Dedë Preqi: Ekzistojnë vetëm dy raca njerëzore
| E Merkure, 05.12.2012, 08:28 PM |

EKZISTOJNË  VETËM  DY  RACA  NJERËZORE

Nga Dedë Preqi

Gabojmë nëse njerëzit i ndajmë në raca përmes ngjyrave që dallojnë nga njëri-tjetri, sepse sëcili është i njëjtë në anatominë  e vet, por ekziston diçka tjetër e mbrendshme që njeriun e dallon dhe e ndanë në mes të shoqërisë. Prandaj, njerëzit shpesh harrojnë se ndarja në ngjyra si e tillë, nga pamja e jashtme është vështirë ti jep mundësi njeriut të hulumtohet shpirtnisht përtej vetëvetës, nëse nuk mirren parasysh testet e mbrendhshme të tij, sepse përbuzët gjithçka  e rëndësishme, e cila e ngritë njeriun mbi fatin e jashtëm.

Nganjëherë njeriu  nuk konsiderohet ndryshe, vetëm si produkt i aksidentëve të veta  të përditshme, që dëshmohet në rrethana të ndryshme,i kushtëzuar nga faktorë të shumtë,të natyrës biologjike, psikologjike dhe shoqërore.

Edhe biologjia evolucionare është duke e përvetësuar kuptimin e asaj se, çfarë në të vërtetë është raca njerëzore, në mënyrë që të bëjë të mundshme, që njerëzit ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të jetojnë në harmoni të plotë.

As darvinizmi nuk mundet ti mbajë të gjitha përgjegjësitë mbi qështjen racore te njerëzimit, sepse përditë qenjët njerëzore e luajnë rrolin e vet evolutiv.

Shumica e njerëzve mund të parafrazojnë zhvëndosjen e të qenit të „zinj“,në të „bardhë“ ose anasjelltas,si një reagim i shumë hulumtimëve që shkakëtojnë disa grupe, por integrimet shoqërore dhe kulturore, sidomos në Amerikë, i kanë zbutur më kohë këto gjëra dhe në pajtueshmëri me njëra-tjetrën, sikur që sot kryetari Obama,një prej të zinjëve i udhëheq SHBA-të.

Mirëpo, duhet ta marrim një shembëll ndryshe, a janë serbët dhe kroatët  një racë, të cilët deri diku i ndanë vetëm feja,duke marrë parasysh se dy palët janë racë e bardhë,por nëse intervistohen të dyja anët, asnjëra nuk i pranon deklaratat e tjetrës,duke i dhënë vlerë sëcila llojit të vet,me çrast bënë luftë të ashpër në mes vete në vitin 1991-1995. Apo, të marrim një shembëll në anën tjetër të globit,sikur që janë populli sheit dhe sunit në Irak dhe në shumë vende tjera,që luftojnë shumë kohë në mes veti dhe sot e kësaj dite shkakëtohen me qindra viktima të pafajshme dhe ende nuk mund të gjejnë pajtueshmëri më njëri -tjetrin, edhe pse është  popull i njëjtë, me religjion të njejtë,vetëm  i ndarë në dy sekte fetare.

Martin L.Kingu, është shembulli më i mirë njerëzor, i cili e krijon historinë më të përshtatshme dhe më transparente të jetës dhe harmonisë njerëzore të SHBA-ve,i cili është dhe një model më i përsosur botëror,që ngritë zërin më kumbues, si një akt kundër dhunës dhe racizmit, e cila filozofi ngadhjeu më shumë se kudo tjetër, për mënyrën e bashkëjetesës pa dallime ngjyrash dhe racash njerëzore.

Amerika si vendi i kulturës dhe djepi i demokracisë, deri në vitët 1865, e kultivonte skllavërinë,e cila dukuri ishte më shumë se një shëmti shoqërore,ndërsa , Presidenti Abraham Linkoln, e suprimoi skllavërinë, por jo edhe racizmin ndaj zezakëve, të cilët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë, deri në shekullin XX-të. Prandaj, skllavëria dhe racizmi janë sëmundjet më të rënda njerëzore, që i ndanë njerëzit në mënyrë arbitrare, në raca dhe nënshtrime, apo klasa të shtypura.

Njerëzimi është edhe sot i ngulfatur nga shumë dallime të tjera, jo vetëm  racore ,por edhe fetare e kombëtare,të cilat janë prezente në çdo mjedis shoqëror,duke shkakëtuar konflikte dhe diferencime të ndryshme,dhe duke krijuar shtresa hirearkike në të njëjtin sistem politik, në të njejtën shoqëri politike dhe në të njëjtin rreth etnik.

EKZISTOJNË VETËM DY RACA NJERËZORE, AJO E NDERSHME ,APO  E  ENGJUJVE,DHE AJO  E PANDERSHME,OSE E DJAJVE

Të gjitha këto raca njerëzore gijinden sot kudo në botë,të cilat i shembin të gjitha dallimet dhe teoritë tjera të racizmit që ekzistojnë në botë dhe janë ndër më të rrezikshmët për njerëzimin në gjitha shoqëritë bashkëkohore apo grupet shoqërore.

Influenca e këtyre racave nuk rrjedh nga dallimi i ngjyrave dhe pamjeve njerëzore, por burimin e kanë nga brendia shpirtërore, apo nga trashëgimia e tyre që nuk shihet , në të cilën konservohet   urrejtja, dhuna ,shtypja,imoraliteti ,dhe gjenocidi  njerëzor, si forma më e ç’njerëzore e një populli.

Mirëpo, nuk mund të thëmi se dikund gjindet një racë krejtësisht e pastër,por karakteristikë e saj është se ekziston plasaritja që e ndanë të mirën nga e keqja, e cila bëhët më e dukshme edhe nëse gjindet dikund në fund të humnerës.

Kufinjt në mes grupeve shoqërore sikur ti thjeshtësojmë, duke thënë se këta njerëz janë engjuj,apo racë e engjujve, ndërsa të tjerët ti quajmë djaj,apo racë e djajve, por ekzistojnë dëshmitë, sjelljet,veprimët,të cilat na afrojnë argumente se për çka bëhët fjala, duke mos përjashtuar tiparët dhe karakteret njerëzore.

Jeta duhet ti merr  përgjegjësitë e veta për të gjetur përgjegjën e çdo problemi, sepse janë kërkesat të cilat e ndryshojnë kuptimin e jetës dhe mënyrën më të përshtatshme të të jetuarit si njeri i vërtetë,në harmoni më të tjerët, i cili duhet ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë për gjetjen e vlerave të veta njerëzore.

Nëse i marrim ngjarjet e vitëve 1998-1999, mbi popullatën kosovare, janë shenja të dukshme të krimit të organizuar që shkakëtuan serbët,(por jo edhe në bazën racore), të cilët  jetuan me popullin kosovarë sëbashku disa kohë,por se këta ishin edhe shkakëtarë të luftrave tjera, si në Slloveni,Kroaci,Bosnje dhe vazhduan në Kosovë,ndërsa, Tribunali i Hagës i dënon sot vetëm 67 fajtorë serb, me 1125 vjet burg,me ç’rast nuk është e mundur që vetëm këta njerëz e shkakëtuan gjithë atë masakër dhe gjenocid ,por ka pasur edhe shumë të tjerë…

Kjo rrugë, të cilën e ndoqën serbët ,nuk qon largë se të një krimi njerëzor, e cila rrugë  krahasohet jo më atë njerëzore, por më atë djallëzore, dhe të ngritjes së  tensionit shpirtëror, apo te një lufte ironike ndërnjerëzore,që buron nga shpirti i keq dhe primitiv,duke i dhënë liri vetëvetës,për të dhunuar lirinë e tjerëve. Ky rrezik ndikon shumë keq në përmirësimin e marrëdhënieve ndërshoqërore dhe ndërnjerëzore, dhe në këto rrethana nuk ka baraspeshë në drejtësinë  njerëzore,apo në drejtësinë ndërkombëtare, të cilët në një mënyrë  ia mbajnë krahun shtypësit,duke  mos llogaritur keqbërjen e tyre dhe përjetimet e tmershme të njerëzimit tëpafajshëm.

Prandaj, nga gjithë kjo mund të akceptojmë se ekzistojnë vetëm dy raca njerëzore, raca e njerëzve të ndershëm dhe e atyre të pandershëm, të cilët këta të fundit e plasarisin dhe e ndajnë botën në dy pjesë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: