Dedë Preqi: Lufta e Kastriotit nuk ka mbaruar
| E Merkure, 12.12.2012, 07:33 PM |

LUFTA  E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBE ENDE NUK MBARON

Nga Dedë Preqi

Për të shkruar një realitet historik, apo për një figurë historike të shekujve më herët, në kushte dhe rrethana të sotme , nuk është aq lehtë, sepse duhet të shfrytëzohen materiale dhe të dhëna të ndryshme historike, të cilat gjurmohen nëpër arkivat përkatëse në Evropë dhe botë. Dhe për të kapur shkallën e zbulimëve të reja në mënyrë reale të ndodhive historike shumë shekuj më herët, për të cilat kanë shkruar shumë autor të përafërm me kohën e ngjarjeve, autorët e sotëm mund të plotësojnë shumë pak, vetëm nëse zbulohet diçka që nuk është thënë, apo shkruar më herët, përndryshe disa autor shkruajnë sot edhe pa e analizuar bazën reale të studimit, vetëm duke i shijuar teket e tyre të natyrave dhe qëllimëve të ndryshme.

Mënyrat e tilla të vrojtimit historik janë më shumë fenomene në vete, se sa që janë studime të mirëfillta historike, dhe si lloje të tilla degjenerative të fakteve historike,  prekin thellë në   ndërgjegjën e çdo kombi dhe natyrën reale. Edhe Akademia serbo-madhe gjithherë e ka injoruar të vërtetën shkencore historike të shqiptarëve, por në disa rrethana bindshëm tregon se, shqiptarët në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbe, në kohërat më vendimtare luftuan duke e mbrojtë Evropën nga invadimi osman.

Duke pasë parasysh shkathtësinë luftarake të Gjergj Kastriotit në kohën kur ishte peng i Sulltan Muratit, e bënë atë, ta nderoj me çmimin më të lartë, duke e quajtur  I s k a n d e r Bey(Skënderbe) që e ka kuptimin Aleksandër i Madh. Dhe, Sulltan Mehmeti i asaj kohe, kur njoftohet se ka vdekë Skënderbeu, ishte gëzuar shumë, i cili thotë, tani Azija dhe Evropa janë të miat.

Shkodrani Marin Barleci, ishte biografi më i rëndësishëm, që ka lënë dëshmi  mbi historinë e vërtetë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, të cilat shkrime i vlerësuan edhe shumë historian të tjerë. Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu, iu drejtue edhe Evropës, se armikun e përbashkët duhet ta luftojmë së bashku,i cili thoshte, fitoret nuk mvarën nga numri, por nga strategjia e tyre,(M.Barleci)

Kanë shkruar edhe shumë autor të tjerë të mëhershëm, si Frengu, Muzaka, mandej kanë shkruar edhe Fishta, Naimi dhe shumë të tjerë, që me shkrimet e tyre për Gjergjin, paraqitën në mbarë hapësirën shqiptare dhe më gjerë, duke pasë parasysh një pasuri të madhe për historinë kombëtare, ashtu dhe duke nxjerrë në pah preokupimet e historianëve  shqiptarë dhe të huaj, ku populli mund të gjejë frymëzime të begatshme për të portretizuar më mirë figurën e heroit të madh kombëtar.

Shënime të freskëta për Gjergj Kastriotin –Skënderbe, sjellin edhe shumë autor të tjerë sot,sikur që shkruan  edhe studiusi i njohur J.Dranqolli, i cili merr disa të dhëna historiografike  nga shënimet e ipeshkëvit të Ulqinit, i quajtur Martin Segoni, me preardhje nga Dardana e Kosovës, dhe sipas autorit, mund të llogaritet si një biograf i parë i heroit kombëtar.

LUFTA E GJERGJIT ENDE NUK MBARON

Lufta e Gjergj Kastriotit-Skënderbe, ende nuk mbaron, edhe pse Ai prehet në paqë, që prej 17 janarit të vitit 1468, përsëri e sulmojnë ngucakeqët,nuk e lënë të qetë as në arkivol. Në kohën kastriote , Gjergji u përball me pushtuesit osman dhe as që u frikësue, ndërsa sot e ka më vështirë, në kundërshti i ka do njerëz, të cilëve nuk mund t’u merr hak, sepse nuk janë o s m a n, por janë alban, dhe nuk mundet t’ua drejtoj shpatën, dhe janë njerëz me bishta, sikur që ka thënë edhe Fishta. Nuk mund ta gjeshë askund te popujt tjerë të botës, është e rrallë të dëgjohet se heronjt e vet i „çmistifikon“, ndërsa te populli shqiptarë është e kundërta, për heroin kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbe, që të njëjtat fushata ndodhin edhe me figurat humanitare dhe të shenjta, sikur që është rasti i Nënë Terezës.

Nëse autorët e huaj shkruajnë për historinë dhe figurat tona historike, të cilët mund ta gabojnë realitetin historik, përshkak të kushteve dhe rrethanave,dhe mund ta shtrembërojnë realitetin e kombit shqiptarë, kjo nuk është e çuditshme, ose ti quajmë mëkatarë, por nëse realitetin tonë historik e gabojmë dhe e shtrembërojmë vet, për qëllime të ndryshme, të cilat nuk përkojnë me realitetin kombëtarë e historik, atëherë pasojat llogaritën të pa imagjinueshme, dhe jemi vetëvetja e vrasjes kombëtare dhe historike.

Një orientim i tillë autorësh që shkruajnë në këtë mënyrë të çoroditjes dhe rrebelimt,të cilët promovojnë propaganda për figurat heroike, për figurat humanitare, për figurat letrare e shkencore kombëtare, ata punojnë kundër vlerave të kombit dhe kundër vlerave të atij vendi, apo shteti, të cilët kanë prapavija të programuara antikombëtare,në favor të një biznesi të turpshëm dhe afatshkurtër.

Prandaj, duhet ta falenderojmë Zotin dhe ti besojmë historisë dhe vlerave të saja historike, me Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, dhe shumë bijë e bija  të kombit tonë, që u flijuan për komb e atdhe, dhe  nuk mbetët historia në mëshirën e këtyre „hamendësve“ të tillë  antikombëtarë.

Shigjetat që po ia drejtojnë sot heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbe, janë shigjeta të drejtuara drejt kombit shqiptarë, sepse heroi kombëtarë është atje ku është dhe nuk mund ti bëjnë asgjë, por ku qëndron realiteti historik i kombit tonë, i cili po nëpërkëmbët nga njerëz të pa ndërgjegjëshëm…

Akademija e Kosovës, këto ditë e bënë një mrekulli në vete, e cila e anëtarëson një anëtarë të jashtëm, historianin filosllav zvicërran Jens Shmit, i cili historinë shqiptare dhe figurën e Gjergj Kasriotit-Skënderbe, e ç’mistifikon, dhe sipas tij, Gjergji luftoj as për hirë të atdheut, as të Papës, por për hirë të babës. Dhe Shmiti e ka shkruar një libër mbi Skënderbeun, por figurën e heroit tonë kombëtarë e zbehë aq shumë dhe e zbretë atë nga betejat e rrepta kundër osmanëve, dhe e vë në pozicionin e një figure tradhëtare, dhe të një atleti fetar.

E njëjta Akademi e bënë anëtarë nderi edhe korespondent historianin Noel Mallkom, i cili në shkrimet e veta tallët më shumë, me trashëgiminë ilire dhe traditat tona.

Atëherë, si nuk tallën të tjerët me trashëgiminë tonë, kur vet Akademia e Shkencave të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, e mohojnë tezën pellazgjike, e cila është teza më e hershme e origjinës shqiptare.

Gjergj Kastrioti-Skënderbe,dhe as heronjt tjerë të kombit tonë, nuk mund të bëhën pre e njerëzve të tillë, apo vegël e Shmitit, që shkroi një histori për heroin tonë kombëtarë pas gjashtë shekujve, që u famos te shqiptarët me të madhe, sikur që ta kishte sjellë një kryevepër historike, me ç’rast nuk mund të pajtohemi më të, sepse nuk ka të bëjë me realitetin historik dhe heroin kombëtarë, por libri në fjalë sjellë shijen e autorit, duke ua plotësuar edhe shijet e shumë biznismenëve që përfitojnë nga shitja e librit dhe të pavërtetave historike, kinse shqiptarët janë të flakëruar nga fryma e patriotizmit skënderbegian.

Gjergj Kastrioti –Skënderbe,mbetët legjendë e fuqishme dhe madhore që synon gjithmonë rrugen e lirisë,  sakrificës dhe qëndrueshmërisë, me dashurinë  e madhe ndaj kombit dhe atdheut të vet. Nga ky hero kombëtar nisët zanafilla e forcës së kombit tonë, e cila bëhët nyje e çeliktë e rezistencës kombëtare dhe ishte biri më i madh i sojit të heroit kombëtarë, si njeriu i vepres më të madhe të historisë shqiptare.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: