Ramiz Selimi: Kontributi i Austrisë në themelimin e shtetit Shqiptar
| E Shtune, 08.12.2012, 11:47 AM |

Sipozium në Vjenë nga Akademia Austriake për Paqe

Kontributi i Austrisë në themelimin e shtetit Shqiptar

Nga Ramiz Selimi

-Mag. Günther Rosenitz, Ambasadori i R. Kosoves Dr.Sabri Kiqmari, Zonja Minarolli, Princi Dr. Eduard Karl Habsburg, Ambasadori i R. Shqiperise Dr. Vili Minarolli, Keshilltari Z. Egin Ceka

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në ambientet e Akademisë  Diplomatike të Vjenës u mbajt simpozium me temën, „100 vjet shteti Shqiptar”. Synimi ishte që të prezantohej Shqipëria dhe shqiptarët, përfshi këtu edhe komunitetin tonë në Austri.

Simpoziumi kushtuar Shqipërisë përpos historisë tonë dhe sakrificave, përfshinte edhe histori shqiptaro-austriake të njohur, si ajo për Habsburgët, Ministrin e jashtëm Berthold e deri të ndihma ushtarake e oficerit z. Hermann von Kirchner, që në ushtrinë e mbretit Zog në mënyrë aktive nga viti 1928-1939 ndihmoi ushtrinë në organizim,

 

-Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Dr. Vili Minarolli dhe Mag. Günther Rosenitz

Kryetari i kësaj organizate Ing. MMag. Günther Rosenitz, përshëndeti mysafirët dhe bëri hapjen e këtij simpoziumi duke i dhënë fjalën Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Vjenë Dr. Vili Minarollit.

Ai në fjalën e tij tha se, është një nder i madh për të që ishte prezent , në ketë vit të veçantë, 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.”Zonja dhe zotërinj  e përgëzojë dhe urojë organizatorin për organizimin dhe ju uroj me një kënaqësi të madhe mirëseardhje të gjithë juve.  Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që pati vuajtje, sakrifica e robëri të pandërprerë, prandaj të arriturat janë të larta dhe duhet respektuar shumë. Jemi krenar për sakrificat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë që e bënë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Falënderojmë  edhe miqtë Austriak që na ndihmuan në themelimin dhe ndërtimin e shtetit tonë”.

 

-Princi Dr. Eduard Karl Habsburg dhe Mag Günther Rosenitz

Mbretëria Austro-Hungareze, e dëshironte Shqipërinë natyrale që në themelim

Referatin kushtuar historisë 100 vjeçare e kishte përgatitur këshilltari i Ambasadorit në Vjenë zoti Egin Ceka, i cili ndër tjera tha se:”  Në Vlorë me  28 Nëntor 1912, delegatë nga të gjitha pjesët e banuara të shqiptarëve në Ballkan u mblodhën së  bashku në një Kongres Kombëtar. Këta  Delegat  pas humbjes së Perandorisë Osmane në luftën e parë ballkanike kundër Serbëve, Bullgarëve, Grekëve dhe Malazezëve e shpallën pavarësinë e vendit nga një Perandori që ishte në rënie , për të cilën ishte dëgjuar për më shumë se 400 vjet, dhe në të njëjtën kohë formoi një qeveri provizore. Fuqitë e mëdha evropiane ranë dakord për pavarësinë e Shqipërisë si një principatë”.

 

-Ambasadori i Republikes së Kosoves Dr. Sabri Kiqmari, Princi Dr, Eduard Karl Habsburg, Ramiz Selimi

Pastaj tha ai se, Monarkia Austro-Hungareze ishte kategorikisht që në shtetin e ri të përfshihen të gjitha pjesët e banuara me shqiptarë, por kundër kësaj ishte Franca dhe Rusia që dominuan në ketë tryezë. Shqiptarët mbetën të copëtuar, me shumë se gjysma të robëruar, të cilët i vranë, i masakruan, i larguan për Turqi, ata që mbetën edhe i asimiluan. Rreziku i pandërprerë në shuarjen e këtij shteti vinte vazhdimisht nga fqinjët , si ata verior, jugor apo lindor, ata dëshironin në të gjitha format dhe mënyrat copëtimin e vendit dhe zhdukjen e tij. Referati ishte përpiluar mirë dhe saktë, duke përfshirë të gjitha ngjarjet e rëndësishme të këtij 100 vjetori.

 

-Miftar Kastrati me Dr. Eduard Karl Habsburg

Shqipëria e tërë do të integrohet në BE

Për kontributin e Austrisë në themelimin e shtetit Shqiptarë dhe zhvillimet e mëvonshme të vendit një prezantim “Power Point” e kishte përgatitur zoti Mag. Günther Rosenitz. Ai në prezantimin e tij ofroi numra të popullit shqiptarë nga statistikat, për shtrirjen e tyre në të gjitha pjesët e botës, ofroi harta dhe fotografi të kohës duke u koncentruar kryesisht në fakte të mbledhura nga miqtë austriak. Tregoi për miqësinë e vazhdueshme mes dy popujve, duke treguar se dikur kufiri i ndante këto dy vende, tani kufiri është larguar, por miqësia ka mbetur dhe Austria luan një rrol të rëndësishëm në zhvillimet integruese Evropiane. Shqipëria e tërë ashtu siç e kishte kërkuar Austria me 1912 do të behët me integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe për ketë keni mbështetjen nga të gjithë ne, kurse ndryshim kufijsh në formën e viteve 1912 nuk do të ketë tha Kryetari Mag. Rosenitz.

 

Ndërsa përfaqësuesi i familjes mbretërore Princi  Dr. Eduard Karl von Habsburg-Lotheringen, tha se këto lloji simpoziume janë tepër të mirëseardhura, për të përkujtuar dashurit e dikurshme mes popujve tonë, që ekzistojnë nga lidhja e Prizrenit e ndoshta edhe më herët. Të ju them të drejtën  tha ai, nuk e kisha shfletuar këtë histori aq shumë dhe nuk e dija që familja ime kishte dhënë një kontribut kaq të madh në themelimin dhe ngritjen e shtetit tuaj. Por tani, ndihem shumë krenar edhe me familjen time që dha kontributin e saj në themelimin e shtetit shqiptar, duke penguar zhdukjen  e këtij populli të vyeshëm dhe bujar.

Interesimi ishte i madh edhe nga miqtë Austriak, që bënin pyetje për integrime evropiane e deri të gjendja e luftës me Greqinë. Në fund organizatori shtroi një koktej rasti për mysafirët.

Kush është kjo organizatë? Akademia për Paqe është një projekt i Ambasadorëve të Austrisë së Epërme të cilët themeluan ketë organizatë mbipartiake. Ajo bënë promovimin e paqes, sidomos promovimin e bashkëjetesës paqësore të njerëzve të kulturave të ndryshme dhe feve të ndryshme. Në kryesinë e organizatës bënë pjesë shqiptari Miftar Kastrati.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: