare qe ma dha Haxhiu ate dite,  ishte ''Mesuesi i Tiranes'' : o Zot, ta lexoj apo ta ha?! Po e prekja e po e perqafoja e po e shtrengoja ne gji gazeten, dhe po imagjinoja se po e perqafoj gjithe Shqiperine tone te dashur e te ndaluar?! I mallengjyer dhe i trimeruar se edhe Haxhi Krasniqi qenka me ne! - (deri atehere Haxhiu permbahej ne paraqitjet e simpative te mia per Shqiperine) ; - ato dite na vie ne shkolle nje ''mysafir'' nga Beogradi,  i cili na pyeste per kushtet...dhe une iu shpreha ashper:''Cfare kushtesh ore?! - po studiojme ne Shkollen e Larte Pedagogjike, me nje te vetmin liber shqip - Fjalorin!''Ai cfare inspektori filloi te ''ankohej'' se nuk i kishin mardheniet e mira me Shqiperine...''Ne mos i paci mardheniet e mira me Shqiperine, i keni me Kinen! - nuk na intereson sa kushtojne shtrenjte te qarkullojne rreth e rrotull, ne duam kushte, duam tekste; dhe degjoni mire ketu, po nuk na i sollet tekstet, une do ta marr thesin ne krah dhe kembe ketu e pertej atyre vreshtave e dogri ne Tirane!''.Shoket rrahen shuplakat, e profesoret tone, tani i ndjere,  Demush Shala, i ndriti nuri! Une u dalldisa fare se edhe profesori qenka me ne!!Me pastaj, me Haxhiun kishim kontakte e korespodence, urime per festa...ne jemi shperngulur shpesh dhe na kane humbur te gjitha, nuk di ne eshte ruajtur diqka ne arkivin e Haxhiut? Njeri - Institucion!Ishte interesant, kur redaksite festonin pervjetoret e gazetave e te revistave, pa u hamendur dhe me besim te plote ia mesynin Prizrenit dhe dogri e te Haxhi Krasniqi - aty medoemos do ta gjenin numrin e pare!!!Ajo ishte ana kulturo-letrare-zyrtare, por Haxhiun nuk e kursenin as per pune krejtesisht private.Njehere i pata blere nje pale kepuce ne Prizren, dhe i pata harruar ne byfene te stacioni i trenit, i shkrova Haxhiut, dhe kepucet erdhen ne Prishtine!Isha arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare ne shkollen 8-vjecare ne Keqekolle: botonim fletushken e nxenesve ''Yjet e Para'' ,  ku ia patem botuar Haxhiut fjalet e urta.Kur u takuam po me falenderonte.Jo - i thashe - po anasjelltas, ne duhet te te falenderojme ty, qe na e begatove revisten.Pyetja pasuese e Haxhiut qe: ''Ani, si u priten, a u pelqyen nga lexuesit?!''''Posi, ne pergjithesi mire, ne veqanti ajo fantastikja : Mos me pase hunden, kullot bar!''Ha, ha, ha! - lope e gjalle!'' - tha Haxhiu dhe shqepeshim se qeshuri.Tani, nen ndikimin e Haxhiut, edhe une fillova te merrem me humor, dhe nje ditezaj me pati thene Haxhiu:''Ore Kadri, ti do te ma kalosh?!''''Haxhi, te lutem mos u tall:une nuk te afrohem as te zogu i kembes, shume-shume deri ne gju''.''Natyrisht, zakonisht aq jane femijet! - po ama ti po rritesh shpejt!''...Dhe Haxhi Krasniqi qe serishi pari ai qe e pershendeti revisten ''Shqiperia Etnike'',  e fill pastaj edhe zotni Ramadan Zaplluzha -( te cilit po ia nderroj pseudonimin nga Therre Murrizi,  ne Gjemb Murrizi! ): qe te dy bashke na i lane me disponim gjithe kapitalin e tyre te shkruar, pa na kerkuar as honorar!! Dhe une po iu thoja bashkepunetoreve ne redaksi: Ja, keta njerez te medhenje na obligojne qe t'i shperblejme; dhe ne mos arrijsha une, ua le amanet juve kete obligim.Familje e nderuar e Haxhi Krasniqit, detyra jone e perbashket eshte, qe t'i mbledhim dhe t'i botojme ne vijimesi te gjitha shkrimet e kujtimet per Haxhiun: u gezova qe qenkeni bashke me z.Berat Batiu: t'i botojme te ''Fidani'' e te ''Shqiperia Etnike''...Se si e pata perjetuar rende lajmin per vdekjen e shokut tim te dashur Haxhi Krasniqi: i kerrusur u kapa per zemre, sikur zogu fatkeq me nje krah te thyer...Lavdi e perjetshme Haxhi Krasniqit! Qofte i perjetshem kujtimi per të!

Dergoi për publikim vajza e Haxhi Krasniqit, Shpresa Krasniqi

----------------------------

Kadri Mani

Profesor Sami Repishti

një atdhetar i madh

Bacë Sami Repishti në tribunë 6. 4. 1925

 

O tek len dielli-o e praron-o hana

O Sami Repisht-o ma nuk ban nana!

 

O burrë i matur-o trim-o i besës

O rretheqark kultivues i shpresës!

 

Është pleqnar-o dhe ndanë pleqni-e

O për të drejta-o edhe për barazi-e!

 

O shtetformues dhe opinionbërës

O po reagues edhe intrigazhbërës!

 

O njohës i madh-o i historisë-e

O fort kombëtar-o dhe i gjithësisë-e!

 

I biri i popullit-o dhe i konakut

Sa hije i ka-o vendi n’ballë t’oxhakut!

 

Po shkruen trakte-o shumëzon-o pamflete

O se ç’po i shpërndanë-o nëpër kontinente!

 

Popull shqiptar-o shkundu-o nga frika

O nuk ka rrezik-o nga Anglo-Amerika!

 

Ju kanë verbue-o me këndin e prizmës

O rreziku vjen-o veç prej komunizmës!

 

Ju kanë frikësue-o jua kanë mbledh penjtë

Pasuria private-o asht një pronë e shenjtë!

 

O ju kanë zhvesh keq bijtë e marrëzisë-e

O ju kanë ngushtue-o deri n’prag t’shtëpisë-e!

 

O streha juaj-o s’mban shiun dhe as brymën

O regjimi-o i poshtër keq po jua zë-o frymën!

 

O ka përparue o bre Samiu doradorës

O po tok me zhvillimin e madh t’Shkodrës!

 

O mos rrini strukur-o se s’ka më pritje

O ngrituni n’këmbë-o në një kryengritje!

 

O fort i nderuemi-o koleg Ti Uk Lushi

O librin Batalioni i Atlantikut e ke si askushi!

 

O falemnderit për mesazhin që më dërgoni

O për guximin qytetar-integritetin  tregoni!


O bashkëshortja e tij-o zonja Diana Cipi

O gjirokastritja foli vetë kur Samiu e lypi!

 

O Diana mësuese veterane edhe aktore

O s’ka më dallime veri-jug po tok dorëpërdore!

 

O kanë çun e gocë-o edhe nipa e mbesa

O vazhdimësi-o me frymëzime e shpresa!

 

O prag e plang-o ia ruajtët Shqipërisë-e

O po urime 100-vjetori-o i Pavarasisë!

 

O burrë-o i zoti-o me një barrë mend-e

O një rrugë n’Shkodër-o mban emrin tënd-e!

 

O Sami Repishti e kundërshtoi diktaturën e kuqe

O po lule e atdheut je-o e pavyshkur-o burbuqe!

 

O viktimë e vetëdijshme e terrorit komunist

O luftëtar i paepur i terrorit enverist-stalinist!

 

O n’Shtëpinë e Bardhë për çështjen shqiptare

O po e paraqet-denoncon-o Serbinë o barbare!

 

O dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare-amerikane

O për të padrejta e robëri të asaj e të kësaj ane!

 

O shumë-o mirënjohje merr edhe dekorata

O në atdhe për burgje e kontribute nga mërgata!

 

O Jeta jote është një thesar i çmueshëm i kombit

O po ne pa ty kurrë nuk do t’i kishim ikur kobit!

 

O Baca u bë i famshëm me kapitale e morale

O ngase s’kish interesa vetanake porse ideale!

 

O Bacës i vje keq si kopshtarit kur i çojnë urithat

O bacës i shmon zemra tek sheh se po nxihen plisat!

 

O andaj mbyllet në kabinet e shkruan si murgu

Ajme!-s’u kthye n’Shkodër si një drejtor burgu!

 

O t’i hapë kullat e ngujimit t’marrin frymë pak-e

O yllka-fatosa t’shkojnë n’çerdhe harabelë-trumcakë-e!

 

O gjyshi i tij Haxhi Jusuf Repishti-o i Lidhjes Prizrenit

O të shohë mrekullira-o bre nga kryemaja-o e Shkëlzenit!

 

O baba i tij Hafiz Ibrahim Repishti specialist i Sheriatit

O po ta marrë vesh-o se e kaluam me sukses urën e Siratit!

 

O ish krah i fortë i Komitetit për Çlirimin e Kosovës

O që nga Toplica përfshirë edhe liqenin e Mavrovës!

 

O Nana tij Hava Bushati rrjedh nga Bushatlijtë e Shkodres

O ka vuejtur shumë në kampet komuniste Berat-Tepelenës!

 

O Baca vjen nga një familje shkri për Shqipëri-Kosovë

O po familje kjo që ka derdhur gjak sikur ujë me kovë!

 

O po siç e patët-o vullnetin-sakrificën edhe bindjen

O po u trashëgofshi e i madhi Zot-o jua ruajt familjen!

 

O po krenarinë-o ta ruan-o maja e plepit

O po sikur që na e ruajtët-o foshnjën e djepit!

 

-------------------

Kadri Mani, Prishtinë

 

PUNA E MIRË, KURRË MOS U HARROFTË

Poetit e publicistit, (shqiptaro-amerikan), Zeqir Lushaj.

(Një kartolinë shoqërore, në 60 vjetorin e lindjes, 8 Mars 2009)

 

O tek lenë dielli-o e praron hana,

Zeqir Lushaj-o ma nuk ban nana!

 

Kjo Lëvizja për Mirëkuptim e Paqe,

Ishte ylberi-o bre me shtatë harqe!

 

Me shtatë harqe-o me shtatë ngjyra,

Që n’mes nesh të pushojë mënxyra!

 

Del e na merr, me gaz n’Maqellarë-e,

Për ta bërë-o bashkimin kombëtar-e!

 

O Zeqir Lushaj-o mor tungjatjeta,

E falenderonte-o dhe Anton Çeta!

 

O Zeqir Lushaj-o nga Tropoja,

Fjalë floriri-o po nxjerr nga goja!

 

O fjalë floriri-o krejt poetike,

Për çdo pikë-o të gjendjes kritike!

 

Regjisor-o bre, përgatitni korin,

Që t’ia festojmë-o 60-vjetorin!

 

Me gjashtë libra-o një komplet-e,

O se kështu-o ka fort-o lezet-e!

 

U bashkërrit-o me Mujë kreshnikun,

Që ta luftojë-o bre munafikun!

 

O si n’errëisrë-o me dritë fenerit,

Me afsh gjakon pas emrit Omerit!

 

O pas Omerit-o nipit të Halilit,

O Agliçja-o lulja e parë e prillit!

 

O përtej Lanës e përtej Bunës,

Për birin e Mujës e të Ajkunës!

 

Me nxitim ngjitet Alpeve-o përpjetë,

I shkëlqyeshëm-o me notën dhjetë!

 

Mësuesi ynë i ri-o i Gegë-Hysenit,

Për busull e ka Lidhjen e Prizrenit!

 

Masivit Alpeve, Grykës Dragobisë,

Ju ka katërrithë-o biri i ardhmërisë!

 

Vullnetçeliktë-o gjithçka do t’mbërrjë

Si Omeri bjeshkës, me fëtyrën e tij!

 

O sa t’jetë jeta-o edhe jetoftë-e,

Puna e mirë, kurr mos u harroftë!

./.

 

(Botuar në ZemraShqiptare.net – 20 Maj, 2011)

---------------------------

Nga festivali ndërkombëtar të manifestimit ''Drini Poetik'' në Prizren*

Zeqir Lushaj

LINDJA DHE FATI I DRINIT

– Pak histori dhe pak gjeografi –

(Nga: ZSH,e dielë,19 qershor 2011)

Ohri, i mblodhi forcat,

Pogradeci, e ka shty,

Struga, ja çeli shtegun,

Të trija bashkë,

Lindën, lumin DRI!

 

Manastiri,

I dha bekimin:

– Nisu, trimi im!…,

Dhe,

Drinit ia shtërngoi dorën.

 

Malet,

Do t’i çashë,

Mespërmes…, dhe,

Mos kërko fat tjetër,

Veç, bashkimit me Valbonën!

./.

*Në mungesë të autorit, Zeqir Lushaj, vjershën e lexoi Kadri Mani

-----------------------------------------------------------

Jeteshkrimi i Kadri Osmanit

Origjinalisht postuar nga albanur

 


Disa shenime mbi jeten e Kadri Osmanit
Ne kete shkrim te shkurter, me rastin e botimit te kurores sonetike "SHQIPE E LAERTeSIVE", po permendim se Kadri Osmani eshte i lindur me 23.1.1937, ne katundin Makreshi Poshtem, komuna e Artanes (Novoberdes), ne nje familje te ndershme, arsimdashese e patriotike. Kadriut iu dha mundesia te shkollohet dhe te behet arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare. Duke e kuptuar thelle roberine dhe shfrytezimin e popullit shqiptar ne Jugosllavi, ai hyri ne rrjedhat e luftes ilegale ne levizjen patriotike e revolucionare te Kosoves.
Kadri Osmani i perket asaj plejade te revolucionit te Kosoves, qe veprimtarine e tyre e filluan shume heret dhe me guxim e vendosmeri vazhdojne edhe sot, per te realizuar te drejtat e popullit, per te fituar Kosova lirine e pavaresine.
Ne kete shkrim te shkurter, me rastin e botimit te kurores sonetike "SHQIPE E LAERTeSIVE", po permendim se Kadri Osmani eshte i lindur me 23.1.1937, ne katundin Makreshi Poshtem, komuna e Artanes (Novoberdes), ne nje familje te ndershme, arsimdashese e patriotike. Kadriut iu dha mundesia te shkollohet dhe te behet arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare. Duke e kuptuar thelle roberine dhe shfrytezimin e popullit shqiptar ne Jugosllavi, ai hyri ne rrjedhat e luftes ilegale ne levizjen patriotike e revolucionare te Kosoves. Me qartesine e tij, sigurine, ndikimin e tij, ai behet nje nder intelektualet popullore revolucionare, qe gjithe qenien e tij e vuri ne sherbim te popullit.
Qe kur i kishte 12 vjet, Kadriun e therrasin ne OZN-a te Gjilanit, si njerin nga te dyshimtit per veprimtari kunder Jugosllavise, meqe vellai i tij me i vjetri, Ramiz Osmani, pati rene ne burg tok me kusherinjte: Shefki Osmani, Nuhi Osmani, Musli Osmani dhe nje fshatar i tyre, Zylfi Musliu; pjesetare te NDSH-se te Mulla Idrizit. Ate vit (1949) ata qene denuar per veprimtari anti-Jugosllavi dhe per prerjen e shtyllave te telefonit midis Gjilanit e Perlepnices, ne vendin e quajtur te “Bunari i Rushitit”-7 (shtate) shtylla perdhe! Ishte koha e dorezimit te te ashtuquajtura “teprica”, e ne fakt ua fshinin fshatareve edhe magjet! Dhe ate dite te shtune vargani i qerreve te fshatareve ishin nisur per ne Gjilan me ato “teprica”, kur i shohin shtyllat perdhe: kthehuni vellezer se po prishet Jugosllavia! Ja, patriotet nuk po flene!
Pra, aksioni kishte pasur jehone, ama edhe denimet qene drakonike:
Shefki Osmani qe denuar me 20 vjet burgim,
Ramiz Osmani qe denuar me 18 vjet burgim,
Nuhi Osmani qe denuar me.. 15 vjet burgim,
Zylfi Musliu qe denuar me... 15 vjet burgim dhe
Musli Osmani qe denuar .. 8 vjet burgim, si rrethane lehtesuese hoxhes ia moren rrethanen se ne naten kritike te prerjes te shtyllave telefonike s’kishte qene prezent.
Gjithsej: ................................76.- burgim te rende.
Lidhja e kesaj Organizate pati ardhur nga Bresalci: nga dy vellezerit, Agush dhe Ibush Mehmeti (Ibushi dhender i Mehmet Halitit- Ukshini i lagjes “Osmani”. Ibushi i ndjere ka qene sekretar i Organizates, kurse Agushi qe vrare ne kufi te Shqiperise, tok me: bashkeshorten e vet, mesuesi i Kokajve tok me bashkeshorten e vet, Hasan Remniku, te cilet i ka qitur ne prite Zenun________, dhe pas vrasjes i kane ekspozuar dy jave ne tregun e Gjilanit!
Kjo Organizate nuk po vepronte me, ama pushtetit antipopullor i kishte hyre lepuri ne bark: Kadriun e te tjeret po i akuzonin per parullat e djegura dhe per qorrimin e syve Titos ne fotografi!! Kadriun e kane rrahur gjithe diten, por edhe ne ate moshe s’ka pranuar asgje!
Per here te dyte qe burgosur dhe denuar me 1 (nje) muaj burgim per grevat e punetoreve ne Ndermarrjen e Mobileve “Napredak” ne Prishtine; per here te trete u burgos me 27 nentor 1969 dhe denohet nga gjyqi antipopullor me dhjete muaj burg. Per here te katert burgoset ne vitin 1974. Ketu armiku e denoi me 9 vjet burg, si organizator dhe udheheqes te Grupit Revolucionar, te formuar ne vitin 1972. Per here te peste burgoset me 12 janar 1984, date edhe kur bien heroikisht Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Ky dimer ishte nder me te egrit nga acari dhe terrori i armikut, i cili zbatoi ne shkalle te gjere mbi popullin tone nje represion te papare, duke arrestuar mbi 500 patriote revolucionare, ndersa rreth 200 prej tyre i denoi me denime te renda, qe permblidhen ne mbi 5 shekuj burg (vetem 72 vetave iu dhane 489 vjet burg, shih "Zeri i Kosoves" nr. 6/`84, f. 6). Kadri Osmani nga armiku u denua me 15 vjet burg. Po te mblidhen gjithe vitet e denimeve me burg, qe armiku ia shqiptoi Kadri Osmanit, bejne 25 vjet, prej te cilave i ka vuajtur 17 vjet.
------------------------------
Kadri Osmani- Mani
(23 nistor 1937)
Ne planin arsimor dhe te punesimit
Klasen e IV fillore e kam kryer ne fshatin tim te lindjes, Makreshi Poshtem. Dhe pasi qe klasat tjera me te larta te fillores aty s’kishte, ne ate kohe nuk u hapen, mesimet ne klasen e V-te i vijova ne fshatin Perlepnice, te profesoret: Abdylaziz Islami, Adem Meshina, Ahmet Sllamniku, Fejzullah Ukshini, Nexhat Ibrahimi... por meqe isha me i rritur se moshataret e mi, fillova te jap provime private ne Prishtine dhe ne Gjilan, derisa e mbarova 8-vjeçaren. Pastaj kam kryer shkollen e Mesme Ekonomike, Seksionin Administrativ-(pa shkeputje nga puna), dhe, pas punesimit arsimtar, kam qene ne Shkollen e Larte Pedagogjike, per rikualifikim, ne Prizren, te profesoret tane te njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Yll Zajmi...
Kam diplomuar ne Fakultetin Filologjik, duke studiuar, sa i rregullt e sa me korrespondence, ne relacionet Prishtine-Tirane-Prishtine, ku kam mbaruar per Gjuhe dhe Letersi Shqiptare, kam diplomjuar ne temen: DISA RISI Ne GJUHeN SHQIPE", te Mentori im, Prof. Dr. Imri Badallaj. Meqe kam prirje per risimtari ne gjuhe, dhe kam nje varg neologjizmash (kam rreth 150 fjale te reja), si p.sh.: Divergjenca-Konvergjenca, i kam kthyer ne shqip, Nderanesime-Nderafrime, dhe i kam trajtuar te "Alternativa" e Lubjanes, nr. 1-2/1992, me titull: "PeR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE Te HUAJA", te "Mesuesi" i Tiranes, si dhe te revista Shqiperia Etnike" nr. 2/1999, f. 3/1999, f. 7-8, me pseudonim-Bashkim Gallapi. Jam Reformator i Kalendarit te Ri Shqiptar: Nistor, Shkurtor, Larcor, Bleror, Lulezor, Qershor, Korrtor, Veror, Frytor, Verdhor, Brymor, Dimeror.
Kam punuar dhe jam duke ushtruar detyren e mesuesit: ne shkollen 8-vjeçare ne Kolaj, ne shkollen 8-vjeçare "Rilindja" ne Keqekolle, ne shkollen 8-vjeçare "Vlladimir Nazori" ne Prishtine, ne Gjimnazin "Boro e Ramizi" ne Viti, ne Bern, ne Brienz, dhe aktualisht ne qytetezen Nehausen am Rheinfall ne Zvicer: ne klasen time s`ka as politike as fe!!
Te mos mashtrohet asnje vajze e te vije me shami ne klase!! Shoqatat reaksionare islamike po paguajne para per te na futur edhe njehere ne ferexhe!! Por ne, sikur qe po e luftojme cullakhanen e telebingove e te rojallbingove, do ta luftojme edhe ferexhene e zeze!!
Ne planin e veprimtarise ilegale-politike
Kam qene i denuar politik me 25 vjet burgim, me tri perseritje, prej te cilave i kam vuajtur 17 vjet, ne keto burgje: Prishtine-Mitrovice e Kosoves- Peje- Burgu Qendror ne Beograd- Pozharevc- Nish- Leskovc- Dob- Maribor-Zagreb-Lubjane. (ne Dob kam bashkepunuar ne qelize me Avdullah Rrustollin).
Me organet e ndjekjes kam pasur te bej qe ne moshen 12-vjeçare: Ne OZNA-n e Gjilanit me akuzonin per dy vepra kundervajtese apo penale, 1.Grisjen dhe djegien e parullave socialiste per vellazerim-bashkimin dhe 2.Per vizatimin-qorrimin te foto te syve te Titos!! Une nuk e kisha kryer asnjeren veper e as tjetren, te paren e kishte bere vellau im, Avdi Osmani e te dyten fqinji yne, moshatari im, Shaban Haliti- Ukshini!! Une qe te dyja i dija ne hollesi, por s`kam pranuar, paçka se gjithe diten, ne intervale kohore-them- prej 30 minutash, me kane rrahur me shuplaka fetyres: ne mbremje, kur me kane liruar, kam shkuar te floktari qe te qethem dhe kur jam pare ne pasqyre- jam trishtuar nga vetja ime, syte me ishin futur ne gropa nga faqet e enjtura!!
Jam pjesemarres i demonstratave te viti 1968 dhe pjesemarres dhe organizator i Kryengritjes te vitit 1981: kjo Kryengritje eshte pergatitur per 10 vjet me radhe dhe me intensitet te veprimtarise ilegale-nentokesore 1971-1981. Ne ate kohe-1971, ne burgun e Nishit jam takuar me demonstrantet e demonstratave te vitit 1968, kane qene: Afrim Logja, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Skender Kastrati, Skender Muçolli. Me Osmanin kam rene ne konflikt, te gjithe te tjeret kane shkuar me te dhe une jam shetitur vetem e me te tjere... kam bashkepunuar ne qelize me Sherif Masucen.
Kam qene Pergjegjes i Grupit Revolucionar-1973; Bashkautor me dy deshmoret e kombit, Rexhep Malen e Nuhi Berishen ne Themelimin e Partise te Luftes te Kosoves-1983; Krytar i Organizates Revolucionare Shqiptare-(ORSH)-1992; anetar i Partise Socialdemokrate te Kryetarit zotni Teodor Laço ne Shqiperi-1993-1994; anetar i Shoqates se Intelektuaaleve Shqiptare ne Zvicer 1966 dhe sekretar i Bashkesise Shqiptare ne Zvicer prej vitit 1998 edhe sot e tutje.
Ne planin e krijimtarise letrare-gjuhesore-publicististike, per mua qendrojne te dhenat:
KADRI MANI,
U lind me 23 Nistor 1937, ne fshatin Makresh i Poshtem, Komuna e Artanes. eshte arsimtar i Gjuhes dhe i Letersise Shqiptare ne pension. Aktualisht eshte Zv/Redaktorpergjegjes i revistes semestrale "Shqiperia Etnike".
Ne Konkursin Letrar te revistes „Spektri"-1998, ka zene vendin e pare per tregimin „Dyluftimi", shifra:"Terrorizmi kunder terrorizimit eshte patriotizem!!-serum kunder serumit"; Poashtu ne ate konkurs ka zene vendin e III-te per poezine:"Nentori i flamurit shqiptar", shifra: "Veterniku". Gjithashtu ne ate Konkurs jane marre per botim:1.Poeme per Komandant Fehmiun, shifra:"Betimi", dhe 2. Eseja:"Diapora dhe Atdheu, arritjet dhe mundesite" shifra:"Sipas derrit-sepaten".
Ne vitin 2003 ne Konkursin Letrar te Universiteti Popullor ne Gjeneve, ka zene vendin e pare, me tregimin „Telegrami".
Ne permbledhjen me poete te merguar „Metafora e arratisur", 2003, eshte prezantuar me nje cikel vjershash.
REFORMA E MUAJVE TE VITIT (Kalendari i Ri)
Muajt e vitit jane: NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULeZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMeROR.
Me rastin e riemertimit kam pasur parasysh edhe menyren e emertimit te muajve ne kroatishte: [SIJEČANJ, VELJAČA, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC]; megjithate, une kam ndjekur rrugen origjinale: pas ngjashmerise, duke vjele nga gurra popullore apo me krijimin e fjaleve te reja.
(Kadri Osmani: (forme e shkurtuar nga punimi): Artikull: PeR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE Te HUAJA, te revista e Lubjanes “ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; me vone i plotesuar)
Deri me tani ka botuar keto libra:
1."Shqipja e Lartesive" (kurore sonetike), 1988; 2."Fale te qofte gjaku!" poeme), 1997;
3."Nene Tereza e Shqiperise" (kurore sonetike) 1998; 4."Shqiptaret jane atje!" (Publicistike) 1999; 5."Nuset tona" (Roman), 2003 ; ka mbi dhjete vepra ne doreshkrim.
Ne stazhin dhe pervojen e gazetarise
Kam punuar afer nje vit ne Redaksine e Revistes Letrare „Jeta e Re », ne vendin e punes administrator- daktilograf: une e hapja posten dhe me vemendje i lexoja punimet qe arrinin nga bashkepunetoret krijues, ne proze e ne poezi; ia dorezoja Kryeredaktorit, Esad Mekulit apo redaktoreve: Tajar Hatipit dhe Enver Gjergjekut. Pas korrigjimit te materialeve, i rishtypja dhe hetoja ndryshimin, nderhyrjen e lapsit te kuq, apo gersheret e redaktorit- viti 1963.
Pastaj shkruaja edhe vete: te « Jeta e Re », te « Zeri i Rinise", te « Rilindja »…
Pastaj kalova ne arsim, dhe ne shkollen 8-vjeçare « Rilindja », ne Keqekolle-(1965-1968), nxora-(tok me te ndjerin Mehedin Dili) revisten e nxenesve « Yli i pare ». Ne Gjimnazin e Vitise, nxora revisten e gjimnazisteve "Aroma"-(1974), me 1995, ne Tirane, nxorem revisten « Arberia », ku une isha kryetar i Pleqesise, qe nga 6 qershori 1999, e deri me sot, e udheheq revisten e ilusturar « Shqiperia Etnike », e cila ka arritur nivelin kombetar-nderkombetar cilesor e sasior, ka 100 faqe, nga te cilat 10 faqe me ngjyra.
Kadri Osmani-(katrani!) ka filluar punen ne Entin Higjenik ne Gjilan, me 1960-arkivist-depoist dhe ne shkollen e nates, pa shkeputje nga puna, e ka kryer shkollen e mesme ekonomike, seksionin administrativ; me 1963 shperngulet nga Gjilani dhe ngulet ne Prishtine, inkuardohet ne Kontabilitetin e Komunes, fillimisht tagrambledhes e mandej kontabilit; me 1964 kalon te Revista Letrare "Jeta e Re"-administrator-daktilograf; ne vitin shkollor 1965 shkon arsimtar ne shkollen fillore "Rilindja" ne Keqekolle; me 1968 shkon perkthyes per gjuhet shqipe-serbokroatisht, ne Fabriken e Mobileve "Napredak"- tash "Perparimi ne Prishtine; pastaj serish ne arsim-ne burg...-tash mesues ne Neuheusen am Rheinfall.

-----------------------
JETESHKRIMI I KADRI OSMANI
MANI KADRI
1937-I-23
U lind me 1937.I.23 ne fshatin Makreshi Poshtem , Bashkia e Artanes.
Shkollen fillore, kater klase i kreu ne vendlindje, ndersa prej klases peste mesimet i vijoj ne fshatin Perlepnice duke perfunduar klasen e tete privatisht ne Prishtine dhe Gjilan . Shkollen e mesme ekonomike pa shkeputje nga puna , si arsimtar percolli rikualifikimin ne Shkollen e Larte Pedagogjike ne Prizren , u diploma ne Fakultetin Filologjik ne drejtimin Gjuhe dhe Letersi Shqiptare ne Universitetin e Prishtines- me 2.7.2003.
eshte student i gjenerates se pare- MASTER, i regjistruar ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines ne vitin shkollor 2005, indeksi Nr. 04/10, Dosja 10 dhe i ka perfunduar provimet me sukses me daten 20.12.2006, e ka dorezuar Temen: NELOGJIZMAT Ne GJUHeN SHQIPE, ka 170 neologjizma te vetat, dhe pret ta mbroje, perpara Komisionit te ngritur nga Dekanati, ne fillim te vitit 2007.
Ka marre keto mirenjohje:
SHOQATA E MERGIMTAREVE SHQIPTARe
"BAJRAM CURRI" BUCHS (SG)
SHPALL ANeTAR NDERI Te SHOQATeS
ZOTeRI KADRI OSMANI
Ne SHENJe RESPEKTI PeR KONTRIBUTIN E
DHeNe PeR ÇeSHTJEN MBAReKOMBeTARE
Me 16.05.1998 Nga Kryesia e SH.M.SH.
Ne Buchs "BAJRAM CURRI"
Kryetari, Amet Adili
--------------------
SHOQATA E MERIMTAREVE SHQIPTARE
"AVNI RRUSTEMI"
NDANe
M I R e N J O H J E
KADRI OSMANI
Ne SHENJe FALeNDERIMI PeR KONTRIBUTIN GJITHKOMBeTAR
Me 01.06.1998 Nga Kryesia
Ne DOMAT/EMS Sh.M.Sh. "A.Rrustemi"
Kryetar
Vesel Murseli
----------------
SHKA "Naim Frasheri" ne Bern, i jep MIReNJOHJE zoteri Kadri Osmanit, per pune dhe angazhim ne ruajtjen, rritjen dhe zhvillimin e folklorit burimor shqiptar.

Bern, me 9 dhjetor 1999 Kryetari
Fadil Krasniqi (Nenshklrimi)
                                             ----------------------------

Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe vuajtje

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI OSMANIN-MANIN

- E pamja dhe Akademia Përkujtimore u kryen në mënyrë dinjitoze –

Nga Xhafer LECI dhe Asllan DIBRANI

Në lokalet e SH.K.SH.“Nëna Terezë”, në Göppingen, Gjermani, u organizua e pamja dhe Akademi Përkujtimore për atdhetarin Kadri Osmani-Mani. Morën pjesë familarë, miq, shokë, bashkëveprimtarë, ish të burgosur politikë dhe mërgimtarë të shumtë nga Gjermania dhe shtete të tjera përrreth. Nga Zvicra kishte ardhur edhe veprimtari Hashim Aliqi me bashkëshorten Hadijen, të cilët ishin miq të mirë të Kadriut dhe zonjes Shukrije në Bernë.

Në tavolinën e pritjes për të pame ishin i biri i Kadriut, Ylli dhe nipi Graniti, djali dajës të Yllit, Gëzim Bunjaku dhe shokët e Kadriut: Idriz Zeqiraj, Xhafer Leci dhe Mejdi Laçaj.

Nga e majta Idriz Zeqiraj, Mejdi Laçaj, Ylli Mani me të birin Agon-in dhe Xhafer Leci

Karakteristikë e veçantë e kësaj të pameje ishte se kësaj radhe, si kurrë më parë, muarën pjesë edhe ana femërore, që zakonisht nëpër të pame, të organizuara nëpër lokale marrin pjesë vetëm ana mashkullore.
mbramjen Përkujtimore me shkrim kishin përgaditur fjalimet-kujtimet e tyre: Idriz Zeqiraj, publicist, ish i burgosur politik dhe shok i ilegales me Kadri Manin; Xhafer Leci, veprimtar dhe mik i Kadriut; Asllan Dibrani, publicist, bashkëvuajtës në burgun e Nishit me Kadri.

Evokimet e tyre i shpalosën edhe shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare.

Qaush Krasniqi,veprimtar, i cili tha se shqiptarët kanë humbur një burrë e dijetar të madh të penës dhe çështjes kombëtare. Kadri Mani nuk është i vetmi që pas daljes nga burgu i tha jo diktaturës, por Kadriu ka qenë më i zëshmi, i cili ka mbrojtur, me gjithë qenjen e Tij njerëzore, demokracinë dhe institucionet e saj.

Mejdi Laçaj,veprimtar: “Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e kanë njohur dhe dëgjuar për bacën Kadri janë mërzitur për humbjen e tij. Baci Kadri njihet si burrë trim dhe i ditur. Ai qendroi stoikisht nëpër kazamatet serbe të asaj kohe. Por mund të them lirshëm se baci Kadri pas lirimit nga burgu e vijoi veprimtarin e tije patriotike për çlirimin e Atdheut. Për hir të parimeve, ai u konfrontua edhe me shokët e dikurshëm.
Kjo fytyrë brilante do të mbetet përherë në kujtesen tonë dhe te brezave që vijnë pas nesh.
U dallua nga shokët e tij të burgut meqë ishte njeri me dimensione të pastra patriotike për të mirën e Atdheut.
Kam pasur nderin që një pjesë të veprimtarisë ta kem me bacin Kadri Manin, ku edhe kemi marrë pjesë shpesh herë në takime me bashkatdhetarët në Gjermani si në Kirchheim Teck,Metzingen e tjerë.
E kam pasur shpesh herë edhe në shtëpinë time si mysafir dhe them se e kam njohur bacin Kadri dhe idealin e tij.
Ai kurrë nuk është mashtruar me poste apo të mira materiale, por gjithmonë ka qendruar i patrembur në qëllimet e tija të qarta atdhetare.
Pikërisht për këtë arsye nuk ka qenë i dëshiruar nga qeveritarët, sepse gjithmonë ua ka thënë në fytyrë për batakçillëqet që vazhdojnë të bëjnë.

Hakif Rexhepi, ish i burgosur politik dhe ish nxënës i Kadri Manit dhe Idriz Zeqirajt, shprehu dhimbjen për vdekjen e veteranit të arsimit, të burgosurin shumëvjeçarë Kadri Manin. Ndër të tjera Hakifi shtoj: Kadriu jetoj, foli u lutë dhe vdiq shqip, jo si arab por si shqiptar.

Bujar Zogjani, ish i burgosur politik, për të cilin bashkëvuajtësit thonë se rezistenca e tij, përballë udbashëve torturues në burgun e Prizrenit, ka qenë e veçantë. Djalë i ri në atë kohë, por shumë besnik karshi shokëve. “Kadri Mani na ka mësuar si duhet me rezistuar dhe luftuar për ta fituar lirinë”,- tha me modesti, veç tjerash, ky luftëtar i dinjitetshëm.
Mr.Mazllum Hasimja,veprimtar dhe ish mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, tha se këtu në këto lokale, por edhe në Prishtinë me një rast e pata takuar Kadriun. Ai ishte njohës dhe studiues i mirë i gjuhës shqipe, ndërsa për patriotizmin e Tij flasin veprat …

Idriz Dakaj, arsimtar, ish i burgosur politik, foli për burrërinë, bujarinë, stoicizmin dhe trimërinë e Kadriut, i cili, siç tha ai, kurrë nuk u dorëzua para pushtuesit e as shërbëtorëve të tij…

Tefik Ramadani, doktor defektolog, veprimtar dhe ish i burgosur politik: “Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e zotit Kadri Mani, njeriut të sakrificës, luftëtarit të pakompromis, idealistit të paepur për lirinë e Kosovës.

Kadriu ishte luftëtar i orëve të para dhe veteran i kazamateve jugosllave. Baca Kadri nuk bënte kompromise me askënd. Edhe shokët e tij më të mirë, kur ishte në pyetje çështja kombëtare, i çortonte, pa menduar se ata mund të hidhërohen. Kadriu për 17 vite burg dhe, pas burgut qëndroi stoik dhe i pa thyeshëm.

Po që se i bëjmë një vështrim veprimtarisë së Tij, mund të konstaojmë se disa ish të burgosur dhe të përndjekur politik të regjimit komunist jugosllav, janë kategori e lënë pasdore dhe në harresë, në këtë rast edhe zotri Kadri Mani.

Bartësve të institucioneve të Kosovës duhet t`ua përkujtojmë se e kanë për obligim që të kujdesen për pozitën e ish të burgosurëve (ka raste kur ish të burgosur vuajnë edhe për barna). Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Përfaqesuesit e institucioneve do të duhej ta dinin se sikur të mos ishte (në mes të tjerave) lufta politike dhe vitet e gjata të burgut të mijëra atdhetarëve që u sakrifikuan, vështirë se do të kishim Republikën e Kosovës, përfaqësues të së cilës janë ata sot. Pushtetarët aktual të Kosovës, kanalet televizive dhe mediat tjera i kanë mbetur shumë borxh Kadri Manit, burrit të madh, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e popullit shqiptar dhe clirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën baca Kadri sakrifikoi aq shumë”.

Ekonomisti Fazli Hajdaraj, vëllai i komandantit dhe deputetit të vrarë nga një dorë e zezë antikombëtare Smajl Hajdaraj, kryetar i Nëndegës të LDK-së për Rheinland Pfalz, kujton: “Me bacën Kadri kemi pasur këmbim mendimesh, herpashere, nëpërmjet postës elektronike. Vrasjet me motive politike në Kosovë, ishin brenga e Tij e madhe. Ato filluan gjatë luftës dhe vazhduan edhe më pas. Dikush e donte pushtetin, qoftë edhe duke gjakosur kundërshtarët politikë! Në ditën e hapjes të seancës të parë të Parlamentit të Kosovës, në oborrin e shtëpisë të tyre, në errësirën e mbremjes, u ekzekutuan dy djemë veprimtarë të LDK-së, që asaj dite kishin shoqëruar kryetarin e komunës në Parlamentin e Kosovës. Një muaj më vonë u ekzekutua, në hyrje të banesës të tij, në Pejë, komandanti i luftës për Rugovën dhe deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Dhe, vazhduan vrasjet e komunarëve, ushtarakëve, veprimtarëve të LDK-së, të cilët i prinë luftës për liri. Baca Kadri mblidhte të dhëna nga familjet e viktimave politike dhe donte t`i publikonte në një botim të veçantë, si thirrje e protestë para botës demokratike, për zbardhjen e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, të cilët, tashmë, janë në pushtet. Dhe, njëra nga 10 (dhjetë) librat e Tij, që presin dritën e botimit, është edhe ajo për krimet e shumëta të partive kriminale të ekstremit të majtë në Kosovë”.

Lekë Preçi: “Në ambientet e lokalit të Shoqatës “Nëna Tereze” në Göpingen, ishte rregulluar çdo gjë në funksion – Të Pamës – për atdhetarin dhe nacionalistin e mirëfilltë Kadri Manin. Sipas traditës, për kryeshëndosh, ishin së pari familjarët , djali Ylli, veprimtarët e vyeshëm Xhafer Leci dhe Idriz Zeqiri edhe të tjerë. Vinin njërëz, varg e vi, për kryeshëndosh. Ne, nga Albstadt-i, të prirë nga Ali Alijaj, Lekë Preçi, Behxhet Shijaku dhe Avzi Palloshi, murëm pjesë në këtë Të Pame për Kadri Manin. Në fillim, u krye ceremonia sipas traditës për kryeshëndosh dhe pastaj filluan njoftimet, bisedat sipas rendit. Në lutjën që mu drejtua mua për ndonjë bisedë, përveq që shpreha admirimin tim për bacën Kadri, të cilin më tepër e kam njoftë përmes shkrimeve, thash se edhe heshtja, nga një herë e ka kuptimin e vetë. Me vete kemi pasë Ali Alijajn nga Hereqi i Gjakovës, që për nga tradita, ajo pjesë është në nivel, sepse jeta i ka mësuar, nëpër Odat e Burrave të Dukagjinit, të cilat kanë qenë si Parlamente. Ia dhashë fjalën Aliut, i cili ishte edhe më i vjetër. Aliu vazhdoi me një tregim popullor të kohës së okupimit të Kosovës nga Sebia e parë,ashtu siç e quan populli. Kur kishte pasë hy Serbia e parë në Kosovë, njerëzit janë shqetësuar nga kjo gjendje e rëndë. E pyesin një njeri të mençur të katundit se sa kohë do të rrinë kjo Serbi si okupuese këtu. Plaku u përgjigjet dhe o thotë: Deri atëherë kur ne nuk do ta urrejmë njëri tjetrin, deri atëherë kur ne nuk shkojmë mirë me njëri tjetrin, deri atëherë kur ne ia kemi inat dhe zili njëri tjetrit. Në momentin që ti heqim këto vese negative, Serbinë nuk do ta shihni ma në këto troje…”

Xhevat Rrahmani, gazetar, duke u pajtuar me parafolësit, për vlerësimet e bëra për bashkëqytetarin e tij Kadri Mani, tha se trimëria dëshmohet në luftë dhe patriotizmi sot matet me punë. Armiqtë e Kosovës janë indiferentët, dembelët, ata që nuk justifikojnë me punë vendet e zëna pikërisht për të punuar dhe prosperuar atdheun tonë, Kosovën. Mjerisht, punët nuk po ecin mirë, zhgënjimi është i dukshëm dhe kjo është shumë shqetësuese për një shoqëri të re, e cila duhej të ishte e përkushtuar maksimalisht në konsolidimin dhe ndërtimin e shtetit të ri, me shumë halle dhe sfida.

Elez Berisha,jurist i diplomuar dhe veprimtar, cili tha e kam njohur nga afër dhe në rrethana familjare Kadri Manin, në vizitat e Tij në komunën e Istogut dhe si gjimnazist kishte përjetuar dënimin e Tij, në një proces gjyqësor politik, me djemtë e kësaj komune, rrëfen: “Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe vuajtje. Dinjitoz në çfarëdo rrethane të përballjes me armikun pushtues. Ai nuk bëri kurrë kompromise, nuk u përkul asnjëherë. Prishi miqësitë dhe denoncoi shokët e dikurshëm, të cilët qenë të qendrueshëm para represionit serbo-sllav, por u thyen, për interesa meskine në paqe, nga lajkat e padronëve partiakë, të cilët, me veprimet kriminale dhe hajdutërinë e madhe, kanë zhgënjyer popullin. Kadri Mani mbetet emblemë e rezistencës për liri kombëtare dhe drejtësi sociale në Kosovë”.

Qefsere Malaj ish e burgosur politike, e bija e veteranit të çështjes kombëtare Hasan Malajt, vëlla i dëshmorit Rexhep Malaj, tha se kur fillova studimet në Prishtinë, nga fshati im Hogosht i Dardanës ish Kamenicë, shkova për vizitë në shtëpinë e bacës Kadri në Prishtinë. Kur e pashë gjendjen e tij materiale në ate shtëpizë, e cila nuk plotësonte aspak kushtet për jetesë, u zhgënjeva pa masë. Kam menduar se qytetet janë më të rregulluara se sa fshatrat me shtëpi të mira etj. Por nuk kishte qenë ashtu. Përkushtimi  i Tij për Kosovën ishte i tërësishëm, prandaj jetonte varfërisht. Ajo foli edhe për veprimtarinë e guximshme e patriotike të Kadri Manit…

Riza Zeqiraj,ish i burgosuri shumëvjeçarë politik në burgun e Idrizovës të Shkupit, në mes tjerash, shpalos edhe këto kujtime për atdhetarin Kadri Osmani – Mani:

“Shuarjen fizike, amshimin e Kadri Manit, familja jonë e përjeton me dhimbje të thellë. Bacën Kadri e kishim si pjesëtar të familjes tonë të madhe. Baca Kadri, sëbashku me disa arsimtarë nga Malësia e Gallapit, kolegë të xhaxhait Idriz (Zeqiraj), kishin ardhur për vizitë në familjen tonë, në janarin e vitit 1966. Sipas traditës, për të nderuar mysafirët e largët, atë natë e kishin mbushur kullën tonë shumë bashkëfshatarë. Pas darkës kishin shtruar “lojën e kapuçave” dhe çajin e rusit. Baca Kadri i kishte marrë me vete xhymat dhe çajin e rusit, siç quhet çaji indian, aziatik. Por, për përgaditjen e çajit ishin kujdesur mysafirët: drejtori i shkollës Nazif Rama dhe arsimtari Abaz Jashari, edhe sot miq të familjes tonë. Vërtet, studenicasit i rrudhën buzët nga shija e hidhët e pijës të panjohur për ata, por, megjithatë, kjo mbremje daton nismën e përdorimit të çajit të rusit në zonën e Podgurit.

Familja jonë dhe ajo e bacës Kadri filluan burgjet politike në vitet `50-a dhe i përfunduar më 1991! Edhe burgosja e xhaxhait Idriz, edhepse në Shqipëri, lidhet me letërkëmbimin, gjegjësisht me përgjigjen e dhënë letrës të bacës Kadri, lidhur me kërkesat politike të kohës dhe veprimtarinë ilegale.

Kadri Mani ka qenë dhe mbetet një figurë e njohur, e dashur dhe e adhuruar për njerëzit e rrethit të Istogut, sepse  dy herë radhazi është dënuar me burg me djemtë intelektualë të kësaj komune, duke qenë Ai në krye të akuzës”.

Fazli Ahmetaj, sociolog, ish i përndjekur politik, veprimtar, fort i emocionuar nga dhimbja e madhe për shuarjen fizike të atdhetarit Kadri Osmani, duke u shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Tij, foli për guximin qytetar dhe akuzat e hapura që Ai i bëri klikës staliniste në pushtet. Pushtetarët aktualë, me krimin e organizuar politik dhe ekonomik, kanë përdhosur gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve dhe të popullit të Kosovës. Me këta vrasës dhe hajdutë, të strehuar nën çadrën e koracuar të thaçizmit, Kosova nuk mund të përparojë, përkundrazi, çdo ditë po shkon drejt fundosjes politike dhe ekonomike. Shqiptarët ende janë të përgjumur dhe votën e tyre po e shesin lirë dhe pa asnjë kusht.

Fjalë miradije dhe përlavdërimi për atdhetarin Kadri Mani thanë edhe veprimtarët e djeshëm dhe të sotëm të Mërgatës tonë Lush Cana, Shaban Berisha, dhe Ibrahim Rexha.

Nexhmedin Syla, veprimtar, bashkëvendës  dhe shok studimesh i djalit të Kadriut – Yllit, foli për përjetimet e atyre viteve të rënda të robërisë, kur bali Kadri me shokë rezistonin dhe vuanin burgjeve të pushtuesit, cep me cep të Jugosllavisë, duke vështirësuar edhe vizitat e familjes, me një ekonomi të rrënuar, me varfëri të skajshme dhe duke mbijetuar falë solidaritetit të miqve dhe të dashamirëve.

Selami Morina,nënkryetar i SHKSH “Kadri Zeka”, tha: Kadri Mani, me kohë i ka kryer obligimet e veta kombëtare dhe tash le të pushojë i qetë në dheun e Kosovës, për të cilën punoi aq shumë.

Balë Leci, Kadri Osmanin e kam takuar këtu, në Gjermani, në dy takime me bashkëatdhetarët, edhe te vëllezërit e mi te Xhaferi në Köngen dhe teShukriu në Schaffhausen të Zvicrës. Besoj se për Kadriun më së miri flasin veprat e tij që i ka lënë si testament me shkrim. Kadriu ishte shumë i afërt dhe i dashur kur bisedonte me fëmijë, dinte dhe u tregonte shumë anekdota, fëmjtë para tij mbeteshin me sy dhe gojë hapur, kur ai fliste shumë butë e ëmbël me ta. Ata që e kanë njohur për së afërmi Kadriun besoj se sikur unë edhe ata kanë krijuar bindjen se Ai ka qenë njeriu shumë i mirë shpirtërisht, zemërgjërë dhe bujar, por ka qenë i ashpër me hileqarë, lakmitarë për pushtet, duke i shkelur parimet dhe interesaxhinj.

Bedri Fazliu, veprimtar,Kadri Manin e kemi pasur mysafir në dy tubime tonat në Metzingen-Gjermani. Ishte kënaqësi dhe nder për neve, mërgimtarët që në mesin tonë kishim një patriot të devotshëm të çështjes tonë kombëtare. Një veteran të arsimit dhe burgaxhi shumëvjeçarë, i cili kurrë nuk u nënshtrua para okupatorit serb e as para shqipfolësve të shitur dhe bastardë.

Isuf Aliu,veprimtar, Kadri Osmani ka qenë një burrë të cilin e ka njohur mbarë populli shqiptar nga të gjitha trojet tona. Ai ishte një trim, i cili gjithmonë të keqen e ka luftuar pa hezitim. Kadriu të zezës kurrë nuk i ka thënë e bardhë dhe kjo ate e bënte edhe më të madh karshi të tjerëve të cilët nuk e kishin guximin ta denoconin krimin e organizuar, vrasjet e pavajshme, hajnit dhe gjithçka tjetër që bëhej në dem të popullit shqiptar.
Lavdi veprës së madhe të Kadri Manit!

------------------------------------

Kadri (Os)Mani, njeriu i risive

Nga Idriz Zeqiraj

Të mbledhur në rast morti: familjarë, miq, shokë e dashamirë të Familjes Osmani, për ta përkujtuar jetën dhe veprën, sa të përveçshme, aq edhe të zëshme, të njërit nga personalitetet e shquara të trojeve tona. Veteran i arsimit, veteran i ilegales shqiptare, veteran i burgjeve jugosllave, risimtar i pashoq, njeri i letrave, publicist e polemist i pakapërcyeshëm, nismëtar i shtypit ilegal, botues i suksesshëm i revistës zëmirë "Shqipëria Etnike" e, mbi të gjitha, atdhetar i devotshëm, njeri i idealeve të mëdha - Kadri (Os)Mani.

Kadri Osmani, u lind më 23 nistor 1937, siç e kishte emëruar, zëvendësuar Ai muajin janar, në kalendarin e Tij të neologjizmave të gjuhës shqipe, në Makresh të Poshtëm të Artanës, në shtrirjen gjeografike në mes Gallapit dhe Moravës.

Shkollimi i Kadri (Os)Manit

Arsimin fillor 4 klasësh e bëri në fshatin e lindjes; të pestën në Përlepnicë, ndërsa klasët e tjera të 8-vjeçares i plotësoi përmes provimeve private në Gjilan dhe Prishtinë. Shkollën e Mesme Ekonomike, seksioni Administrativ, e mbaroi pa shkëputje nga puna.

Pas punësimit në arsim, në Kolaj e Keçekollë, vijoi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, duke bërë rikualifikim për mësuesi. Ai krenohej me pedagogët e Tij të njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Ylli Zajmi e tjerë.

Studimet në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Letërsi Shqiptare, herë si student i rregullt dhe herë me korrespondencë,

i vijoi në Prishtinë, Tiranë dhe përsëri Prishtinë. Ka diplomuar në temën: "Disa risi në gjuhën shqipe", me mentor zhurjanin prof. dr. Imri Badallaj, në vitin 2005!

Pasioni për shkencën gjuhësore dhe arsimin

Kadri Mani ishte një purist, spastrues fanatik i gjuhës shqipe nga barbarizmat, fjalët e huaja, të hyra dhunshëm në gjuhën tonë. Ai voli, krijoi dhe sistemoi më se 170 neologjizma, fjalë të reja burimore shqipe.

Për ilustrim përmendim Kalendarin e Ri Shqiptar, reformën e bërë në emërtimin e muajve: Nistor për janar, Shkurt - pa ndryshim, Larcor për mars, Bleror për prill, Lulëzor për maj, Qershor - pa ndryshim, Korrtor për korrik, Veror për gusht, Frytor për shtator, Verdhor për tetor, Brymor për nëntor dhe Dimëror për dhjetor.

Pasioni i Kadri Manit për shkencën në përgjithësi dhe shkencën gjuhësore e letrare shqipe në veçanti si dhe arsimin, profesionin e mësuesit, ishte i një përmase dalluese në mjediset tona. Punoi mësues në shkollën 8-vjeçare në Kolaj, në shkollën "Rilindja" Keçekollë, në "Vladimir Nazor" në Prishtinë si dhe në gjimnazin "Boro e Ramizi" në Viti.

Edhe në Mërgatë u kyç vullnetarisht për mësimin plotësues në gjuhën shqipe: në Bernë, në Biencë; më vonë në qytezën Neuhausen Rheinfall në Zvicër. Motoja e Tij si mësues ishte: "Në klasën time nuk ka as politikë dhe as fe!! Kadri Mani ka lënë gjurmë në arsimin shqiptar dhe vlerësohet edhe sot si veteran i suksesshëm në procesin edukativo - pedagogjik.

Veprimtaria atdhetare dhe burgjet

Kadri (Os)Mani është veteran i ilegales shqiptare dhe i burgjeve jugosllave, duke zënë vendin e dytë në kohëzgjatje të vuajtjes të dënimit politik në Jugosllavi. I lindur dhe i rritur në një familje atdhedashëse, sikur trashëgoi opozitarizmin ndaj pushtetit pushtues.

Në vitin 1949, vëllai i madh Ramizi arrestohet për veprimtari armiqësore. Si pjesë e NDSH-së, të prirë nga Mulla Idriz- Gjilani, dënohet me 18 vjet burg të rëndë. Me këtë rast, OZN-a e merr nën hetim edhe Kadriun 12 vjeçar, nën akuzën se ka grisur parullat e vëna në vendet publike dhe ka shpuar sytë e Titos në fotografitë e tij. Edhepse Ai nuk ishte autor i këtyre veprimeve, u rrah dhe u maltretua nga policia. Ai ishte në dijeni se kush i ka bërë grisjet, por nuk tregoi asgjë. Ishte kjo përballja e parë represive me pushtuesin, i cili reklamonte me hipokrizi dhe bujshëm bashkim-vëllazërimin e kombeve dhe të kombësive në Jugosllavinë e Titos.

Për herë të dytë është akuzuar dhe dënuar në vitin 1968, për organizimin e grevave të punëtorëve në ndërmarrjen e mobileve "Napredak" të Prishtinës.

Për herë të tretë është burgosur më 27 nëntor 1969, me akuzën për veprimtari kundër rendit kushtetues jugosllav.

Për herë të katërt burgoset në vitin 1974, akuzohet si udhëheqës i Grupi Revolucionar, të formuar më 1972, duke e dënuar me 9 (nëntë) vjet burg të rëndë.

Për herë të pestë Kadriu burgoset më 12 janar 1984, pikërisht në ditën e vrasjes të shokëve të ilegales: Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Ishte dimër dhe kohë e përndjekjes të madhe të atdhetarëve shqiptarë. Rreth 200 syrësh u dënuan me 5 (pesë) shekuj burg. Kadriu dënohet me 15 vjet burg. Duke i mbledhur tri dënimet e përsëritura, rezulton ndëshkimi me 25 vjet, duke vuajtur 17 vjet burgjeve: në Prishtinë, Mitrovicë e Kosovës, Pejë, Beograd, Pozharevc, Nish, Leskovc, Dob, Maribor, Zagreb, Lubjanë.

Kadri (Os)Mani kishte aftësi të rrallë komunikuese e lidhjeje për veprimtari ilegale. Për atë nuk kishte kufinj gjeografik për këto lidhje. Andaj, në gjyqin e tretë dhe të katërtë u dënua me grupin ilegal të Istogut: Binak Ulaj, Xhafer Shatri, Mertë Shatri, Jashar Aliaj dhe të tjerë.

Kadriu ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968 si dhe pjesëmarrës organizator i demonstratave studentore të vitit 1981. Ai është pjesë e asaj plejade intelektualësh, i gatshëm për t`u sublimuar për çështjen kombëtare, për lirinë e Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë. Ai ishte njeriu i cili me vetëdije të plotë humbi edhe atë pak liri relative personale, për të fituar lirinë kolektive.

Njeriu i shumë rekordeve

Kadri Mani shquhet për shumësinë e rekordeve të shënuara përgjatë jetës të Tij të trazuar dhe të mundimshme: veteran i arsimit, veteran i ilegales dhe i burgjeve. Filloi studimet në vitin 1965 dhe i mbaroi më 2005, edhepse ishte studiues i shkëlqyer. Magjistroi në moshën 70 vjeçare, me temën: "Neologjizmat në gjuhën shqipe". Por, Kadri Mani nuk u mjaftua me kaq. Ai synonte titullin e doktorit të shkencave filologjike. Përgjatë pesë viteve të fundit të jetës së Tij, Ai punoi temën e doktoraturës me lëndën: "Risimtaria në gjuhën shqipe", titull ky mjaft domethënës për njeriun e risive të shumta - Kadri Mani.

Kadri Mani ishte novator në nismat e veçanta, qofshin ato të karakterit kombëtar apo të atij privat. Ai, me shokë, ka nxjerrë dy numrat e parë të fletushkës ilegale "Zëri i Kosovës", në pranverë të vitit 1973. Dhe, pas dënimit e viteve të kaluara në burgje, në vitin 1980, njeriu i artit dhe i letrave, Heroi i Kosovës - Jusuf Gërvalla, do ta rinxjerrë sërishmi fletushkën emërmirë "Zëri i Kosovës".

Kadri Mani besonte shumë në fjalën e shkruar, në forcën e maxhinë edukative të shtypit. Autori i "Kapitalit", në shekullin e XIX-të, besonte fort dhe proklamonte se "një gazetë është në gjendje ta ringjallë një popull të vdekur"! Në mërgimin e Tij në Zvicër mendoi dhe veproi, duke realizuar botimin e revistës të ilustruar semestrale, me titullin sa simbolik, aq edhe pritës "Shqipëria Etnike". Për përgatitjen dhe botimin e saj Ai ftoi për bashkëpunim miq të vjetër dhe të rinj dhe rezulton mjaft i suksesshëm.

Njeriu i vendimeve të vështira dhe unike

Çuditërisht, risimtari i madh Kadri Mani, jo gjithherë është kuptuar, në masën e duhur, nga të tjerët, për vendimet personale e kombëtare:

- Kur ai la zyrën në redaksinë "Jeta e re" në Prishtinë, duke e lënë edhe nusen e re me tre fëmijët e mitur në lagjen e "Muhaxherëve" në kryeqytet, për t`u ngjitur në Gallapin kodrinor, duke përshkuar tri orë rrugë në këmbë, me qëllimin fisnik për edukimin shkencor e patriotik të nxënësve, në zonën kufitare me Serbinë dhe për t`u thënë shqiptarëve atje "rrini këtu, lut toka";

- Kur Ai filloi veprimtarinë ilegale nën hundët e UDB-së përgjuese, të vëmendshme dhe goditëse e pamëshirshme, e egër;

- Kur Ai sakrifikoi lirinë personale, madje pa u hamendur fare, pa çarë kokën për rrjedhojat fatale, në kërkim të lirisë kombëtare;

- Kur Ai edhe pas burgut të parë, të dytë, të tretë, të katërtë, të pestë - ishte i gatshëm e pa asfarë ngurrimi për burgosjet e tjera të radhës;

- Kur Ai, për hir të idealeve të mëdha dhe të parimeve të çelikta, prishi dhe humbi, dhimbshëm, shumë miqësira, madje edhe me shokët që kishte vendosur më parë qoftë edhe vdekjen e njëkohshme, kur dihet se jeta ilegale i ka edhe të papriturat e përgjakshme;

- Kur Ai, duke qenë pjesë e një familjeje të besimit fetar islam, madje vëllai i madh edhe me haxh të kryer, vendos, individualisht, t`i kthehet besimit fetar të të parëve, me një ceremonial të dinjitetshëm, në Liqenin e Batllavës, në shoqërim të Pastorit dr. Fehmi Cakolli, me ekipin e tij kishtar.

Pagëzimi publik protestant i Kadri Manit

Pas shumë hamendjeve, shtrohet pyetja logjike: Çfarë e shtyri Kadri Manin t`i kthehet fesë të të parëve - Krishterimit? Realisht, Kadri Mani ka qenë figurë dhe personalitet i njohur e publik. Ka qenë i hapur, i çiltër dhe shumë i pranishëm në media, sidomos në ato elektronike, internet. Ka përcjellur, ka komentuar, madje si askush tjetër, pothuajse, gjithëçka të publikuar në median ditore dhe atë periodik. Ai ka çmuar, deri në skajshmëri, kohën, pa humbur as edhe minutat bosh. Në ditën e dytë, pas operacionit në zemër, në një klinikë të specializuar zvicërane, do të shkëputej nga krevati, për të vazhduar shkrimet, aty ku narkoza ia kishte ndërprerë. Personeli mjekësor ishte dorëzuar para këmbënguljes të njeriut të letrave - Kadri Mani.

Dy vese tek njerëzit, të cilat Kadri Mani i ka urryer pamëshirshëm: mosmirënjohjen dhe hipokrizinë.

"Po i the njeriut - mosmirënjohës -, s`ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë",- thoshte Kadriu".

Klerikët myslimanë, të shkolluar në Universitetet arabe, thonë se "ai që nuk agjëron, nuk është mysliman". Nëse shqiptarët e Shqipërisë londineze u privuan dhunshëm nga feja, nga agjërimi, në vitet `60-a, dy dekada më vonë, shqiptarët e besimit myslimanë, në Kosovë, në shumicën absolute, zvetënuan vullnetarisht, në heshtje, ushtrimin e riteve fetare. Dhe, sot, numri i agjëruesve është simbolik, në raport me numrin e atyre që e kanë braktisur, duke harruar edhe ato pak "dovë", lutje në gjuhë të huaj, arabe, pa mësuar kurrë se cili ishte kuptimi i tyre.

Rrjedhimisht, është krijuar një situatë e veçantë, jo e zakonshme. Njerëz që besojnë në një Zot, por që kanë braktisur fenë islame, duke mos kryer ritet, obligimet e saj elementare. Dhe, duke mos përqafuar një fe, një religjion të dytë, kanë ngelur besimtarë, por pa fe të caktuar.

Risimtarët i kanë prirë njerëzimit

Shkollimi, arsimimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, hopi cilësor i bërë në vitet´70-a, njohja në detaje të historisë kombëtare, konvertimi i dhunshëm, nga besimi i krishterë në besimin islam, i bërë nga Perandoria pushtuese Osmane, janë faktorë domethënës të këndelljes. Predikimi i disa klerikëve myslimanë, por edhe i ndoca "historianëve" tru mykur se "shqiptarët përqafuan vullnetarisht fenë islame", demantohet bindshëm nga gjetjet e dokumentacionit të kohës. Presionet e shumëllojshme të popullatës të krishterë, si mosdhënia e tapive të tokës dhe kërcënimi për t`ua marrë atë, për rrjedhojë, kërcënimi me uri të atyre që i rezistonin konvertimit fetar.

Një fakt tjetër logjik: Njerëzit prirën për ta përmirësuar dhe lehtësuar jetën. Andaj, bie ndesh me logjikën e shëndoshë, nëse aprovojmë tezën marroqe se "shqiptarët u konvertuan vullnetarisht, duke lënë ushtrimin e fesë krishtere, më të lehtë dhe më qytetëruese, për ta marrë fenë "vurmake" islame, e cila, vërtet, kërkon sakrifica për përmbushjen korrekte të kodeve të saj fetare dhe që kulmon me agjërimin një mujor të "Ramazanit".

Kompromisi "zbutës", të konvertohet në fenë islame vetëm kreu familjar, për ta shpëtuar sekuestrimin e tokës, shpjegon edhe misterin pse brenda familjes bashkëjetonin dy besimet: të fesë krishtere dhe islame!

Një shekull më parë, Evropa demokratike ua dhuroi pavarësinë shqiptarëve të Shqipërisë londineze. Ushtria pushtuese u largua dhe shqiptarët u çliruan fizikisht, por fenë islame ua la peshqesh, duke i lënë të pushtuar shpirtërisht dhe mendërisht.

Të thirresh në fenë islame dhe të mos përmbushësh asnjë nga obligimet kodike të saj, është hipokrizi e kulluar. Andaj, Kadri Mani urrente fort hipokrizinë dhe nuk heshti. E denoncoi këtë hipokrizi dhe veproi, për të mos mbetur pjesë e saj. I bëri publike bisedat dhe deklarimet hiç fisnike, bilëz, përçarëse, kriminale e antikombëtare të ndoca klerikëve islamë, sot ligjbërës në hierarkinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët nuk kursyen as epitetet: kurvë, magjupe, shtrigë, spiune e Vatikanit, spiune e Amerikës dhe tjera pisllëqe të turpshme, për të madhërishmen tonë, Nënë Terezën e amshueshme shqiptare, Nënën e Globit.

Kadri Mani kishte studiuar të gjitha besimet fetare. Dhe, bëri zgjedhjen e duhur, duke përqafuar besimin e të parëve, atë të krishterë. Vendimi i Tij është shumë më i drejtë, më parimor, më fisnik se sa ta ruante statusquonë hipokrite, kinse jam mysliman, por shpërfill të gjitha ritet islame?!? Ai për të qenë deri në fund i sinqertë edhe me njerëzit, edhe me Zotin, shënoi në Testamentin shkrimor arsyen e vendimit të marrë, vendin dhe mënyrën e varrosjes, pa u merakosur fare se çfarë do të mbllaçitnin fanatikët e çoroditur hipokritë dhe propaganda muxhahedine e talebaniste. Po kaq dinjitoz në ceremoninë mortore të Kadri Manit ishte edhe Pastori i Kishës Protestante, dr. Fehmi Cakolli.

Dhe, nëse sot Kadri Mani nuk do të kuptohet mirëfilli, nesër do të falënderohet për nismën e pritur, për kthesën e madhe. Risimtarët i kanë prirë njerëzimit dhe si të tillë janë përjetësuar në mendjet dhe zemrat e kombit, të njerëzimit, në Panteonin e Lavdisë. Ai zgjodhi të varroset në gjuhën e Naimit dhe të Fishtës, në gjuhën shqipe të të parëve dhe jo në atë të huaj, arabe. Pra, me të drejtë u tha dhe u përsërit nga ngushëlluesit, përgjatë - Të Pamës - për Kadriun, se Ai u varros si shqiptar dhe jo si arab, siç vazhdon rituali i trashëguar nga kohërat e mugëta të pushtuesit.

Luftarak i paepur dhe polemist brilant

Në një bashkëbisedim intervistues, që zëvendës-kryeredaktori i revistës "Shqipëria Etnike", Zeqir Lushaj bëri me Kadri Manin, vetëm pak ditë para amshimit të Tij, shpaloset jeta dhe vepra e njeriut atdhetar, risimtar dhe problematik. Kjo intervistë e vjelur me shkas, madje me nuhatje e parandjenjë frike, se po ikën kësaj bote njeriu i përkushtuar i tëri çështjes kombëtare, do të mbetet guidë, për ta studiuar shpirtin zemërak dhe luftarak të Kadri (Os)Manit. "Karakterin e fortë e kam trashëguar nga babai, ndërsa logjikën e fortë nga nëna",- thotë Kadriu.

Kadri Mani ka lënë një trashëgimi të çmuar, letrare dhe publicistike, të botuar në 8 (tetë) vëllime dhe, pothuajse, të gatshme për botim edhe 10 (dhjetë) vëllime të tjera. Stili i veçantë, satira, ironia për të keqen në shoqërinë tonë, dominon në veprën e Tij shkrimore. Ai ka qenë i drejtpërdrejtë, ka thënë të vërtetën lakuriqe, pa drojë e frikë e, mbi të gjitha, pa çarë kokën se çfarë dhe si mendojnë dhe reagojnë të tjerët.

Kadri Mani qysh tani ka krijuar boshllëkun në mediat elektronike të shkruara. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe moderatorët e zellshëm të "Zemrës Shqiptare", Gëzim Marku dhe Ilir Dardani.

Përballja me aleancat kundrakombëtare

Aleanca anakronike e paradoksale e stalinistë-enveristëve me islamistët vehabistë-muhaxhedinë pikëtuan armiq të përbashkët: Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën dhe Papën e Vatikanit. Themi aleancë paradoksale, sepse komunistët janë ateistë aktiv, të pa fe, të cilët, sipas përcaktimit të kreut të tyre, Leninit rus, jo vetëm që nuk besojnë vetë, por agjitojnë dhe i bindin edhe të tjerët të mos besojnë në Zotin. Por, kjo nuk u prish punë islamistëve të ndërkryer, të tërbuar, të çoroditur. Mjafton ta luftojnë krishterimin, më saktë, katolicizmin, sepse me orthodokësinë serbo-sllave bashkëpunojnë të dy palët në aleancë.

Kadri Mani e denoncoi këtë aleancë të turpshme. Ashtu siç ishin adhurues të këtyre figurave kombëtare shumica absolute e shqiptarëve, edhe për Atë ishin kryeheronj të luftës, të humanizmit, të paqes, madje në përmasën botërore. Sulmi ballor dhe në prapaskenë të kësaj aleance-bandë karshi shtetbërësit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili me Flamurin e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës, hyri në Kancelaritë e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, me lutjen e madhe: "Shpëtoni trashëgimtarët dhe Atdheun e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës, Kosovën, nga asgjësimi fizik, nga zhbërja si komb, nga falangat e Milosheviçit vrasës".

Aleanca-bandë, komuniste-islamiste e Kosovës, e futur nën çadrën e koracuar të klikës pushtetare të`97-ës, të Tiranës zyrtare, e prirë nga presidenti i dhunshëm, Rexhep Mejdani, u trimërua deri në masën e sabotimit të hapur të luftës, duke nisur edhe likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë ushtarakë dhe civilë. Lakejtë stalinistë-enveristë të Kosovës, të strehuar në "Bllokun" famëkeq të Tiranës, intrigonin me krerët social-komunistë vendorë, përdornin megafonët e Mejdanit me bandë, për të denigruar institucionet legjitime të Kosovës, të ngritura me mund e sakrifica nga Presidenti Rugova me shokë, në kushtet e një terrori të egër të pushtuesit mizor serbo-sllav.

Paturpësia kulmoi kur banda e komunistëve të bashkuar sulmoi, marrëzishëm e trishtshëm, Presidentin Rugova, duke e akuzuar për tradhti, pikërisht kur Ai ishte marrë peng, përdhunshëm, nga kasapi i Ballkanit, siç e quan bota demokratike Slobodan Milosheviçin. Një akuzë e tillë, jashtë çdo logjike njerëzore, për Njeriun, i cili, urtësisht dhe mençurisht, përfitoi aleatë të fuqishëm, si Anglia e Franca, që dikur kishin qenë miq për kokë të Jugosllavisë, të Serbisë; për Njeriun që përtëriu miqësinë me Amerikën e zëshme, të prishur e të përdhosur nga aventurieri e lakeu rus-serb-aziatik, i pështirosuri Enver Hoxha; për Njeriun që solli NATO-n në Kosovë, me fluturaket e saj bombardues; për Njeriun vizionar, i cili parashikoi, tej dy dekadave më parë, agjendën e saktë të lirisë, të pavarësisë dhe bërjen e Shtetit të Kosovës. Dhe, risimtari Kadri Mani ishte i pari që e pagëzoi Presidentin Rogova me emrin e shenjtë: "Pejgamber i Kosovës".

Kadri Mani do të përballej fort me bandën shqiptare të`97-ës dhe atë të Kosovës, LPK-në, e cila do të evoluonte nga një organizatë e thirrur për veprime revolucionare, në një bandë kriminale. Në tubime të shumta gojarisht, me shkrime të përditshme, denonconte e mallkonte politikën kundrakombëtare të Tiranës zyrtare dhe të lakejve të saj - Lëvizjen staliniste-enveriste të Kosovës, synimet e tyre errëtake, për ta përçarë faktorin ushtarak e politik dhe pastaj popullin, për ta sabotuar luftën, duke e pamundësuar lirinë.

"Harresa" e pushtetarëve inatçi e hiç

Kadri Mani ishte mik i vjetër i Presidentit Rugova. Njohja e tyre daton në marsin e vitit 1965, kur Kadriu erdhi nga redaksia e revistës "Jeta e Re", për pajtime në Gjimnazin e Pejës.

Shpifjet e horrakëve komunistë për Presidentin vizionar e irritonin Kadriun. Dhe, Ai, në përgjigje publikoi librin: "Dr. Ibrahim Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë". Por, nuk u mjaftua me kaq. Botoi librin e dytë për dr. Rugovën, si personalitet e burrështetas markant. Ai nuk e bëri këtë, thjesht, për ta mbrojtur mikun e Tij Rugovë. Por, parimi i Tij për të thënë e mbrojtur të vërtetën, ishte dhe mbetet proverbial. Ai kurrë nuk ka qëndruar në rolin e spektatorit. Përkundrazi, ka qenë aktiv në të gjitha ngjarjet kardinale për kohën.

Heshtja zyrtare qeveritare dhe e mediave, të censuruara rreptë nga shefat stalinistë pushtetarë e qyqarë të Kosovës, me rastin e shuarjes fizike të Kadri Manit, është dëshmi e privatizimit të shtetit dhe të shpërdorimit kriminal të pushtetit. Pavarësisht ndëshkimit me harresë të njeriut që bëri aq shumë për popullin, kombin, Ai do ta mbijetojë heshtjen dhe harresën e tanishme pushtetare, duke i kthyer ata në hiç, ashtu siç janë njëmendësisht uzurpuesit, me plumb e gjak, të pushtetit në Kosovën tonë, keqas të përdhosur dhe të përtokur.

Kadri Mani u mungon sot jo vetëm Familjes të Tij të nderuar, miqve, shokëve dhe dashamirëve të shumtë, por edhe lexuesit shqiptar gjithsesi. Ikja kësaj bote, lamtumira e Tij, është një humbje e madhe për letrat dhe mendimin shqiptar.

Ne, miqtë, dashamirët, atdhedashësit, në mirënjohje për sakrificat e bëra për popullin, kombin, për më shumë se gjysmëshekulli, të Kadri Manit, vazhdojmë të lutemi kolektivisht, që shpirti i Tij i dlirë të gjejë prehje në Parajsë.

Lavdi jetës dhe veprës të begatë të Kadri (Os)Manit!

 

PS. Fjala e mbajtur në akademinë përkujtimore për atdhetarin Kadri Mani

-Lamtumirë!

Nga Fazli Maloku

Drejtor i Revistës “ShqipëriEtnike”

Kolosi i Lëvizjes Ilegale Shqiptare në ish Jugosllavi, Atdhetari i shquar me përmasa kombëtare, luftëtari i paepur deri në frymën e fundit për krijimin e Shqipërisë Etnike, ai që i fali Shqipërisë rininë, shëndetin, duke u kalbur e dhunuar për 17 vite burg dhe gjithësejt 25 vite i dënuar nga gjykatat kriminele Jugosllave, idealisti i papërkulshëm, njeriu me zemër e shpirtë të çelikët, njeriu me shpirt human dhe me vetitë më të larta njerëzore, pedagogu i talentuar e revolucionar dhe sy patrembur, poeti, shkrimtari e publicisti i talentuar, ai që ty Revista e jonë Shqipëria Etnike, shumë e dashur dhe e çmuar prej gjithë lexuesve anë e kënd Shqipërisë e shqiptarëve kudo që jetojnë, ai që ty të lindi, ta rriti shtatin deri sot që po shkruaj, profesor Kadri Mani - Osmani, nuk do ta kemi më fizikisht në mesin tonë! Vetëm ai pati dijën dhe aftësitë,  që ty Revista jonë Shqipëria Etnike, të të skalis, të të mjeshtroi, të të gëdhend siç është më së miri, të të shtoi hjeshin e trupit t'ënd artistik,  të mbush me ëmbëlsira për lexuesit e shumtë anë e kënd ku jetojnë e frymojnë shqiptarët, ai që dha edhe centin e fundit për ty, vetëm që ti ta shohësh dritën e botimit, njeriu që të dha mendjen e fuqinë për ti damkosur guximshëm e shtruar për tokë, të gjithë dashakeqët, hajdutët, rrenacakët, injorantët dhe hilegjinjtë, të cilët nuk lenin gur pa lëvizur për ta penguar Çeshtjen Shqiptare, për bërjen e Shqipërisë Etnike.
    Me bacë Kadriun, më rastisi të njihesha që nga viti 1965, dhe që nga kjo datë jo e afërt,  shtegtuam bashk me shokë drejt rrugës së lirisë e të çlirimit për një Shqipëri Etnike. Edhe pse profesor Kadriu, qysh në moshë të re, atëherë kur u rekrutua për në Armatën Jugosllave, dhe qëndroi vetë 30 ditë me sherbim në këtë Përbindësh për shqiptarët, nga se u diagnostifikua me probleme serioze të zemrës, por as unë e as ndonjëri nga shokët, qoftë vetëm njëherë, nuk e dëgjuam se ankohej për shëndetin e tij. Jeta e tijë e gjatë burgjeve famëkeqe Jugosllave i solli telashe të shumëta ekonomike e sociale familjes së shenjtë të bacë Kadriut, por ai asnjëherë para shokëve nuk ankohej, dhe të mbushej mendja se nuk i mungonte asgjë prej gjëje!

Mbaj mend një rast, ishte vera e vitit 1983, kishte pak javë që bacë Kadriu kishte dalur nga burgu 9 vjeçar, me që ishim lidhur në aktivitet iligeal, një mesditë e vizitova familjen e tij në shtëpinë e tij modeste në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Në këtë familje dhe pranë bacë Kadriut, ne shokët, merrnim forcën, guximin dhe elanin për të vepruar. Në familjen e Bacës ndjehej Aroma e Lirisë, dhe do të dëshironim që të zgjatnim sa më shumë në atë atmosferë lirie, por rregullat e Ilegales nuk lejonin një gjë të tillë. Në momentin kur desha të ngritesha, bacë Kadriu iu drejtua nikoçires, zonjës Shukrie: " Grua, ç'kemi për drekë sot?". z. Shukrie një nikoçire e vërtetë, e cila edhe në këto kushte misterje, arriti me shumë sukses ti rris, shkolloi e edukoi në frymën atdhetare tre fëmijët e saj Hidajetën, Rabitin e Ylberin iu përgjigj: "Kemi fasulë". Fasulja që e kishte sjellur ndonjëri nga shokët apo t'afermit ishte ushqim tepër i rrallë në familjen skamnore të bacë Kadriut! Në të shumtën e rasteve, për të tria racionet ditore, në këtë familje shtrohej vetëm buka me çaj të bërë nga sheqeri i djegur! Bacë Kadriu nguli këmbë që këtë fasulë ta ngrënim s'bashku. Dhe kështu edhe u bë.

Ashtu siç ishte bacë Kadriu për ty Revista ime Shqipëria Etnike, mësues, drejtues, udhërrefyes, skalitës artistik, ashtu ishte edhe për mua që nga koha kur u njohem. Këndej e tutje nuk do ta ndjejmë dorën magjike do të thosha të Bacës, nuk do ta kemi forcën morale e etike të tijën, nuk do ta kemi as gëdhendjen artistike, por sigurisht se këtë z'brastësirë do të përpiqen të na e kompenzojnë shokët e miqtë, idealistët , atdhetarët e shquar, mjeshtrit e pendës, mendjehollët e Bacës, zotërinjtë Idriz Zeqiraj e Zeqir Lushaj me shokë.
     Krejt në fund të këtij shkrimi, ty Revista ime Shqipëria Etnike, të dëshiroj rrugë të mbarë, në pistën që e ndërtoi i madhi profesor Kadriu, me shkrimet e tua, qofshin prozë a poezi, analiza e vështrime, publikime të çfarëdo lloji, ti mbëltosh me nektarin e luleve të lirisë, të atdhedashurisë, të dashurisë njerëzore, të patriotizmës shqiptare, me virtytet më të larta njerëzore universale, rrugëtim të mbarë dhe faqebardhë!
Me dashuri e respekt për ty Revista jonë Shqipëria Etnike si dhe për gjithë stafin e redaksisë!

Prishtinë , dhjetor 2012

----------------------

Nga: Zeqir Lushaj

KOMENT NË ZSH, PAK DITË PARA VDEKJES SË BACËS KADRI

I patjetërsueshmi shumë i nderuar Kadri Mani:

...Kadri Mani, i lypë furtunat,
Ashtu siç majat i ndjek era,
As në Parajsë, nuk do të qetsohet,
Edhe atje do të kercasë potera!

Se Zoti të tillë e bani këtë rob,
Kadri Prishtinën, që kur ish djalë,
Ndaj, edhe pëlumbat jasht tabelës,
Me gjithë zemer ja kemi falë...!

-------------------------

Lajmërim për lexuesit:

Nga një numer në tre muaj që ka qenë tradita e mëparshme shumëvjeçare, për nderë të 100-vjetorit të Pavarësisë, gjatë ketij viti 2012, redaksia,( perkatësisht zv/kryeredaktori Zeqir Lushaj), ka përgatitur e publikur 12 numëra të fletores modeste ShqipëriEtnike…

Me shuarjen në këtë jetë dhe ikjen në amshim të pronarit, themeluesit e shpirtit të kësaj reviste, mikut tim të dashur e të paharruar zotit Kadri (Os) Mani, them se edhe vet krijese e tij (kjo revistë pra), do të ketë këtë fat .Megjithatë, fati i mëtejshem  i kësaj reviste është problem i familjes së nderuar Mani, si dhe i titullareve kryesor  të saj, zotit Fazli Maloku e Idriz  Zeqiraj, si drejtor e kryeredaktor por dhe si miq të gjithëkohshem të të nderuarit Kadri.

Sqaroj lexuesit se unë,e kam pas marrë persiper ndertimin e kesaj reviste vetëm per këtë vit se, aq ishin dhe janë mundësitë e angazhimi tim shoqror por edhe atdhetar në mbeshtetje të të paharrurit Kadri Manit.(Këtë sqarim e shoh të nevojshem dhe e ndjej si detyrë  më shumë sot, që Kadriu nuk është më në mes nesh).

Theksoj se, ndihmesa ime e derisotme, ka qenë jo veç e pakursyer por edhe plotësisht vullnetare, gjë për të cilën, ndjej jo pak kënaqësi.

Me këtë rast, e ka vendin të falënderoj revisten ZemraShqiptare dhe drejtorin e saj, zotin Gëzim Marku per mbeshtetjen e pakufishme që i kanë dhënë revistës sonë modeste por ide e qëllim-madhe, ShqipëriEtnike”.

-----------------------------------

-JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR NGA PERANDORIA OSMANE SI DHE GEZUAR TË GJITHËVE FESTEN E KRISHTLINDJEVE DHE VITIN E RI 2013. PAÇI VEÇ GËZIME NË FAMILJET TUAJA-

-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: