Pjetër Logoreci: Projekti Kaçorri
| E Diel, 02.12.2012, 04:13 PM |

Projekti Kaçorri

Ngjarja e nxjerrjes e riatdhesimit te eshtnavet te kolosit patriot Nikolle Kacorrit

Nga Pjeter Logoreci

Ne Austri e sidomos ne Vjene e ne Graz, kane  studiue e punue shume shqiptare nga te gjitha trevat e vendit. Nga studimet, librat, artikujt e ndryshem asht e njohtun vepra e  aktiviteti i tyne, ne te gjitha lamet e shkences, letersise, artit, gjuhesise ne periudha te ndryshme.  Per  shqiptaret qe jetojne sot ne Austri, asht teme e shpeshte bisedash,  njohja e aktivitetit te ktyne figurave apo zbulimi i ndonji dokumenti apo episodi  nga jeta e tyne. Disa vjet ma pare me rastisi te kape fillin e nji bisede mbi Imzot Nikolle Kacorrin, per te cilin dija shume pak (cka kishim mesue ne shkollen e programet e rregjimit komunist), por ne bisede me klerikun e misionit katolik ne Vjene, Don Izak Doda mu zgjue deshira per me marre vesht ma shume rreth kesaj figure qe vuni themelet e shtetit te pare shqiptar. Don Izaku kishte fillue me ndjeke gjurmet e jetes se Kacorrit ne Vjene, e po kerkonte me ndihmen e administrates se varrezave qendrore te Vjenes,  te dhena per gjetjen e varrit te tij. Tue mos pase kontakte te shpeshta, nuk pata dijeni se deri ku vazhduen kerkimet e tija per Kacorrin. Ma vone ndigjova qe nje nga pjestaret e familjes Kacorri,  kishte kerkue ndihmen e ambasades shqiptare ne Vjene,  te cilet e kishin vene ne kontakt me varrezen qendrore te Vjenes, prej ku ishte marre e sakte adresa e varrezes se patriotit. Kerkses se familjarit per nxjerrjen e eshtnave, administrata e varrezave i ishte pergjegje negativisht, tuj  gjete si shkak ndodhjen e nji peme prane varrit, e cila me hapjen e gropes ne thellesine 3 metra do te damtohej ose  rrezohej.

Ma pas gjithshka u la ne heshtje. Kurioziteti per te vizitue varrin e Imzot Kacorrit me bani qe te vihem ne kontakt me nje punonjese te zyres se varrimeve me origjine shqiptare e cila edhe pse shume skeptike, me tregoj rrugen qe une duhet te ndjeke per exhumimin dhe transferimin e eshtnave te patriotit ne Durres. Ne kte kohe isha bashkepunetore i nje instituti ne Vjene qe ishte i angazhuem me projektet e Austrise ne Europen lindore, ku futej edhe Shqipnia. Drejtuesi i saj Dr. Bernhardt Stillfried, nje burre shume i njohtun ne qarqet e larta politike e diplomatike, ishte njohes i mire i vendit tone dhe mbeshtetes i shume projekteve austriake ne te gjithe Shqipnine. Mund te permend ketu biblioteken e Institutit te Shkodres, Shkollen teknike Austriake Peter Mahringer etj. Duke pase mbeshtetjen e tij, une konceptova dhe drejtova dy projekte te randesishem sic ishte ai: Kerkime Arkivore mbi Ndre Mjeden (ne ndihme te studiuesit Mentor Quku) e Projektin NIKOLLE KACORRI (exhumimin dhe kthimin e eshtrave ne atdhe) te herojt tone kombetar. Kujtoj qe sapo ja propozova Shefit tim kte projekt, ai u tregue i gatshem te ndihmoje, por me pare (ishte procedura e cdo projekti) duhej qe te informohej per  koston e projektit ne fjale. Ai mei dha Ok-in e vazhdimit te projektit i cili i kushtoj institutit rreth 4500 Euro. Per dijenine e lexuesit, vendosa qe per ta ba sa me masive e te randesishme exhumimin e eshtrave te Nikolle Kacorri, ti afroj bashkepunim dhe informacion, bashkesise katolike shqiptare ne Vjene ku edhe une baj pjese. Mora pelqimin e institutit per kte bashkeveprim dhe bashke me perfaqesuesin e misionit Pren Kolen formuluem kerkesat per mbeshtetje. Deshiroj te theksoj qe kleriku Pren Kola, ate kohe zyrtar ne misioni (misioni ka ndrrue deri tashti 4 klerike), vepronte sipas vendimeve te keshillit te misionit per cdo aktivitet e jo si person privat.

 

Azienda ime e takimeve filloj me nenpunesin e larte te shtetit austriak RgR (Regierungsrat) Zotni Leopold Tichacek, i cili ishte drejtori i pergjithshem i administrates se Varrezave te Vjenes. Mbasi e informova mbi projektin, ai ngarkoj nenpunesen e administrates qendrore Z. Gabriele Grüll qe te ndjeke procedurat e exhumimit mbasi te qartesohej vendosja e pemes afer varrit si dhe vendodhja e dy personave te tjere te bashkevarrosun ne kte varr. U aktivuzue ekspertiza e pemes nga inxhinieri Franz Tolloschek (nese ajo damtohej me hapjen e varrit), nga i cili u konfirmue lejimi i hapjes se varrit, por pa prerjen e rrenjeve te pemes present. Mbas pergjigjes pozitive te ekpertizes, me 20 tetor 2010, i drejtova administrates se varrezave ne Wien, kerkesen zyrtare per nxerrjen e eshtnave te Nikolle Kacorrit .

 

Po ate dite, me 20 tetor 2010, mu dha zyrtarisht leja per hapjen e varrit dhe fillimin e exhumimit te eshtrave te Imzot NIKOLLE KACORRI ne varrezat qendrore te Vjenes.

Ne nje takimi me nenpunesin kryesor te varrimeve, Zotni Kotzik, mbasi i bera atij te njohun firmen garant qe i priste eshtrat ne Rinas, u firmos kontrata per exhumimin dhe riatdhesimin e eshtrave te NIKOLLE KACORRIT ne atdhe (Durres), ku shteti austriak merrte persiper perkundrejte pageses, nxjerrjen e eshtrave, plotesimin e dokumentacionit (pasaportes e certifikatave te ndryshme), lejen ne ambasaden shqiptare ne Vjene, magazinimin e sargut deri ne diten e fluturimit e bileten e avionit per sargun. Pagesa ishte e larte mbasi duhej te pagueja edhe sargun per  eshtrave te dy personave te tjere te cilet ishin po ne te njejtin varr me Kacorrin, por ne thellesine 2m (burre e grue).

 

Dita e hapjes se varrit u caktue 1 shkurti. Ishte nje dite shume e ftohte ku temparatura arrinte ne minus 10°. U gjenda ne varreza rreth ores 07 se mbashku me dy pjestare te misionit katolik (Pren Kolen e Kastriot Deden). Gjate germimit ne thellesine 1,5  e 2m, dolen eshtrat e bashkeshortve austriake, Ferdinandit e Antonias, te cilet ishin te varrosur (i dyti) ne distance nje meter me Kacorrin, eshtnat e te cilit u gjeten  rreth 3m thelle (sic parashikohej nga tekniket e varrezave). Nuk mund te pershkruaj perjetimin e momentit  kur u gjeten ato, por emocionet  me pushtuen krejt qenien time, kur pashe qe ishin te mbeshtjella ne flamurin kombetar shqipetar, i cili si edhe eshtnat ishte i ruejtun mire.

 

Skepticizmi qe tregonin punonjesit e varrezave qe mbas 94 vjetesh te kishim nje rezultat te mire, ishte i madh, prandaj gjetja e eshtnave ishte nji ngjarje pozitive per te gjithe grupin. Eshtnat u moren po ate dite nga punonjesit e varrimeve per tu depozitue ne frigoriferi  deri ne diten e fluturimit per ne Rinas.

Me daten 6 shkurt ne bashkesine  katolike ne Vjene, u organizue nji meshe solemne per nder te Imzot Kacorrit, ku moren pjese bashkeatdhetar si dhe shume te ftuar nga miqte austriake e perfaqesues diplomatike. Diten e 9 shkurtit 2011, sargu me eshtrat e Imzot Kacorrit mbas 94 vjetesh u ulen ne token shqiptare i shoqeruem nga Pjeter Logoreci (si perfaqesues i Institutit Österreichkooperation dhe Kulturvereinigungs) e kleriku Pren Kola (si perfaqesues i bashkise katolike shqiptare ne Vjene).

 

Deshiroj te falenderoj per mbeshtetjen e interesimin personal, ambasadorin shqiptar ne Vjene, Zotni Villi Minarolli  me te cilin pata kontakte intensive informative per  mbarevajtjen e projektit si dhe punonjesin e ambasades Egin Ceka i cili u angazhue me formulimin e perkthimin (sipas porosise se Zotit Minarolli) te dokumentit per pranimin e eshtnave ne territorin shqiptar. U deshen shume perpjekje per te marr miratimin dhe nje fond shtese nga Instituti, per blerjen e biletes per klerikun Pren Kola i cili si perfaqesuesi i misionit deshironte te udhetonte  se bashku me mue per te shoqnue sargun ne drejtim te Rinasit. Sipas biletes ne duhej qe te arrinim ne Tirane para sargut, mbasi une kisha me vehte autorizimin per marrjen ne dorezim te sargut ne Rinas, por arritem ma vone, e sargu me eshtnat e Kacorrit ishte tashma ne duert e familjareve e te qytetarve durrsake, te cilit kishin ardhe per ta nderue firmetarin e pamvarsise. Vargu i gjate i makinave dhe autobuzave fillonte me ne krye makinen e Imzot Damian Kurtit (ku isha edhe une) i cili me shume pasion e dashtuni ka qene prezent me ndihmen e tij kudo ku bahej fjale per Nikolle Kacorrin. Flamuret shqiptare valviteshin e  pankarta me fotografite e Nikolle Kacorrit ishin ngjitur kudo ne dritaret e makinave. Ne kte atmosfere festive e patriotike nuk ndihej pothuajse aspak mungesa e nji ceromonie per patriotin nga ana e shtetit si dhe mungesa e daljes te ndonji personaliteti te Arqipeshkvise te Tiranes. Kur arritem ne Durres, kisha e Shen Lucise ishte e mbushur plot me qytetare durrsake, te cilet edhe pergjate rruges kryesore na pershendetshin me respekt. Imzot Damian Kurti i kishte marre masat qe me ane te posterave te medhej te lajmeronte ngjarjen e vecante e te shume pritur per te gjithe. Nuk mund te pershkruhet gezimi i bashkeqytetarve, te cilet prenin me dashuri sargun e Nikolle Kacorrit. Une isha pamase i gezuar mbasi arrita te kurorzoj me sukses nje veprim qi kishte 94 vjet qe priste doren e dikujte. Fundin e projektit e kunorzova me procesverbalin e marrjes ne dorezim te sargut me eshtnat e Imzot Kacorrit nga Imzot Damian Kurti, dokument i cili se bashku me nje informaicon perfundimtare, duhej per mbylljen e dosjes.

 

Se fundit deshiroj te shkruaj dy rreshta ne shenje respekti e falenderimit per ate qe bani te mundun realizimin e ketij projekti, Dr. Bernhardt Stillfried i cili nuk jeton me. Burri qe perkrahu ndricimin e figurave me te medha te kombit shqiptar si Nikolle Kacorri e Ndre Mjeda, ai qe nuk tha kurr jo, kur kerkohej vendimi i tij per programet ne ndihme te Shqipnise.

Pushosh ne paqe miku jone! Shpresoj se emri i tij do te mbese ne memorjen e shqiptareve e do te kete mirnjohjen e qytetit te Durresit e te gjithe Shqipnise.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: