Dibran Demaku: Drejt Shqipërisë
| E Shtune, 15.12.2012, 09:51 AM |

DREJT  SHQIPËRISË

Nga festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar

Nga Dibran Demaku

Promovimi i antologjisë me poezi „Në shekull dritë” me 100 poezi e shkruar nga 100 poetë dhe krijues shqiptar të mërguar në të katër anët e planetit, kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, që do të bëhej në Tiranë dhe në Vlorë në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë shqiptare do të ishte një shkas më shumë  që një grup autorësh të antologjisë apo albumit poetik në fjalë, në mesin e të cilëve edhe autori i këtij shkrimi  të niseshin nga Gjermania-Drejt Shqipërisë.

Festa kombëtare e 28-Nëntorit, këtë vit ishte e veçantë.Ishte e veçantë sepse në këtë 28-Nëntor rrumbullaksohej një shekulli i Pavarësisë shqiptare.Andaj edhe festimet e kësaj Dite këtë vit ishin të veçanta.Festimet për këtë Ditë, mbase më e rëndësishmja në krejt historinë e kombit shqiptar, u organizuan në të gjithë cepat e planetit, aty ku jetojnë e veprojnë sot shqiptarët.Ndërkaq shumë nga mergimtarët shqiptarë,nga të gjitha anët e planetit ku ndodhen, këtë herë në mënyrë të organizuar apo në mënyrë individuale ia mësynë Shqipëeisë me dëshirë që këtë Ditë rë rëndësishme të historisë sonë kombëtare ta festonin  në atdheun e të gjithë shqiptarëve-Në Shqipëri.

Kësaj feste gjithëkombëtare iu bashkua edhe Lidhja e shkrimtarëve dhe e artistëve shqiptarë me seli në Gjermani. Lidhja në fjalë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar kishte përgatitur e botuar një përmbledhje poetike me 100 poezi  të shkruar nga 100 poetë e krijues shqiptarë të mërguar në vende të ndryshme të planetit tonë të quajtur-Tokë. Kontributin më të madh që kjo antologji apo ky album poetik ta shihte dritën në prag të 100 –vjetorit të Pavarësisë shqiptare e kishte dhënë kryetari Lidhjes në fjalë z.Hasan Qyqalla, njeherësh edhe përpiluesi i antologjisë apo albumit poetik në fjalë.Promovimi i antologjisë apo albumit poetik“Një shekull dritë“, i cili do të bëhej në Tiranë dhe në vlorë në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë shqiptare do të ishte një shkas më shumë që një grup autorësh të antologjisë apo albumit poetik në falë, në mesin e të cilëve edhe autoi i këtij shkrimi, të niseshin nga Gjermania- Drejt Shqipërisë.

Në mbrëmjen e 22-Nëntorit, nga Gjermania-Drejt Shqipërisë do të niseshin autorët. Hasan Qyqalla, Sadik Krasniqi dhe Dibran Demaku.Me ta do të ishe edhe një shqiptar që nuk ishte as krijues e as autor i poezisë, por thjeshte një shqiptar-mërgimtar në Gjqrmani me emrin e mbiemrin Ferat Ferizi.Edhe ai si të gjithë shqiptarët e tjerë kishte dëshirë që të merrte pjesë në festimet e Pavarësisë që do të bëheshin në Kosovë dhe në Shqipëri.

Rruga e gjatë nga Gjermania deri në Kosovë kaloi shpejt falë barcoletave të treguara nga Hasani Sadiku e Ferati.Pasditja e 23-Nëntorit do të na gjente në Kosovën e zbukuruar me flamuj kombëtar e me pankarta për Diten e madhe-100 vjetorin e Pavarësisë.Kishim bërë afro 2000 kilometra rrugë nujë natë dhe një ditë, dhe asnjëri nuk kishim vënë asnjë minutë gjumë në sy.Dhe si për çudi as lodhje nuk ndjenim.Mbremjen e 23-Nëntorit do ta kalonim secili në familjen e vet.

Të nesërmen ashtu siç ishim marrë vesh në orën dymbëdhjetë u takuam në Komoran(Bushat) dhe ia mësymë Shqipërisë.Sadiku(Krasniqi) e kishte marrë me vete djalin e të vellait me një emer shumë të bukur dhe domethënës-Fannol Krasniqi, i cili do ta drejtonte tërë kohën makinën që nga Komorani(Bushati e deri në Tiranë.Pak pa arritur në Tiranë do të takonim edhe tre autor që kishin ardhur dy nga Gjermania dhe një nga Austria.Nga Gjermania kishin ardhur Hafiz Gagica dhe Mentor Thaqi,nderkaq nga Austria kishte ardhur  poeti Ragip Dragusha,përndryshe poet nga Shkodra,por i mërguar në Austri.Edhe kjo rrugë do të kalonte shumë shpejt tash fal Fannolit i cil do të rrëfente shumë barcoleta që bënin fjalë për aktualitetin e tashëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.Fannoli siç na tregoi, rrugën Kosovë-Shqipëri e bënte së paku njëherë në javë, andaj ne nuk na mbeste tjetër vetëm t`i „dorëzoheshim“ zotësisë së tij sa i përket  drejtimit të makinës si dhe gjetjes së adresës ku do të mbahej takimi letraro artistik.

Mbrëmja e 24-Nëntorit do të na gjente në Tiranë.Fannoli do ta gjente pa ndonjë problem adresën që ia kishim dhënë dhe e cila ishte Ministria e kulturës në Tiranë.Para objektit të Ministrisë në fjalë ishin tubuar shumë krijues dhe dashamirë të fjalës artistike, të cilët do të na prisnin shumë ngrohtë ashtu si priten vëllëzërit.Në mesin e atyre që na pritën dhe na dëshiruan mirëseardhjen ishin edhe botuesi i antologjisë poetike Roland Lushi si dhe redaktori Demir Gjergji.

Në kohën dhe terminin e caktuar do të hynim në ambientet e Ministrisë së kulturës dhe pikërisht në sallën që ishte rezervuar për promovimin e antologjisë.Salla ishte zbukuruar pët Festën kombëtare dhe ambienti ishte i mrekullueshëm për promovim.Salla e mbushur me krijues dhe dashamirë të fjalës artistike priste me padurim fillimin e promovimit të librit.Nga Kosova kishte ardhur  Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli dhe me pranin e tij ia shtoi edhe më shumë vlerën këtij takimi. Përveq tij në këtë takim lertaro-artistik mori pjesë dhe këshilltari i ambasadës së Koeovës në Tiranë z. Esat Drajshori.

Takimi filloi me intonimin e himnit kombëtar.Pastaj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi,përndryshe redaktori i botimit të librit Z.Demir Gjergji. Sië e donte rendi ai së pari do të ia jepte fjalën Ministrit të Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Ibrahim Makolli . Z. Makolli në fjalën e tij do të përgëzonte të gjithë ata autorë, redaktor e botues që librit në fjalë.Ai do të falenderonte edhe të gjithë ata që ishin angazhuar për organizimin e mrekullueshëm të atij takimi letraro-artistik.Dhe krejt në fund ai do të premtonte se Ministria të cilës i printe ai do të ishte gjithmonë afër dhe bashkë e mërgimtarët shqiptarë kudo që ndodhen ata.

Pastaj do të fillonte programi letraro artistik.Një fjalë rasti për librin do ta thonte redaktori i tij z.Demir  Gjergji i cili di t`i përgëzonte të gjithë autorët që ishin angazhuar në shkrimin e këtij libri të veçantë e që i kushtohej i tëri 100-vjetorit të Pavarësisë.Përgëzimet dhe urimet më të mira z. Gjergji ia drejtoi z: Hasan Qyqallës,përpilues i Antologjisë në fjalë si dhe angazhimit të tij që libri të shihte dritën në prag të Festës së Madhe.Pas Demir Gjergjit, një fjalë të shkurtër e tha edhe botuesi i librit i cili në mes tjerash do tëthonte se e ndiente vetën krenar që ishte i zgjedhur të botonte një libër të tillë krejt të veçantë.Dhe pas fjalëve përshëndetëse do të fillonte leximi i krijimeve të disa nga autorët e librit që kishin bërë mijëra kilometra që të vinin në këtë promovim.Poezitë e tyre i lexuan këta krijues: Hasan Qyqalla,Sadik Krasniqi,Ragip Dragusha, Mentor Thaqi, Hafiz Gagica dhe Dibran Demaku.Pastaj lexuan edhe shumë krijues nga Tirana në mesine të cilëve edhe i mirënjohuri Vullnet Mato.Pas leximit të poezive u organizua edhe një koktej rasti.Gjatë atij kokteji krijuesit nga mërgimi i ndërruan adresat me krijuesë të shumë nga Shqipëria duke premtuar se tash e tutje do të kishte më shumë manifestime të tilla të përbashkëta.Pas përfundimit të manifestimit ne që kishimardhur nga larg deshëm që ta shihnim Tiranën,kryeqytetin e atdheut se si dukej në atë mbrëmje në në prag feste.Nga Ministria e kulturës di të shëtisnim nëpër sheshin „Skënderbej“, nëpër shqshin „ Dëshmorët e kombit“ nëpër sheshin „Nëna Tereze“....Gjithandeh Flamuj e pankarta që lajmëronin një Festë të Madhe. Gjithandej qytetarë të Tiranës duke shëtitur dhe duke ju gëzuar Festës së pritshme...

Pas orës 22, të mbrëmjes do ta linim Tiranën e mbështjellur gjithandej me flamuj kombëtar dghe do të ia mësynim Kosovës e cila po ashtu ishte e mbështjellur gjithandej me flamuj kombëtar në pritje të Festës së Madhe...

Me 26-Nëntor do të ia mësyenim sërish Shqipërisë, këtë herë Vlorës heroike e historike, Vlorës së Ismail Qemalit, Vlorës së Flamurit...Dhe në mbrëmjen e asaj dite të të gjendeshim në Vlorën  e mbështjellur gjithandej me flamuj kombëtar, në qytetin që kishte meritën heroike dhe historike që 100 vite më parë a shpallte të Pavarur Shqipërinë!...Edhe në Vlorë do të bënim promovimin e antoligjisë „Një shekull drite“.Në Vlorë do të na priste Lidhja e shkrimtarëve „Petro Marko“ me seli në Vlorë.Edhe në Vlorë salla ku do të mbahej promovimi i albumit poetik ishte e rregulluar për mrekulli, si për ditë feste më...E ne kishim festë...Bënim promovimin e librit tonë që i tëri i kushtohej 100-vjetorit të Pavarësisë shqiptare, asaj Pavarësie që Vlora i kishte dhënë gjak e shpirt!..

Para seliseë së Lidhjes së shklrimtarëve“Petro Marko“ me seli në Vlorë do të na prisnin dhe përshëndesnin: Myrteza Mara-kryetari i Lidhjes,Thanas (Nase) Jani-kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë me seli nëAthinë të Greqisë, Gëzim Llojdia-sekretar i Lidhjes së shkrimtarëve“Petro Marko“, Vlorë;Luan Toto-Aktor ,shkrimtar; Çlirim Hoxha-drejtor i bibliotekës me seli në Vlorë...

Pastaj do të shkonim në sallën e mrekullueshme ku do të mbahej promovimi.Edhe këtu si në Tiranë ditë më parë salla do të ishte e mbushur me krijues e dashamirë të fjalës artistike.Mbrëmjen letraro artistike do ta hapte Kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve“Petro Marko“ me seli në Vlorë dhe së pari siç e donte rendi do ta ftonte z. Arben Beqirajn-Nënkretar i Bashkisë së Vlorës, i cili me praninë e tij  e nderonte takimin letraro artisitik.Z. Arben Beqiraj se pari  do t`i përshëndeste të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi letraro-artistik me potencim të veçantë ata që kishin ardhur nga larg në qytetin e krenarisë sonë kombëtare, në qytetin e Flamurit, në qytetin e Ismail Qemajlit, në qytetin e Pavarësisë kombëtare që në këtë 28-Nëntor do të mbushë 100 vjet!-Të kaloni sa më mirë në qytetin tonë dhe tuajën, në Festën tonë dhe tuajën!- do të përfundonte fjalën e tij z. Beqiraj...

Pastaj do të fillonte ora letrare.Në këtë orë letrare do të lexonin së parii mysafirët e që ishim ne të lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë nga Gjermania dhe vende të tjera: Hasan Qyqalla, Sadik Krasniqi,Ragip Dragusha,Mentor Thaqi dhe Dibran Demaku.Pastaj do të lexonin edhe Myrteza Mara,Thanas( Nase) Jani,Luan Toti,Klaudi Nuredini etj...Dhe krejt në fund Lidhja e shkrimtarëve“Petro Marko“ ndau mirënjohje për ne që kishim ardhur nga larg,ndërkaq ne për pjesëmarrësit e takimit letrar në fjalë si dhe për lidhjen e shkrimtarëve“Petro Marko“ dhuruam librin „Një shekull dritë“...Taki letraro artistik përfundoi i ngrohtë si takim mes vëllezërish...

Meqë disa nga ne ishim për herë të parë në Vlorë pas takimit shfaqëm dëshirën që të shëtisnim nëpër Vlorën e Flamurit...Shkuam në këmbë deri tek Sheshi i Flamurit dhe aty na priti krenare dhe madhështore obelisku i Pavarësisë.Bëmë ca fotografi me premtimin se tash e tutje do të vinim më shpesh në Vlorë dhe pasi u përshëndetëm me mikpritësit morëm rrugën për Kosovë...Morëm rrugën për Kosovë, por tash të mbushur nëshpirt e në zemër me Vlorë!...

Dhe erdhi Dta e madhe...Dita e Madhe e 28-Nëntorit!...Dita e Madhe e Pavarësisë!...E tërë Kosova atë ditë ishte zgjuar herët dhe ia kishte mësyer Shqipërisë!...Ishin zgjuar para agimit me dëshirë që rrezet e para të diellit t`i shijonin në Vlorë dhe në Tiranë...Lumit të gjatë të shqiptarëve që ia kishin mëser Tiranës këtë herë iu bashkova ne shoqëri me djalin e vëllait tim-Kushtrimin dhe me Ferat Ferizin,atë shqiptarin që kishte ardhur me ne nga Gjermania dhe të cilin e kam përmendur në fillim të këtij shkrimi!...Dhe vërtetë rrezet e para të diellit do të na gjenin në Tiranë!...Në kryeqytetin e atdheut të të gjithë shqiptarëve!...Rrugët dhe sheshet e Tiranës ngjanin me lumej të rrëmbyeshëm që shkonin nga andej –këndej...Të gjithë ishin të lumtur dhe të gjith donin që ta preknin nga afër Festën e ditës së Madhe!...Dhe të gjithë ata që u ndodhën atë ditë në Tiranë e prekën Festën e Madhe me zemër e me shpirt,Festën që do ta ruajnë në mendjen e tyre aq gjatë sa të frymojnë mbi këtë tokë!...E Festa ishte e madhërishme!...Thuhet se në të morën pjesë më shumë se 1.000.000 pjesëmarrës!...Vetë kjo pjesëmarrje flet vet më shumë se njëmijë fjalë që mund t`i shënoj unë!...Andaj unë po e përfundoj këtu këtë shkrim!...



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: