Ukshin Zajmi : Dardanasit, at e bir, laurat të shpërblimit “Mbreti Konstantin”
| E Premte, 14.12.2012, 08:29 PM |

Bekim e Uliks Fehmiu, babë e bir, laurat të shpërblimit “Mbreti Konstantin” në Nish

Nga Ukshin Zajmi

Në vendlindjen e Gaj Flavije Valerije Aurelije Konstantinit (272 – 337), përkatësisht Konstantinit të Madh, në Naissusin e Dardanisë, përkatësisht në Nish, prej vitit 1966 mbahet manifestimi “Takimet e Filmit”, dhe një nga shpërblimet për rolin më të mirë të mashkullit në film mban emrin “Mbreti Konstantin”.

Në takimet e para që u mbajten në vitin 1966, laurat i parë i çmimit me këtë emër ishte Bekim Fehmiu, ndërsa sivjet në takimet e 47, ky shpërblim i takoi djalit të Bekim Fehmiut, Uliks Fehmiut për rolin e Sredoje Govorushes në filmin„Rruga kryengritëse”. Duke marrë këtë shpërblim Uliks Fehmiu, që aktualisht jeton në Nju Jork, por kur i ofrohen role aktron edhe në Beograd, ku i jeton e ëma dhe vëllau, tha se është i lumtur, që këtë shpërblim e merr pas  47 vitesh, kur laurat i parë i këtij çmimi ishte babai i tij Bekimi, dhe për këtë e falenderoi publikun dhe jurinë e këtyre takimeve filmike, në fundgushtin e sivjemë.

Dardanasit, përkatësisht shqiptarët e Kosovës, në vitin e ardhshëm duhet të përkujtojnë Konstantinin e madh, i cili, si dardanas është edhe paraardhës i tyre, sepse 1700 vjet më parë ai shpalli Ediktin e Milanos, pra në vitin 313, me të cilin lejoj deklarimin fetar, pra bëri të lirë përdorimin e fesë krishtere. Përndryshe, nëse lejojmë që përsonalitetet nga e kaluara jonë ua lejojmë të tjerëve që t’i përvetësojnë, atëherë duhet edhe të mos deklarohemi se jemi pasardhës të Dardanëve. E në këtë aspekt, të tjerët, e posaçerisht serbet dhe grekët janë duke prirë. Në Nish janë bërë përgatitje të mëdha për të kremtuar 1700 vjetorin e shpalljes së Ediktit të Milanos nga Konstantini i madh, të cilin e quajnë edhe bashkëvendas, sepse ai është i lindur në Nish, por për fat Konstantini nuk qe serb, por dardan.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: